Ballina Blog Faqe 158

Shkarkimi i Veliajt/ Shabani:Sot u erdhën mendtë?, PD kërkon që kryebashkiaku të dëgjohet

0

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Ligjeve në bashkinë Tiranë, për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, një nga këshilltarët e opozitës, Endrit Shabani tha se “pas 7 muajsh u kujtuan për këtë proces, pasi i kanë humbur kohë Tiranës”.

“Nuk ka asgjë për t’u diskutuar sepse është fakt kronologjik, ligji thotë se pas 3 muajsh duhet propozuar shkarkimi i tij.”

Sipas tij, pati debat se pse nuk janë përfshirë në rend dite kërkesat e opozitës.

“Sot u erdhën mendtë dhe po e votojnë, megjithatë më mirë vonë se kurrë”, tha ai.

Ndërsa për nënkryetarin e Këshillit, Dorjan Teliti, Veliaj ka të drejtë të dëgjohet në Këshillin Bashkiak.

“Opozita nuk ka asnjë problem me këtë”, tha ai, duke shtuar se duhet t’ja përplasin në fytyrë të gjitha abuzimet që ka kryer.

Në orën 16:00, pritet mbledhja e Këshillit Bashkiak ku do të votohet për shkarkimin ose jo të Veliajt. i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Petro Koçi “përplaset” me Klevis Balliun në studio: Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën

0

Ish-deputeti i PS, Petro Koçi është “përplasur” mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Now” me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Klevis Balliu tha se Erion Veliajn të vetët po e shkarkojnë dhe njësoj do bëjnë edhe me Ramën, ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë edhe Petro Koçi.

Replikat në studio

Klevis Balliu: Ne e kemi akuzuar për korrupsion. Këta që na thonin ne është supermeni i jashtëzakonshëm, tani duan ta shkarkojnë. Njësoj do vijnë dhe për Ramën këta. Diferenca midis nesh dhe këtyre është kjo.

Petro Koçi: Ju s’keni shkarkuar dot Saliun, do shkarkoni Ramën.

Klevis Balliu: Këta të gjithë e dinë që janë hajdutë me njëri-tjetrin. Në atë kohë vidhte ky, ju jepte ndonjë cent këtyre. Tani ky është në burg, centët ua jep dikush tjetër. Kaq moral kanë këta. Kur kishte kryetar Bashkia e Tiranës?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Do të pranojë të garojë për Bashkinë e Tiranës? Alimehmeti: Do të mbështes kandidatin e PD, kushdo që të jetë

0

Ilir Alimehmeti, i pyetur në Euronews Albania nëse do të kandidojë për Bashkinë Tiranë, tha se si fillim kanë si qëllim shkarkimin e kryebashkiakut aktual.

Alimehmeti tha se nuk synon projekte afatshkurtra dhe të momentit ndërsa theksoi se do të mbështesë kandidatin e PD-së.

“Jemi akoma të fokusuar te shkarkimi i Erion Veliajt. 

Ka një farë vonese nga Partia Demokratike. Ishte e qartë që do vinte kjo ditë. Kemi dy krahë pune. Një krah pune për të demontuar Veliajn, me shkresa, çuarje para drejtësisë. Protesta para bashkisë. Brenda këshillit me qëndresë.

Një aspekt, shkarkimi i tij, dhe aspekti tjetër, për të shkuar drejt konkurrimit me kë do vinte PS-ja. Jam lojtar grupi. Jam për një platformë që mund të zbatohet, që do kohën e vet dhe besoj në projekte politike afatgjata dhe jo afatshkurtra dhe të momentit. Konkurroj për projekte ku mund të shkoj me grup dhe platformë.

Momente ku nuk mund të shkosh me grup dhe platformë, unë jam kryetar i këshilltarëve në Bashkinë Tiranë dhe vazhdoj do kem punën aty. Do mbështes kandidatin e PD kushdo që të jetë”, tha Alimehmeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U fotografua duke pirë cigare në ambient të mbyllur, Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

0

Në ditët e para në detyrë, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu i kërkoi qeverisë shkarkimin e zëvendësit të saj, Andi Mahila.

Shkak për këtë kërkesë mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar, teksa shihet Andi Mahila duke pirë cigare në ambientet e një restoranti.

Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e ligjit 

‘Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.  Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër. I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kujtim Gjuzi i bën ofertë Berishës: Po më bëri kandidat për Tiranën, i hiqet nongrata

0

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për kryetar bashkie për Tiranën, non grata ndaj kreut të PD-së hiqet për 33 ditë. Gjuzi u shpreh se asnjë nga deputetët e opozitës nuk pranon të kandidojë për të lënë favoret e mandatit, por ai do të pranonte nëse Berisha do ta thoshte emrin e tij në konferencë shtypi dhe se projekti është gati pasi, sipas tij, është bërë në zyrën e Flamur Nokës.

Pjesë nga biseda

Gjuzi: Unë nuk jam më i fortë se Ilir Meta për të marrë bashkinë e Tiranës se ai ka qenë president, kryetar kuvendi etj. Ka një pengesë. E kemi bërë një herë provë me një njeri në pesion, Halim Kosovën. E bëjmë provë nëse Sali Berisha thotë, pasi shumica nuk do të pranojnë, se nuk do të lënë mandatin ata se janë 5 milionë lekë të vjetra, se s’ka luajtur mendsh mileti, sidomos tiransit që e bëjnë llogarinë me tjegulla, atëherë, nëse nuk ka një kandidat, ne e kemi marrë bashkinë. Pse? Trami elektrik bën 6.7 miliardë dollarë, që do të thotë se nuk nevojë as të blesh vajzën presidentit Trump, se mbretin e Anglisë nuk e blen dot dhe Erion Veliaj është në burg se nuk ka realizuar tramin. Lulzim Basha është jashtë politik se për 4 vite tha se do të bënte tramin me Sali Berishën dhe nuk e bëri dhe është jashtë politikës.  Se thonë se ju shkuat kot në parlament. Ne mbajtëm instucionet, ndërsa Bashës i thanë që po s’dole nga parlamenti afera 200 milionë euro shkon në SPAK.

Rakipi: Ja Sali Berisha pranoi…

Gjuzi: Ta nxjerrë Berisha nesër emrin tim në konferencë shtypi. Nuk duhen as 33 ditë që të zgjidhet puna e non gratës. Non grata ka qenë për t’u hequr. Tani ata thonë në telefon.

Rakipi: Po atëherë ai paska rrjedhur që të mos e heqë.

Gjuzi: Nuk e dimë atë punë ne. Ylli Rakipi, e di Sali Berisha se ku fle lepuri. Lepuri nuk jam unë. Ariu është Doktori. Po doli nga guva, i kam thënë unë ambasadores amerikane; mos e nxirr ariun nga guva. Po e nxorre vjen aty. Kanë qeshur me mua aty te hotel Tirana ku kam takuar Gramoz Ruçin, se e kam patur kryetar parlamenti.

Rakipi: Berisha thua ti i ikën non grata për 33 ditë. Ka rrjedhur atëherë po të mos e bëjë.

Gjuzi:  Ka qenë në zyrën e Flamur Nokës dhe u bë projekti. Unë nuk e di po Flamur Noka ia ka çuar Berishës, po unë luaj me lojtarë rezervë. Unë kam mesazhin këtu që është super por që nuk e nxjerr këtu, por do ta tregoj poshtë, që thotë ai që është kandidat për të ardhur këtu ambasador. Unë e pyes ku jemi me ambasadorin amerikan në Shqipërim, ai thotë akoma. Ama titullin e ka marrë, se ka qenë te ajo festa e madhe e ambasadorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tensionet në seancë, Baçi: Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen në kokë

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, deklaroi se e mira do të ishte që opozita mos t’i bënte veprimet që u panë në seancë plenare, por shtoi se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget.

“Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa”, tha Baçi, shkruan A2.

“Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë mënyra për të provokuar opozitën. Por, vendoseni veten pak në vendin e opozitës. Çfarë mund të bësh kur të vendosin në shpatulla pas muri dhe duhet të reagosh. Nëse nuk reagojmë, i bie që të ikim farë nga Parlamenti dhe po ikëm nga Parlamenti, jemi prapë fajtorë se e braktisim Parlamentin. Ne argumentojmë shkeljet e Kushtetutës, por ata vazhdojnë me arrogancën e tyre dhe me fuqinë e kartonit. Ato janë momente reagimi, me të drejtë, të disa deputetëve. Nuk është vendim i grupit parlamentar, janë veprime emocionale të detyruara nga mazhoranca. Nuk ishte rënie në kurth, nuk ishte as programim i grupit parlamentar të opozitës sepse ishim përgatitur për të shfrytëzuar 10 minutat që kishim secili si deputet”, shtoi deputeti demokrat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kush do të jetë rivali i Manastirliut për Bashkinë e Tiranës? Berisha flet për kandidatin opozitar: Kemi disa emra…

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje e pjesshme që pritet të zhvillohen së shpejti në bashkinë e Tiranës.

Nga selia blu, Berisha tha se PD-ja do të synojë të gjejë një kandidat nga koalicioni i gjerë opozitar që do të sfidojë Ogerta Manastirliun.

“Së pari, PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se do të kërkohet bashkëpunim me të gjitha partitë që ndihen opozitare, ndërsa theksoi se çështja e kandidaturës do të jetë pjesë e një debati të brendshëm mes aleatëve.

“Nuk themi që ose të jetë kandidatura jonë ose s’ka koalicion, por të gjithë janë të vetëdijshëm që zëri kryesor në koalicion do të jetë PD,” tha Berisha.

Ai shtoi se pas konsultimeve me aleatët, do të prezantohet edhe kandidati për bashkinë, duke theksuar se Partia Demokratike “nuk ka vetëm një, por disa kandidatë të shkëlqyer” dhe se nuk ka asnjë problem me gjetjen e emrit përfaqësues.

Ai u shpreh se PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me atë që e cilësoi si “Korbën e Korrupsionit”, duke e quajtur kandidaten socialiste si figurën më të zezë në historinë e qytetit.

“Tani ajo pyetja. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës. Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra.

Ka emra… nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emra këtu, por të siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Covid-it, përgjegjëse direkte me vjedhjet e tmerrshme të fondeve dhe politikave që ndoqi gjatë pandemisë së Covid-it, duke i çuar vdekjet e shqiptarëve në nivelet më të larta në botë. Pra, ka pa diskutim jo një, por disa kandidatura… …Erion Veliaj ka bërë letër kërkesë që të dëgjohet.
Këshilltarët tanë, të garantoj që do të votojnë që ai të dëgjohet.

Nuk ka diskutim. Ajo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet atij. Përkundrazi të jeni aty dhe ju do shihni se si do ia rendisin këshilltarët tanë të gjithë dosjen e zezë. Edhe ato që renditur Skapi, edhe ato qëka fshehur Skapi, të gjitha së bashku. Pra, kjo është. Por besoj se është gjëja më elementare që tjetrit, ndaj të cilit merret një masë, të dëgjohet. Mbrëmë ai ka fjetur me Gjushin në qeli.

E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai. Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre. Do të respektohen të gjithë rregullat. Se Gjushi është si urith. Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner. Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty. Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është… Vazhdojmë…”, tha Berisha.

Gjithashtu Sali Berisha tregoi se si do të vijojë aksioni opozitar ditët në vijim. Nga selia blu, Berisha tha se PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për mosbesimin e Peleshit.

Ai theksoi gjithashtu se opozita do të përqendrohet në organizimin e protestave, të cilat sipas tij janë rruga e vetme për të luftuar “narkoregjimin e Ramës”.

“Parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin të cilët donin me çdo kusht që shqiptarët të mos njiheshin me vjedhjet shpërdorimet monstruoze të Edi Ramë, familjes dhe ministrave të tij. Ndaj dhe përdori shkelmimin e rregullores për të mbyllur seancëm. Kjo është betejë në vazhdim. Ne do të insistojmë me të gjitha mënyrat është bërë një vendim që të kërkohem mocion mosbesimi për Peleshin dhe do dërgohet në Gjykatë Kushteuese. Protesta rruga e vetme që ka opozita për këtë narkoregjim, për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe kushteutën”,  tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shuhet aktori i mirënjohur Enver Petrovci

0

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.

Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai la pas një karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në 1999-ën vijoi me sukses karrierën e tij artistike në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjekmarkaj i drejtohet me tone të ashpra mazhorancës: Po asgjësoni opozitën, nesër mund të sillni Qenin Rex si ministër

0

Debate mes socialistëve dhe demokratëve në Konferencën e Kryetarëve, ku po diskutohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Nënkryetari nga radhët e PD, Agron Gjekmarkaj, e ka quajtur “atentator” Peleshin, për sjelljen e tij gjatë seancës së fundit ku u miratua pa debat programi qeverisës dhe kabineti “Rama 4”.

Agron Gjekmarkaj: Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte, me urdhra politikë po tentoni të asgjësoni opozitën dhe Parlamentin. Ju, kryetar, u shfaqët si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës.

Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë, ku nuk donit të shfaqnit qeverinë, provokuat opozitën. Ju, kryetar, e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet të mblidhni menjëherë Këshillin e Legjislacionit për mocionin e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet.

Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm, që të lehë për 10 minuta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt

0

Erion Veliaj i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra.

Këshilli, në kthimpërgjigje, shprehet se, nëse nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mund t’i dërgojë me shkrim komentet e tij.

Pjesë nga përgjigjja ndaj Veliajt: “Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”.

Mbledhja e komisionit të Ligjeve, e cila pritej të mbahej sot, është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx