Ballina Blog Faqe 156

Silva Caka braktis Partin e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

0

Silva Caka është emëruar zëvendës ministre e Punëve të Brendshme.

Ish-deputetja opozitare ka braktisur radhët e Partisë së Lirisë, ku militonte prej vitesh që në kohët e LSI dhe tashmë do jetë zëvendësja e Albana Koçiut në punët e brendshme të vendit.

Caka është largimi i radhës nga PL-ja pas Endrit Braimllarit, Esmeralda Demirajt dhe Faik Bashës të cilët u futën në radhët e PS-së gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Në Këshill e vranë politikisht, Gjokutaj për Veliajn: Bëmë luftë për këtë dasëm

0

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në studion e emisionit “Top Story” deklaroi se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë pazare sa i përket shkarkimit të kryebashkiakut që ndohet në qeli prej datës 10 shkurt.

Genc Gjokutaj u shpreh se sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt, kemi të bëjmë me një atentat të Edi Ramës ndaj kryebashkiakut i cili tashmë është në dorë të Këshillit të Ministrave.

Sakaq, avokati Genc Gjokutaj e quajti një dasëm shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Atentat politik i Edi Ramës ndaj Erion Veliajt. Ne luftuam shumë për këtë dasëm. Rama dhe Veliaj kanë bërë pazar me njëri-tjetrin.”-tha Gjokutaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja 5D/ Këlliçi: Jam pyetur në mënyrë intimiduese për indicjet e çështjes

0

Belind Këlliçi ka treguar arsyen që është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme. Duke folur për mediat, Këlliçi tha se është pyetur nga avokatët mbrojtës të drejtorëve të arrestuar të bashkisë Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se ka treguar informacione në lidhje me indicjet që ka marrë për këtë çështje si dhe ka thënë se 2 kallëzimet e tij janë bërë bashkë nga SPAK.

“Jam pyetur nga avokatët mbrojtës të drejtorëve që janë në burgun e Fierit. Kam dhënë përgjigjet e mia shterues për informacionet që kamë patur. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat publike. Është shkuar dhe në kërkesë llogarie. Është kaluar në interpretime politike. Edhe në ridikulim të situatës dhe zgjedhjeve të 2023.

Ka patur dhe pyetje a fitova zgjedhjet e bashkisë. Po i jap përgjigje këtu. Më mirë këtu ku jam sot se fitues i zgjedhjeve të majit 2023. Jam pyetur për praktikat korruptive, burimin e informacionit. Në thelb është bërë e njohur fakti që kallëzimi është bashkuar me kallëzimin në 9 maj 2023 dhe jam pyetur për të gjithë indiciet që kam patur për këtë çështje.

Beteja jonë me Edi Ramën, dhe me çdo ministër nga Balluku dhe çdo titullar tjetër në çdo bashki që janë përfshirë në afera korruptive. Kjo betejë vijon me modelin Veliaj në pushtetin qendror dhe lokal. Të gjithë dokumente që janë depozituar në SPAK janë për zyrtarët që kemi informacion. Nëse do kemi dokumente të rëndësishme përveç detyrës politike, është dhe detyrë qytetare që një aferë korruptive ta bësh publike,” tha Këlliçi.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qeveria shkarkon Erion Veliajn, Tirana drejt kryetarit të ri

0

Këtë të enjte, 25 shtator, Këshilli i Ministrave ka shkarkuar zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky vendim i mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 4”, hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Tanimë, pritet që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shpallë vakancën, e 48 orë më pas, caktohet data e zgjedhjeve të pjesshme.

Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro.

Pavarësisht se Veliaj kërkoi të ishte prezent në këtë mbledhje, nuk u konstatua një shkresë zyrtare drejtuar organeve kompetente të drejtësisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Belinda Balluku merr timonin e fushatës së PS për zgjedhjet në Tiranë

0

Zv.kryeministrja e njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është caktuar drejtuesja e PS-së për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar dje deputetët në selinë e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku u rikonfirmua si zv/kryeministre dhe gjithashtu u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e ri qeveritar.

Kjo është lëvizja e radhës lidhur me organizimin e zgjedhjeve në kryeqytet, pas shkarkimit të bujshëm të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, vendim që pritet të vuloset sot.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Rama në samitin e kokainës!!”

0

Nga Basir Çollaku

Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?!

Zaret janë hedhur

Luftë karteleve të drogës të konsideruara organizata terroriste një betejë amerikane po shfaqet në Adriatik.

Krerët e Samitit të Kokainës në “Aruba” në 2019-ën, nuk munden të organizojnë Samitin e NATO-s, në 2027-ën në Tiranë

Antimafia italiane e di. E ka dokumentuar. Autoritete belge, spanjolle dhe holandeze e dinë. E kanë filmuar dhe dokumentuar. Gjermanët po.

Po autoritet shqiptare.?!

Kjo dosje ka moshën e SPAK, por asgjë për të konfirmuar ndjekjen penale për anëtarët shqiptarë të samitit të.drogës, ku janë anëtarë të qeverisë së Edi Ramës.  Kjo është një akuzë thuajse më e rënda për pavarësinë e mosveprimin e Strukturës së Posaçme.

Gazetari italian investigativ italian Nello Trocchia ka botuar një libër për mafian shqiptare. Një artikull në gazetën italiane Domani sjell një përmbledhje domethënëse.

Këtë episod e kam ditur më herët se dy vite. Kam folur e shkruar. Madje edhe kolegë të tjerë. Kanë qenë së paku dy ministra në atë takim. Po Edi Rama? A është pjesë e udhëtimit me çarter me anëtarët e kabinetit për në Aruba në këtë samit?!

Të jeni të sigurtë. Ai nuk do të thotë kurrë po, sa kohe autoritetet e disa vendeve evropiane dhe anerikane nuk ia vënë në tryezë fotot dhe videot apo bisedat e përgjuara.. Por jini të bindur. Kryeministri Rama nuk do të thotë kurrë dot Jo. Nuk do të thotë nuk kam qenë. Ai mund të përpiqet ta mbulojë, ngadalësojë apo frenojë shpërthimin e dosjes “Aruba”

Nello Trocchi me referencë burimet shkresore gjyqsore të antimafias italiane ndër të tjera shkruan :

“…Jemi në Antilet Holandeze, ku në janar të vitit 2019, sipas drejtimit hetimor antimafia, do të ishte zhvilluar një takim mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Ramës…Samiti është dokumentuar nga hetuesit italianë dhe është zhvilluar në praninë e përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë”.

Një perandor i narkotrafikut thuhet duke përmendur Artur Shehun. A u takua Rama me të.?! Sërish ai nuk mund të thotë jo. Investimet e bizneset e Shehut me lejen e Ramës janë aty. Në bregdet dhe jo vetëm. Të gjithë në samit shqiptarë. Burra të lartë të politikës.  Ata ndanë hartën e Shqipërisë për orekset e përbashkëta ndërtimore gjashtë vite më herët.

Takimi misterioz në ishullin e Arubës:

“Ne kemi gjithashtu dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019 përfaqësuesit më të lartë të organizatës kriminale janë takuar në ishullin Aruba (Antilet Holandeze). Të pranishëm në vend Artur Shehu si dhe përfaqësues të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë..”

Përgjime sigurisht ka plot. Njerëzit e Ramës janë aty. Shefi mbase. Edhe gjermanët kanë konfirmuar këtë takim narkos. Sipas tyre do të ishte edhe Genci Hamzai(Alfredo) një tjetër trafikant droge. Por Shehu konsiderohet shefi ekipit të drogës.. me lidhje të forta të organizatës në Evropë dhe USA.  Kulla e Arubës në Tiranë cila është?! Kush e ka firmosur. Në përgjime dihet gjithçka. Po Rama dhe Veliaj lejuesit firmëtarë të investimeve e dinë?!

Është më herët së 2019

Në 2013 e në pas Fabrizzio Lisi gjenerali i Guardias arrestuar e akuzuar për lidhjet me Ndranghetën qëndiste raportet për asgjësim hashashi 99.8 përqind kur Shqipëria jeshilonte e tëra në canabis. Nderet e bëjnë me prona në Vërë dhe jo vetëm. Një dhuratë vjen nga Artur Shehu 30 hektar tokë në bregun vlonjat.

Black Eagle

Dosja “Shqiponja e zezë” është një proces gjyqsor në Belgjikë. Artur Shehu rezident në.Florida, dhe Alfredo Hamzai pjesë e samitit janë akuzuar si krerë të një bande prej së paku 40 personash ku një pjesë e madhe ishin kolumbianë. Trafik kokaine me tonelata nga viti 2018 deri 2022 kur nisi goditja. Aty përmendet edhe çështja “Aruba” gjykimi vijon në Apel. Aty përmendet dhe ora dhuratë 400 mijë euro, mbiministrit shqiptar. Po aty thuhet deri tani se janë investuar e pastruar nga ky grup 3 miliard euro në Tiranë e bregdet. Dhe shumë emra të tjerë.

Po SPAK ?!

Ku është në këtë histori të rëndë?!

Struktura e Posaçme ka të njëjtën moshë me “Aruba”, një vit më i madh madje.

A kanë dijeni?

Sigurisht.

A kanë kërkuar ndihmë juridike nga USA, Italia, Holanda, Spanja, Belgjika, Gjermania? Seksioni krimit politik të prokurorisë spanjolle, e ka këtë.dosje në investigime. Autoritet e tyre kanë një pjesë të madhe të përgjimeve e filmimeve. Ky nuk është rasti “Xibraka” ku një 45 vjeçar në 2014, e 56 vjeçar sot, me flokë të shkurtër mbeti anonim nga eunukëzimi drejtësisë shqiptare. Kushdo qofshin drejtues të Prokurorisë Speciale, Kraja dje, Dumani sot, X nesër, zvarritja e mosveprimi i bën përgjegjës. DEA është me zyrë në mes të Tiranës. Çdo përrallë.suksese e kaluar mbi këtë kartel kokaine, ku qeveria është dominuese në bord, është thjesht një poshtërsi kapjeje me kosto kombëtare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edlira Çepani kandidate e PD për Tiranën?/ Gazetari zbulon përplasjet brenda opozitës

0

Gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës për gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin Off the record të Andrea Dangllit, ai tha se opozita po merret me çështje dytësore dhe po harxhon energji në vend që të paraqesë një alternativë të fortë përballë Partisë Socialiste.

“Opozita po rrotullohet rreth diçkaje që nuk e nxjerr te qëllimi final, që është një alternativë e fortë. Shihni sa para është Partia Socialiste. Kur PS nis një aksion politik, PD merret akoma me Diellën. Rama e përdori Diellën si karrem, jo vetëm që i shërbeu për qeverinë, por e futi edhe opozitën në këtë vorbull”, tha Qafoku.

Ai zbuloi se në diskutim është hedhur edhe emri i Edlira Çepanit, një figurë e shoqërisë civile, si kandidate e mundshme për Tiranën. Por, sipas tij, në radhët e opozitës ka rezerva.

“Është hedhur një emër aty, Edlira Çepani, e shoqërisë civile për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës, por jo thonë aty, duhet njeri politik. Por ç’politik mor?! Një nga ata të 50-të që janë aty?! Ata e kanë mbaruar këtë legjislaturë. Me 50 vota çfarë do të bëjnë ata?! Ata nuk ndikojnë fare atë mazhoranca”, theksoi ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Abuzime me tenderat/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kryebashkiaku socialist është marrë i pandehur në kuadër të një procedimi penal që SPAK e ka regjistruar pas kallëzimit të avokatit nga Korça Esmerald Xhafa, teksa mësohet se hetimet po ndiqen nga prokurori Dritan Prençi.

Bashkë me Erion Isain, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët po ashtu akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ata kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kolonjës.

Një prej çështjeve për të cilat është marrë i pandehur Erion Isai ka të bëjë me ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se nuk janë respektuar udhëzimet e autoritetit kontraktues dhe, po ashtu, cilësia e punimeve ka qenë e dobët. Gjithashtu, dyshohet se ka qenë e paracaktuar nga Erion Isai dhe anëtarët e KVO-së, kompania fituese për tenderin për ndërtimin e pjesës që i takonte Bashkisë së Kolonjë.

Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro.

Ndërsa pjesa e mbetur me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por, faturës së kripur iu shtuan dhe 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës. Pra, Qeveria “Rama” e ndërtoi gjysmën e rrugës me mbi 3 herë kosto më të larta se Qeveria e Berishës.

Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës shkoi në 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ pasditen e 18 shkurtit të vitit 2024, ende pa nisur qarkullimi i mjeteve.

Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola, ndërsa autoriteti prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë, mësohet se Erion Isai akuzohet edhe për tenderat e rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit, Ujësjellësin e Kolonjës dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë.

Për kallëzimin në fjalë, Erion Isai është thirrur në SPAK më 15 Janar të këtij viti, ku ka dëshmuar për rreth 1 orë, ku refuzoi të tregonte për mediat arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet në Tiranë/Rama përzë Anuela Ristanin nga mbledhja me nënkryetarët dhe Manastirliun

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Kryeministri me katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Ogerta Manastiruliun, kandidaten e shpallur nga Partia Socialiste për bashkinë e kryeqytetit.

Mbledhja zgjati për rreth 2 orë, ndërkohë që e pranishme ishte edhe Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës. Por, qëndrimi i saj në këtë mbledhje nuk ka qenë i gjatë, pasi burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri i ka kërkuar që të largohet.

Mbledhja e kësaj të mërkure ka ardhur një ditë pas asaj të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës ku miratuan propozimin për shkarkimin e kryetarit të arrestuar të Bashkisë, Erion Veliajt.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të socialistit Vangjush Dako nga qelia.

Në foton e postuar në rrjetin social Facebook, shihet Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut.

Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!

Postimi

Trajtim special!

Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx