Ballina Blog Faqe 54

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberin

0

Ditën e sotme mësohet se SPAK ka shpallur pretencën për ish-kreun e ARRSH-së Ervis Berberi, për të cilin ka kërkuar 10 vite burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsionit pasiv dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Burime për mediat bëjnë me dije se dënimi i Berberit ulet deri në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu mësohet se janë caktuar për të 5 vite mosushtrim funksionesh publike.

Kujtojmë se të pandehur për të njëjtën çështje janë: Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa, si edhe dy shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”.

Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” më shumë se një herë.

Referuar hetimeve të prokurorisë, ka rezultuar se Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kishte kaluar fiktivisht pronësinë e shoqërisë “DAAM” sh.p.k tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami, por vijonte të ishte pronari de facto i saj, duke e përdorur për të përfituar personalisht nga tenderat publikë.

Në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 lekë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opozita njofton orën e protestës që do të mbahet të premten

0

Protesta e opozitës e planifikuar për të premten para Kryeministrisë do të fillojë në orën 19:00.

Policia e Tiranës ka njoftuar masat për garantimin e mbarëvajtjes së saj, duke bllokuar parkimin dhe qarkullimin e automjeteve në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II”, dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të protestës, thotë policia, mund të ketë kufizime të tjera në rrugë të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet lokale, Spartak Ngjela: PD është nën 40%, duhet të ndërrojnë kryetarin e partisë

0

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 2027 dhe partitë kryesore kanë lëvizur në terren, qoftë edhe figura nga PS, si Erion Braçe që ka hedhur kandidaturën për bashkinë e Tiranës. Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në ” KOHA JONE DEBAT” nga Nikoll Lesi, tha se për betejën në Tiranë nuk do të ketë betejë. Për të deri në këto momente kur ende nuk zyrtarizuar kandidati i PD, kjo forcë është nën 40% të shanceve për të fituar bashkinë e Tiranës.

Nikoll Lesi: Si e mendoni betejën në Tiranë, për kryebashkiakun e ri?

Avokat Ngjela: Nuk ka betejë. Janë sondazhet ulur.

Nikoll Lesi: Edhe nëse PD dhe koalicioni opozitar vendos një figurë të lartë?

Avokat Ngjela: Do të shohim figurën, pastaj do flasim. Deri në këto momente PD është nën 40%.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prej javësh kërkohet për interpelancë, Ministrja e Shëndetësisë mungon dhe sot në seancë

0

Ditën e stome është duke u zhvilluar seanca e rradhës plenare, gjatë së cilës është vënë re mungesa e Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Ministrja nuk paraqitet në seancë, por tashmë mbledhja e sotme e Kuvendit, shënon seancën e tretë në mungesë të saj.

Varësisht faktit që janë kërkuar interpelanca dhe mocione me debat të vazhdueshme nga deputetët e Kuvendit, kryesisht demokratët, me zonjën Sala, përsëri kjo e fundit “nuk ka denjuar” t’i përgjigjet thirrjes së tyre.

E teksa ajo mungon, deputetët kanë ngritur për të disatën herë shqetësimin e rëndësisshëm, dhe nevojën e madhe për të diskutuar rreth çëshjeve shumë me rëndësi të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Kujtojmë se javën e kaluar ka qenë deputeti demokrat Saimir Korreshi që e ka ngritur shqetësimin e mungesës së saj, kurse gjatë kësaj seance ka qenë deputeti Bardh Spahia si i cili ka marrë fjalën dhe ka theksuar se: “Dhe këtu spikat mungesa e ministres së Shëndetësisë, e cila prej muajsh tashmë kërkohet nga ne, përfaqësuesit e opozitës për të dhënë shpjegime mbi disa problematika ekstremisht të rendësishme por edhe urgjente njëkohësisht”

Bardh Spahia: “Dhe këtu spikat mungesa e ministres së Shëndetësisë, e cila prej muajsh tashmë kërkohet nga ne, përfaqësuesit e opozitës për të dhënë shpjegime mbi disa problematika ekstremisht të rendësishme por edhe urgjente njëkohësish. Kemi kohë që e kërkojmë ministren e Shëndetësisë, për dëgjesa në komision për interpelanca, për mocione me debat dhe për fat të keq në shumicën absolute të rasteve është refuzuar përballja me deputetët e parlamentit.

Duhet ti kujtoj ministres por edhe kolegëve, se bëhet fjalë për problematika që prekin atë që kanë më të shtrenjtë shqiptarët, shëndetin dhe jetën.

Nuk e themi vetëm ne si opozitë, në fakt pyetjet që do kishim për ministren e shëndetësisë, sigurisht që i referphen edhe gjetjeve të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nngre shqetësime madhore.

Sot që flasim të paktën 26, preparate ilaçe, alternativ e parë mungojnë në QSUT, në qendrën më të specializuar të Shqipërisë. Sot që fkalim të paktën 31 preparate, mungojnë në spitalet rajonale të Shqipërtisë, përfshirë këtu spitalin e Shkodrës nga vi unë, Durrësit, Elbasanit por edhe të Korçës nga ku vini ju.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Eric Adams në Tiranë, një tjetër mik i Edi Ramës nën hijen e korrupsionit

0

Ikona e Samitit të Diasporës që organizoi qeveria këtë javë ka qenë pa dyshim Eric Adams, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut që mori nënshtetësinë shqiptare dhe u promovua me entuziasëm nga kryeministri Rama si shenjë e afrimit të Shqipërisë me një prej qyteteve më të rëndësishme në botë.

“Bota përmbys,-shkruajti Rama në rrjetet sociale,- Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush. Si? Pse?”.

Sipas kryeministrit, kur Adams erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana saqë pyeti veten nëse mund të bëhej qytetar i këtij “Nju Jorku të vogël”, që kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të ishte kaq tërheqës.

Ky gëzim i mirëseardhjes për ish-kryebashkiakun amerikan u pa edhe në skenën e samitit, kur Rama e dorëzoi personalisht pasaportën e re dhe shkëmbeu dhe batuta me Adams në skenë.

“Kjo është ID jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik mirë se erdhët në Shqipëri” i tha kryeministri duke qeshur.

“Kur ecja në rrugët e qytetit në funksionet e mia publike e shikoja shpirtin e diasporës shqiptare. Një pjesë e juaj mund të jenë larguar nga Shqipëria, por ju kurrë nuk e larguat vendin tuaj nga zemrat tuaja” iu përgjigj me kortezi Adams.

Në fakt, në ditët kur ishte ende në detyrë Adams ka provokuar një përplasje me partinë e tij për shkak të menyrës se si i shihte emigrantët që kërkonin të ndërtonin një jetë të re në Nju Jork. Katër nënkryetarë bashkie, demokratë në bindje, dhanë dorëheqjen për qasjen e tij ndaj emigrantëve raportojë mediat amerikane.

Por përtej politikave të Adams ndaj emigracionit, qeverisja e tij nuk është shembulli më i mirë i menaxhimit të fondeve publike në administratën amerikane, për shkak të aferave të korrupsionit për të cilat është akuzuar.

Jo më kot, në fund të mandatit, njujorkezët e refuzuan me damkën e korrupsionit mbi shpinë për shkak të skandaleve dhe akuzave, që në fund e detyruan të tërhiqej nga fushata, i pashpresë përballë kandidatit Zoran Mamdani.

Është tashmë i njohur flirti i ish-kryebashkiakut demokrat të Nju Jorkut, Eric Adams me administratën e re të Donald Trump për t’i shpëtuar proceseve penale që hapi drejtësia amerikane.

Në një shkrim në dhjetor të vitit të kaluar me titull “Trashëgimia e ndërlikuar e Eric Adams” NYTimes shkruante: “Adams, 65 vjeç, do të largohet nga detyra në fund të këtij muaji pas një mandati të vetëm dhe të trazuar. Ai mbajti disa nga premtimet e fushatës, dështoi në të tjera dhe pësoi turpin e të qenit kryebashkiaku i parë në historinë moderne të Nju Jorkut që vihet nën akuzë penale”.

Sondazhet tregonin se figura e tij u diskretitua në një pikë që asnjë kryebashkiak tjetër nuk kishte qenë më parë prej dekadash, me vetëm 28% të mbështetjes nga njujorkezët. Më shumë se gjysma e votuesve thanë se ai nuk ishte i ndershëm dhe i besueshëm, raportonin mediat amerikane.

“Asnjë kryebashkiak tjetër nuk i ka depiluar vetullat në publik, nuk ka pretenduar se bënte banja me shkumë mes trëndafilash, apo nuk ka folur hapur për mbajtjen e një pistolete në kishë; se asnjë kryebashkiak tjetër nuk ka qenë po aq i prirur t’i kalonte mbrëmjet herë me miq të vjetër nga policia, herë me persona me precedentë penalë, herë me të famshëm të habitur, apo me të pastrehë në metro; se asnjë kryebashkiak tjetër nuk ka lënë kaq shumë paqartësi për vendin ku flinte, çfarë hante, nëse vërtet sapo tha atë që tha, apo në anën e kujt ishte” shkruante NYTimes në një shkrim tjetër, ku e cilësonte Eric Adams një “luxury-lover” (i dashuruar pas luksit).

Akuzat për ryshfet ndaj Eric Adams

Adams u bë kryebashkiaku i parë në detyrë në historinë moderne të Nju Jorkut që përballej me akuza penale, sipas të cilave kishte abuzuar me postin për të siguruar udhëtime falas ose me fatura favorizuese dhe kontribute të paligjshme të huaja për fushatën e tij.

Prokurorët federalë në Southern District të Nju Jorkut, atëherë të drejtuar nga Damian ëilliams, i formuluan akuzat për Adams në pesë pika: komplot, mashtrim elektronik, kërkim kontributesh të paligjshme nga shtetas të huaj dhe ryshfet. Aktakuza ishte e para ndaj një kryebashkiaku në detyrë në historinë moderne të Nju Jorkut.

Adams u deklarua i pafajshëm dhe tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Ai pretendoi se çështja ishte ngritur sepse, si kryebashkiak, kishte kritikuar administratën Biden për mënyrën si po e menaxhonte krizën e emigrantëve.

Në 57 faqe, aktakuza përshkruante një skemë që prokurorët thanë se datonte që nga viti 2014, kur Adams u bë president i Brooklyn Borough. Ata e akuzonin se po kërkonte favore nga zyrtarë turq dhe biznesmenë të huaj të pasur, ndërsa pranonte të paktën 123 mijë dollarë në përmirësime fluturimesh dhe bileta avioni.

Sipas aktakuzës, Adams udhëtoi drejt Francës, Kinës, Sri Lankës dhe vendeve të tjera me Turkish Airlines, kompani e kontrolluar nga qeveria turke, pa i deklaruar këto përfitime si dhurata në formularët e qytetit. Ai akuzohej se kishte vazhduar këtë skemë edhe pasi mori detyrën si kryebashkiak në vitin 2022.

Në këmbim, thanë prokurorët, Adams i kishte bërë presion Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut që të përshpejtonte miratimin për një konsullatë të re 36-katëshe turke në Midtoën Manhattan, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë, përpara një vizite të presidentit turk në fund të vitit 2021. Adams tha se në atë episod kishte tentuar vetëm të ndihmonte një qytetar që i ishte drejtuar, çka ishte baza e akuzës federale për ryshfet.

Po ashtu, përmes “donatorëve fiktivë”, Adams u akuzua se mori kontribute nga biznesmenë të huaj të pasur që nuk kishin të drejtë ligjore të financonin fushatën e tij. Duke kërkuar këto donacione të paligjshme, prokurorët thanë se Adams kishte marrë në mënyrë mashtruese miliona dollarë fonde publike të barazimit për fushatën e tij.

Ndërkohë që Adams ishte kryebashkiak dolën edhe akuza të tjera nga ish-kolegë të tij në Departamentin e Policisë. Fillimisht, katër ish-oficerë të nivelit të lartë e paditën, duke e akuzuar se kishte mundësuar korrupsion në departament. Oficerët përfshinin veteranë të respektuar që kishin drejtuar njësi si Çështjet e Brendshme dhe Standardet Profesionale, dhe padia e tyre e përshkruante departamentin si të qeverisur nga kaosi dhe klientelizmi.

Zëdhënësja e Adams atëherë i quajti pretendimet e Donlon “akuza të pabaza nga një ish-punonjës i pakënaqur” dhe tha se padia e tij “nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të marrë dëmshpërblim në kurriz të taksapaguesve pasi Donlon u largua me të drejtë nga posti i komisionerit të përkohshëm”.

Akuza për sjellje seksuale të papërshtatshme

Përveç këtyre, Adams dhe dy ish-zyrtarë të lartë të administratës së tij janë akuzuar gjithashtu për sjellje seksuale të pahijshme.

Në vitin 2024, raportojnë mediat amerikane një grua që tha se kishte punuar me Adams në Policinë e Transitit depozitoi një padi, duke e akuzuar se në vitin 1993 i kishte kërkuar seks oral në këmbim të ndihmës për karrierën dhe më pas e kishte sulmuar seksualisht kur ajo kishte refuzuar.

Padia përmend si të paditur edhe Departamentin e Policisë dhe Guardians Association, një organizatë vëllazërore policësh afro-amerikanë që Adams kishte ndihmuar ta drejtonte në atë kohë.

Adams i ka mohuar me forcë akuzat, duke thënë: “Nuk më kujtohet ta kem takuar ndonjëherë këtë person.”

Rama, si magnet i të huajve të akuzuar për korrupsion

Kryeministri Rama, aktualisht është në një tur takimesh kudo në Shqipëri ku flet për rënien e nivelit të korrupsionit, por ndërkohë nuk e sheh të dëmshme promovimin e një figure si Eric Adams që e ka mbyllur karrierën politike, pikërisht për aferat e dyshuara për korrupsion.

Ky nuk do të ishte rasti i parë. Më herët Rama ka flirtuar me zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive, mjafton të kujtojmë bashkëpunimin me ish-shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini për dosjen e Kolegjit të Evropës, apo takimet në kryeministri me Charles McGonigal, ish-kreu i zyrës së kundërzbulimit të FBI në Nju Jork.

Por rasti i Eric Adams ka një ndryshim thelbësor. Ndërsa Mogherini dhe McGonigal e vizitonin Tiranën si dy zyrtarë ende të papërfolur për lakminë e tyre ndaj parasë, Adams mban mbi supe një dosje publike të bëmave të tij.

Ndaj me përpjekjet propagandistike për të treguar se Shqipëria po afrohet me perëndimin, Rama ka dhënë një provë se është i aftë të tërheqë vetëm atë sërë zyrtarësh që perëndimi i flak tej si të papranueshëm për reputacionin e tyre. Dhe reputacionin si i korruptuar nuk ka pasaportë që ta shpëlan./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama dëshmitar në gjyqin e tij, Berisha: Do jemi ballë për ballë

0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për t’u thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani” edhe kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se në dosje përfshihen disa firma të Ramës dhe e akuzoi atë për veprime të paligjshme në ndryshime të destinacionit të pronave, akuza që Rama nuk i ka pranuar më herët në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë deklaratë.

Ai shtoi se është i gatshëm të paraqitet në gjykatë dhe se publiku pret një përballje mes tyre në sallën e gjyqit.

FJALA E BERISHËS:

Pyetja e gazetarit: Zoti Berisha, ditën e djeshme, GJKKO ka vendosur të thërrasë si një nga dëshmitarët për çështjen ku jeni person nën hetim edhe kryeministrin Rama. Keni një koment?

Sali Berisha: Është kërkuar me kohë thirrja e Edi Ramës pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 12 firma, ose 10 firma, se tani duhet t’i numëroj. Prej tyre, në shkelje flagrante të ligjeve dhe i ndëshkuar nga gjykata për to dhe prokuroria mercenarët e Ramës nuk e thirrën njëherë kur ne kërkuam.

Përkundrazi akuzuan Sali Berishën për gjëra që nuk kishte asnjë lidhje me to.

Gjykata zbatoi ligjin në kuptimin që firmat aty janë të Edi Ramës. Unë kam një firmë pas firmës së Edi Ramës, ex-oficio firma ime. Që absolutisht në gjithë aktivitetin tim nuk kam firmosur ndonjëherë kundër projekteve që ata kanë prurë, sepse me Kushtetutë, territori është i bashkive përveç rasteve kur kërcënohet siguria.

Edhe në atë rast, Kongresi i Autoriteteve Rajonale u shpreh në favor të Ramës dhe kundër meje. Pra, unë nuk mund të ndryshoja dhe Rama me 12 firma, Rama i cili ka ndërruar destinacionin pa u kthyer prona tek pronari, pa kërkesën e pronarëve, pa kërkesën e pronarëve fare, ka ndërruar destinacionin e një pjese të mirë të territorit në vitin 2006 për ta shndërruar në zonë urbanistike se duket ia kishte vënë syrin si toka e askujt bashkë me Olsin e tij dhe bashkë me një futbollist. Ishte bërë një treshe që donte të ndërtonin aty parajsën e tij.

Kjo është.

Thirrja e tij, unë them që çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Edi Ramës për ato akte.

Por edhe thirrja, do të jemi ballë përballë aty dhe i thoni të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa mediat, të kërkojë mediat aty kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë korrupsioni, çfarë aktesh korruptive të mëdha ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët, por vetëm për llogari të xhepit të tij dhe enturazhit të tij.

Zoti Berisha, ju do shkoni vetë në gjykatë?

Sali Berisha: Sigurisht, pa diskutim, unë e mirëpres të shkojmë. U them bile të afrojmë se populli e pret këtë.

Ju siguroj që populli e pret.

Shqiptarët e presin me padurim një konfrontim në sallën e gjykatës midis meje dhe kryehajdutit që është bërë tani i famshëm në gjithë botën për vjedhjet që u bën shqiptarëve.

Përballë me zotin Rama apo me zotin Balla që është kallëzuesi juaj në SPAK?

Sali Berisha: Unë përballjen e kam kërkuar dhe e kërkoj me Edi Ramën. Ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmosur ndryshimin e destinacionit pa asnjë kërkesë pronarësh.

Asnjë kërkesë pronarësh, përveç Olsi Ramës dhe është një futbollist tjetër aty, do ia gjejmë emrin nëpër arkiva atij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kryeqyteti prej dy ditësh në kaos, Shoqata e Transporteve: I rikthehemi normalitetit, nga sot do të vijojmë me kapacitet të plotë

0

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban bën me dije se është arritur një dakordësi me përfaqësues të qeverisë që transporti publik t’i rikthehet normalitetit dhe të ketë subvencion për litër nafte nga ana e mazhorancës.

Nga sot transporti do të vijojë me kapacitet të plotë, megjithatë vihet në dukje se ende priten diskutime për vlerën e subvencionit. 

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj u shpreh se:  “Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakortësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do ketë subvencion lekë për litër por do të jetë në diskutime si vlerë. Nga sot do të vazhdoj transporti me kapacitet të plotë se dhe operatorët duan ta orfojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë”.

Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen  për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike si TVSH akcizë kategoritë që udhëtojnë falas”, vijoi Mema. 

Kujtojmë që dy ditët e fundit u reduktua me 40 për qind flota e autobusëve urban dhe interurban, duke shkaktuar pritje të gjata në stacione dhe kaos te qytetarët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri në pallatin 12 katësh, policia hap kamerat: Mund të jetë ndezur nga disa të mitur

0

Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat 12-katësh në rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa të miturve.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, janë administruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth. Në video shfaqen 5 fëmijë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të një marketi. Më pas, dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë, që dyshohet të jetë një copë letër.

Të miturit hedhin atë mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen nga vendngjarja. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, i cili shumë shpejt shndërrohet në flakë, duke u përhapur me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe janë nën hetim.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij zjarri që la pas dëme të mëdha materiale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E akuzoi për pazare me Ramën, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk përballon dot garën

0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të bëra ditën e djeshme nga kreu i PD Sali Berisha, në një takim me fermerët në Berat.

I kritikuar nga fermerët në lidhje me quajtjen e Salianjit si të vetëpërjashtuar, Berisha u shpreh se ish-deputeti kishte bërë pazare me Ramën dhe kërcënonte demokratët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji i ka quajtur akuzat si qesharake, ndërsa shtoi se ai që ka bërë pazare me Edi Ramën, është vetë Berisha, ndërsa u shpreh se ky i fundit e sulmon pasi ka frikë garën e ndershme.

“Sulmet e Sali Berishës nuk janë as të rastësishme dhe as të sinqerta. Janë shprehje e qartë e frikës nga gara dhe humbjes së privilegjeve që e kanë bërë të destabilizohet dhe të shfaqë gjendje të rënduar psiko-emocionale! Kur mungojnë argumentet, dalin shpifjet. Kur mungon besimi te vetja, sulmohet tjetri. Unë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve me pushtetin e Edi Ramës ndërsa Sali Berisha dhe rrethi i tij po! Kam paguar personalisht për qëndrimet e mia edhe me burg, me goditje politike, me sulme të vazhdueshme. Jo sepse u përkula, por sepse nuk u përkula. Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik.

Këto janë metoda të vjetra: shpif, baltos, frikëso sepse nuk përballon dot garën. Me mua nuk ja del dot! E vërteta është kjo: nuk i trembem askujt dhe nuk shmangem nga asnjë përballje. Përkundrazi, kërkoj garë të hapur, të ndershme, përpara demokratëve. Problemi nuk është mendimi ndryshe. Problemi është frika nga mendimi ndryshe.Problemi është frika nga një alternativë që nuk kontrollohet. Demokratët nuk kanë nevojë për etiketime dhe përjashtime, por për garë të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm. Kush i shmanget garës, e ka humbur atë që pa hyrë. Unë jam këtu. Në betejë. Pa frikë dhe derisa ta bëjmë opozitën fituese dhe te largojme autokratet në qeveri dhe opozitë!”, shkruan Salinji në fb.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qytetarja hipën në majë të kangjellave të SPAK-ut: Ku janë prokurorët?!

0

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku një qytetare nga Laçi ka tentuar të kapërcejë rrethimin metalik të institucionit dhe të futet brenda perimetrit të sigurisë.

Gruaja është ndaluar menjëherë nga punonjësit e sigurisë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë perimetrit.

Ndërkohë, për mediat qytetarja e identifikuar si Drane Gjoka, ka deklaruar se prej vitesh është përfshirë në një betejë ligjore për një çështje pronësie, duke pretenduar se zotëron dokumente dhe vendime gjyqësore në favor të saj.

Ajo ka shprehur shqetësimin se sipas saj nuk po i njihet e drejta mbi një pronë që e ka blerë dhe më pas e ka fituar edhe në rrugë gjyqësore. Gruaja, e cila për vite me radhë ka shërbyer si elektriciste pretendon gjithashtu se objekti në fjalë është dëmtuar ndër vite, ndërkohë që ka hedhur akuza ndaj Bashkisë së Kurbinit.

Sipas saj, sot i është drejtuar SPAK-ut për të kërkuar ndërhyrje dhe hetim mbi mënyrën se si është trajtuar çështja e pronës së saj ndër vite, duke kërkuar rikthimin e të drejtave që pretendon se i janë cënuar.

Të vijnë dhe të shohin shtëpinë time, jam me myk e sëmurë. Drane Gjoka, kam blerë një repart ushtarak në vitin 1990 dhe këtë repart e kam fituar me gjyq. E kam dhënë lekët në bankën e shtetit me mandat arkëtimi, e kam fituar edhe me gjyq dhe pastaj, kur repartin ma rrethuan, më kanë marrë hyrjen, një pagesë për tokën, një për ndërtesën.

Tani këtë ndërtesë, e ka bërë kryetari i Bashkisë Luigj Isufi në 2005 dhe Gjovalin Isufi, të dy vëllezër, punonin në bashki dhe gruaja e tij punonte në bashki. Gjithmonë rrethi Kurbin ka qenë bashki familjare dhe të gjithë të afërmit e tij. Sot i kam të gjitha me dokumente. Më kanë fshehur dosjet, vendimet e gjyqeve.

Problemi jonë është shkatërrim dhe përvetësim prone nga Bashkia Laç. Pronë banesë e cila është dëmtuar nga ujërat e bardha. Më kanë vendosur tre puseta lart. Pronën, tani unë jetoj që nga ’90 aty, kam bërë gjyq dhe e kam fituar dhe kam marrë certifikatën dhe e kam vendimin e gjyqit.

Tani këtë ndërtesë më ka ardhur ai Gjovalin Isufi, duke e ditur shqetësimin tim, më ka sjellë për të bërë në zbatim vendimin e gjykatës. SPAK, kërkoj që hyrja që kam dhënë për tokën të më kthehet. Kam bërë kallëzime në Prokurori, Polici, janë në gjykatën e Apelit. Vendimet janë marrë kundër meje dhe pasurisë time. Sot kam ardhur për të bërë kallëzim në SPAK”, ka deklaruar gruaja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx