Ballina Blog Faqe 58

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, Spartak Ngjela: Nëse bëhet kryebashkiak, bëhet i barabartë me Ramën

0

Avokat Spartak Ngjela e sheh si diçka pozitive për Partinë Socialiste, faktin që Erion Braçe ka shpallur kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.

Ngjela tha se nëse Braçe del në krye të bashkisë së Tiranës ai do t’i tregojë historisë dhe opinionit publik se është një një nga figurat kryesore në Partinë Socialiste.

Sipas avokatit, deputeti socialist më pas është thuajse i barabartë me kreun e PS-së Edi Rama.

Braçe ka dalë vetë nuk është propozuar nga partia. Çdo parti mund të nxjerrë tre-katër kandidatë por vetëm një del. Nëse del Braçe kryetar bashkie do të kemi një ndryshim në Partinë Socialiste. Këtu kemi një konflikt midis Ramës dhe Braçes. Nëse Braçe del në krye të Bashkisë është një figurë thuajse e barabartë me kryetarin e Partisë. Me këtë ai i tregon kohës se është njeriu kryesor i PS”, tha Ngjela në Report TV.

Kujtojmë që Erion Braçe ka shpallur kandidaturën për  Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që PS më parë ka caktuar ish-ministren Ogerta Manastirliu për këtë post.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

0

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj për garën e ardhshme në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranë, ku socialistët ende nuk e kanë konfirmuar përfundimisht si kandidate Ogerta Manastirliun.

Klosi konfirmoi se ajo vijon të jetë një figurë kyçe në garë dhe aktualisht mban rolin e drejtuese politike të qarkut Tiranë. Megjithatë, ai theksoi se procesi përfundimtar i përzgjedhjes së kandidaturave do të ndjekë të gjitha hallkat statutore të partisë, duke lënë të hapur vendimmarrjen përfundimtare.

I pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë Manastirliu kandidate, Klosi u shpreh: “Manastirliu është drejtuese politike e qarkut Tiranë. Filloi një garë elektorale e ndërprerë në mes nga vendimet e gjyqësorit, një garë fituese maksimalisht nga Ogerta nëse do të ndodhte. Tani është në një proces që shkon në të gjitha fazat. Kryeministri dhe kryetari i partisë ka shprehur që Ogerta është një kandidate e jonë në garën e ardhshme, një proces që është i hapur dhe do të ndiqet në të gjithë strukturat e partisë, do të ndiqet edhe në Tiranë”.

E vetmja dilemë është ajo që, ne që jemi administratorë të garës dhe administratorë të jetës së brendshme partiake, i qëndrojmë fort statutit, procedurave. Ogerta vazhdon me shumë përkushtim dhe sinqeritet garën. Nuk e ka vetëm një garë personale, por që të menaxhojë të gjithë këtë armatë të madhe, ku PS merr 1/3 e votës në gjithë Shqipërinë”, shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i PS foli për nevojën e një strukturimi të ri në Tiranë. 

Kemi nevojë të bëjmë një strukturim tjetër në Tiranë, prandaj tani Tirana nga 13-14 njësi është shndërruar në 33, ku 2-shi është ndarë në tre pjesë, etj. Numri i madh i votave na kërkon që të shtojmë forcat në Tiranë”, tha Klosi.

Klosi theksoi ndër të tjera se në Tiranë ka shumë nevojë për një njohje më të mirë të listës dhe të elektoratit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

 Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Erik Adams pajiset me pasaportë shqiptare

0

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Nuk janë bërë publike ende detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë.

Në dekret thuhet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.

Kujtojmë se Adams ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike!

0

Aeroporti i Vlorës nuk do të mund të nisë fluturimet këtë verë çka ka bërë që ndikimi i parë të jetë anulimi i kontratave turistike që agjencitë nordike kishin me turoperatorët shqiptarë. Bëhet fjalë për ato kontrata të formës “allotment” pra ku ka rezervim paraprak të dhomave por pa pagesa që kryesisht ishin në rajonin e Vlorës.

Autoritet u kanë komunikuar këtë javë turoperatorëve se hapja e aeroportit është e pamundur të bëhej pasi ende nuk ka arritur të marrë certifikimin.

Elvis Kotherja i themelues i një kompanie udhëtimi konfirmoi se janë anuluar fluturimet e nordikëve që do të vinin në Vlorë por se lajmi i mirë është që Shqipëria vijon të mbetet në kërkesat e tyre si destinacion për vitin tjetër.

“Në fakt na është konfirmuar që Aeroporti i Vlorës nuk mund të hapet sepse ende nuk kanë përfunduar gjithë procedura e nevojshme për të hyrë në operim. Infrastruktura aty është gati por ka nevojë për hapa të tjerë që të nisin fluturimet. Lajmi i keq është që nordikët që do të vendoseshin në Vlorë me fluturime nga ky aeroport kanë anuluar për këtë vit. Ishin të paktën 3 chartera në javë. Por lajmi i mirë është që autoritetet dhe ne sëbashku kemi negociuar që Shqipëria të mbetet në listën e destincioneve për vitin e ardhshëm dhe kemi marrë garancinë që do të jenë 5 chartera në javë pra respektivisht dy nga Norvegjia, një nga Finlanda, një nga Suedia dhe një nga Danimarka” tha Kotherja për Monitor.

Ky është viti i dytë që turizmi vuan pasojat e një Aeroporti që premtohet se do të hapet dhe nuk finalizohet. Edhe vitin e shkuar u përsërit e njëjta situatë ku charterat me turistë të planifikoheshin të uleshin në Vlorë në fakt u riskeduluan për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas me transferta me autobusë për në Vlorë. Edhe këtë vit tuoperatorët konfirmuan se kishin kontrata me garanci me agjenci të huaja për ulje nga Vlora dhe një pjesë e hoteleve kishin marrë disa këste si pagesa paraprake. Moshapja e aeroportit duket se do të jetë një tjetër “dhimbje” koke për turizmin.

Çfarë po ndodh me Aeroportin

Aktulakisht dy aksionerët kryesore të konsorciumit që mban kontratën e aeroportit janë në një betejë ligjore me një sërë arsyesh komplekse teksa vetë qeveria ka qenë vëzhguese e kësaj situate. Më herët aksioneri 2A Grup që ka aktualisht administrimin e shoqërisë tha se synonte që fluturimet të nisnin në muajin qershor edhe pse burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës thanë se ky afat ishte i pamundur dhe se kompania kishte kërkuar shtyrje të afatit deri në shtator.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bushati: Amerika e vlerave ka vdekur, po e çon botën në luftë!

0

Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MNCN TV, për Amerikën dhe veprat e saj në botë. 

Sipas Bushatit, nuk mund të flasim më për një Amerikë të vlerave por për një vend që prodhon luftë, ndërsa Zogaj thotë se SHBA mbetet vendi i lirisë duke ua faturoi gabimet, presidentëve të caktuar. 

Andi Bushati: Sjellja e Amerikës, që i shkoi mbrapa karrocës së Netanyahut dhe sjellja e Amerikës në Gaza, në botën tonë të vogël, a duhet të shtrohej një pyetje, a duhet të rendim pas kësaj propagandës debile të Amerikës së vlerave? Ne dëgjojmë se ç’thotë Amerika? A mund të flitet sot për një Amerikë të vlerave? Një Amerikë që prodhon për gjysmë shekulli, administrata që sillen ashtu në Lindjen e Mesme, një herë sulmon kot Irakut, pastaj Iranin, pastaj pranon genocid në Gaza, ç’kuptim ka? Patjetër ka njerëz me vlera në Amerikë, por Amerika e vlerave ka vdekur. Ka Amerikë të interesave.

Preç Zogaj: Forca amerikane na ka dhënë çlirimin e Kosovës.

Andi Bushati: Na e ka dhënë dhe mund të kemi qenë në anën e kombeve me fat, por nëse Amerika do të kishte këtë parim, mund ta bënte edhe për kurdët. Edhe në rastin e Kosovës nuk mund të flasim kaq kollaj për Amerikë të vlerave, por është e interesave që në një moment merr një vendim të caktuar. 

Preç Zogaj: Shtypeshin të drejtat e një populli.

Andi Bushati: Atyre në Gaza u merret jeta. Edhe atyre kurdëve u shkelen të drejtat. Unë mendoj, këtu në Shqipëri kemi një lloj fanatizmi, “e ka thënë Amerika e vlerave”. Amerika e sotme, është Amerika e anti-vlerave, që po e çon botën drejt një lufte botërore.

Preç Zogaj: Ne bëjmë kritikë dhe kemi bërë nja 5 emisione, pasi nuk kemi gjetur arsye te kjo luftë. Rasti konkret është ky qëndrim por nuk mund ta përgjithësojmë pasi ka fakte që kundërshtojnë njëra tjetrën pafund. Amerika ngelet e vlerave, për lirinë.

Andi Bushati: I vetmi shtet që ka shfarosur një popullsi me bombë atomike.

Preç Zogaj: Ngaqë ka liri rrëzojnë Presidentët. Në vende ku nuk ka zgjedhje, nuk e paguan njeri haraçin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arjan Curri: Arratisuni sa jeni në kohë, kush ka ikur të mos kthehet

0

Analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me sistemin e drejtësisë në vend duke u shprehur se është një sistem idiotesk, ku individi gjykohet në bazë të perceptimit dhe se tendenca e gjykatave është të referojnë individët të shkojnë “më lartë” për të zgjidhur problemet e tyre, deri sa çështjet përfundojnë në Strasburg. 

Të gjithë janë në një valle hipokrizie të tmerrshme sepse askush nuk do që ta vendosë këtë padrejtësi të madhe siç është standardi i paraburgimit në vend, madje më shumë duan ta bëjnë më lëmsh se ç’e kanë bërë deri tani. Edhe vendimi i vitit 2011 i mirë është, por gjykatat e ulëta nuk e zbatuan, ose e zbatuan kur u interesonte, nëse i paraburgosuri kishte fakte në një valixhe me letra “me vlerë”. Kështu që tani thjesht është rritur pazari.

Askush nga këta nuk do ta bëjë. Nëse do të donte ta bënte Rama, ndryshonte ligjin procedural penal dhe vendoste në ligj ekzaktësisht se në cilat raste njeriu mbahet në burg dhe në cilat raste jo. Gjykatat e ulëta nuk e duan këtë vendim sepse thonë: “Ç’na duhet ne, populli këta i do në burg.” Kanë atë idenë: shko më lart, gjeje më lart drejtësinë, mundësisht deri në Strasburg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar çdo kërkesë për paraburgim, pra i ka lënë në burg, as Apeli nuk do ta bëjë.

Curri përmendi çështjen e Ilir Metës duke theksuar një fjali në nga deklarata e tmerrshme që e la në burg: “Ekziston perceptimi edhe për një vëzhgues të jashtëm që Meta mund t’i ketë kryer këto vepra penale.”

Sipas tij kjo është të vesh duart në kokë.

Kishte sot seancën për Ilir Metën dhe e la në burg me një deklaratë të tmerrshme duke thënë se ekziston perceptimi edhe për një vëzhgues të jashtëm që Meta mund t’i ketë kryer këto vepra penale. Kur lexoj këtë fjali nga Gjykata Kushtetuese them, siç kam thënë edhe më herët: Ikni! Kush është arratisur të mos kthehet, kush nuk ka ikur ende të ikë sa është akoma në kohë, sepse ky është një sistem jashtëzakonisht idiotesk, që fillon nga gjykatat e ulëta deri te Gjykata Kushtetuese. Vë duart në kokë me këtë që lexon. Në këtë vend gjykohesh me perceptim, me opinion”, tha Arjan Curri për Top Story.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, ‘i shpëton’ burgimit të përjetshëm Azgan Mërnica

0

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e dënimit për Azgan Mërnica, duke e dënuar atë me 35 vite burg për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Me këtë vendim, Apeli ka hequr dënimin e përjetshëm të dhënë më parë nga Gjykata e Fierit, duke e zëvendësuar me një dënim më të ulët.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz, në qarkun e Fierit, ku sipas hetimeve fillestare gjithçka nisi nga një ndërhyrje e efektivit të policisë për një shkelje rrugore. Ai i kishte tërhequr vëmendjen autorit për drejtim të rrezikshëm të automjetit, çka çoi në një përplasje verbale mes tyre.

Situata më pas ka dalë jashtë kontrollit, kur sipas prokurorisë, Mërnica ka dalë nga makina dhe ka përdorur armë zjarri ndaj efektivit 28-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa viktima kishte vetëm tre vite në shërbim në radhët e forcave speciale “Shqiponja”.

Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja dhe qëndroi në arrati për rreth dy ditë, përpara se të dorëzohej vetë tek autoritetet, pas ndërmjetësimit dhe negociatave me familjarët e tij!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Po të kishte korrupsion, s’do kishim rritje”/ Pse bie teza e Ramës?

0

Që kur ka plasur skadali Balluku dhe kanë dalë sheshit faktet e një qeverisjeje kryekëput të korruptuar, kryeministri Rama ka nisur një kryqëzatë të dëshpëruar për të luftuar me këtë perceptim, që po zgjerohet me këmbënguljen e një njolle vaji. Ai njëherë reket të thotë se në akuzat për ish zv kryeministren e tij nuk bëhet fjalë për vjedhje, por për shkelje të barazisë në tendera, një herë tjetër i vërsulet SPAK-ut duke e akuzuar se fiksimi për të gjurmuar abuzuesit po e bën kurën anti korrupsion “më të rreziksme se sa vetë sëmundja”.

Por kulmi arriti gjatë një takimi me struktuarat e PS, kur Rama tha se “e refuzonte me neveri” akuzën se drejton një parti dhe një qeveri të korruptuar, e ku, për tu mbrojtur, hodhi tezën e shumë diskutuar se ”nuk mund të kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike në të njëjtën kohë?”

“Është rritur korrupsioni’. Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, sepse po të ishte rritur korrupsioni nuk do të rritej ekonomia, pensionet, numri i përfituesve nga garat publike etj. Unë e refuzoj me neveri narrativën  atye që nuk dinë të thonë gjë tjetër veç: ‘Vjedhje, vjedhje, vjedhje! Korrupsion, korrupsion, korrupsion!’. Por po të ishin të vërteta këto, nuk do të ndodhnin ndryshimet që ne kemi bërë”, tha Rama në asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 12 në Tiranë.

Në fakt, po të lundrosh në Google apo të kërkosh në Chat GBT ky version i thjeshtëzuar i kryeministrit mund të rrezultojë i vërtetë. Një përgjigje të shpejtë që merr do të qe se korrupsioni e pengon zhvillimin ekonomik. Pra nëse Shqipëria rilindase po zvillohet, dmth se nuk ka aq shumë korrupsion sa mendohet.

Por e vërteta e asaj që ndodh në realitet është pak më e komplikuar dhe këtu, tezën e kryeministrit e kanë kundërshtuar me argumenta njerëz që nuk janë shkolluar për pikturë. Ish zv/ministrja në qeverinë e parë të PS, Irena Beqiraj ka një këndvështrim tjetër për realitetin e përfitimit të qytetarëve nga rritja ekonomike dhe për rolin që luan korrupsioni në krijimin e pabarazive dhe shpërndarjen e mirëqenies.

Në një artikull që Lapsi.al e ka botuar ajo përmend postulatin se rritje ekonomike ka edhe thjeshtë kur hapet një gropë, ndonëse nga ajo nuk fiton asgjë askush. Sipas saj: “Analizimi i rritjes ekonomike pas viteve 1990 tregon se nga viti 2000 deri në 2008 ritmet e rritjes ishin të shpejta (mesatarisht mbi 6% në vit) dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe të varfrit. Ndërsa që prej vitit 2008, Shqipëria ka përjetuar një ngadalësim të ritmeve të rritjes, dhe, për më keq, rritja ka humbur karakterin gjithëpërfshirës, ku 40 % e shqiptarëve jetojnë akoma në kufijtë e varfërisë”.

Krijimi i hendekut mes atyre që marrin gjithçka dhe atyre që mbesin në varfëri pavarësist rritjes ekonomike shpjegohet sipas Beqirajt me faktin se ”Kjo mënyrë e rritjes, nga viti 2015 deri sot, është shoqëruar me uljen e produktivitetit. Struktura ekonomike që kemi sot ka nga njëra anë një grusht të vogël investitorësh strategjikë që prodhojnë kryesisht ndërtim, të shoqëruar me një garniturë turistike, që menaxhojnë porte aeroporte , rrugë e asete të tjera shtetërore të marra pa garë ,dhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët”.

Nga një tjetër kënd e kundërshton tezën e shefit të qeverisë, në një analizë për BIRN, Gjergj Erebara. Ai përdor të njëjtën llogjikë me Ramën për të ironizuar se po të ndiqet kjo metodë, i bie që qeveritë e Berishës apo Nanos, kanë qenë dy herë më pak të korruptuara pasi ato kanë garantuar rritje ekonomike më të madhe. “Nëse e pranojmë logjikën e kryeministrit, atëherë mund të themi se mes viteve 1993 dhe 2008, Shqipëria pati rritje ekonomike mestare prej 6.5% në vit, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2025, rritja mesatare ekonomike ka qenë 3% (të dhënat janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar). Mos vallë kjo do të thotë që, në periudhën 15 vjeçare që pasoi rënien e komunizmit në Shqipëri kishte dy herë më pak korrupsion nga sa ka sot?! Ndërsa, në periudhën 16 vjeçare nga viti 2009 deri më sot ka dyfish më shumë korrupsion?- shkruan Erebara.

Pra, me të njëjtin argument propaganda e Ramës bie poshtë. Por kryesorja këtu nuk është që të rrëzosh truket e tij prej prestigjatori, por që të vërtetosh se ndonëse korrupsioni, në pamje të parë duket sikur e nxit ekonominë, pasi shmang burokracinë dhe përshpejton proceduarat, në finale ai e frenon rritjen ekonomike, pengon mbërritjen e investitorëve të huaj seriozë dhe thellon pabarazinë. Prandaj Irena Beqiraj thotë se duhet të informohet kryeministri se “në kushtet e mungesës së konkurrencës, inovacionit dhe dijes, korrupsioni ka gjasa të mbetet faktori dominant i rritjes ekonomike, e cila, si rrjedhim, do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme, e paqëndrueshme dhe jo gjithëpërfshirëse”.

DMTH, fakti që ekonomika ka pasur rritje nuk është një alibi për mungesën e korrupsionit, por një pikpyetje se sa më mirë do të ishim po të vidhej shumë më pak./Lapsi.al 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot hyn në fuqi Sistemi Evropian i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit

0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:
Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

të dhënat e pasaportës;
fotografia e fytyrës;
gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.
Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.
Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.
Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ibrahimaj: Është rritur vetëm çmimi i perimeve, mos u shqetësoni!

0

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë një deklaratë të pazakontë këtë të premte, në lidhje me rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Në një pronocnim për mediat, në një kohë kur qytetarët po përballen me inflacion gjithnjë e në rritje, Ibrahimaj u shpreh se sipas vëzhgimit të qeverisë është rritur vetëm çmimi i perimeve jo ushqimet e tjera.

Sipas saj, situata nuk paraqitet shqetësuese dhe qeveria do të ndërhyjë vetëm nëse rriten çmimet e ushqimeve të shportës.

“Rritja ka ndodhur vetëm në kategorinë e perimeve ndërsa në të gjitha ushqimet e tjera nuk ka pasur rritje të çmimeve. Lufta nuk është në dorën e Shqipërisë për ta frenuar apo jo, çmimet janë rritur si pasojë e luftës, ne jemi këtu që pasojat të kenë ndikim minimal në ekonominë shqiptare. Janë mbi 80 produkte të shportës dhe asnjë nuk ka pasur rritje për shkak të luftës. Inflacioni shënoi në nivel 2,6%, që është nivel i kontrolluar ende. Nëse do të shohim që çmimet do të rriten edhe në produktet e tjera atëherë pa dyshim që do të ndërhyjmë me një akt që do të parashikojë të subvencionojë kategoritë e shtresave në nevojë”, u shpreh Ibrahimaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx