Ballina Blog Faqe 73

Berisha dhe Topalli votojnë kundër shkarkimit të Spiropalit? Deputetja e PD sqaron çfarë ndodhi në Kuvend

0

Një votë kundër e Jozefina Topallit dhe Sali Berishës për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme ngjalli pikëpyetje në Kuvend. Në momentin e votëbesimit të ndryshimeve në qeveri, Sali Berisha dhe o[pozita kishin zaptuar foltoren, ndërsa në votat në Kuvend, u shfaq që ai dhe topalli votuan kundër. Është vetë deputetja e PD që sqaron situatën duke thënë se ky veprim ka qenë rezultat i një lapsusi teknik dhe nuk përfaqëson qëndrimin apo vullnetin e saj politik. “Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, thekson ajo në reagim.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, thuhet në reagimin e Topallit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“E keni zegjinizuar kuvendin”/ Replika Noka-Zegjine, deputetja e PS: Hakut të vjen vetëm Gazi

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi mazhorancën se ka degraduar Kuvendin, duke e cilësuar si të “zegjinizuar”.

Noka tha se seanca është drejtuar në mënyrën më të turpshme të mundshme dhe se Kuvendi është kthyer në një institucion që u sjell turp qytetarëve.

 “E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament.

Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi.” – tha Noka.

Në replikë deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi  akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër e motra, e kunata.

“Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj”, tha ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkarkimi nga Rama, Berisha-Spiropalit: Vije me të bardha doje t’i zije vendin

0

Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin. Ka qënë kjo e fundit ajo e cila u shpreh fillimisht se është e keqardhur që largimi i saj nga detyra u paralajmërua nga Sali Berisha.

Ndërohë në përgjigje Berisha i tha se shkarkimi nuk i ka ardhur nga ai por nga Belinda Balluku. Sipas Beirshës, Spiropali është viktima më e parëndësishme e Ballukut.

Replikat:

Spiropali: Është e vërtetë që ajo detyrë është nder i madh, por çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, është po ashtu nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e Kuvendit, dhe ndonjë tjetër, vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjalë, jo ndonjë gjë tjetër.

Berisha“S’e ke nga Berisha, jo, e ke nga vetja jote. Gëzoheshe se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk e ke nga Sali Berisha atje, e ke nga vetja jote se more përpjetë”. Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote.
Dhe këta të dhanë atë që meritove.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sekretariati i Etikës përjashton nga Kuvendi për 20 ditë deputetin Agron Shehaj

0

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar me 20 ditë deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Kujtojmë që 10 deputetë socialistë iu drejtuan  Komisionit të Etikës, duke kërkuar përjashtimin me 20 ditë të deputetit nga punimet e Kuvendit.

Socialistët argumentojë se deputeti i Partisë Mundësia ka përdorur fjalë fyese gjatë seancës si dhe ka penguar zhvillimin e saj.

Deputeti Shehaj u përplas me socialistët për protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të cilët janë ngritur kundër ndërtimit të resortit nga kompania “Genner 2”, dhe u përjashtua nga seanca plenare.

Pasi mbaroi fjalën e tij, Shehaj fillimisht nuk po lironte foltoren, ndërsa më pas iu afrua socialistëve në tavolina duke i treguar foton e një 19-vjeçari të dhunuar nga policia në Rrjoll.

“Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vetë”, tha ai duke i bërtitur pranë fytyrës Taulant Ballës, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit i komunikoi më pas masën e përjashtimit nga seanca plenare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë

0

Një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në zonën e 5 Maji është grabitur pak më parë nga një person i armatosur.

Burime bëjnë me dije se një person ka hyrë në ambientet e pikës së këmbimit dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash nga punonjësit që ndodheshin brenda. Pas marrjes së parave, autori është larguar me vrap nga vendngjarja.

Menjëherë pas ngjarjes në vend kanë mbërritur forca të Policia e Shtetit, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Mos zhurmo! Unë them nafta, ti thua byreku

0

Në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, gazetari Fatos Çoçoli dhe këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, patën një debat të fortë mbi rritjen e çmimit të naftës.

Teliti: Fuqizimi i monedhës kombëtare, në mënyrë të pashpjegueshme kthehet në negativitet për ekonominë. Kjo ka shpjegim dhe ta thonë teoritë ekonomike. Janë paratë e pista.

Çoçoli: Janë paratë nga turizmi.

Teliti: Po lëri paratë e turizmit. Se byrek po hanë turistët. Pra, ekonomia shqiptare e vitit 2026 qenka byrek dhe vaj ulliri. Bravo të qoftë!

Çoçoli: Çfarë te keqe ka të eksportosh vajin e ullirit, të eksportosh domaten?

Teliti: Sa i përket naftës, në këtë Shqipëri kjo problematika e naftës që rritet ka vetëm një faj, që është taksa e korrupsionit. Zotëri, i kemi sot inspektoratet të cilat janë në terren që duhet ta bëjnë detyrën, por kemi mbi të gjitha një Autoritet Konkurrence, i cili duhet të parandalojë dhe më pas nëqoftëse nuk e parandalon, ta ndalojë të paktën kur verifikohet, marrëveshjen midis operatorëve të ndryshëm për të bllokuar çmimet në një sector. Dhe fakti që neve shkuam dhe atëherë në çmimin 270 lekë, ishte tërësisht marrëveshje oligopoli në sektorin e hidrokarbureve, ku 3-4 importues ranë dakord me njëri-tjetrin. Këtu duhet të ndërhyjë Autoriteti i Konkurrencës, të bëjë detyrën e vet se nuk e ka bërë.

Çoçoli: Se ia ke rruajtur mjekrën.

Teliti: Ja rruajti qeveria. Mos u kthe nga ne, jemi opozitë. Ne si opozitë i kemi bërë katër iniciativa. Kemi bërë katër iniciativa, të katërta të hedhura poshtë me votat e mazhorancës. Mos bëj zhurmuesin. Katër iniciativa në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket Autoritetit të Konkurrencës, për ta fuqizuar atë, ndonëse është tërësisht me përfaqësues të majtë. Por, për hirë të kombit dhe të vendit e bëmë iniciativën. Katër iniciativa të hedhura poshtë. Institucionet dhe inspektorët shkojnë atje në terren dhe shohin dhe i konstatojnë problematikat, i raportojnë një pjesë prej tyre, një pjesë jo, sepse është taksa e korrupsionit dhe ata të mëdhenjtë pastaj qajnë lart dhe ulen në tryeza me këta importuesit duke pirë dhe vera të shtrenjta, edhe vendosin sa do jetë çmimi në kurriz të shqiptarëve. Kjo gjë është e parandalueshme.

Çoçoli: Marrëveshjet duhen luftuar, me ty jam. Por, ama, jo me teori konspirative.

Teliti: A duhet të kishte kjo ekonomi rafinerinë e vet? Po, duhet të kishte.

Çoçoli: Kush kontribuoi që rafineria të shkonte në agoni? Forca juaj politike.

Teliti: Mos zhurmo! Mos zhurmo, se jemi 13 vjet në opozitë. Drejto gishtin drejt fajtorit! O zotëri, qytetarët që paguajnë naftën dhe s’kanë bukë te shtëpia, duan ta dëgjojnë këtë gjë. Që ka nevojë kjo ekonomi për rafinerinë e vet, ka. Por, për ta bërë duhen qindra miliona euro. Ndërkohë që sot, për 3 ditë, nëse ka vullnet politik, të siguroj që xhap bën tregu i hidrokarbureve dhe ajo marrëveshje oligopoli bie. Debatin e pranoj unë, zhurmën jo.

Çoçoli: Debati zhurmë është.

Teliti: Unë flas nafta, ai thotë vaji i ullirit; unë flas nafta, ai thotë byreku. Nuk është debat ky. Ore zotëri, po të rritet çmimi i naftës, do ketë kosto çdo familje shqiptare, do ketë kosto te biletat e autobuzit, do ketë kosto te biletat e furgonave, do ketë kosto tek maunet që lëvizin.

Çoçoli: Për sa? Për konfliktin që do zgjasi 4 javë?

Teliti: Po pse, ulet menjëherë çmimi mbrapa? Po ku ka atë fuqi qeverisja. Nuk u ulën çmimet pas vitit 2022.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protestat e PD-së, Salianji: Si “pula pa kokë”, vërdallosje nëpër qytet për të fshehur pjesëmarrjen e ulët

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emision “Trialog” në RTSH, ka komentuar protestën e fundit të opozitës duke e cilësuar si të paorganizuar dhe pa mesazh të qartë. Ai tha se mënyra se si u zhvillua protesta ishte një “shpërdorim nga lidershipi”, duke e krahasuar me ecjen “si pula pa kokë”.

Salianji theksoi se protesta nuk kishte simbolikë dhe se zgjedhja për të lëvizur nëpër qytet ishte një mënyrë për të shmangur faktin se pjesëmarrja ishte më e ulët se herët e tjera.

Duke e cilësuar protestën si “as të fortë, as të butë, as paqësore, as të dhunshme”, Salianji tha se fokusi u zhvendos krejtësisht nga qëllimi i saj.

Për mua, e gjithë ajo protestë ishte shpërdorim që bën lidershipi i protestës. Ishte si ecja e darkës ku nuk dimë ku vijmë. Është si të ecësh si pula pa kokë, të vish vërdallë pa ditur se ku. Nëse do të ishte një protestë me simbolikë, ka institucione. Kjo ka qenë një mënyrë për të shmangur një element që në këtë protestë ishte e dukshme, kishte më pak pjesëmarrje se herët e tjera dhe hajde të bëjmë vërdallosje nëpër qytet. Protesta nuk ishte e dhunshme. Këto protesta janë një gjë e ndërmjetme, as e fortë se butë, as paqësore as e dhunshme. U zhvendos komplet fokusi”, u shpreh ish-deputeti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lufta që askush nuk e di si mbaron, ja skenarët për Iranin

0

Shtetet e Bashkuara hynë në luftë me Iranin për arsye që mbeten ende të paqarta. Në momente të ndryshme, presidenti dhe njerëzit e tij kanë dhënë shpjegime të ndryshme: herë si një luftë parandalimi për vetëmbrojtje, herë si përpjekje për të ndalur rindërtimin e programit bërthamor iranian, e madje edhe si një përpjekje për ndryshim regjimi.

Justifikimi duket se ndryshon në varësi të kujt i drejtohet mesazhi, duke e bërë të vështirë të kuptohet se cili është qëllimi përfundimtar i kësaj lufte, apo nëse ekziston vërtet një strategji e qartë.

Në këtë situatë të paqartë lind pyetja kryesore: si mund të përfundojë kjo luftë? 

Media amerikane Vox përpiqet ti japë përgjigje kësaj pyetje duke folur me ekspertët e Iranit, Lindjes së Mesme dhe politikës ushtarake amerikane, për të cilët shkruan se janë kryesisht dakord për një gjë: skenari më optimist i administratës Trump, që bombardimet amerikane të nxisin popullin iranian të ngrihet dhe të rrëzojë regjimin, është shumë pak i besueshëm.

“Nuk ka asnjë precedent historik që bombardimet ajrore të çojnë në rrëzimin e një regjimi nga një kryengritje popullore,” thotë Hussein Banai, profesor i politikës iraniane në Universitetin Indiana-Bloomington.

Nëse kjo analizë është e saktë, atëherë ekzistojnë dy drejtime të mundshme për zhvillimin e luftës: një marrëveshje politike ose një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit.

Pse bombardimet nuk pritet të rrëzojnë regjimin 

Administrata Trump e nisi këtë luftë pjesërisht sepse përplasjet e mëparshme me Iranin kishin rezultuar më pak të rrezikshme nga sa pritej. Vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në vitin 2020 dhe sulmet ndaj objekteve bërthamore nuk prodhuan përshkallëzimin e madh që shumë analistë kishin parashikuar.

Por situata aktuale është ndryshe. Irani tashmë ka reaguar duke goditur disa vende të Gjirit dhe duke paralajmëruar një bllokadë të mundshme të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale.

Për më tepër, Teherani prej kohësh është përgatitur për një skenar të ndryshimit të regjimit. Institucionet shtetërore janë strukturuar në mënyrë që të vazhdojnë funksionimin edhe në rast se figura të larta politike eliminohen.

Kjo është një nga arsyet pse vrasja e liderit suprem Ali Khamenei nuk ka sjellë destabilizim të menjëhershëm. Ndryshe nga liderë të tjerë autoritarë, sistemi politik iranian nuk varet nga një figurë e vetme.

“Gjithçka që po shohim tregon se udhëheqja është ende në kontroll dhe nuk ka shenja që një protestë popullore mund ta rrëzojë regjimin,” thotë Ken Pollack nga instituti Middle East Institute.

Ekspertët theksojnë se edhe ushtria iraniane është pjesë integrale e sistemit politik. Një grusht shteti ushtarak do të nënkuptonte në thelb rrëzimin e vetvetes.

Po ashtu, një kryengritje popullore duket shumë e pamundur. Kur iranianët protestuan masivisht vetëm pak muaj më parë, regjimi reagoi me dhunë ekstreme, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz në një periudhë shumë të shkurtër.

Skenari më i mundshëm: një përfundim i kufizuar i luftës 

Në mungesë të një ndryshimi regjimi, shumica e ekspertëve besojnë se lufta mund të përfundojë me një kompromis.

“Është pothuajse e pashmangshme që Trump në një moment të tërhiqet nga objektivat maksimaliste dhe të kënaqet me diçka më të vogël,” thotë Michael Koplow nga Israel Policy Forum.

Një mundësi është një marrëveshje e tipit “modeli Venezuelë”, ku SHBA shpall një fitore politike pas disa koncesioneve nga Teherani.

Këto koncesione mund të lidhen me programin bërthamor iranian, prodhimin e raketave balistike dhe mbështetjen për milicitë në rajon si Hezbollah në Liban, apo Houthit e Jemenit.

Nëse Irani bën disa lëshime në këto fusha, administrata amerikane mund ta paraqesë këtë si sukses dhe ta mbyllë luftën.

Një tjetër mundësi është që SHBA të shpallë thjesht fitore simbolike, duke theksuar eliminimin e Khameneit dhe dëmtimin e objekteve bërthamore, dhe të tërhiqet pa një marrëveshje të plotë.

Një skenar i tillë do të ndryshonte pak situatën reale në terren, por do të ishte në përputhje me mënyrën si Trump shpesh menaxhon krizat ndërkombëtare, sidomos nëse ekonomia globale fillon të ndjejë presion.

Skenari më i rrezikshëm: përshkallëzim i madh 

Ekziston edhe një mundësi tjetër, shumë më e rrezikshme, që konflikti të përshkallëzohet në një luftë të gjerë, të ngjashme me pushtimin e Irakut në vitin 2003.

Shumica e analistëve e konsiderojnë këtë skenar të pamundur, pasi SHBA nuk duket e gatshme për një tjetër luftë të madhe tokësore në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, disa ngjarje mund ta ndryshojnë situatën. Për shembull, nëse Irani arrin të kryejë një sulm të madh ndaj forcave amerikane, duke vrarë dhjetëra ushtarë ose duke fundosur një anije ushtarake, presioni për një reagim shumë më të fortë do të rritej ndjeshëm.

Në një situatë të tillë, përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm.

“Askush nuk e nis një luftë duke menduar se do të përfundojë në një batak,” thotë politologia Caitlin Talmadge nga MIT. “Por historia e luftërave na tregon se askush nuk e kontrollon plotësisht mënyrën se si ato zhvillohen.”  

Shumë të panjohura… 

Në këtë moment, skenarët më të mundshëm mbeten dy, një marrëveshje e kufizuar ose një tërheqje e njëanshme amerikane. Por rreziku i përshkallëzimit nuk mund të përjashtohet.

Luftërat janë jashtëzakonisht të paparashikueshme  dhe konflikti aktual tashmë është përhapur në të gjithë rajonin.

Ajo që Trump ka nisur mund të mos jetë më plotësisht nën kontrollin e tij. Dhe historia ka treguar se edhe liderët që hyjnë në luftë duke premtuar ndërhyrje të kufizuara, mund të përfundojnë të përfshirë në konflikte shumë më të mëdha nga sa kishin imagjinuar.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE

0

Nga Genc Pollo

Në fillim për qenin…

“Si qeni që kthehet tek të vjellat e veta, ashtu është budallai që përsërit marrëzinë e vet” shkruhet në Dhiatën e Vjetër duke dhënë një metaforë botërisht të njohur për marrëzinë dhe budallallëkun. Ky qen proverbial mund të jetë analogjia e duhur për KM Rama, i cili të shtunën, tok me presidentin serb Vučić, përmes një artikulli në të përditshmen kryesore gjermane FAZ deklaroi se është i gatshëm të pranojë “anëtarësimin” në Bashkimin Europian pa atributet politike të një shteti anëtar; ndonëse druaj se nuk kemi të bëjmë me të marrë apo me budallenj.

Rama i dha fund deklarativisht raportit preferencial me Serbinë dhe atij personal me presidenti Vučić në verë 2023 kur Beogradi refuzoi të lironte tre policë kufitarë të Kosovës të cilët i kishte kidnapuar xhandarmëria serbe. Këtë e bëri duke deklaruar (jo për herë të parë) fundin e projektit MiniShengen/Ballkan i Hapur, i cili në atë kohë ishte diskredituar si përçarës, antieuropian dhe jo-efektiv. Ky raport preferencial pati aspekte të rrezikshme për stabilitetin rajonal e integritetin e Kosovës si “shkëmbimi i territoreve”, të dëmshme diplomatikisht Kosovën duke krijuar imazhin e izolimit nga aksi i ri Tiranë/Beograd e problematike si trysnia e Ramës ndaj  Prishtinës për të pranuar skemat e pafavorshme të Miroslav Lajčákut; në këtë kuadër kujtohet si një risi bizare kur KM Rama, në një samit europian në Bruksel në qershor 2022, ishte i vetmi që apeloi me pasion kundra çdo mase ndaj Serbisë si e vetmja  që refuzonte sanksionet kundër Rusisë. Në tre vitet e fundit Serbia vazhdon të refuzojë sanksionet europiane; ajo jo vetëm që nuk priret të normalizojë marrëdheniet me Prishtinën por krahas aktivitetit ndërkombëtar për delegjitimimin e shtetit kosovar ajo kërcënon Kosovën me agresion ushtarak, dislokon trupa në kufi si përkrah e strehon terroristët  që sulmuan Veriun e Kosovës në v2023. Me një fjalë Serbia e Vučićit ishte dhe është një faktor destabilizues për të tërë rajonin. Në ketë sfond gjithkush mund të pyesë pse Rama i kthehet sërish këtij Vučić-i si partner që së bashku t’i drejtohen Berlinit e Brukselit. Midis dy politikanëve e shteteve të tyre ka edhe ngjashmëri që i veçojnë ata nga katër shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e më gjerë: Rama e Vučić kryesojnë prej më shumë se një dekade regjime autoritare-kleptokratike me pushtet të përqëndruar e personalizuar dhe ku shteti ligjor e demokracia ka arritir në pikën më të keqe që nga Ramiz Alia/Miloshevići. Gjithashtu të dy vendet janë sipas Brukselit “ex front-runner”  (vrapues më afër finishit) në integrimin europian. Para shtatë vitesh dy front-runners ishin Serbia e Mali i Zi; para dy vitesh ishin Shqipëria e Mali i Zi. Në v2026 vetëm Mali i Zi është zyrtarisht për Brukselin një front-runner.

Pastaj për shanset…

Nëse pyet zyrtarët e Komisionit Europian apo diplomatë të shteteve anëtare për shanset e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor do të përgjigjen njëlloj si dhjetë vjet më parë: anëtarësim i plotë nëse vërtet ju përmbushni standartet. Nëse dëgjon vendimmarrës realë në shtetet anëtare të BE merr vesh që Kroacia ishte shteti i fundit që në v2013 u anëtarësua me të drejta të plota. Të tjerët ose do të presin pafundësisht ose do të marrin diçka më pak. Arsyet brenda BE lidhen me komplikimin e vendimmarrjes jo më me 27 shtete anëtarë por, me anëtarësimin e shteteve ballkanike, me 33 syresh: vetot që shpesh kanë paralizuar apo të paktën kanë komplikuar vendimmarjen europiane mund të jenë më të shpeshta (Rama e Vučić bëhen dorëlëshuar dhe heqin dorë edhe nga përfaqsimi kombëtar me një komisioner dhe me eurodeputetë). Arsyet që lidhen me rajonin janë thjesht mosarritja e standarteve themelore të ligjshmërisë, demokracisë dhe të lirive e të drejtave të njeriut si dhe i standarteve teknike të tregut. Ironia me artikullin e të shtunës është se të pikërisht dy shtetet që janë më keq me këto standarte propozojnë një anëtarësi të cunguar për të gjithë shtetet e tjera ku të paktën zgjedhjet janë të rregullta dhe qeveritë në dekadën e fundit janë ndryshuar me votë popullore dhe kanë reflektuar vullnetin e elektoratit.

Hileja tjetër në favor të Vučić-it është se ai kështu do t’i shmanget negocimit të kapitujve ku është përfshirë tashme edhe detyrimi për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën (kapitulli 35). Po kështu ai djeg edhe ato pak shanse që ka Malit i Zi për një anëtarësim të plotë duke u ofruar skeptikëve brenda Bashkimit Europian një model më të pranueshëm për ta dhe të aplikueshën toptan për tërë Ballkanin Perëndimor. Për këtë Beogradi ndihmohet edhe nga partitë pro serbe në Podgoricë që I vënë shkopinj në rrota negociatave me BE.

Rama e Vučić advokojnë vetëm për pranim në Tregun e Përbashkët ku do të gëzojnë katër liritë e njohura të qarkullimit pa pengese të personave, mallrave, shërbimeve e kapitalit. Anëtarësia në Tregun e Përbashkët ka parakusht shtetin ligjor. Por Rama e Vučić mund të kenë të drejtë kur mendojnë se BE në ketë rast mund të mbyllë njërin sy. Prandaj cilidoqoftë synimi e rezultati  “anëtarësimi i plotë” apo anëtarësimi minus” apo “anëtarësimi me faza” për shtetet e Ballkanit Perëndimor ndihma më e mirë nga BE është kondicionaliteti serioz për standartet themelore: shteti ligjor, demokracia e liritë e të drejtat e njeriut.

* Genc Pollo – Ish-Ministër dhe deputet

President i Paneuropa-Shqipëri

4 mars 2026

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti Begaj dekreton ministrat e rinj 

0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimet, lëvizjet nga dikasterët dhe emërimet e reja të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Belinda Balluku, e cila deri më tani ka shërbyer si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministre, është shkarkuar përfundimisht nga detyra. Ajo është tashmë nën hetim nga SPAK, teksa është kërkuar dhe arrestimi i saj.

Nga detyra është larguar përfundimisht dhe Elisa Spiropali, e emëruar në shtator ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu, i cili mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.

Emërime të reja janë, Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm, i cili deri më sot ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në BE, Enea Karakaçi në krye të ministrisë së Infrastrukturës, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të OSHEE, dhe Ermal Nufi si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë si zv/kryeministre tashmë është emëruar Albana Koçiu.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx