Ballina Blog Faqe 166

Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Eni Vasili: Nuk e kam fajin unë

0

Drejtoresha e re e RTSH-së, Eni Vasili, pranon për BIRN se kompania po përballet me një situatë të rëndë financiare – pasi disa kontribuues zbuluan se nuk janë paguar prej muajsh.

Nga Fjori Sinoruka

Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”.

Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”.

“Falenderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.

Ajo shtoi se aktualisht ka një “prioritizim të pagesave”, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit.


“Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.

“Ajo do të përballej gjithashtu me gjykata ndërkombëtare për mospagesën e kontratave me të huajt”, shtoi ajo.

Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim.

“Të qenurit drejtues i një institucioni me kaq probleme të mbartura nuk justifikon gjithsesi prodhuesit e baltës t’i lëshojnë ato në mënyrë dashakeqe mbi kurrizin e atyre pak njerëzve qe nuk kanë asnjë përgjegjësi për krijimin e kësaj situate,” tha Vasili.

Në prill, Vasili mori detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e transmetuesit publik shqiptar, i cili gjendet në kushte të rënda financiare dhe i ngarkuar me procese gjyqësore që burojnë nga pushimi i menjëhershëm i rreth 150 punonjësve nga paraardhësi i saj, ish-politikani Alfred Peza.

Sipas Këshillit Drejtues, transmetuesi ka një borxh prej 6 milionë eurosh dhe vetëm çështjet e pushimeve të padrejta nga vala e shkarkimeve e Pezës i kanë kushtuar deri më tani 1.8 milionë euro.

Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi. Peza ishte një ish-deputet i Partisë Socialiste.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nis seanca e Kuvendit, PD shpalos pankarta me akuza për socialistët

0

Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

Seancën e sotme e drejtoi deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.

Që në seancën e parë plenare të legjislaturës së XI-të të Kuvendit, Partia Demokratike, e cila së bashku me aleatët në këtë mandat ka 50 deputetë, nisi aksionin opozitar.

Deputetët kanë shfaqur në Kuvend pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialistedhe personazhe të krimit të organizuar dhe të mbishkruara me akuza.

Ndërkohë, Sali Berisha ka shkuar në foltore dhe ka kërkuar që të marrë fjalën për procedurë, por nuk është lejuar nga socialistët. Kjo gjë ka sjellë tensione dhe më tej deputetët e tjerë demokratë si Flamur Noka, Gazment Bardhi bllokuan foltoren e Kuvendit nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo.

Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve, ku kreu i grupit të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e Milva Ikonomit, Olsi Komnicit, Aulona Bylykbashit, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla. Ndërkohë, Partia Demokratike dhe opozita nuk paraqiti 3 emrat e saj duke protestuar të foltorja teksa Berisha kërkonte të mbante fjalim

Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD e fillon sesionin e ri parlamentar me homazhe te memoriali i Azem Hajdarit

0

Ditën e sotme, bëhen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari afër selisë së PD-së më 12 shtator 1998.

Pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Demokratike organizoj një ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin në përvjetorin e vrasjes së tij në oborrin e selisë së PD.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm familjarët e ish liderit të dhjetorit dhe drejtues të opozitës, ku nuk mungojë as kreu i PD, Sali Berisha.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se  se sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar, pasi sipas tij, nuk ekziston vota dhe fjala e lirë.

Berisha: Në këtë përvjetor të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm. Azem Hajdari së bashku me sivëllain e tij Besim Çerja janë më të gjallë se kurrë ne idealet e Shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit sot janë më kushtruese me ftuese se kurrë që nga viti 90 e gjer në këtë moment. Mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, de facto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston. Fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në starin e Edi Ramës siç ishte ajo ne diktaturën tjetër ku i ati i tij xhelat firmoste varjen e poetëve, ekzekutimin e qytetarëve për fjalën e lirë, e mendimin e lirë. Sot është një ditë betimi, do të thosha për çdo demokrat shqiptar për çdo deputete të PD për çdo drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë për të shpëtuar votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Edhe një here të gatshëm për çdo çmim dhe sakrificë. Pasi liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica. Unë kam bindjen se demokratët shqiptarë, pavarësisht nga ditët e vështira do ti tregojnë, Shqipërisë dhe botës se ata janë në armiqësi me armiqtë e lirisë, me armiqtë e fjalës së lire dhe se do të kthejnë në këtë vend dinjitetin njerëzor dhe do te kthejnë përsëri në këtë vend votën e lirë, fjalën e lirë…

Ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte mosprezenca e vajzës dhe politikanes së shquar e intelektuales brilante, Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari ka qenë kritike kohët e fundit ndaj opozitës shqiptare nga mënyra e funksionimit të saj.

Dikur pjesë e PD, Rudina Hajdari u mundua që të linte gjurmë në politikën shqiptare si i ati i saj, por siç duket ajo që la janë vetëm disa gafa në Kuvend.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

0

Nga Artan Fuga

E them se shfaqja e djeshme nga ana e komunikimit masiv ishte si mbledhje kooperative bujqësore!

Në vend të një programi qeverisës ku emrat e rinj në krye të dikastereve të lidheshin me politikën e ardhshme, patëm paraqitje individësh me emfazë, sikur shpalleshin çmimet OSCAR, si njerëz të jashtzakonshëm, por që nuk dihet se çfarë kanë bërë të veçantë për të mirën publike.

Si tha shoku Enver në Kongresin e katërt të partisë kur po shpallte antarët e komitetit qendror, për karshillik ndaj tovararish Hrushçev?

Ne kemi kuadro për të formuar katër komitete qendrore, jo një!

I bëri helaq të propozuarit!

Kurse dje ishte ndryshe!

Të gjithë:

Supermen dhe superwoman!

Sikur kemi 35 vjet që jemi në BE, jo sikur treni dhe lokomotiva kanë ngec në Maminas a Rroskovec!

Si shpallen në ring boksierët në një sallë që i brohoret në ndeshjet kiç! Seç kishte aromën e një ndeshje sporti në Pallatin e Sportit PARTIZANI!

Seç kishte diçka nga aroma e një pazari peshku ku shitësi lavdëron peshkun e vet të freskët, të sapokapur në grep, pa hala, që gatuhet shpejt!
Si një shfaqje reklame dhe marketingu !

Asnjë aromë evropianizimi! Sa gjynah!

Diella duhet të ndërhyjë!

E gjitha kjo në një hipokrizi të trashë të kamerës, e cila edhe donte të bënte sikur askush nuk dinte asgjë se kush do të bëhej gjë, por edhe në çastin kur dikujt i përmendej emri si ministër, e kishte gjetur dy sekonda më parë fytyrën në sallë dhe ishte fokusuar atje.

Po ku e dinte kameramani xhanëm!

Dhe të nominuarit OSCAR, të gjorët a të gjorat, mbanin një fytyrë të ngrirë, pa asnjë shprehje, të ngurtësuar, të palëvizshme, hermetike, sikur të mos ishin njerëz.

Nuk i lejonin vetes asnjë shprehje si të ishin skulptura kokash në një amfiteatër antik.

Kurse në fytyrat e atyre që prisnin, por s’kapën gjë, në fytyrat e atyre që ishin, por ikën, si edhe te fytyrat e atyre që nuk prisnin gjë, por kishin cmirë për ata që nominoheshin OSCAR, në sy vështrim me cmirë, nofulla të ngrira dhe shtrënguar si darë, qendrim koke me qafë si monument, vështrim, vetëpërmbajtje të papërmbajtur, çfarë nuk lexohej, (Cfarë ka ajo më shumë se unë?), o nëne o nëne, si është njeriu, sidomos njeriu me pushtet, sidomos njeriu me pushtet të pamerituar!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

0

Agron Shehaj ka folur në Euronews Albania lidhur me kandidaturën e mundshme të opozitës që do të përballet me socialistët për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Partisë Mundësia u shpreh se vetëm një kandidaturë jopolitike dhe përbashkuese, e mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, do të kishte realisht shanse për të fituar në garën për Bashkinë e kryeqytetit.

“Duhet një kandidat jopolitik, i pavarur, që të bashkojë 32 përqindëshin e PD-së, 6 përqindëshin e një partie tjetër, apo 3 përqindëshin e forcës tjetër që vjen pas. Kjo është e vetmja mënyrë që të mundim Edi Ramën. Nuk ka rëndësi emri tani. Duhet të vendosim nëse jemi dakord me këtë qasje – pastaj emri gjendet, se ka shqiptarë të zotë,” – theksoi Shehaj.

Sipas tij, në kushtet aktuale, e vetmja mënyrë për të pasur shanse përballë mazhorancës është që opozita të përzgjedhë një kandidat teknik, të pavarur, i cili nuk është anëtar i asnjë partie politike dhe që nuk perceptohet si përfaqësues i ndonjë force politike.

“Na duhet një kandidat i përkryer dhe i jashtëzakonshëm, pavarësisht se çfarë mendojnë kryetarët e partive opozitare. Ideja është të gjejmë një kandidat të pavarur, që të përfaqësojë opozitën”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Demokratike zgjedh kreun e Grupit Parlamentar dhe nënkryetarin e Kuvendit. Ja emrat e votuar

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së.

“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Ajodhi.

Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Manastirliu do të heqë dorë nga mandati i deputetes për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, rikthehet në Kuvend Gjylameti

0

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të kandiduar Ogerta Manastirliun si kryebashkiake e Tiranës, pasi shkarkoi nga detyra Erion Veliajn, i ka hapur rrugë rikthimit në Kuvend të  Blerina Gjylametit

Automatikisht Ogerta Manastirliu do të duhet të heqë dorë nga mandati i deputetes, që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, për të kandiduar për kreun e Bashkisë.

Në Kuvend nga lista e PS-së, rikthehet në Parlament Blerina Gjylamenti, e cila ishte në listë të hapur.

Kjo e fundit mbeti jashtë Kuvendit pas një gare të fortë për votat me Olta Xhaçkën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Diella, ministrja e parë AI në qeverinë Rama! Do jetë përgjegjëse për tenderët

0

Për herë të parë në Shqipëri dhe ndoshta në botë, qeveria do ketë një ministre të prodhuar me Inteligjencë Artificiale.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi ministren e parë në histori të krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.

Rama tha se ministrja për shtetit e quajtur Diella do të drejtojë edhe Prokurimet Publike përgjegjëse për tenderët, të cilët siç nënvijëzoi kreu i qeverisë me këtë zgjedhje do të jenë të pakorruptueshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

0

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar!  Në fjalën e tij Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

Kabineti i ri Qeveritar

Zv.kryeministre – Belinda Balluku

Ministre e Infrastruktrës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministria e Punëve të Brendshme – Albana Koçiu (Për herë të parë një grua)

Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministria e Financave – Petrit Malaj

Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministria e Shëndetësisë – Evis Sala

Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj

Ministri i Drejtësisë – Besfor Lamallari

Ministri i Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministre e Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministri i Bujqësisë – Andis Salla

Ministër për Pushtetin Vendor – Ervin Demo

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt, Ogerta Manastirliun zyrtarisht kandidate për kryetare e Bashkisë së Tiranës

0

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja e PS, shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli që prej shkurtit të këtij viti dhe akuzohet për 13 vepra penale.

Rama tha se Veliajt i është mohuar e drejta e gjykimit në liri dhe se asnjë zevendësues nuk mund të ketë legjitimitetin që nëvojitet për ta udhëhequr.

Po ashtu, Edi Rama ka shpallur kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliun.

“Qytetarët e Tiranës nuk mund të presin më as 7 ditë të tjera pa ditur se çfarë do të bëhet me bashkinë e Tiranës. E çmoj nga afërsia e punës me të, ose nga distanca, por gjithnjë në respekt me integritetin në kryerjen e çdo detyre, dhe mbi të gjitha për shërbimin e veçantë ndaj publikut, kujdesin nga bashkëpunëtorëve dhe për vëmendjen ndaj çdo njeriu në Shqipëri që e ka lidhur detyra, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës.”, tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx