Ballina Blog Faqe 165

IKMT zbarkon në Valbonë, banorët në lot për banesat e prishura: Jemi votues të Edi Ramës…

0

IKMT zbritur në Valbonë, ku ka vijuar me prishjen e objekteve pa leje.

Pronarët e 3 objekteve që IKMT i prishi pasi ishin pa leje, të dy të moshuar, kanë shpërthyer në lotë dhe deklaruan se ky ishte viti i parë që ata po i shfrytëzonin për biznes.

“Banesën aktuale që kemi, është me lagështirë, nuk e kemi për kurrgjë. Këto objekte i ndërtuan 3 djemtë emigrantë që punojnë e jetojnë në SHBA, Angli dhe Ital”, thotë e moshuara, ndërsa bashkëshorti i saj thotë para kamerës se kjo që po ndodh me ta, smund ti ndodhë një shqiptari

“Jemi shqiptarë, jo serbë apo malazez. Jam votues i Edi Ramës dhe tani po na pushkatojnë. Një polic nuk ka ardhur të na pengojë për ndërtimet pa leje. 3 fëmijë njëri në SHBA, njëri në Angli, tjetri në Itali, na kërkuan të na bëni verës skemi ku rrimë. Tani këta na e vunë fadromën. Më mirë me na pushkatu”, thotë i moshuari.

Në total, IKMT ka planifikuar për të prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët.

3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.

Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.

Nga 22 objektet në total, 16 po çmontohen vullnetarisht nga banorët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama, ministri “de facto” i Diellës

0

Në një situatë të pazakontë, ligjore, kushtetuese, por edhe befasi anormale institucionale, kreu i shtetit Bajram Begaj dekretoi: “Zoti Edi Rama emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”, por në kushte të panjohura më parë shtoi: “Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale ‘Diella”.

Ky është dekreti i datës 12 shtator i cili futi në një diskutim të panjohur edhe sistemin juridik në interpretime ligjore dhe kushtetuese.

Reagimi i Presidencës

Pa mbushur një orë nga nxjerrja e dekretit, Presidenca reagoi duke iu përgjigjur interesit mediatik mbi “ministren Diella”, përgjegjësinë e së cilës e merr kryeministri.

Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”, thotë zyrtarisht Presidenca. Në nenin 103 në pikën 1 thuhet: “Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet”.

Po a i ka këto cilësi Diella virtuale?

Avokat Ermal Hamataj thotë për Faktoje.al se, “nëse krijohet si strukturë, dhe me ligj krijohet si ministre e re, duke iu referuar dekretit, Rama do të njihet si ministër i saj de facto, pavarësisht se de jure është Diella”.

Presidenti njoftoi se ka dekretuar vetëm Kryeministrin.

Ministrat do të dekretohen dhe betohen në një ditë të mëvonshme.

Ka një problem që ministri betohet, nuk është çështja vetëm tek dekreti. Nuk e di kush do e bëjë betimin në vend të Diellës, ka diçka të paqartë, pasi ministri duhet të jetë shtetas shqiptar dhe jo person virtual”, thotë për Faktoje.al, avokat Ledio Braho.

Formula e betimit të anëtarëve të qeverisë duke vënë dorën mbi Kushtetutë është e qartë  dhe Kushtetuta në këtë rast nuk parashikon “dorë virtuale” për betimin mbi të.

Kush është “ministre Diella”?

Diella e e-Albania, e krijuar nëpërmjet AI (Inteligjencës Artificiale), ndihmon në marrjen e  shërbimit në platformën e-Albania. Ndihmësja virtuale shfaqet e veshur me një nga kostumet tradicionale të zonës së Zadrimës.

Megjithatë, për kryeministrin, “Diella e e-Albanias” do të marrë një “post kyç”, madje në procedura të posaçme.

Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por vizualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e Inteligjencës Artificiale në proceset qeverisëse dhe mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikave dhe ngurtësisë së administratës për të ndikuar ritmet e procesit qeverisës”, tha Rama në Asamblenë e PS-së teksa propozonte emrat e ministrave të rinj./ Faktoje.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

0

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve. Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër.

Vendimi i Doshit dhe Sabina Jorgos ka ardhur pak para se të rifillonte mbledhja e Kuvendit, për betimin e ligjvënësve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

0

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.

Në një dedikim të ndarë në rrjetet sociale, ajo përshkruan boshllëkun që la humbja e babait në moshë të vogël, dhimbjen që nuk është zbehur me kohën dhe përpjekjen për të jetuar një jetë që do ta bënte atë krenar. 

Kujtimi i Azemit, siç shkruan Rudina, mbetet një udhërrëfyes i heshtur në çdo hap të jetës së saj.

Reagimi i plotë

Të humbasësh një prind është pa dyshim një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë njeriu në këtë jetë. Është një dhimbje e pashmangshme, që herët a vonë troket në derën tonë. Mund ta kemi menduar, mund të kemi përgatitur veten në disa raste, por asgjë nuk na bën gati përballë të vërtetës së saj therëse. Sa herë takoj dikë që ka humbur një prind, ndiej menjëherë plagën e tyre. E ndiej boshllëkun që ata mbartin, sikur shpirti të transportohet në një botë tjetër, në një planet ku nuk njeh askënd. Atje ndihesh i vetmuar, përballesh me veten dhe kërkon dritën për të dalë nga errësira dhe të jetosh edhe një herë nga e para në këtë realitet të ri. Për mua, ky realitet i hidhur nisi shumë herët, plot 27 vite më parë. Që nga ai çast, jeta ime mori një trajtë tjetër, një udhëtim i copëzuar mes kërkimit të kuptimit të jetës, dashurisë dhe vetes.

Përjetova njërën nga dhimbjet më të mëdha ende pa kuptuar ende mirë kufijtë e dashurisë. Në mes të këtij tymi ndjenjash, u largova dhe u ktheva sërish në Shqipëri. Amerika u bë vendi ku ndërtova veten me vlera që ti i doje fort. Sakrifica u bë mënyra ime për të treguar sa shumë të dua, për të ngritur një jetë që ti do ta miratoje me krenari, ashtu siç bëje sa herë merrja një notë të mirë në shkollë dhe ti më ngrije në krahë. Çdo përpjekje e imja e jetës e kam menduar si një përqafim prej teje. Ato çaste kanë mbetur kujtimet më të bukura që më dhe. Dashuria jote më mungoi si ajri, por mungesa jote më mësoi të dhuroj timen. Të humbësh një prind kur je ende fëmijë është sikur të ecësh krah për krah me botën e përjetshme. Fillon ta shohësh vdekjen jo si fundin e madh, por si një derë ku ndoshta do ta takosh sërish. Në kërkim të çlirimit nga kjo stuhi, fillon e hedh sytë drejt qiellit për të ndier nëse je aty, duke më parë.

Shtresa e qiellit bëhet si një pëlhurë e lehtë që më mbështjell trupin sa herë rëndohem nga ky udhëtim i vështirë. Praninë tënde nuk e ndiej vetëm pranë banesës së fundit. Sa herë vij, më duket sikur hapat e mi nuk e prekin tokën, sikur flladi më ledhaton faqen me prekjen tënde. Lotët rrjedhin vetvetiu, ashtu si ditën e parë kur të pashë të zhyteshe në dhe, duke marrë me vete edhe fëmijërinë time. Unë të mbaj gjithë kohës me vete. Je në krahët e mi, i padukshëm, brenda meje, dhe aty do të jesh gjithmonë. Do të jesh edhe në zemrën e vajzës sime dhe më vonë. Dashuria ime për ty do të shndërrohet në kujtimin e saj të përhershëm. Çdo 12 shtator e kam parë veten në cepin e shtëpisë duke pritur e përcjellë njerëz të ndryshëm, pa ditur saktë kush ishin shumë prej tyre. Në mendjen time gjithmonë ka qenë një pikëpyetje e madhe nëse dikush prej tyre kishte dorë në këtë dhimbje kaq të madhe. Ky dyshim më ka përndjekur, për mirë apo për keq. Megjithatë, në këtë udhëtim ka pasur edhe momente domethënëse, kur dëgjoja rrëfimet e atyre që i kishe prekur thellë.

Ndër to mbaj mend një histori të rrallë: dikush rrinte vetëm, i heshtur. Kur e pyetën, ai tregoi një ngjarje nga Tropoja, kur në një nga atentatet, makina jote ishte futur në hyrje të një pallati për t’u shpëtuar plumbave. Atë natë, në derën ku trokitje, nuk pranove të hyje brenda nga meraku se mos vije në rrezik familjen e tij. Kërkove një karrige dhe një gotë ujë dhe u ule jashtë në pragun e derës. Personi që tregonte, i moshuar mes lotësh, tha: “Sikur edhe shtatë jetë t’i kisha, nuk do të bëja kurrë atë që bëri Azemi”. Atëherë nuk i kuptova plotësisht ato fjalë, por e dija se kishin një kuptim të veçantë. I mbajta me vete për t’i kuptuar më thellë dhe për t’i dhënë më shumë kuptim jetës sime. Unë dua që kjo jetë të ketë kuptim, qoftë edhe një çerek të asaj që kishe ti. Vetëm kështu do të ndjehem e plotësuar, sado pak.

Ti ishe i tillë, jetove pak, por arrite shumë. Sido që të ishte, unë nuk do të resht kurrë së thëni: Të dua, babi! Do të jetoj gjithmonë me përpjekjen për të të bërë krenar, sepse kjo është mënyra më e bukur për të ecur përpara, duke marrë me vete kujtimet dhe rrëfimet e atyre që ti i ke ndryshuat jetën, duke i rijesjellë në jetën time të përditshme dhe duke ndërtuar një ekzistencë të re, atë të pranisë së thellë shpirtërore brenda meje. Sepse, në fund të fundit, dashuria që na japin prindërit është drita që na udhëheq në këtë botë dhe ajo dritë nuk shuhet kurrë brenda nesh, kudo që ata janë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Votimi për Niko Peleshin/ Tritan Shehu deputeti që ‘tradhton’ grupin e PD, Berisha: Do ta pyes pse veproi kështu

0

Në Parlament u votua ditën e djeshme propozimi i Partisë Socialiste për kryetar të Kuvendit, Niko Peleshin.

Deputetët demokratë nuk kanë shkuar fare në Komisionin e ngritur në Kuvend, për të marrë fletët e votimit, teksa më herët ata kanë thënë se do të fusnin në kuti fletët që mbanin në duar (në të cilat denoncohej korrupsioni i pretenduar i Qeverisë Rama).

Ndërkohë deputeti Tritan Shehu, ndryshe nga grupi i Partisë Demokratike shkoi dhe votoi.

Më pas Shehu e justifikoi veprimin e tij duke thënë se votoi kundër kandidaturës së Niko Peleshit për kryetar Kuvendi. Ai tha se shkoi dhe votoi pa vetëdije, thjesht si refleks.

“Votova kundër, refleksi i votimit”, tha Tritan Shehu për A2 CNN.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi deputeti demokrat Tritan Shehu mori pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri, përkundër vendimit të PD-së për të mos marrë pjesë në proces.

Gjatë një deklarate për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha kërkoi kohë që të fliste me Shehun lidhur me veprimin e tij.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se Tritan Shehu mund të mos e ketë marrë mesazhin në grupin e Whatsapp-it të PD-së, ku u kërkohej deputetëve të mos merrnin pjesë në proces.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbahet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?

0

Nga 140 deputetë që morën mandatin nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, 5 prej tyre nuk u betuan në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në seancën e së premtes, munguan 3 deputetë nga grupi parlamentar demokrat, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli.

Burime për BalkanWeb thanë se Bylykbashi dhe Vokshi ndodhen në një takim të Partive Popullore Evropiane ndërsa deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj.

Dy deputetët e tjerë që munguan në seancën e konstituimit të Kuvendit, I përkasin Partisë Socialdemokrate.

Ata do të zëvendësojnë Tom Doshin, kreun e PSD dhe Sabina Jorgo, të cilët kanë hequr dorë nga mandati dhe në vend të tyre do të futen në Kuvend Osman Teta dhe Meri Markiçi.

Teta ka qenë i treti në listën e mbyllur të PSD-së, ndërsa Markiçi ka siguruar mandatin si gruaja më e votuar, me 614 vota.

Për 5 deputetët që munguan, betimi i tyre do të bëhet në seancën e radhës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A e ka PD gati kundërshtarin e Manastirliut? Këlliçi zbulon dy emrat e mundshëm

0

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë socialiste zyrtarizoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës.

“Po PD a e ka gati një kandidat për bashkinë më të madhe në vend?”

Kjo ishte pyetja që iu bë në QUO VADIS nga moderatorja Pranvera Borakaj, nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat Belind Këlliçi.

I ftuar në studio, Këlliçi tha se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë dy emra potencial që mund të sjellin fitoren e opozitës në Tiranë, megjithatë duhen bërë konsulta me bazën dhe me aleatët më parë.

Borakaj: Keni ju në figurë sot?

Këlliçi: Po patjetër që po janë disa.

Borakaj: Cilët?

Këlliçi: Është Ilir Alimehmeti, i cilli ka qenë kandidat edhe përballë meje brenda partisë.

Bregu: Mesa di unë Alimehmeti nuk e ka më ambicie.

Këlliçi: Kjo do të jetë pjesë e strukturave.

Borakaj: Je me teorinë e Agron Shehajt?

Këlliçi: Jam me gjysmëteorinë e Agron Shehajt. Do të duhet një figurë politike e dakordësuar.

Myslimaj: PD e ka të vështirë t’i bëjë bashkë partitë e vogla.

Këlliçi: Ne flasim për parti që kanë në sfond partitë e vogla që duan rrëzimin e Ramës. Unë mendoj se zoti Alimehmeti ka staturën për të dhënë më të mirën. Zonja Jorida Tabaku po ashtu.

Borakaj: Ju kë medoni se ju përfaqëson më mirë?

Këlliçi: Nuk e them dot unë personalisht. Por po them nëse vjen çështja te emrat, ka emra sa të duash që kanë mundësinë për të mundur Ogerta Manastirliun.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aktori i njohur Julian Deda propozon Flamur Nokën për Tiranën: Është i bukur, ka shqisën e gjashtë dhe …

0

Aktori dhe demokrati i njohur, Julian Deda nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, ka propozuar Flamur Nokën si kandidat të PD për zgjedhjet e parakohshme për kryetar Bashkie në Tiranë, përball zgjedhjes së Ramës, Ogerta Manastirliu.

Në mbështetje të kësaj kanditature, Deda rreshton edhe disa cilësi të Nokës.

Nisur nga rrethanat, unë mendoj se,
PD duhet të kandidojë në garën për bashkinë e Tiranës Dr. Flamur Nokën.
Personalitet i shquar, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet. Është mjek i niveleve europiane. Ka qenë ministër, pra, ka eksperiencë në qëndisje projektesh dhe letrash. Organizimin e Partisë për të larguar sa më shumë demokrat e njeh shumë mirë, mund të mos njohë shumë gjëra por partinë e njeh.Thonë se, ka edhe shqisën e gjashtë, për këtë detaj ju sqaron më mirë gazetari Ç. P.
Por mbi të gjitha është edhe i bukur.
Vetëm kështu mund ta fitojmë betejen kundër regjimit“, shkruan Julian Deda.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kryeministri në presidencë, Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

0

Gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë e re “Rama 4”.

Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ky do të jetë mandati i katërt për Edi Ramën, që drejton ekzekutivin shqiptar që prej vitit 2013 si kryetar i Partisë Socialiste.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ana Dajko emocionohet para kamerave: Jam këtu për të përfaqësuar 64 mijë mandate

0

Ana Dajko, deputete e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”  u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Pas përfundimit të seancës të kuvendit 60 vjeçarja, dha prononcimin e parë për media. Ajo u pyet edhe për një lajm të medias greke, në të cilin shkruhej për origjinën e saj helene.

“Duke filluar nga nesër, helenizmi i Shqipërisë do të fitojë një përfaqësim të ri, por edhe të veçantë, në Parlamentin e vendit. Anna Partali-Dajko, me origjinë nga Simatati Kato Lesinitsa, do të ngjitet në vendet parlamentare”, është shkruar ndër të tjera nga media greke “apenadi.blogspot.com”.

Ana Dajko është shprehur se është shtetase shqiptare dhe se do të punojë për djemtë e vajzat e partisë që përfaqëson.

Mes shumë emocionesh deputetja ka bërë një lapsus duke thënë “kam përgjegjësi për 64 mijë mandate” , në vend të 64 mijë vota , kur është pyetur nga gazetarët.

60 vjeçarja është deputetja e vetme përfaqësuese e partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx