Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është shprehur kundër Reformës Zgjedhore ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së Kuvend, Shehaj ka deklaruar se kjo reformë ka për qëllim vrasjen e partive të reja. Shehaj në fund të fjalës ka akuzuar dy partitë kryesore, që po tentojnë të vjedhin së bashku.
“Reforma Zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Nuk e kuptoj se si mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja.
Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur bashkë për 35 vite të vazhdoni të vidhni së bashku, kjo po ndodh dhe këtë do bëni, ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm, bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë, me këtë komision këtë do bëni”, tha Shehaj.
Grida Duma rikthehet në politikë? Flet për krijimin e një partie që do ketë në fokus gratë
Në episodin më të fundit të podcastit të saj, Grida Duma ka surprizuar publikun me një deklaratë që ngjan si sinjal për rikthimin e saj në politikë. Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.
“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë. “Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”
E ftuara e saj, Hati, e pranon idenë me entuziazëm dhe guxim:
“Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”
Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:
“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”
Deklarata ka ndezur menjëherë diskutime në rrjete sociale, ku shumë ndjekës pyesin nëse kjo është paralajmërimi i parë i rikthimit të Gridës Duma në politikë me një projekt të ri që synon fuqizimin e grave.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko Peleshi dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Kryeministri Edi Rama tha në episodin 4 të podcastit të tij “Flasim” se Tirana do të ketë Ogerta Manastirliun si kryebashkiake, pasi sipas tij, ajo ka treguar se është një menaxhere e zonja.
Rama u shpreh se opozita, është aq e dëshpëruar, sa ka zgjedhur si kandidat një aktor humori, i cili ka bërë dikur për të qeshur edhe Kongresin e PS.
“Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë padiskutim fituese. Këneta është kaq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili, madje edhe Kongresin e PS e ka shkrirë gazin. Nuk e gjykoj aktorin e ri për rolin e ri që ka marrë. Ogertën që t’i japë Tiranës drejtimin e duhur”, theksoi ai.
SPAK ka regjistruar emrin e Belinda Ballukut si person nën hetim, ndërkohë që raportohet se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj.
Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.
Nga informacionet e deritanishme çështja ka derivuar ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, që është pas hekurave nën akuzë zyrtare për ‘korrupsion’, shkelje të barazisë në tendera dhe akuza për pasurinë e tij.
Kanë derivuar dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë, si Gentian Gjyli, që lidhen me detyra në OSHEE dhe KESH. Fakti që i është bërë me dije zonjës Balluku se po hetohet për tendera, është e paqartë se për çfarë po hetohet. Ajo ka statusin e personit nën hetim.
Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale.
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.
Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve të News 24 është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.
SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.
Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste./panorama.al
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e nisi këtë të premte me një postim në Facebook, ku shkruante se kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ishte larguar nga Shqipëria.
Sipas Berishës, Doshi ishte urdhëruar që t’ia mbathte pasi kishte mësuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga SPAK.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.
Reagimi i Berishës erdhi tre ditë pasi kreu i PSD u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, 7 muaj pas paraqitjes së tij të parë, ku u pyet për rreth 90 minuta.
Pas postimit të Berishës, Doshi është kundërpërgjigjur me një foto të publikuar në Facebook, ku shihet përkrah djemve të tij dhe dy personave të tjerë.
Përkrah fotos, kreu i PSD shkruan se nuk është larguar dhe ndodhet në qendër të Tiranës, e se nuk frikësohet pasi nuk ka vjedhur shqiptarët.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, është kundërpërgjigja e kreut të PSD.
Kujtojmë se në paraqitjen e tij të dytë në SPAK, Doshi qëndroi përreth 50 minuta dhe në dalje tha për mediat se ishte thirrur për një çështje që nuk ka lidhje me të.
“U pyeta për një çështje që nuk kishte lidhje me mua, ashtu siç ka thënë Erjoni: kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty”, deklaroi Doshi me ironi, duke iu referuar ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK.
Berisha shkruan se Tom Doshi është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK.
Nga ana tjetër ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros.
Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.
Në seancën e parë plenare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vëmendje mori mungesa e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Pyetur zyrtarisht nga mediat, SPAK sqaron se kryeprokurori Altin Dumani, ka pasur një agjendë të paracaktuar, dhe për këtë shkak, nuk mundi të merrte pjesë në çeljen e legjislaturës së re parlamentare.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
Muajin e kaluar, Shqipëria prezantoi një sistem të inteligjencës artificiale që do të shërbente si ministër në qeveri, një zhvillim i parë i këtij lloji nga një shtet. Lajmi erdhi si një tronditje, madje edhe për shumë njerëz që kanë qenë vëzhgues shumë të zellshëm në industrinë e inteligjencës artificiale gjatë 3 viteve të fundit.
Shqipëria, një komb ballkanik me 2.8 milionë banorë, njoftoi se figura virtuale Diella, një sistem i inteligjencës artificiale që e filloi vitin duke ndihmuar individët me dokumentacionin dixhital, do të promovohej në një pozicion në nivel kabineti për të menaxhuar prokurimet publike.
Qeveria e paraqiti atë si një sistem softuerik që do të vlerësonte tenderët vetëm në bazë të meritës, pa ryshfete, favore apo frikë. Kjo është, ose një risi botërore në antikorrupsion ose një eksperiment i rrezikshëm i mbështjellë me teatër politik. Sidoqoftë, është reale dhe e drejtpërdrejtë.
Çfarë ndryshoi në të vërtetë dhe çfarë jo
Diella nuk është ministre e financave. Është një “ministre” virtuale e fokusuar në prokurimet publike, sistemi që përcakton se kush fiton kontratat qeveritare. Roli ndërtohet mbi funksionin e mëparshëm të Diellës si asistente e qeverisjes elektronike, tani e zgjeruar në vendime që kanë pasoja serioze financiare dhe politike.
Reuters, The Guardian dhe media të tjera raportuan se IA do të marrë gradualisht përgjegjësinë për dhënien e tenderëve, me qëllim uljen e ndikimit njerëzor në një proces që shpesh lidhet me favorizimet.
Megjithatë, ajo që mbetet e paqartë është se si do të funksionojë kjo në të vërtetë. Kur një ofertues humbës vendos të sfidojë një tender, kush është përgjegjës? Kryeministri, një zyrtar njerëzor mbikëqyrës, krijuesi i Diellës apo askush fare? Deri më tani, qeveria shqiptare nuk e ka shpjeguar plotësisht se si do të trajtohet llogaridhënia.
Është gjithashtu e rëndësishme të jetë e qartë se çfarë është në të vërtetë Diella dhe çfarë nuk është. Teksa qeveria e Shqipërisë mund ta përshkruajë sistemin e IA si të drejtë dhe efikas, njerëzit janë ende ata që vendosin se cilat të dhëna përdor ajo dhe si merr vendime. Sepse edhe pse një sistem i IA-së nuk mund të pranojë ryshfet, njerëzit ende mund të ndikojnë në rezultatet e tij. Pra, nëse sistemi është i besueshëm varet nga mënyra se si menaxhohet, jo nga vetë teknologjia.
Pse Prokurimet Publike?
Prokurimi publik është vendi ku vendimet qeveritare përputhen drejtpërdrejt me shpenzimet. Globalisht, ai arrin në triliona dollarë çdo vit dhe shpesh përbën një pjesë të madhe të buxheteve kombëtare. Për vendet që përpiqen të rrisin ekonomitë e tyre, të zvogëlojnë korrupsionin dhe të ndërtojnë besim te investitorët ose partnerët rajonalë, rregullimi i mënyrës se si menaxhohen tenderët mund të ketë rezultate të shpejta dhe të dukshme. Kjo është arsyeja pse roli i ri i Diellës ka rëndësi. Kjo synon një nga fushat e pakta që mund të ndryshojnë vërtet mënyrën se si funksionon një qeveri.
Siç e tha Tech Policy Press, “prokurimi luan një rol të fuqishëm në formësimin e vendimeve kritike në lidhje me IA-në. Në mungesë të rregullimit federal të shitësve të IA-së, prokurimet mbeten një nga levat e pakta që qeveritë kanë për të nxitur vlerat publike, të tilla si siguria, mosdiskriminimi, privatësia dhe llogaridhënia.”
Është një pikë që vlen kudo. Qoftë në SHBA, Evropë apo Shqipëri, qeveritë që blejnë, ndërtojnë ose vendosin sisteme IA kanë të njëjtën detyrë për të vendosur standarde të qarta edhe për të mbrojtur interesin publik.
Momenti i Shqipërisë nuk ishte i rastësishëm, pasi vendi dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian. Akti i IA-së i BE-së hyri në fuqi për modelet e IA-së me qëllim të përgjithshëm në gusht, dhe detyrimet e reja tashmë po fillojnë të formësojnë mënyrën se si qeveritë evropiane projektojnë dhe vendosin sisteme IA, me kërkesa më të detajuara që do të pasojnë gjatë 2 viteve të ardhshme.
Afrimi i sistemit të prokurimit të Shqipërisë me standardet e BE-së nuk ka të bëjë vetëm me reformën e brendshme – është gjithashtu një mesazh politik. Edhe nëse Diella përdor ose lidhet me modele të inteligjencës artificiale për një qëllim të përgjithshëm, do të duhet të përmbushë pritjet e BE-së për transparencë, dokumentacion dhe siguri, pavarësisht nëse Shqipëria është anëtare apo jo.
Pikat e errëta
Dy gjëra mund të jenë të vërteta njëherësh: Prokurimi algoritmik mund të zvogëlojë abuzime të caktuara dhe gjithashtu mund të prezantojë abuzime të reja. Rreziku i vërtetë nuk është vetë algoritmi, por sistemi që e rrethon atë. Nëse stafi qeveritar ose ofertuesit mund të rregullojnë në heshtje mënyrën se si vlerësohen ofertat, ose nëse të dhënat e përdorura për të trajnuar inteligjencën artificiale mbartin paragjykime, procesi nuk do të jetë më i drejtë – thjesht do të fshehë të njëjtat probleme të vjetra pas një perdeje dixhitale.
Kjo është arsyeja pse fokusi i vërtetë duhet të jetë në mënyrën se si qeveriset sistemi. Duhet të ketë rishikime të pavarura, të dhëna transparente që nuk mund të ndryshohen në fshehtësi, dokumentim të qartë se si funksionon inteligjenca artificiale, mënyra të drejta për ofertuesit për të sfiduar vendimet dhe raporte publike se si funksionon sistemi. Këto janë elementë thelbësorë që rrisin besueshmërinë e procesit.
Ekziston gjithashtu një këndvështrim demokratik që është i lehtë për t’u anashkaluar mes gjithë kësaj entuziazmi. Siç paralajmëroi në maj Instituti i Shkencës së të Dhënave i Universitetit të Kolumbias, “siguria që projektimi dhe përdorimi i këtyre mjeteve pasqyrojnë vlerat e qytetarëve dhe interesin publik është jetik për ruajtjen e legjitimitetit dhe llogaridhënies demokratike.” Vendimet e prokurimit përcaktojnë se kush ndërton rrugë, spitale dhe shkolla. Nëse qytetarët nuk i kuptojnë rregullat ose nuk mund t’i sfidojnë rezultatet, kjo gërryen besimin, edhe nëse numrat në letra duken më mirë.
Së fundmi, është çështja e precedentit. Disa tituj janë përpjekur ta analogojnë Diellën me “gjyqtarët robotë” ose vendimmarrësit algoritmikë në gjykata. Kjo nuk është ajo që po ndodh këtu. Ky është një eksperiment prokurimi me markë ministrore, jo një magjistrat i IA-së, dhe ky dallim është i rëndësishëm. Ai e mban analizën të bazuar në atë që sistemi duhet të bëjë në të vërtetë – të vlerësojë ofertat – dhe mbrojtjet specifike që janë të përshtatshme për atë detyrë.
Efekti i valëzimit
Nëse eksperimenti i Shqipërisë jep rezultate që çojnë në vendime më të shpejta, më shumë ofertues, kosto më të ulëta dhe më pak mosmarrëveshje, vendet e tjera me siguri do ta vënë re. Dhe kjo veçanërisht sepse qeveritë kudo përballen me të njëjtat probleme: Ekipe të vogla, të dhëna të çrregullta, metoda vlerësimi të pabarabarta dhe dyshime për drejtësinë. Një shembull i qartë se si automatizimi dhe transparenca mund t’i përmirësojnë këto rezultate do të përhapej shpejt, veçanërisht në vendet ku prokurimi publik ka një pjesë të madhe të buxhetit.
Por që projekti të merret seriozisht, duhet të ketë transparencë të vërtetë, jo vetëm një premtim. Qeveria duhet t’i bëjë të disponueshme për publikun metodat e vlerësimit, regjistrat e përditësimit dhe rezultatet 3-mujore mbi konkurrencën, kursimet dhe ankesat. Gjithashtu duhet të lejojë auditime të pavarura dhe të publikojë gjetjet e tyre. Kështu publiku mund të shohë se vendimet e sistemit janë të qarta dhe të gjurmueshme, jo të varrosura në zhargon teknik. Është gjithashtu mënyra se si Shqipëria mund të përmbushë standardet e transparencës dhe llogaridhënies që priten tani nga qeveritë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
Ky ndryshim mund të ketë efekte anësore edhe përtej Shqipërisë. Nëse qeveritë kudo fillojnë të kërkojnë të dhëna të qarta, kontrolle sigurie dhe rishikime të pavarura në prokurime, kompanitë do të fillojnë t’i bëjnë këto standarde një praktikë të zakonshme. Kjo mund ta bëjë IA-në më të sigurt dhe më të dobishme për të gjithë me kalimin e kohës.