Ballina Blog Faqe 59

“Drejtësia do ndryshojë rregullat”, Alibeaj zbërthen prapaskenat: Duan t’i vënë lakun SPAK-ut

0

Politikani Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, deklaroi se ndryshimi i rregullave për masat e arrestit me burg për të paraburgosurit është një përpjekje e pushtetit për t’i kufizuar hapësirat SPAK-ut dhe sistemit në drejtësi në tërësi. Sipas Alibeajt ka një konflikt real të politikës me drejtësisë, ku qëllimi është që SPAK-u të mos vendosë “arreste me burg” për politikanët e dyshuar për vepra penale. 

“Ka një konflikt real mes politikës dhe drejtësisë. Ajo që po ndodh është e thjeshtë, ka një iniciativë të Gjykatës së Lartë që me një vendim unifikues të ripërcaktojë rregullat se kur, ku, si dhe pse duhet vendosur masa e arrestit me burg ndaj të pandehurve. Ka që nga 95’ që këto rregulla janë të shkruara në gur. Qytetarët e zakonshëm s’janë në paraburgim, të dyshuarit si fajtor janë në paraburgim, dhe këtu ka edhe politikanë. Kjo është një tentativë jo e izoluar, ka zbritur edhe në rrafshin juridik, për të ngushtuar aftësinë e SPAK-ut që mos vendosë masa arrest me burg ndaj politikanëve të dyshuar si kriminelë. Si kurrë më pare shumë figura të larta janë në procedim, dhe për shumë prej tyre janë marrë masa. Është një atmosferë konfliktuale mes politikës dhe drejtësisë. Duket që është një tentativë e rafinuar e pushtetit për të ngushtuar hapësirat e sistemit të drejtësisë për të goditur personazhet politike të nivelit të lartë. Targeti është për emra si Veliaj, Beqaj“, tha Alibeaj. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sadushi kërkon të lirojë Veliajn? Klodiana Lala tregon ç’ndodhi në mbledhjen e GJL për masat e sigurisë

0

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për nismën e Sokol Sadushit, për ndryshime në praktikën për masën e sigurisë “arrest me burg”. 

Lala tha se shifrat e të paraburgosurve janë shqetësues në Shqipëri, por askush nuk është kujtuar deri tani për këtë problem dhe tashmë qëllimi është lirimi i zyrtarëve të lartë. 

“Kohëzgjatja e paraburgimit ka qenë ndër problemet shqetësuese të prokurorisë dhe gjykatave. Kemi marrë kritika nga organizmat ndërkombëtarë për masën “arrest me burg”. Me ardhjen në pushtet të socialistëve, pati disa nisma për energjinë elektrike, ndërtimet pa leje e me rradhë, të cilat kriminalizuan të gjithë shoqërinë dhe të gjtihë të shkojnë në burg.

Jemi 14 vjet më vonë dhe janë kujtuar që paraburgimi qenka problem i madh. Ky problem ka ekzistuar. Nisma e zotit Sadushi, në GJL ka mbërritur kërkesë nga një shtetas i dënuar për kanabis. U caktua masa arrest me burg. Me ankimin e personit, Apeli zbuti masën në arrest shtëpie dhe kundër kësaj ka dalë prokurori që i është drejtuar me rekurs GJL, duke thënë se vepra penale që dyshohet personi ka marzh të lartë dënimi e me rradhë. Ka kërkuar që shtetasi në fjalë, duhet të kthehej në paraburgim. Personi në fjalë pretedon se masa ndaj tij është arbitrare dhe ka ngritur pretendimet.

Në thelb, çfarë u diskutua sot në Kolegjet e Bashkuara? Cështja kryesore për ti dhënë zgjidhje, gjykata duhet të arsyetojë që masa e arrestit është e përshtatshme për një person, apo të arsyetojë përse masat e tjera alternative, nuk duhet të caktohen.

Vetëm pasi të ketë arsyetuar këtë, duhet të arsyetojë pse masa drastike e arrestit në burg, është e përshtatshme.

E dyta, rrezikshmëria e veprës dhe personit. Sipas Kolegjeve të Bashkuara të GJL, duhet të prevalojë rrezikshmëria e veprës apo e personit?

Avokati tha marrim të mirëqenë që një intelektual, apo person i shkolluar, gabon në një moment të caktuar, duhet që ta lëmë në burg, apo gjykata të arsyetojë statusin social, veprën penale, kontributin në shoqëri? Ndërkohë, prokuroria e përgjitshme, në fjalë të thjeshta tha, është e domosdoshme të njëhësohet praktika gjyqësore, por në realitetin shqiptar masat alternative të sigurisë nuk zbatohen. Atëherë cili është garanti që masat të zbatohen? Në thelb duket si përpjekje që nga ky njësim i praktikës të përfitojnë zyrtarët e lartë të rëndësishëm, pasi fokusi u vu te personaliteti i të dyshuarit dhe jo te vepra”, tha Lala. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Altin Çoku u dënua me 6 vite burg, tezja e Sibelës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë

0

Gjykata ka dënuar me 6 vite burg Altin Çokun (personazh i njohur në TikTok), për shkaktim të vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u hodh nga kati i katërt.

Ngjarja tragjike erdhi pas dyshimeve se ishte Çoku personi që publikoi foton intime me të ndjerën në vitin 2024.

Tezja e të ndjerës, Elona Selmani, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ka hedhur dritë mbi ngjarjen, duke dhënë deklarata të forta për vdekjen e 27-vjeçares.

Ajo tha se Sibela është shtyrë nga tarraca, dhe jo hedhur siç është deklaruar, ndërsa shtoi se është e  gatshme të dëshmojë në gjyq. “Gjatë debatit e kanë shtyrë Sibelën, jo me dashje besoj, por ka qenë incident. Di dhe disa gjëra të tjera. Sibela ka rënë me telefon, si ka mundësi që telefoni është gjetur lart? (tarracë)”, thotë tezja e saj.

Më tej ajo deklaroi se Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës, dhe jo me vetë 27-vjeçaren. “Vetë Sibela më ka thënë në telefon se nëna e saj është duke u njohur me Altin Çokun”, tha më tej Elona Selmani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Korreshi ironizon ministren Sala: Në Lushnjë s’ka pambuk e dorashka spitali

0

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Ai tha se prej kohësh opozita kërkon interpelancë me të, por ministrja nuk i është përgjigjur kërkesës.

“Edhe unë me ministren e Shëndetësisë, a është mirë ajo? Do pyetur nga shëndeti. Këto interpelancat tona nuk i keni futur në tenxhere për tu zierë, por a e di ajo që është ministre apo jo? Se nuk braktiset Kuvendi kështu. Po qe se nuk e dini ku është, ka emisione televizive, “Njerëz të Humbur”, ta kërkojnë në rrugët e Tiranës. Ilaçet nuk e dinte ajo që janë shtrenjtuar, por çfarë pune bën kjo? Unë nuk doja ta provoja te njerëzit e shtëpisë, por i thoni asaj ministres së Shëndetësisë se çfarë ndodh në spitalet shqiptare. A ka mundësi të rrijë 1 orë e 30 minuta një pacient se nuk ka kardiolog? A e dini që në Lushnje nuk ka pambuk, s’ka as dorashka…Kush mban përgjegjësi këtu? Të zhvendoset spitali dhe nuk del leja e ndërtimit. Përse duhet trajtohen njerëzit si në stallë derrash. Njoftojeni për rrogën të paktën që ka kaluar”, tha mes të tjerash ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqipëria përballë çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe pagave të ulëta!

0

Sot në Shqipëri, TVSH-ja për produktet bujqësore, blegtorale dhe ushqimet është 20%, ndërkohë që mesatarja në BE është rreth 9%. Në vendet fqinje aplikohen norma shumë më të ulëta të TVSH-së, nga 5–10%.

A është e domosdoshme në Shqipëri një reformë e thellë, e cila rregullon masën dhe mënyrën e taksimit të produkteve bujqësore, blegtorale dhe ushqimeve bazë?

Mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri është relativisht e ulët krahasuar me atë të vendeve të BE-së.

Në një kohë kur sot shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë deri në 60% të të ardhurave të tyre për ushqim, çmimet e produkteve bazë vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet kryesore ekonomike dhe sociale në vend. Shqipëria aplikon një nga nivelet më të larta të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimet në rajon dhe më gjerë në Europë, duke rënduar drejtpërdrejt mbi konsumatorin.

A është ky problem vetëm çështje taksash apo ka edhe problematika të tjera që duhen marrë në konsideratë?

Nëse bëjmë një analizë ekonomike, ajo tregon se situata është më komplekse dhe kërkon një qasje të integruar që përfshin tre shtylla kryesore: reformën fiskale, mbështetjen e prodhimit vendas dhe rregullimin e tregut.

TVSH e lartë dhe barra mbi konsumatorin.

Aktualisht, Shqipëria aplikon një TVSH prej 20% për pothuajse të gjitha produktet ushqimore, përfshirë ato bazë si buka, qumështi, vezët dhe perimet. Ky model është në kontrast të fortë me vendet e Bashkimit Europian, ku ushqimet bazë taksohen me norma shumë më të ulëta, shpesh nga 0% deri në 10%.

Kjo diferencë ka pasoja të drejtpërdrejta: familjet me të ardhura të ulëta, që shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit për ushqim, preken më shumë nga ky nivel taksimi. Në thelb, sistemi aktual fiskal rezulton regresiv, duke rritur pabarazinë ekonomike.

Një reformë që ul TVSH-në për ushqimet bazë në nivelin 5–10% do të sillte një ulje të menjëhershme të çmimeve për konsumatorët, duke lehtësuar presionin financiar mbi familjet dhe duke rritur fuqinë blerëse.

Bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri është një potencial i pashfrytëzuar.

Ndërkohë, një nga arsyet kryesore pse çmimet mbeten të larta është prodhimi i kufizuar vendas. Shqipëria, pavarësisht potencialit të saj natyror, nuk ka arritur të zhvillojë një sektor bujqësor dhe blegtoral konkurrues. Fermerët përballen me kosto të larta për karburantin, plehrat kimike dhe inputet e tjera, ndërkohë që mbështetja nga shteti mbetet e kufizuar krahasuar me standardet europiane. Në vendet e BE-së, subvencionet janë një element kyç për stabilizimin e prodhimit dhe uljen e kostove.

Një program i mirëstrukturuar mbështetës në Shqipëri do të duhej të përfshinte:

  • Subvencione direkte për fermerët dhe blegtorët.
  • Ulje të kostos së inputeve.
  • Investime në magazinim, përpunim dhe logjistikë.

Efekti i këtyre masave nuk do të ishte i menjëhershëm, por për një periudhë afatmesme do të çonte në rritje të prodhimit vendas dhe ulje të varësisë nga importet, duke stabilizuar çmimet.

Tregu dhe roli i ndërmjetësve?

Një tjetër hallkë problematike është mënyra se si funksionon tregu ushqimor në Shqipëri. Shpesh, ekziston një diferencë e madhe midis çmimit që merr fermeri dhe atij që paguan konsumatori. Kjo vjen si pasojë e një zinxhiri të gjatë ndërmjetësish, mungesës së organizimit të tregut dhe nivelit të lartë të informalitetit.

Formalizimi i tregut dhe krijimi i kanaleve direkte midis prodhuesit dhe konsumatorit do të ndihmonin në uljen e kostove dhe rritjen e transparencës. Po ashtu, kontrolli i praktikave abuzive dhe rritja e konkurrencës janë elementë thelbësorë për një treg më efikas.

Sa kushton një reformë e tillë?

Një paketë e plotë reformash do të kishte një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, e vlerësuar në rreth 300–350 milionë euro në vit. Kjo përfshin humbjen e të ardhurave nga ulja e TVSH-së, subvencionet për sektorin bujqësor dhe investimet në infrastrukturë dhe formalizim.

Megjithatë, kjo kosto mund të kompensohet pjesërisht përmes: reduktimit të evazionit fiskal,
rritjes së taksimit për sektorët me fitime të larta,
përfitimit nga fondet e Bashkimit Europian.

Në një periudhë më afatgjatë, do të kishim një ekonomi më formale dhe një sektor prodhues më të fortë, i cili do të gjeneronte më shumë të ardhura për shtetin.

Një reformë e tillë është e domosdoshme pasi ofron një zgjedhje të qëndrueshme dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Në thelb, ulja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri nuk mund të arrihet me masa të izoluara. Ulja e TVSH-së pa rritur prodhimin vendas do të kishte efekt të kufizuar, ndërsa subvencionet pa rregullim të tregut mund të mos përkthehen në çmime më të ulëta për konsumatorin.

Vetëm një qasje e integruar, që kombinon politikën fiskale me mbështetjen e prodhimit dhe reformimin e tregut, mund të sjellë rezultate të qëndrueshme. Sistemi aktual fiskal është jo optimal për një ekonomi me të ardhura të ulëta.
Politikat e fragmentuara nuk japin efekt. Reforma e integruar është e domosdoshme për uljen e çmimeve.

Gjendur në këto kushte rekomandohet:

  • Ulje e menjëhershme e TVSH-së për ushqimet bazë.
  • Rritje graduale e subvencioneve.
  • Formalizim i plotë i tregut.
  • Harmonizim me praktikat e BE-së.

Në një vend ku ushqimi zë pjesën më të madhe të shpenzimeve familjare, tregon se kjo çështje nuk është thjesht një çështje ekonomike, por është një çështje e drejtpërdrejtë e mirëqenies dhe stabilitetit social./ Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ilir Alimehmeti e konfirmon për herë të parë: Jam gati të kandidoj për Tiranën

0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, foli në emisionin “Off the Record” në A2CNN mbi mundësinë e kandidaturës së tij në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Pyetjes së prerë të moderatorit Andrea Danglli nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti iu përgjigj duke u shprehur se ka dhënë disponibilitetin e tij për të qenë kandidat.

 “Si të vendosë PD. Pra, unë disponibilitetin tim e kam dhënë me kohë. Do vendosin, do mblidhen strukturat drejtuese, do ta diskutojnë, do shohin edhe nga pikëpamja strategjike si do t’i qasen politikisht zgjedhjeve të vitit 2027.

Strukturat drejtuese në këto momente janë në zgjedhje e sipër, në javët në vijim këto ndryshojnë dhe patjetër do diskutojnë këtë problem. Disponibilitetin tim e kanë, por mund të ketë edhe njerëz të tjerë që kanë disponibilitet dhe konkurrojnë”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me kandidaturën e mundshme të Erion Braçe për Bashkinë e Tirana, ai u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve është një proces i brendshëm për çdo parti dhe se nuk i takon të komentojë vendimet e rivalëve politikë.

“Kandidati  i partisë politike kundërshtare zgjidhet vetë brenda strukturave të tyre. E dinë ata nuk merrem te kjo pjesë.

Janë çështje administrative të brendshme. Ndryshe siç na vjen ndonjëherë se në këtë tavolinë shpesh na vjen çështje si bëjmë ne punët brenda, unë nuk hyj te punët e tjerëve. Ata kanë të drejtën e tyre ta zgjedhin kandidatin si ta mendojnë vetë.”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do të garojë për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Florjan Binaj

0

Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, është pyetur mbi mundësinë e një rikthimi dhe angazhimi të tij në politikë.

Në përgjigjen e tij, Binaj zgjodhi një mënyrë ironike, duke cituar një slogan të vjetër të kryeministrit Edi Rama.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh ai, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por duke lënë të hapur mundësinë e një përfshirjeje të mundshme në të ardhmen.

Binaj u përzgjodh disa muaj më parë si kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Tiranës, por më pas me anulimin e zgjedhjeve dhe kalimin e kohës, PD paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj për kryeqytetin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

0

Pak para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka shkuar në parlament me një qese ushqimesh me vete.

Si për të reflektuar çmimet e larta të uishqimeve që Braçe i ka denoncuar shpesh në rrjetet socuiale dhe në opinionin publik, deputeti socialist zgjodhi këtë mënyrë këtë seancë plenare. Së bashku me Braçen ishtye dhe deputeti tjetër socialist Ulsi Manja.

Teksa po hynin dhe po bisedonin, Braçe dëgjohet që i thotë Manjës: “Lëre tani pash Zotin, muhabete leshi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SPAK aksion në burgun e Durrësit, kontrolle edhe në qelitë e Veliajt dhe Ilir Beqajt

0

Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, verifikime janë kryer edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve janë konstatuar sende të paligjshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta e 17 prillit/ Berisha takime me Mediun e Dukën

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me dy aleatët, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë protesta që pritet të mbajë opozita më 17 prill.

Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe propozimet për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Takimi është thirrur nga Berisha për të dakordësuar qëndrimin lidhur me këto dy reforma, ndërkohë mësohet se lideri i opozitës do ftojë edhe parti të tjera jashtë parlamentare për të pasur një qëndrim të përbashkët në Kuvend.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx