Ballina Blog Faqe 53

Veliaj bën padi në Prokurorinë e Tiranës: Nesti Angoni nuk ekziston!

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim për falsifikim dokumentesh lidhur me dokumentin e depozituar në SPAK nga një person anonim i identifikuar si Nesti Angoni, dhe që shërbeu si bazë që Prokuroria të niste procedimin penal ndaj tij.

Në kërkesën drejtuar organit të akuzës, Veliaj thekson se bëhet fjalë për një rast falsifikimi, pasi emri në fjalë nuk rezulton i regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Sipas tij, dokumenti i paraqitur në SPAK është hartuar në formën e një kallëzimi të identifikuar, duke përdorur një identitet të rremë dhe një nënshkrim fizik.

“Në fund të dokumentit, poshtë emrit “Nesti Angoni”, është vendosur një nënshkrim me shkrim dore. Ky fakt tregon qartë se personi që ka hartuar dokumentin nuk është kufizuar në paraqitjen e informacionit në mënyrë anonime, por ka zgjedhur të krijojë një identitet të rremë dhe ta materializojë atë përmes një nënshkrimi fizik, duke e paraqitur dokumentin si të ardhur nga një subjekt konkret dhe i identifikueshëm. Ky veprim përbën një paraqitje të rreme të rrethanave faktike përpara një organi publik, me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e tij.”, thuhet në shkresën e Veliajt.

Po ashtu, sipas tij, dokumenti përmban pretendime të përgjithshme dhe të paverifikuara mbi marrëdhënie dhe përfitime të mundshme të tij. Veliaj argumenton se procedimi penal i nisur nga SPAK ndaj tij është i papranueshëm sepse është vënë në lëvizje nga elementë, që sipas tij, përbëjnë vepër penale. Ai thotë se hartimi dhe nënshkrimi i dokumentit në emër të një identiteti të rremë përbën vepër penale dhe duhet që të hetohet.

“Pra, mungesa e një personi real me këtë emër nuk e përjashton përgjegjësinë penale, por është pikërisht një tregues i mënyrës së kryerjes së veprës, nëpërmjet simulimit të identitetit, me qëllim shmangien e identifikimit dhe rritjen e besueshmërisë së dokumentit të paraqitur. Në këtë kuptim, subjekti i veprës penale nuk është personi fiktiv i përdorur në dokument, por personi real që ka hartuar dhe nënshkruar këtë dokument në emër të një identiteti të rremë, i cili mbetet për t’u identifikuar nëpërmjet hetimit penal. Për rrjedhojë, elementi i subjektit të veprës penale rezulton i plotësuar, pasi ekziston një autor real, edhe pse aktualisht i paidentifikuar, i cili ka kryer veprimet materiale të përshkruara më sipër.”, shton ai.

Kryebashkiaku thotë se rasti ndaj tij nuk është kallëzim penal i rregullt sepse nuk përmbush asnjë standard formal dhe procedurial për t’u quajtur i tillë.

“Në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e pranueshme që një procedim penal të vihet në lëvizje mbi bazën e veprimeve që në vetvete paraqesin elementë të një vepre penale. Pranimi i një logjike të tillë do të çonte në legjitimimin e përdorimit të mjeteve të kundërligjshme për të inicuar ndjekje penale, duke deformuar rëndë funksionin e drejtësisë dhe duke cenuar parimet themelore të shtetit të së drejtës.”, shton ai.

Veliaj kërkon gjithashtu që të identifikohet personi real që qëndron pas emrit “Nesti Angoni”.

“”Për sa më sipër, kërkoj: i. regjistrimin e procedimit penal për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal si dhe cdo vepër tjetër relevante që del gjatë hetimit. ii. identifikimin e autorit real që ka hartuar dhe nënshkruar dokumentin “Të dhëna për SPAK”, thotë ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ilir Vrenozi thirrje Berishës: Nëse e ke seriozisht, merr karrigen sot dhe nis grevën para Kryeministrisë

0

Pak para nisjes së protestës së opozitës, Ilir Vrenozi i është drejtuar me një kërkesë konkrete Sali Berishës dhe deputetëve të PD.

Vrenozi thotë se protesta me shashka dhe tym nuk bëhen dhe nuk sjellin rrëzim pushteti. Sipas tij nëse PD e ka vërtetë qëllim të rrëzojë Edi Ramën, atëherë duhet që Berisha dhe deputetët e tij të nisin grevë para Parlamentit ose Kryeministrisë.

“Në qoftë se sot në orën 19, nëse e keni seriozisht të rrëzojmë Ramën, sot Berisha dhe deputetët e opozitës marrin një karrige dhe ulen para parlamentit ose kryeministrisë, dhe fillojnë një grevë urie ose ngujim.

Nëse e ke me gjithë mend merre karrigen dhe ulu, që të të shikojë populli që ka seriozitet, sepse merr e hidh shashka…

Ja shiko rrugës për Tiranë, por rruga për Tiranë duhet të bëhet edhe pak me motivim.

Nga ana e deputetëve, ata duhet të japim pak nga vetja e tyre, se ardhja aty dhe hidh shashka, hidh tym e ik me vrap, edhe çfarë? Edhe Rama vazhdon.

Do që Rama të mos jetë më në pushtet? Merrni nga një karrige dhe uluni para parlamenti, kjo prej burrash… pastaj nëse duan të bëjmë ‘au iu’, hajde bëjmë”, thotë Vrenozi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U përjashtuan nga seancat në dhjetor të 2025-ës, Administrativja shfuqizon masat disiplinore për deputetët e PD

0

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi sot shfuqizimin e masave disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. Lajmi konfimrohet nga përfaqësuesi ligjor, Marash Logu.

Masat disiplinore lidheshin me seancën plenare të datës 18 dhjetor 2025, ndërsa vendimet e shfuqizuara nga Gjykata ishin marrë në datën 23 Dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën, dhe lënë në fuqi në datën 20 Janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.

Pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës për shkak se janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Motivet/ Pse do përplasen në gjykatë Berisha me Ramën

0

“Të bëhet burrë dhe të vijë të përballet në gjykatë“, kështu ka deklaruar Sali Berisha duke dalë nga oborri i kuvendit, një ditë pasi Gjykata e posatshme miratoi kërkesën e avokatëve të vet mbrojtës që Edi Rama të thirrej si një nga dëshmitarët e dosjes “Partizani`në procesin kundër tij. Një ditë më parë, ndryshe nga SPAK që pati hezituar ta pyesë Ramën për odisenë e shndërrimit të një terreni sportiv në truall ndërtimi, gjykata vendosi të pranojë kërkesën që edhe ai të dëgjohet për të zbardhur këtë [ështje.

“Do jemi ballëpërballë dhe thojini të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa media, por të kërkojë mediat aty dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë dhe çfarë aktesh korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion, pa asnjë kërkesë nga pronarët”, tha Berisha këtë të enjte para gazetarëve.

Por, për të kuptuar këtë duel të pritshëm para GJKKO-së duhet ditur disi backgroundi i kësaj historie që daton plot dy dekada më parë.

Kur SPAK nxori në publik dosjen me 500 faqe, me anë të së cilës ai argumentonte se përse Berisha duhej marrë i pandehur, e akuzontre atë se pati shfrytëzuar pozitën e kryeministrit për të favorizuar dhëndërin e tij, Jamarbër Malltezi, duke e hequr nga lista e terreneve sportive truallin ku ky i fundit ishte një nga pronarët. “Sapo Berisha erdhi në pushtet, pronarët me në krye Jamarber Malltezin u organizuan dhe aplikuan menjëherë për privatizimi e Kompleksi Partizani që ishte ndërtuar mbi tokën e 5 familjeve, një nga të cilat familja Begeja, për të cilën dhëndri i Kryeministrit është një nga trashëgimtarët”, pretendon akuza, që prek edhe pikën kryesore për të cilën do përplasen Rama me Berishën, atë të nxjerrjes nga lista e objekteve sportive. Aty thuhet se se me vendimin e firmosur nga Sali Berisha në postin e kryetarit KKRTSH më 21 Nëntor 2006 u miratua ndryshimi i planit rregullues të Qytetit të Tiranës ku përfshihej dhe zona në Rrugën “Frosina Plaku”, e cila ndryshohet nga “zonë sportive” në “zonë banimi”.

Por e vërteta qëndron pak më ndryshe sipas avokatëve të Berishës. Ata e pranojnë vendimin e nëntorit 2006, por këmbëngulin se atij i ka paraprirë një tjetër vendim ai i ish kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Ata thonë se qe Këshilli Bashkiak i Ramës ai që e ndryshoi sëpari destinacionin, madje pa pritur ende një kërkesë nga pronarët. Ata shtojnë se Rama veproi urgjent, vetëm për tre javë, ndërsa në zyrën e Berishës si shef i këshillit kombëtar të territorit dosja u vonua shtatë muaj. Ata këmbëngulin se njësoj si me klubin Partizani Berisha ka vepruar me të gjitha ndryshimet që i vinin nga Bashkia Tiranë, që pas një vendimi të Gjkykatës Kushtetuese për mbikalimin e Zogut të Zi, që e obligonte pushtetin qëndror të njihte pavarësinë e atij lokal. 

Të gjitha këto argumenta ishin sfumuar në aktakuzën e SPAK, ku për më tepër, ndonëse përmendej vendimi i Bashkisë Tiranë, Edi Rama nuk ishte guxuar të përmendjej as me emër. Aty thuhej thjeshtë se “me vendimin nr. 132, dt. 08.06.2006 të Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, nga Bashkia Tiranë, u vendos që të ndryshojë destinacioni, duke e kthyer në zonë banimi”, territorin që i përkiste klubit sportiv “Partizani”.

Për të gjitha këto SPAK as nuk e thirri ta marrë në pyetje Edi Ramës, ashtu si^ka hezituar ta bëjë këtë edhe për dosje me të nxehta si ato të inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi etj.

Fakti se Rama megjithëse protagonist, as nuk përmendej as nuk u thirr për të dëshmuar u kthye në kalin e betejës së Berishës ndaj hetimit të njëanshëm që po zhvillonte prokuroria speciale. Mbrojtja e tij mëshoi në këtë pikë duke ngritur shumë dyshime në integritetin e prokurorëve.

Por me sa duket atë që nuk e bëri dot SPAK vendosi ta bëjë GJKKO. Ajo i dha të drejtë kërkesave të Berishës dhe Malltezit duke i pranuar atyre kërkesën që Edi Rama të pyetet si dëshmitar në sallën e gjyqit, duke i dhënë kështu liderit të opzitës mundësinë për ti hedhur rivalit të tij dorashkën: “ të kërkojë mediat aty dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë“.

Dosja ‘Partizani’ pjesë e së cilës është edhe ky episod kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

©Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Demokratët dalin në protestë pasditen e sotme, PD kërkon largimin e Ramës

0

Partia Demokratike mban sot protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë. Tubimi do të mbahet në orën 19:00 dhe Sali Berisha bën thirrje për një protestë paqësore. Kërkesat e opozitës mbeten të njëjta: largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

Të djathtët akuzojnë mazhorancën se, si pasojë e korrupsionit, kanë bllokuar edhe procesin e anëtarësimit në BE. Ndërkohë, dje nuk munguan debatet në Kuvend mes palëve. Tre interpelanca nuk u zhvilluan, për shkak se kreu i mazhorancës dhe dy ministrat e tij nuk ishin të pranishëm.

Demokratët dhe socialistët në seancë diskutuan për integrimin, si një proces që ka nevojë për më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Një ditë më parë, Policia e Tiranës bëri të ditur se ka marrë masa të posaçme për mbarëvajtjen e protestës dhe ka kërkuar nga organizatorët të shmangin çdo veprim që cenon sigurinë dhe rendin publik.

Gjithashtu, për shkak të tubimit, do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Rrugët e bllokuara:

Nga ora 15:00 e datës 17 prill deri në përfundim të protestës, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, që nga mbrëmja e kaluar, është ndaluar parkimi dhe qarkullimi në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, deri në përfundim të tubimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Elisa Spiropali: Po më thonë të hesht, por unë nuk kam frikë nga sulmet

0

Elisa Spiropali deputete e PS-së, ish-ministre e Jashtme dhe ish- Kryetare e Kuvendit ka reaguar me një deklaratë të gjatë ku shpreh shqetësime për mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe klimën politike në vend. Ajo thotë se heshtja shpesh paraqitet si “këshillë praktike”, por sipas saj kjo ka kontribuar në krijimin e një modeli problematik qeverisjeje.

Në reagim, Spiropali kritikon atë që e quan deformim të institucioneve dhe rritje të ndikimit të strukturave joformale në vendimmarrje dhe kritikon modelin e Partisë Socialiste.

Ajo e vendos qëndrimin e saj si një thirrje për ndryshim dhe për forcim të llogaridhënies institucionale.

Statusi i Elisa Spiropalit:

Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.

Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;

“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.

Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Armir Shkurti: Berisha dhe Rama në ‘tango’ kundër shqiptarëve

0

Protesta e opozitës do të jetë një spektakël, pasi Rama dhe Berisha janë bashkë në kurriz të shqiptarëve. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Armir Shkurti sipas të cilit situata politike mbetet e pandryshuar për shkak të mungesës së një vizioni të ri, duke theksuar se protestat po kthehen në përsëritje të të njëjtit skenar.

“Zoti Koçi të pranojë që Berisha është i tyre, është pjesë e formacionit. Pra është një tango e cila luhet dyshe Rama-Berisha në kurriz të gjithë ne të tjerëve dhe unë pres protestën e nesërme për të konfirmuar atë që kemi thënë, që është një shfaqje e radhës, është një spektakël që do shohim nesër prapë. Berisha bëri lapsus pardje në Këshillin Kombëtar kur tha “është kilometri i fundit do ta them gjithmonë”. Fjala gjithmonë do të thotë që s’është i fundit, do të thotë që sa të ketë fryma njeri do të thotë që jemi në kilometrin e fundit dhe nesër jemi prapë në kilometrin e fundit dhe është pjesë e lojës dhe tangos”, u shpreh Shkurti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai akuzoi opozitën se nuk po arrin të krijojë alternativë bindëse për të përmbysur qeverinë, ndërsa solli në vëmendje zgjedhjet e së dielës në Hungari, ku Orban humbi kundrejt rivalit të tij. Sipas tij, narrativa politike prej vitesh është ndërtuar mbi fajësimin e individëve dhe mungesa e alternativës po mban në pushtet një mazhorancë, sipas tij, të lodhur dhe të fryrë.

“Në një farë mënyre duket paradoks, mua nuk më vjen mirë të them që po e ka fajin opozita, por fajin e ka opozita që nuk përmbys këtë qeveri. Dhe për ta mbyllur këtë koncept dua të bëj paralele. Kaloj në realitetin shqiptar me minimumin e injorancës rezultati i zgjedhjeve në Hungari. Nuk ditën dhe nuk deshën shqiptarët ta lexojnë rezultatin në Hungari. Dua t’i them dy gjëra; Ai zotëria që fitoi zgjedhjet kishte parti shumë të re, dyvjeçare. Çfarë ndodhi? Ai nuk tha fajin e ka Saliu, fajin e ka Orbani, ai vuri diagnozën siç duhet të ndodhë politik, dha ilaçin. Në moment që dha ilaçin, mori besimin e njerëzve. Moment që mori besimin e njerëzve, korri një fitore plebishitare, gjë që asnjë nga forcat opozitare në Shqipëri nuk është duke e bërë dhe duke mos e bërë këtë gjë është duke qëndruar në një pushtet një mazhorancë e lodhur, e fryrë, me një inertësi të madhe se tashmë me 83 mandate ka vetë ajo ka një peshë super të rëndë, por që nuk e ndryshon dot dhe që ajo i është bërë barrë vetes përse shqiptarët dhe një pjesë e shqiptarëve nuk po shohin shpresën. Kush do ta ndryshojë këtë gjë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Atë gishtin fute ku të duash…”, Grida Duma nxjerr nga studioja Alfred Lelën

0

Analisti dhe Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela është përzënë nga studio e emisionit “Top Story”, pas një debati të ashpër me moderatoren dhe ish-deputeten demokrate Grida Duma, lidhur me ngjarjen tragjike te “5 Maji” ku u dogjën disa apartamente.

Duma e ka pyetur Lelën se përse deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë shkuar në krah të banorëve, derisa biseda devijoi në hulli të tjera dhe analisti i tha moderatores të mos i drejtonte gishtin, ose në të kundërt “duhet t’i gjente vend ku ta fuste”.

Menjëherë tonet u ngritën dhe Alfred Lela u largua nga studio, pasi Grida Duma i tha se e përzinte sa herë të donte nëse ai vazhdonte të shkelte etikën.

Pjesë nga debati:

Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.

Grida Duma: Krejt pa lidhje është.

Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.

Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.

Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.

Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.

Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.

Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që çke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberin

0

Ditën e sotme mësohet se SPAK ka shpallur pretencën për ish-kreun e ARRSH-së Ervis Berberi, për të cilin ka kërkuar 10 vite burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsionit pasiv dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Burime për mediat bëjnë me dije se dënimi i Berberit ulet deri në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu mësohet se janë caktuar për të 5 vite mosushtrim funksionesh publike.

Kujtojmë se të pandehur për të njëjtën çështje janë: Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa, si edhe dy shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”.

Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” më shumë se një herë.

Referuar hetimeve të prokurorisë, ka rezultuar se Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kishte kaluar fiktivisht pronësinë e shoqërisë “DAAM” sh.p.k tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami, por vijonte të ishte pronari de facto i saj, duke e përdorur për të përfituar personalisht nga tenderat publikë.

Në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 lekë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opozita njofton orën e protestës që do të mbahet të premten

0

Protesta e opozitës e planifikuar për të premten para Kryeministrisë do të fillojë në orën 19:00.

Policia e Tiranës ka njoftuar masat për garantimin e mbarëvajtjes së saj, duke bllokuar parkimin dhe qarkullimin e automjeteve në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II”, dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të protestës, thotë policia, mund të ketë kufizime të tjera në rrugë të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx