Myslim Murrizi ka reaguar pas një deklarate të Flamur Nokës, se ata që janë larguar nga PD, sipas tij, janë renegatë.
Sipas Murrizit, renegatë e qelbësira janë ata që i kanë sjellë aty.
“Nuk kane faj kur ikin joooo.
Fajin e kane ata qe i marrin dhe i promovojne ne kryesi dhe kupolen drejtuese te PD pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratet duke shkelur me kembe kontributin e mijera demokratëve per keta bastarde e lavire politike qe bredhin preher me preher.
Nuk jane renegate o Flamur joooo, por jane rilindas.
Renegat e qelbesira jane ata qe i kane sjelle aty duke shtyre me shkelma mijera te tjere ne çdo cep te Shqiperisë.
Si ka mundesi qe vetem PD i dalin kaq shum “renegatë”ne 35 vite???
I gjithe KOPI doli “renegat” dhe shkuan te gjithe tek gopi.
Ne shtator 2021 dolen “renegatë” te gjithe liderat e sotem te grupit parlamentar e shumica derrmuese e kryesise.
Nder vite “renegatet” sezonal ju jane paraqitur demokrateve si “asete” te çmuara dhe plot “vlera” e “qytetari” duke i sjelle nga ana e anes e nga gopi i semes ne pushtet dhe parti, e pastaj ju thuhet demokrateve se na dolen “renegatë”.
Kur degjova se çfare “meritash” ju dhane para pak ditesh kanditatit te Lapaj-Shehut per bashkin e Tiranes nga Z Berisha u shtanga, se fjal te tilla shumë rralle i kam degjuar nga goja e Berishes per te ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Brocin por pas vdekjes, dhe thashe me vete sa me fat e plot magji qe qenka Z Binaj!!
Prandaj mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit.
Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët”, thotë Murrizi.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, bashkë me gjashtë prokurorë të posaçëm, raportoi pasditen e së martës para Komisionit të Ligjeve, lidhur me veprimtarinë e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2024.
Së fundmi ka qenë gazetari Isa Myzyraj, i cili ka treguar dhe prapaskenat e këtij raportoi dhe atë çfarë ndodhi në Kryesi. Sipas tij, ndryshe nga vitet e kaluara, Dumani dhe përfaqësuesit e SPAK nuk u shfaqën në ambientet e Kryesisë përpara orarit zyrtar të raportimit, duke shmangur kështu çdo kontakt me përfaqësues politikë.
Ata u futën në sallë vetëm 20 minuta përpara nisjes së seancës, madje teksa qëndronin aty derën e lanë të hapur, si për të dhënë një sinjal transparence dhe distancimi të qartë institucional.
Ndërkohë, gjatë pushimit ndodhi dhe një episod i papritur ku deputetja Zegjine Çaushi duke “harruar” pozicionin e saj tanimë si një ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë iu drejtua Dumanit duke i thënë që ka “qenë idhulli im”.
Postimi i plotë i gazetarit:
2 orë përpara se të mbaronte Ols Çela raportimin në Komisionin e Ligjeve pranë kryesisë së kuvendit vjen Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të SPAK.
Ata nuk hyjnë për të pritur në kryesi, siç bënin përfaqësuesit e tjerë të drejtësisë vjet ose parvjet që vinin 3 orë para në kryesi dhe pinin kafe dhe cigare me përfaqësues politikë nëpër sallat e kryesisë. SPAK pret në një institucion tjetër të drejtësisë, pranë Komisionerit Publik ku Dumani ka zyrë.
20 minuta para orës 16:00 në kryesi hyn Altin Dumani dhe 6 përfaqësues të SPAK. Ata futen në një sallë pa asnjë kontakt me përfaqësues politikë dhe e lënë derën hapur si për të treguar se jemi vetëm ne.
Karriget e komisionit të ligjeve ishin bosh gjatë kohës së pushimit.
Në sallë hyri i pari Altin Dumani dhe të tjerët. Zënë vendet e tyre dhe presin anëtarët e komisionit të ligjeve.
E para afrohet Zegjineja dhe ende ndoshta pa e kuptuar se është bërë deputete i thotë Dumanit: Janë edhe gazetarët këtu por do ta them. Ke qenë idhulli im.
Asnjë reagim.
Një gazetar nga fundi I sallës: Zonja Çaushi thuaj çfarë të duash, nuk je fare subjekti jonë. Salla qesh.
Më pas nisi shoë politik se kush bën më shumë pyetje që s’kanë lidhje me raportimin e SPAK.
Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori ka dhënë një intervistë për gazetarin Ronaldo Sharka. Ky i fundit ka tentuar të vendosë në “pozitë” Qorin, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie të Tiranës duke e komentuar për paraqitjen e jashtme.
Arlind Qori ka zgjedhur të përgjigjet me diplomaci duke thënë se këto komente nuk e vendosin në siklet apo në pozitë dhe se koha e tij i kushtohet punës dhe bashkëbisedimeve me qytetarët në terren.
Ronaldo Sharka: Dukeni simpatik.
Arlind Qori: Të falenderoj, s’ma kanë thënë shpesh këtë gjë. Të falenderoj. Çfarë nuk dëgjon njeriu në jetë.
Ronaldo Sharka: Mund të duhet pak punë, por këtë mund ta bëja unë. Nëse fiton zgjedhjet për kryebashkiak i Tiranës. Mendoj se do ishte më mirë pak më shumë stil.
Arlind Qori: Kohë e humbur nga gjëra të tjera. Takimet me njerëzit, studimet.
Ronaldo Sharka: Edhe pedagog, edhe kreu i Lëvizjes Bashkë me të njëjtat atlete edhe në studion e Grida Dumës dhe tek studiot e tjera, edhe këtu. Nuk është tentativë për t’iu vënë në siklet.
Arlind Qori: Nuk jetoj në siklet. Përkundrazi. Them se është kollaj të bësh gol me penallti me veshjen time sepse jam qëllimisht modest.
Ronaldo Sharka: Ka dhe nga ata që e humbin si Rey Manaj por mund ta rifitojmë prap pastaj. Edhe ju gjatë intervistës, nëse tu duk si gol me penallti mund të më bëni gola të tjerë në vazhdim.
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaron për mediat se Begaj nuk mund të jetë më Kreu i Shtetit shqiptar, pasi ka kryer 7 shkelje të rënda.
“Kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është argumentuar në një material voluminoz ku analizohen të gjitha shkeljet e Presidentit, të cilat i çmojmë se kanë cënuar rendin kushtetues. Jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të jetë më de juro kryetar i shtetit. Pas një analize shteruese, të provave dhe fakteve të Kushtetutës, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese kemi arritur në konkluzionin se Presidenti ka konsumuar 7 shkelje të rënda”- tha Bardhi.
Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit Begaj, sipas Bardhit, janë “dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetës. Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe duke lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.”.
Më 17 tetor në Tiranë do të zhvillohet një protestë madhështore ku do të mblidhen të gjithë shqiptarët nga çdo trevë e Shqipërisë për të kërkuar drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, bahen në paraburgim në Hagë që prej 2020 të akuzuar për krime lufte.
I ftuar sot në ‘Shtypi i ditës dhe ju’, në një lidhje direkte ishte Hysni Gucati, drejtues i Organizatës Veterane të Luftës (OVL).
Gucati është shprehur se kjo do të jetë një protestë madhështore dhe se pritet që fjalën përpara shqiptarëve ta mbajë ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Ali Ahmeti, vetë Gucati si dhe një dëshmor shqiptar, i cili është i rënë në tokën e Kosovës.
“Kemi vendosur që më 17 tetor të bëhet një protestë paqësore, aty ku e ka gjenezën UÇK nga shteti shqiptar në vitet 90 që na kanë ndihmuar dhe na kanë dal krah. Numrin fiks nuk e di, por do të jetë një numër i madh nga të gjithë vendet shqiptare.
Do të mbajë fjalën ish-presidenti Alfred Moisiu, Ali Ahmeti dhe unë si organizator, një dëshmor nga Shqipëria që ka rënë dëshmor në tokën e Kosovës, ka qenë pjesëtar i UCK. Dua të falënderoj shtetin shqiptar që na ka mbështetur për këtë protestë”, tha Gucati.
Ndër të tjera Hysni Gucati u shpreh se pret që të gjithë liderët shqiptarë të jenë pjesë e protestës. Gucati tha se protesta është organizuar për të kërkuar drejtësi të mirëfilltë dhe jo politike. Gucati tha se me shumë mundësi i pranishëm do të jetë dhe Edi Rama, ndërsa sot prej një kthim përgjigje dhe nga Partia Demokratike.
“Me siguri nëse Rama do të jetë në Tiranë do të marrë pjesë. Unë e di se të gjithë liderët shqiptarë do të jenë të pranishëm dhe të gjitha komunitetet fetare se ne jemi vëllezër, falë zotit kjo nuk ka ndikuar tek shqiptarët dhe nuk do të ndikojë kurrë.
Protesta nuk është politike, është kombëtare, e kanë organizuar shoqatat e dala nga lufta. I falënderoj të gjithë deputetët me të cilët kam komunikuar dhe kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë mbështetjen. Nga PD të jem i sinqertë, kam çuar shkresë dhe besoj se sot do të marr përgjigje.
Sa më shumë qytetarë të ketë, aq më mirë do të jetë për shokët tanë në Hagë. Zëri ynë duhet të dëgjohet tek ndërkombëtaret sidomos tek ambasadat mike. Vetëm nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë. Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë jo drejtësi politike”, tha Gucati.
Më 6 tetor, në sallën nr. 3 të Gjykatës së Apelit në Tiranë, drejtësia shqiptare u trondit nga një akt i paprecedentë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës, gjatë ushtrimit të detyrës.
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi një krim që sfidon sigurinë institucionale dhe besimin publik.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, në sallën e gjyqit kishin hyrë Gjon Shkambi, nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Kalaja, Elvis Shkambi ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri të tipit pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur.
Pas këtij akti, ai ka drejtuar armën edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurtajt, të cilët tentuan të largohen nga salla. Si pasojë, Ervis Kurtaj u plagos në krahun e djathtë, ndërsa Ragip Kurtaj në pjesën e brinjëve, në anën e majtë.
Arma e përdorur në krim, një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning”, u sekuestrua si provë materiale. Gjatë kontrollit, u konstatua se ajo kishte një fishek në folenë e saj dhe dy të tjerë në karikator, gati për qitje.
Hetimet zbuluan gjithashtu një automjet të markës “Mercedes-Benz”, me targë AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit, të parkuar pranë Xhamisë së Namazgjasë. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 31 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilët dyshohen si fishekë manovër.
Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në Komisionin e Ligjeve ku prezantoi raportin e 2024-ës, Dumani ngriti shqetësimin e tij që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar. Kjo, pasi Dumani tha se vetëm brenda një viti (2028) u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm. Dumani tha se është e pamundur që t’i zëvendësosh, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë.
Dumani tha se kjo cenon hetimet, ndërsa theksoi se nuk e kemi luksin që prokurorë që janë të trajnuar për të hetuar krime të sofistikuara, ti kalojmë në Prokurorinë e Përgjithshme.
“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm. Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha Dumani.
Një moment i pazakontë gjatë samitit të paqes për Gazën në Egjipt ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron shkëmbyen një shtrëngim duarsh të tensionuar dhe të gjatë, që disa e përshkruajnë si “përleshje simbolike”.
Incidenti ndodhi të hënën, në çastin kur Trump nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Pamjet tregojnë dy liderët duke u përqafuar para kamerave, por gjestet e tyre të trupit shpejt u kthyen në një përplasje të dukshme për dominim. Macron u pa duke tentuar të tërhiqej nga kapja e fortë e Trump, përpara se të largohej me nxitim nga podiumi.
Lexuesja e buzëve, Nicola Hickling, tha për Daily Mail se biseda e shkurtër mes tyre kishte një ton të ngarkuar.
Sipas saj, Trump i tha Macronit: “Më vjen mirë që të shoh, pra pranuat?”, ndërsa presidenti francez murmuriti një përgjigje të paqartë.
Pamjet nga ceremonia në Sharm El-Sheikh tregojnë Trump dhe Macron duke shkëmbyer një shtrëngim duarsh të gjatë dhe të fortë, i cili u shoqërua me një bisedë të tensionuar. Sipas Daily Mail, Trump i drejtohet homologut francez me pyetjen: “Po je i sinqertë?”, ndërsa Macron përgjigjet: “Sigurisht.”
Trump më pas i shtrëngon përsëri dorën Macronit ndërsa presidenti francez shikon poshtë dhe larg kamerave.
Nuk është e qartë se për çfarë po flisnin dyshja; megjithatë, kjo vjen disa javë pasi Macron u pa duke tallur Trumpin me udhëheqësit botërorë.
Të dy udhëheqësit kanë një histori të gjallë së bashku, shpesh duken miqësorë, pavarësisht se herë pas here e kritikojnë njëri-tjetrin në publik.
Duke folur ngadalë dhe qartë, Trump thotë: “Unë po bëj paqe”.
Pastaj Macron i prek dorën Trump dhe përgjigjet, ‘Ah hajde pra’, ndërsa Trump e injoron dhe e shtrëngon më fort.
“Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët”, i thotë Trump Macronit ndërsa tregon nga kamerat.
«E kuptoj. Do të duhet ta shohim këtë», thotë Macron përpara se të marrë një paralajmërim të ashpër nga Trump: «Do ta shihni se çfarë do të ndodhë së shpejti».
Trump përfundon, “Do të doja të të shihja duke e bërë, bëje. Do të shihemi pas pak.”
Një vit më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i hipur mbi një skuter elektrik, promovonte përdorimin e këtyre mjeteve si pjesë e një Tirane më miqësore, ekologjike dhe inovative.
“Ky mjet është 100% i pastër. Është një mjet pune, jo akrobatik, që mund të lehtësojë trafikun dhe të ofrojë lëvizje më të shpejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët,” theksonte Veliaj.
Një vit më vonë, kaluam nga promovimi i monopatinave elektrike tek ndalimi i tyre.
Me një njoftim të beftë, të dielën e 12 tetorit, në orën 12:05 të mesditës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, lajmëroi se që nga kjo e hënë ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë.
“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë”, deklaroi Koçiu.
Njoftimi u publikua fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u përhap nga mediat, duke i lënë qytetarëve më pak se 12 orë për t’u informuar mbi vendimin e beftë.
Në krah të ministres u shfaq edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, që kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces.
Mirëpo qytetarët nuk treguan mirëkuptim. Sepse askush nuk mund të mirëkuptojë një vendim që e merr vesh pasi është bërë fakt, apo 12 orë para, tetë prej të cilave, me shumë gjasë, orë gjumi.
Qytetarët të painformuar
E hëna e sotme i gjeti shumicën e përdoruesve të monopatinave elektrike të painformuar.
Në rrugët e Tiranës, mes trafikut të zakonshëm të fillimjavës, shihje përdorues monopatinash që vijonin qarkullimin si zakonisht.
Disa prej tyre, pasi u ndaluan nga postoblloqet e ngritura në disa akse kryesore, panë mjetet e tyre të sekuestruara. Të tjerë, edhe pse ishin në dijeni të ndalimit, nuk kishin gjetur dot zgjidhje alternative për të shkuar në punë apo shkollë.
Në një qytet ku transporti publik mbetet problem kronik, monopatina shihet si ‘shpëtim’ i përditshëm ekonomik dhe praktik.
Në të njëjtën kohë, është fakt që përdorimi i monopatinave është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë rrugore. Shumë prej tyre përdoren pa kaskë, në trotuare apo korsitë e makinave, shpesh nga të mitur, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente. Mungesa e infrastrukturës së dedikuar dhe mungesa e rregullave të qarta kanë krijuar një situatë kaotike ku, në vend të zgjidhjes, çdo palë mbetet e pambrojtur.
Kur bllokimi zëvendëson politikën
Migen Qiraxhi, aktivist i Qëndresës Qytetare dhe një nga përdoruesit e parë të monopatinave në Tiranë, e sheh këtë vendim si simptomë të një paaftësie kronike shtetërore për të rregulluar, ndaj ndalohet.
“Meqë shteti nuk aplikon dot tre rregulla – kaskë, regjistrim mjeti dhe limit moshe – nesër sipërmarrësit e rinj të skuterave do dalin në punë të prishin kontratat e qirave dhe të vrapojnë në banka për të larë këstin e investimit. Për përdoruesit, ku hyj edhe vetë, nuk po ankohem se gjysma janë ‘terroristë’ në rrugë nga mënyra si i ngasin,” thotë ai.
Më tej shton me ironi: “Nuk më lidhet që një shtet si ky i joni, që krenohet me Ministër të Inteligjencës Artificiale, të mos përpilojë një rregullore të thjeshtë për një mjet po aq inovativ e teknologjik”
Ekonomisti Artan Gjergji, edhe pse jo përdorues, e quan vendimin “një tjetër lëvizje të çuditshme dhe të pamenduar”, duke ironizuar prirjen e qeverisë për të zgjidhur çdo hall publik me ndalesa.
“Ndaj njerëz të dashur, mos u mashtroni pas fasadës, por mendojini gjërat me më shumë logjikë kur mbështesni politika bllokuese për çdo gjë,” shkruan ai.
Përfundimi
Ministrja Koçiu justifikoi ndalimin me 991 rastet e raportuara nga urgjencat, që sipas saj janë “më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme deri në hartimin e një rregulloreje strikte”.
Ajo shtoi se pas përfundimit të procesit rregullator, përdorimi i monopatinave do të lejohet vetëm për përdorim vetjak, jo për qira apo veprimtari tregtare.
“Do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të përcaktojmë korsitë, rrugët dhe hapësirat ku mund të përdoren monopatinat, si dhe kriteret për moshën, masat mbrojtëse dhe shpejtësinë e lejuar,” deklaroi ministrja.
Ende nuk dihet se kur do të jenë gati rregullat e reja, por deri atëherë mirë do të ishte që institucionet të përqendroheshin në informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Në vend që të ndalohej në mënyrë të menjëhershme, një proces i ndërmjetëm informimi dhe ndërgjegjësimi do të kishte qenë më i drejtë dhe më efektiv. Qytetarët duhej të kishin kohë për t’u përshtatur, për t’u informuar dhe për të kuptuar rregullat që pritet të vihen në zbatim./Faktoje.al
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas lajmit për largimin e dy anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilët janë emëruar në poste në administratën e qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Noka i quajti ata “renegatë”, duke theksuar se demokratët e vërtetë kanë një mision të vetëm rrëzimin e “regjimit të narkosit”.
“Demokratët kanë vetëm një qëllim të shkatërrojnë kështjellën e narkosit që ngriti Lali Vjedhësi. Demokratët janë ndryshe nga rilindasit, ata e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër. Flas për demokratët, jo për renegatët. Synimi i tyre është rrëzimi i narkosit dhe institucionalizimi i votës së lirë,” tha Noka.
Sipas tij, “demokratët janë misionarë që nuk dorëzohen derisa të arrijnë qëllimin”, duke nënvizuar se çdo akt tradhtie ndaj partisë tregon mungesë parimesh, jo forcë politike.
Një nga emrat që është larguar nga PD është Megi Balliu, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila i është bashkuar Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Gjithashtu disa muaj më parë Genc Deromemaj ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës.