Ballina Blog Faqe 84

Kujtim Cakrani merr pjesë në seancën e Metës: Jam be, bejlerët nuk thyhen

0

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta është paraqitur sot në gjykatë, pasi u dhunua disa ditë më parë nga dy persona në Vlorë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai u shpreh se nuk i ka ndodhur asgjë, dhe si një bej që është nuk thyhet.

 “Nuk i ka ndodhur asgjë avokatit, avokati është bej. Belerët janë si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet. Beteja vazhdon” , u shpreh avokati i Metës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

0

Parlamenti Europian publikoi këtë të enjte draft-raportin e tij vjetor për Shqipërinë, duke analizuar progresin dhe sfidat në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe antikorrupsionit. Raporti evidenton avancimet e bëra, por gjithashtu nxjerr në pah mangësitë që kërkojnë vëmendje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare.

1. Reforma në drejtësi dhe vettingu

Raporti vlerëson se zbatimi i reformës në drejtësi, përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda sistemit gjyqësor. Sidoqoftë, eurodeputetët theksojnë se mbeten sfida të rëndësishme:

Efikasiteti i gjyqësorit mbetet i ulët.

Gjykatat përballen me mbingarkesë çështjesh, duke vonuar vendimet.

Ka nevojë për stabilitet më të madh në jurisprudencë dhe përpjekje për të kufizuar ndikimin e jashtëm mbi vendimet gjyqësore.

2. Forcimi i organeve të qeverisjes gjyqësore

Raporti bën thirrje për një forcim të mëtejshëm të organeve të qeverisjes gjyqësore, duke vënë theksin tek:

Pavarësia dhe transparenca e tyre.

Kapaciteti profesional i anëtarëve të organeve.

Investime të qëndrueshme në infrastrukturën e gjykatave dhe në procesin e dixhitalizimit, që mund të përmirësojë menaxhimin e çështjeve dhe aksesin e qytetarëve në drejtësi.

3. Lufta kundër korrupsionit

Korrupsioni vazhdon të përbëjë një sfidë serioze për Shqipërinë, sipas raportit. Megjithëse ka përparim në kuadrin ligjor dhe institucional, Parlamentit Europian i shqetëson:

Nevoja për të konsoliduar historikun e hetimeve dhe ndjekjeve penale, veçanërisht për korrupsionin e nivelit të lartë.

Korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet e qeverisjes për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet dhe për të siguruar një mjedis biznesi të parashikueshëm.

4. Lufta kundër krimit të organizuar

Raporti thekson rëndësinë e luftës efektive kundër krimit të organizuar, duke përfshirë:

Rrjetet e pastrimit të parave.

Trafikimin e drogës dhe veprimet kriminale ndërkombëtare.

Eurodeputetët bëjnë thirrje për bashkëpunim të intensifikuar me agjencitë e BE-së, si Europol dhe Eurojust, për të përmirësuar efektivitetin e hetimeve dhe ndjekjeve penale në këto fusha.

Raporti i Parlamentit Europian e sheh Shqipërinë në një fazë progresi të ndërmjetëm, duke njohur përparimet në reformën e drejtësisë dhe kuadrin antikorrupsion, por nënvizon se sfidat mbeten të mëdha, veçanërisht në zbatimin efektiv të ligjit, efikasitetin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji nga Berati: Berisha të mbajë përgjegjësi për humbjet e PD-së

0

Nga Berati me anëtarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, ish-deputeti Ervin Salianji i bëri thirrje Sali Berishës të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobnëta dhe humbjet elektorale PD po shënon në çdo palë zgjedhje.

Ai thekson se Partia Demokratike duhet të bëjë një zgjedhje të qartë: të qëndrojë peng i së shkuarës apo të hapin rrugën për një brez të ri.

“Askush faktikisht nga lidershipi i PD-së nuk do që të mbajë përgjegjësi. Pa diskutim, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, duke mos i vënë bisht demokratëve që kanë mbajtur përgjegjësi dhe e kanë respektuar. Ne duam që PD të jetë forcë qeverisëse në Shqipëri. Njësoj si i biri i vetë politikë ishte kryer në të kaluarën; Basha, edhe kryetari aktual, funksionon thuajse njësoj, me të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve. Raporti ndërkombëtar është më i keq se ç’ka qenë në të kaluarën. Ne, të nderuar miq, e dimë se Edi Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar, por edhe me ndihmën e SPAK-ut që po e dërmon.

Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj.Partia Demokratike duhet të fitojë tdhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia”,- tha Salianji.

Salianji thotë se shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria e Edi Ramës. Në Berat, Salianji u shpreh se Rama kërkon të bëjë ndryshime ligjore për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK.

“Shqiptarët e kanë humbur besimin. Çfarë garancish jep kjo qeveri, si do rriten familjet me këto shërbime mizerabël? Çfarë lehtësie i ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në 13 vite? Qeveria këtë punë ka, të ofrojë shërbime. Ka sjellë vetëm rëndesë, mashtrim dhe degjenerim I keni parë ministrat dhe fuksionarët e PS që ngjajnë si sheikë, këtu do t’i rrisin qytetarët shqiptarë fëmijë e tyre, në këto kushte? I keni parë si bien rrugët e reja të ndërtuara me miliona euro, kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur. I keni parë si shtrëngojnë adminisrratën për bukën e gojës? Shkurt, kjo nuk është qeveri që përfaqësn interesat e qytetarëve shqiptarë,e trajton shtetin si plaçkë, një qeveri që ka dëbuar shqiptarët. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, ndryshon ligjin për t’i garantuar vetes së vet, garanci që mos të preket nga SPAK”, theksoi ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit

0

Ditën e sotme ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit.

Gjatë kësaj kohe, besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke përfshirë faljen e namazit të rregullt, leximin e Kur’anit dhe kryerjen e veprave të mira.

Përveç përfitimeve shpirtërore, ky muaj forcon edhe lidhjet familjare dhe komunitare, duke nxitur ndihmën dhe bujarinë ndaj të tjerëve.

Muaji i Ramazanit është një thirrje për reflektim, durim dhe pastrim të zemrës, duke rikujtuar rëndësinë e faljes, vetëkontrollit dhe mirësisë në jetën e përditshme.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe përfaqëson një detyrim për të gjithë të rriturit që nuk kanë pengesa shëndetësore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjyqi në Hagë, Thaçi: Kjo Prokurori po injoron të vërtetën, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë

0

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka marrë fjalën përpara gjykatës në Hagë, në seancën përfundimtare të deklaratave përmbyllëse. Ai e nisi fjalimin duke uruar fillimisht festën e Pavarësisë për atdheun e tij. Thaçi u deklarua i pafajshëm për akuzat, ndërsa shprehu keqardhjen për të gjitha viktimat, pa dallim etnik.

“Për gati 3 vjet keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Keni parë faktet, keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por kam thënë dhe them me bindje të plotë: unë bashkëndiej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, tha Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u tha gjyqtarëve dhe prokurorëve të Hagës se ka bërë për popullin e tij atë që do të kishin bërë dhe ata për vendin e tyre nëse do të përjetonin të njëjtat ngjarje.

Thaçi tha se akuza që ai ka pretenduar për të marrë kontrollin e Kosovës, është ofenduese për mijëra viktima të pafajshme dhe luftëtarë.

“Vendosa të kthehem në Kosovë në vitin 1998. Ky ishte vendim personal, i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosjen. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj do të përjetonte atë që përjetonte populli im. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë.

Prokuroria pretendon se qëllimi im ishte marrja e kontrollit të Kosovës. Kjo është e pavërtetë, por është edhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për mijëra viktima të pafajshme të vrara gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATO-s dhe aleancës perëndimore, me të cilën bashkëpunova ngushtë.

I vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviçi. Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë dhe ditës në ditë. Nuk isha i sigurt nëse do ta shihja familjen time, lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovën e pushtuar për rreth 90 vite.

Fakti që jam sot gjallë është rastësi dhe fat. Nuk u ktheva të rrezikoja jetën time për kontroll dhe pushtet; u ktheva duke rrezikuar jetën për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet është: marrje e kontrollit prej kujt? Kush?

E vërteta është se kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Millosheviçit. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet; është paradoksale. Shtypeshin nga Millosheviçi. Unë nuk kisha iluzione, por shpresa jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA-ja dhe NATO-ja. I gjithë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim udhëtova në shumë qytete për t’i bindur për kauzën tonë: Bruksel, Londër, Berlin e vende të tjera.

Kudo që isha, isha në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të administratës amerikane. Millosheviçi e kishte filluar luftën dhe ne vetëm po vetëmbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO-ja, dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO-s, nuk do të kishte pavarësi të Kosovës”, tha Thaçi.

Në përmbyllje të fjalës së tij para trupit gjykues në Hagë, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi që vendimi të bazohet vetëm mbi prova dhe ligj, duke këmbëngulur se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

“Gjatë gjithë jetës sime isha përkrah popullit të Kosovës në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor duke u udhëhequr nga idealet e barazisë dhe drejtësisë. Kam vetëm një lutje që vendimi juaj të jetë në përputhje me provat, ligjet e faktit. Provat e bëjnë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë, ndaj i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”, tha Thaçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Amendamenti i Ramës/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

0

Amendamenti i Partisë Socialiste, për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra është pritur me kritika nga përfaqësuesit europianë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi në një konferencë për mediat këtë të mërkurë se “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”.

Ai shtoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.

Ndërkohë diplomati tjetër David McAllister, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET) deklaroi se rasti Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit.

“Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse Shqipëria e pranoi aq shpejt ftesën për Bordin e Paqes

0

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka debatuar këtë të mërkurë me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë vizitës së delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në vendin tonë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gahler i ka kërkuar shpjegime Ballës se përse Shqipëria pranoi menjëherë të marrë pjesë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndërkohë që BE-ja se ka bërë një gjë të tillë.

Në përgjigje, Balla, i zënë ngushtë, është shprehur se sipas tij Shqipëria dhe SHBA kanë një mardhënie të ngushtë, ndërsa i ka kërkuar Gahler që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje.

Më tej, sipas raportimeve, Balla, ka zhvendosur vëmendjen e debatit, drejt gjyqit që po zhvillohet në Hagë kundër udhëheqësve te Kosovës, duke thënë se çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim, teksa i ka kërkuar delegacionit që të merret Parlamenti Europian me këtë çështje.

Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian duhet ta ndjekë këtë çështje”, ka deklaruar Balla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

BIRN: Amendamenti i Ramës ndaj SPAK i vendos ‘shkopinj nën rrota’ procesit të integrimit

0

Ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama, në të njëjtën linjë me nismat e Vuçiç në Serbi, rrezikojnë sipas ekspertëve që të ngadalësojë procesin e integrimit, ndërkohë që Delegacioni i Bashkimit Europian thotë se po i monitoron ato nga afër.

Në janar të këtij viti, shumica parlamentare në Serbi, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, miratoi me procedurë të përshpejtuar ndryshime ligjore që i japin qeverisë kontroll më të madh mbi prokurorinë dhe gjyqësorin.

Ndërhyrja nuk qe rastësore. Ajo erdhi pasi hetimet për aksidentin me 16 viktima në stacionin e trenit në Novi Sad në vjeshtën e vitit 2024 si dhe akuzat e ngritura për falsifikim dokumentesh në favor të projektit të Jared Kushner, vunë në shënjestër njerëz me pushtet pranë Vuçiçit.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Serbi nuk u toleruan nga Brukseli.

Përmes një interviste për agjencinë Reuters, komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos e paralajmëroi Beogradin më 13 shkurt se nëse nuk tërhiqte ndryshimet ligjore, BE mund të pezullonte një kredi prej 1.6 miliardë eurosh për Serbinë.

“Këto (fonde) kanë parakushte të lidhura me sundimin e ligjit,” deklaroi Kos.

ADVERTISING

Sundimi i ligjit është një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian dhe një detyrim kyç për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen anëtare të Bllokut.

Kjo, megjithatë, nuk duket se e pengoi mazhorancën e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, që që ngjashëm me atë të Vuçiç, të propozojë ndryshime ligjore që synojnë në thelb mbrojtjen e zyrtarëve të veshur me pushtet ndaj hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama dorëzoi në Kuvend me firmën e tij një projektligj për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, sipas kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar nuk preken nga masa e pezullimit nga detyra si pjesë e një procedimi penal.

Propozimi vjen pas një periudhe tensioni mes Ramës dhe sistemit të drejtësisë lidhur me pezullimin nga detyra dhe një kërkese për heqje imuniteti ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.

Amendamenti i Ramës për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale po monitorohet nga afër nga Bashkimi Europian, i cili pret që çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin të jetë në përputhje me acquis e BE-së dhe standardet europiane.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i tha BIRN se monitorimi përfshin edhe zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit, për shkak se “shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së”.

“Retorika që nxit mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive,” tha Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

“Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” theksoi Delegacioni.

Gjatë viteve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë hetime për korrupsion ndaj disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në qeverisje, por procedimi penal ndaj numrit 2 të qeverisë shënoi një pikë kthese.

Balluku akuzohet nga SPAK për paracaktimin e fituesit të tenderit prej 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë, ndërkohë që po hetohet për manipulimin e garës në projekte të tjera të kushtueshme infrastrukturore si Unaza e Madhe apo koncesioni i rrugës Thumanë-Kashar.

Ndryshe nga rastet e tjera, kryeministri Rama udhëhoqi një beteje ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar pezullimin nga detyra të Ballukut, ndërkohë që mazhoranca e tij në Kuvend po mban peng prej dy muajsh një kërkesë të SPAK për autorizimin e masës së arrestit ndaj zv.kryeministres.

Bashkimi Evropian e ka bërë më shumë se njëherë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe një shtet i sundimit të ligjit janë kritere thelbësore në negociata, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka marrë vlerësime në raportet e përvitshme të progresit.

Ndryshimet në legjislacion për të forcuar imunitetin e kryeministrit dhe qeverisë së tij përballë hetimeve të SPAK konsiderohen një tjetër “vijë e kuqe”, e cila do të ketë sipas ekspertëve ndikimin e vet në procesin e negociatave të vendit me Bashkimin Europian.

Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranë Universitetit të Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, i tha BIRN se ndryshimet e propozuara ligjore kufizojnë hapësirën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë, duke rrezikuar njëherazi “ngadalësimin e integrimit të Shqipërisë”.

“Vërtet BE-ja ka vendosur si objektiv gjeostrategjik përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por vendosja e mburojës politike ndaj hetimit të korrupsionit në nivele të larta rrezikon bazën e legjitimitetit të zgjerimit”, tha Gjeta.

Sipas tij, retorika dhe pengesat politike që po i vendosen SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do ta bëjnë mjaft të vështirë për zyrtarët e lartë të BE-së dhe shtetet anëtare për të mbrojtur qëndrimin për një anëtarësim të përshpejtuar të Shqipërisë para votuesve të tyre.

Gjeta theksoi gjithashtu se progresi në kapitujt negociues është i lidhur teknikisht dhe politikisht me progresin në grup-kapitujt themelorë, ku funksionimi i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës janë kritere kyçe.

“Minimi i luftës kundër korrupsionit në nivele të larta do t’i vendoste shkopinj nën rrota procesit,” tha ai.

Edhe politologu Ermal Hasimja është gjithashtu kritik, ndërkohë që thekson se sjellja e mazhorancës socialiste ndaj drejtësisë ishte e parashikuar që prej zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku ata fituan 83 mandate.

“Siç e kam paralajmëruar dhe më herët, sistemi i drejtësisë do të ishte shënjestra e parë e shumicës socialiste në kushtet kur ajo po fuqizon goditjen ndaj korrupsionit. Njësoj siç ka ndodhur më herët në Rumani e Serbi, pushteti kalon nga sulmet ndaj individëve në ndryshime ligjore për të paaftësuar drejtësinë,” tha Hasimja.

Kostot e këtij sulmi nuk janë vetëm në ngrirjen apo ngadalësimin e negociatave, por mund të prekin edhe marrëdhëniet e Ramës me Brukselin.

“Kjo mund ta ngadalësojë e madje edhe të bllokojë procesin e integrimit në BE, sepse reforma në drejtësi është jo vetëm produkt i vullnetit ndërkombëtar, por edhe instrumenti i funksionimit të çdo shteti që pretendon të jetë anëtar në BE,” tha Hasimja për BIRN.

“Dalja hapur kundër ndërkombëtarëve do të ketë kosto të lartë për Ramën, por qeverisja mund të ndryshohet vetëm nga faktori i brendshëm”, përfundoi ai./ BIRN

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Rama niset drejt Washingtonit

0

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes. 

Ceremonia e themelimit të bordit do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Washington. Kujtojmë që Shqipëria mungoi në takimin e parë të Trump me vendet anëtare, ndërkohë që Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani. 

Kryeministria në një njoftim në lidhje me aktivitetin bën me dije se: “Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes. Bordi i Paqes i iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve Trump synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrjes së një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e Konfliktit Global”.

Bordi i Paqes i ka 27 anëtarë, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit. Bordit të Paqes nuk i janë bashkuar pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve

0

Nga Kreshnik Spahiu

Sot shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve. Mafia e ushqimeve fiton më shumë se mafia e drogës. Nëse droga dëmton jetën e 5% të shqiptarëve që e përdorin, ushqimet po dëmtojnë jetën e 100% të popullit.

Dikur Shqipëria krenohej me produktet ushqimore për shkak të cilësisë, çmimeve, por edhe shijes së shumë produkteve si frutat, perimet, mishi, bulmeti etj. Por kjo i përket të kaluarës dhe ka mbetur një mit.

Një biznesmen shqiptar dëshironte të eksportonte mish në Gjermani dhe në BE, me iluzionin se Europa nuk ka mish si Shqipëria. Pas 6 muajsh përpjekjesh dhe analizash, autoritetet ushqimore i kthyen përgjigje negative, sepse mishi i viçit, i derrit, i qingjit dhe i lopës nuk plotësonin standardet për t’u shitur në Bashkimin Europian.

E njëjta situatë i ka ndodhur edhe një miku tim nga Lushnja, i cili ka tentuar disa herë të eksportojë në Austri domate, speca, patëllxhanë dhe kunguj. Maunet e tij janë bllokuar në kufi sepse nuk plotësonin standardet europiane.

Problemet në të dyja rastet kanë qenë:
• bakterie të rrezikshme (Salmonella, E. coli, Listeria)
• pesticide mbi limitet e lejuara
• antibiotikë ose hormone të ndaluara
• metale të rënda mbi kufijtë e lejuar
• mungesa e higjienës
• temperatura e pakontrolluar
• kontaminimi
• cilësia e ushqimit që kanë konsumuar kafshët
• cilësia e ujit
• paketimi dhe ruajtja

Shqipëria është e vetmja në Europë që pas vitit 1990 shkatërroi institutin e farërave, ku për dekada funksiononin laboratorë që merreshin me kontrollin, certifikimin, testimin dhe zhvillimin e farërave bujqësore për të garantuar cilësi dhe përputhje me standardet kombëtare dhe ato të BE-së.

Në Shqipëri sot as nuk mund të hash dhe as nuk mund të pish me cilësi.
Ndoshta dikush mund të thotë se ushqimet në Shqipëri kanë më shumë shije se në Europë, por kjo nuk do të thotë se një ushqim i shijshëm është i shëndetshëm dhe plotëson standardet e sigurisë ushqimore.

Për shembull, Shqipëria ka bukën më të keqe në Europë dhe nuk krahasohet me asnjë shtet europian për cilësi e bukës. Drithërat nga të cilat prodhohet shumica e bukës në Shqipëri vijnë nga Serbia, Rusia dhe Ukraina, shpesh me standarde më të ulëta cilësie.

Po picat, për të cilat mendohet se në Shqipëri bëhen më të shijshme se kudo — a keni menduar ndonjëherë se me çfarë përbërësish përgatiten?

Nuk po ndalem tek pijet, sepse dihet botërisht që kafeja, vera, pijet alkolike, vaji i ullirit janë produktet më të falsifikuara në Shqipëri.

E keni dëgjuar kur kryeministri tallet me emigrantët duke thënë: “Ejani pini një kafe ekspres në Shqipëri, boll me lëng gështenjash në Gjermani”.

Në fakt, kryeministri nuk e di se në Gjermani kontrolli i kafes fillon nga pesticidet mbi limitet e BE-së, mykotoksinat, metalet e rënda; substancat e ndaluara; vazhdon me kontrollin e autenticitetit dhe të cilësisë, për të garantuar mos përzierien me materiale të tjera; dhe përfundon me kontrollin e higjienës, përpunimit, magazinimit apo transportit.

A e di kryeministri se me çfarë uji përgatitet kafeja ekspres në shumë lokale shqiptare?
A i ka parë depozitat e ndryshkura, me papastërti dhe minj të ngordhur në unin e kontaminuar në pallate dhe bare? Po mizat dhe buburrecat në makineritë e ekspresit?

Sot mafia e ushqimeve po vret çdo ditë jetët tona sepse:

1. Po helmon shëndetin e shqiptarëve.
Ajo po i ekspozon qytetarët ndaj sëmundjeve të rënda si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shqiptarët janë ajo çfarë hanë. Një shoqëri që ushqehet keq është një shoqëri që sëmuret dhe mbush spitalet.

2. Po boshatis xhepat e shqiptarëve.
Me rënien e euros, pritej që çmimet e ushqimeve të importuara të uleshin, sepse blihen me euro dhe shiten me lekë. Por ndodhi e kundërta. Supermarketet shqiptare shpesh kanë çmime 2–3 herë më të larta se supermarketet në Europë. Mafia e ushqimeve nuk lejon konkurrencën dhe hyrjen e korporatave europiane si Lidl, Penny dhe Aldi duke bllokuar tregun e lirë dhe çmimet e larta.

3. Mafia e ushqimeve po pengon integrimin europian të Shqipërisë.
Siguria ushqimore është një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me BE-në dhe një nga më të vështirët për t’u përmbushur.
Fatkeqësisht, Shqipëria ka ende probleme serioze në përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Në Shqipëri nuk ushqehemi mirë, por ushqehemi shumë keq.

A e dini sa markete shesin ushqime të skanduara dhe ndryshojnë datat?
Mafia e ushqimeve po pasurohet me ushqime të skaduara që ju ushqeni fëmijët tuaj.
Këtu nuk kam parasysh disa dhjetëra bujtina apo sipërmarrës të shkëlqyer shqiptarë, por përditshmërinë: tavolinat në shtëpi, restorantet dhe baret në çdo cep pallati, dhe qeset me ushqime që mbushim çdo ditë në mini-markete.

Çuditërisht, burgjet shqiptare janë plot me kriminelë, por fatkeqësisht në pranga nuk ndodhet askush nga mafia e ushqimeve. Ata janë më të fortë dhe më të rrezikshëm se mafia e drogës.
Madje, ata nuk lejojnë as mediat shqiptare të flasin për këtë temë.
Ata kanë pushtetin ekonomik dhe politik.
Mafia shqiptare funksionon me parimin:
“Ai që kontrollon ushqimin, kontrollon jetën.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx