Ballina Blog Faqe 157

Pas shkarkimit të Erion Veliajt, Edi Rama mbledh sot deputetët e Tiranës dhe ministrat

0

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë pasdite deputetët socialistë të Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim informal me deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Mësohet se takimi do të mbahet në godinën e Kryeministrisë, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Vlen të theksohet se ky takim vjen një ditë pas miratimit të shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit.

Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për të shkarkuar nga detyra, kryetarin e arrestuar të Tiranës. Këshilli Bashkiak mblodhi 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar si një e vetme.  Ndërsa tashmë i pari i Tiranës është në “dorën” e Këshillit të Ministrave.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ku pritet të vuloset përfundimisht fati i Erion Veliajt mësohet se do të mbahet ditën e enjte, ndërkohë që qëndrimi i kryeministrit Rama është bërë me dije ditën e Asamblesë ku kërkoi shkarkimin e Veliajt dhe propozimin e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Gratë e Tom Doshit” i lënë vendin burrave!

0

Tom Doshi nuk mundi ta gëzonte asnjë ditë mandatin e deputetit duke dhënë dorëheqjen që në seancën e parë të konstituimit të Parlamentit. Vullnetit të Doshit iu Bashkua edhe Sabina Jorgo duke krijuar dy vakanca në qarkun e Shkodrës. Por që nga 12 shtatori e deri më sot, nuk është mundur plotësimi i tyre.

Shkak për mosplotësimin janë refuzimet e kandidatëve për të marrë mandatin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar katër kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur dhe këto nga lista e hapur janë zonja. 

Referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, kur një grua jep dorëheqjen, ajo zëvendësohet nga një grua tjetër, dhe e vetmja që nuk ka kthyer përgjigje është Meri Markiçi, raporton A2.

Interesant është fakti se në fletën e votimit, dy zonjat që kanë dhënë dorëheqjen, janë të renditura më poshtë në listë, Suada Kopshti e 12-ta dhe Migena Kalleçaj 15-ta, ndërsa Meri Markiçi e renditura e 11-ta ka afat deri në 28 shtator për të shprehur interes, në të kundërt mandati që i takon zonjave do t’i shkojë një burri.

Me ezaurimin e kandidateve zonja, gjasat janë që mandati t’i shkojë dy burrave më të votuar në listën e hapur, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, të cilët do të duhet ta shprehin vullnetin duke iu adresuar KQZ-së në momentin kur Celibashi t’i dërgojë ftesën për të marrë mandatin e deputetit. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Saimir Korreshi i “gjen” burrë ministres Diella, i blen edhe “pajën”

0

Deputeti demokrat Samir Korreshi ka mbërritur në seancën e sotme plenare me “pajë” dhe “bashkëshort” për ministren e Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Ai kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

Saimir Korreshi: Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do ti kërkojmë dorën

Mos ndoshta nuk do që të martohet me demokrat?

Saimir Korreshi: M.q.s ka 15 vite që nuk punon ky i shkreti, thashë hajt ta provojë njëherë me Diellën.

Si e ka emrin?

Saimir Korreshi: Delli! M.q.s shoku kryeministër do që të tallet me shqiptarët, ne i gjejmë dhe burrin, do shtohet dhe me kalamaj. Kam marrë edhe pajë me vete.

Çfarë dhurate ke marrë?

Saimir Korreshi: Është dhurata për t’i kërkuar dorën Diellës. Mos u mërzisni një sekondë, kjo është dhuratë specifike për ‘Diellën’, bllok baterie kur ti ikin dritat. Ta ketë, mos te vijë vërdallë rrotullamja”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këshilltari i PS tregon arsyen pse nuk votoi për shkarkimin e Veliajt: Dola për nevoja personale!

0

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka sqaruar arsyet pse nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Muharremi u shpreh se mungesa e tij ishte një rastësi dhe jo një qëndrim politik.

“Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, e cila ka kërkuar që Tirana të shkojë në zgjedhje dhe të ketë një kryetar të ri, u mblodh grupi i këshilltarëve socialistë.

Unë kam qenë një nga firmëtarët për mbledhjen e jashtëzakonshme për Veliajn. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, pasi mbajta fjalën time, mendova se fjala do t’i kalonte kryetarëve të grupeve, siç ndodh zakonisht. Për nevoja personale dola për pak minuta dhe kur u ktheva, votimi kishte përfunduar,” shpjegoi Muharremi.

Ai theksoi se nëse do të kishte qenë në sallë, do të kishte votuar pro shkarkimit të Veliajt.

“Po të isha aty, padyshim do të kisha votuar, sepse është një vendim politik. Ne kërkojmë të jemi në shërbim të qytetarëve dhe duam që Tirana të ketë një kryetar të zgjedhur,” tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blushi shpërthen ndaj Braimllarit: Pa shtyllë kurrizore, i kërkoj falje votuesve të PL për të tillë individë

0

Në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka shpërthyer në fyerje ndaj Endrit Braimllari, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listave të Partisë Socialiste, ndërsa mban edhe postin e këshilltarit në Bashkinë e Tiranës.

Blushi tha ndër të tjera se i kërkon falje votuesve të Partisë së Lirisë për të tillë individë.

“Unë në emër të Partisë së Lirisë i kërkoj ndjesë të gjithë votuesve tanë që për fat të keq çuan atë institucion shumë të rëndësishëm, por edhe dy tre individë të tjerë pa shtyllë kurrizore, të cilët sot fshihnin kokën si struci pas fundshpinave të kolegëve të PS-së, që nuk kanë as integritet moral dhe unë i kërkoj ndjesë edhe në emër të Partisë së Lirisë që çuam në Këshillin Bashkiak të tillë individë që trurin e tyre e kanë në stomak. Njerëz që mendojnë me stomak, gjykojnë me stomak, veprojnë me stomak dhe votojnë me stomak”, tha Blushi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

0

Nga Andi Bushati

Mënyra se si po sillet me Erion Veliajn është treguesi më i qartë i degradimit moral të partisë që drejton sot vendin. Shkarkimi me unanimitet i kryebashkiakut të burgosur, nga kështilltarët që ai vetë i përzgjodhi, kokër për kokër, si pjesë e ekipit që do të drejtonte Tiranën, duhet të shërbejë si një episod që na vlen për të reflektuar. 

Kush janë këta njerëz? Cili është profili i tyre? Sa përkon ai me stereotipin e njeriut të ri të regjimit që është instaluar? Çfarë impakti ka ai në shoqëri?

Për tu përgjigjur më drejtë për këto pikpyetje, është mirë që si fillim të shohim faktet. 

Ata që votuan për të hequr qafe Lalin e tyre përdorën formalisht të njëjtin argument, atë të mungesës në punë, të cilin e kishin quajtur të pavlefshëm kur e ngriti opozita më parë. Askush nuk pyeti: pse jo athere dhe po tani? Ata iu bindën qorraz, urdhërit të kryeministrit, ndonëse ky i fundit pohoi me gojën e tij se formulimi i nenit tashmë të famshëm 62/C, është i paqartë dhe atij i duhen bërë ndryshime në kuvend para se të procedohet me shkarkimin e kryebashkiakut. Askush prej tyre nuk guxoi të thotë: “po le të presim deri sa parlamenti të bëjë rregullimet ligjore”. Asnjëri nuk belbëzoi për të ngritur shqetësimin: A mund të shkarkohet një i zgjedhur nga 158 mijë qytetarë (që ata ndryshe nga opozita i marrin ende të mirqenë), pa pasur një vendim të formës së prerë? Madje, madje, me një zhveshje drithëruese nga dinjiteti ata nuk i lejuan viktimës së tyre të kësaj të marte, as të drejtën minimale: atë për shpalosur argumentat e veta mbrojtëse përpara verdiktit.

Kjo lloj sjelljeje do të qe e neveritshme edhe sikur të ushtrohej në dëm të një kundërshtari politik, ndonëse në këtë rast, shumëkush, do ta shfajësonte me antagonizmin e verbër që dominon prej vitesh betejën bipartizane PS-PD.

Por, pozita e këtyre bijve bastardë të regjimit bëhet më e rëndë po të mendosh se ata kanë qenë dreri dje mbrojtës fanatikë të Veliajt. Ata mbi 30 këshilltarë bashkiakë kanë bërë fushatë pro tij duke e quajtur Tiranën një histori suksesi. Ata kanë besuar tek ekzistetenca e 1 milionë pemëve të mbjella. Ata e kanë përkrahur për shembjen e Teatrit, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për gazin lotsjellës mbi fëmijët e stacionit të trenit, për dhunën mbi nënë Lizën, tek 5 maji. Ata i dolën në krah publikisht kur plasi skandali i 5D, u çorrën nëpër ekrane se, njësoj si Rama për ministrat, as Veliaj nuk dinte gjë për drejtorët. Madje nuk u skuqën aspak, kur pasi SPAK i vuri prangat, të potestonin para kangjellave të tij duke pretenduar se 800 mijë euro fustane, bizhu e tanga të së shoqes, nuk qenkeshin ndonjë abuzim që mund të zbehë shkëlqimin e tre mandateve në krye të Tiranës. 

Ende shumëkush e mban mend ndonjërin prej atyre që e kanë rrëzuar këtë të martë Lalin, që tregohej i gatshëm të grushtohej me gazetarët, për ta mbrojtur atë live pas arrestimit.  

Por ama sot vërehet një paradoks: si u transormuan këta njerëz? 

Ata ende besojnë tek Tirana fantastike, ende s’kanë treguar se janë bindur për vjedhjet me lejet e ndërtimit dhe shoqatat e Ajolës, atëhere përse? Pse po e votojnë shkarkimin, pa shprehur asnjë pendesë se kanë qenë në gabim për vlerësimet që i kanë bërë në vite, aq më tepër kur ky votim është në kufijtë e paligjshmërisë, madje dhe më rëndë akoma, pa i dhënë një mundësi normale, për tu parë për herë të fundit, sy më sy? 

Si është e mundur që ata ndryshuan tak-fak, vetëm brenda dhjetë ditëve, që kur foli Edi Rama, u mblodhën në selinë e organizatës, firmosën për ti hapur rrugë linçimit dhe sot e përmbyllën atë?

E vërteta është se kjo amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim. Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë: nga ato qënje me gojë, me sy dhe me veshë, por pa shtyllë kurrizore, pa karakter dhe pa respektin minimal për veten. Ata jënë të gatshëm, me urdhrin më të parë, t’i ngulin thikën pa pranuar ta shohin përballë edhe atë që u ka falur gjithçka që nuk e meritonin.

Në fakt, protagonizmi i tyre i sotëm dhe jo rënia e Veliajt, është lajmi i vërtetë i ditës. Ky i fundit, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Kjo, edhe sepse kur kishte fuqi, bëri çmos për promovimin e këtyre specieve bastarde që sot përbëjnë bazën e regjimit që po i ha edhe atij kokën.

Por, janë ata, mbi 30 këllilltarët që sot i bënë gropën, pasqyra e vërtetë e asaj që po ndodh. Ky është modeli perfekt i servilit dhe lëpirësit që mban në këmbë çdo autokraci dhe që i shërben asaj sa herë që i duhet të hajë bijtë e vet si sot, po ashtu edhe nesër.     

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

LISTA/ Veliaj të shkarkohet si kryetar bashkie, zbardhen këshilltarët socialistë që votuan pro

0

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ligjet miratuan propozimin e socialistëve, dhe ky projektvendim, do t’i përcillet Këshillit Bashkiak, i cili pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur nëse do të miratojnë shkarkimin ose jo.

Ata që votuan pro futjes në rend të ditës për shkakrim ishin Xhilda Kito, Halit Valteri, Endrit Brahimllari, Agim Kraja, Sonila Qato, ndërsa i vetmi që nuk ka votuar ka qenë këshilltari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari.

Këshilltarët demokrate pretendojnë se kërkesa për shkarkim është artikuluar nga ata që tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radhët e PS, u kundërpërgjigj se tashmë janë pjekur kushtet politike ku bashkia duhet të shkojë në zgjedhje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erald Aga: Nga ndryshon rasti Veliaj me rastin Berisha sa i përket mungesës me arsye?

0

Nga Erald Aga

Kur u ndërmorr nisma për t’i hequr mandatin Sali Berishës për shkak se kishin kaluar 6 muaj pa u paraqitur në Parlament në kohën që ishte nën masën e “arrestit në shtëpi” u arsyetua, citoj: “Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës.”

Kureshtjen dua të ma shuajnë opozitarët e rilindasit nga ndryshon rasti Veliaj me rastin Berisha sa i përket mungesës me arsye?

Veliaj ka njëmijë aryse për t’u shkarkuar ashtu siç e parashikon Kushtetuta por për shkelje të rënda kushtetuese sipas nenit 115/1 dhe jo për shkak të mungesës me arsye sepse neni 115/3 i Kushtetutës shkarkimin në këtë rast e ka të përcaktuar qartë ku shkak është mungesa pa arsye.

Gjthsesi, teatri politik i palëve le të vazhdojë dhe Veliaj meriton më shumë ditë në burg për të këqijat që i ka bërë Tiranës e ligësinë që ka ndaj qytetarëve të Tiranës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja “Plumbi i artë”, debate dhe përplasje në seancën gjyqësore mes Dumanit dhe Alibejt

0

Seanca gjyqësore e çështjes”Plumbi i artë” është shoqëruar me debate dhe përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Ky i fundi është duke ju përgjigjur pyetjeve që i bëhen nga avokatët dhe ka rrëfyer për takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.

Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej, kjo është mashtrim. “Duhet të kërkosh falje për këtë!“.

Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ku të kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sherr me thika mes infermierëve te “Shefqet Ndroqi”

0

Një sherr i ashpër ka ndodhur këtë të martë, 23 shtator, në mjediset e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se një 32-vjeçar, me profesion laborant, ka goditur me gërshërë kolegun e tij 37-vjeçar (infermier) e më pas është arratisur.

Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Shtetasi M.O është nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e shtetasit, tashmë të shpallur në kërkim, D.Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx