Ballina Blog Faqe 91

Reshjet e dendura, përmbyten rrugët e Himarës

0

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit.

Si pasojë, janë përmbytur rrugët, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi.

Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Emërimi i Sulës si kryeinspektor i përgjithshëm, Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish deputetit të PD-së Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm.

Në postimin e tij Noka shkruan:

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Flamur Noka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lapaj: Rama më ka dërguar dy herë njerëz

0

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me të pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lapaj u shpreh se pas refuzimit, kryeministri u hakmor duke miratuar ligjin e “Avokatit të Popullit”.

Ai e cilësoj kryeministrin si hileqar dhe se me të duhet vetëm përballje.

Adriatik Lapaj: Një nga kushtet që vendosëm ne, të mos i qasim kryetarët. Me Ramën duhet përballje.

Ai është hileqar, e kam kuptuar kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos pranoja joshje.

Përgjigjia ka qenë herën e parë për 1 minutë. Ka qenë në 2 raste tentativa. Pastaj ky e çoi në një nivel, mori një personazh e keqpërdori, kishte 6 muaj që nuk shkonte në parlament dhe shkoi të votonte një ligj dhe bëri atë që bëri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Monika Kryemadhit për Ilir Metën: E kam dashur dhe e dua

0

Monika Kryemadhi ka treguar se plagët e ndarjes me Ilir Metën nuk janë mbyllur ende. E ftuar në emisionin “Top News”, ajo ka folur hapur për dhimbjen, zhgënjimet dhe ndjenjat që vijojnë ta lidhin me ish-bashkëshortin e saj.

Kryemadhi ka pranuar se Meta është ndier i tradhtuar prej saj, për shkak të thashethemeve, ndërsa ndarja e tyre ishte e papritur për të, ashtu dhe për fëmijët.

“E kam dashur dhe e dua për hir të shumë gjërave”, tha Kryemadhi ndër të tjera, duke shtuar më tej se prej kohësh nuk ka më kontakt me të.

Gjatë kësaj bisede me Fjori Dardhën, ajo ka treguar edhe faktin se është bërë vjehërr dhe se djali i saj, Besarti, ka gjetur shoqen e tij të jetës.

“Besari ka një shoqe të cilën bashkëjetojnë bashkë është shumë gocë e mirë.  Nuk jam xheloze. Të them të drejtën kur ajo është në shpi ne e shohim më shumë Besarin, kur ajo nuk është është në prindërit e vet ne nuk e shohim Besarin. Kush mi do kalamajt, unë i dua janë më të mirët. Kush nuk mi do, udha e mbarë qoftë”, tha ajo, duke e përmbyllur kështu edhe me një këshillë për të gjitha vajzat e reja, duke u thënë që të duan veten, të shijojnë dhe jetën dhe të mos presin që bota të mendojë për to.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Ilir Meta është ndjerë i tradhtuar nga unë nga thashethemet që ka dëgjuar në lidhje me mua.  Ndarja nga Ilir Meta edhe për mua edhe fëmijët ishte e papritur.  Nuk kam kontakt me Ilir Metën e kam dashur dhe e dua për hir të shumë gjërave,

Sali Berisha i vetmi qe e ka mbrojtur. Kane një lloj zhgënjimi te dy nga njerëzit. Se dhe Berisha ene fund të ditës e ka familjare konfliktin, njësoj si dhe ne. Ilir Meta ka një parti politike aty që ka 5 rrogëtarë. Ilirin e harruar dhe deputetet e partisë së tij, në kaq muaj nuk kanë kërkuar një interpelancë.

Besari ka një shoqe të cilën bashkëjetojnë bashkë është shumë gocë e mirë.  Nuk jam xheloze. Të them të drejtën kur ajo është në shpi ne e shohim më shumë Besarin, kur ajo nuk është është në prindërit e vet ne nuk e shohim Besarin. Kush mi do kalamajt, unë i dua janë më të mirët. Kush nuk mi do, udha e mbarë qoftë.

Në fakt sigurisht që do ta doja një dasmë, dasmat janë emocione që njerëzit i kanë në memorie, unë nuk kam bërë dasmë dhe kur bëra nëj ditëlindje u bë nami, edhe kur bëmë ditëlindjen e Ilir Metës prap u bë nami, është ky problem dhe atëhere kam bërë be që nuk do bëj asnjë festë familjare, e atëhere mua ma vunë fajin. Dhe në fund të ditës unë sot jam në 9 prill unë bëj 52 vjec, se njerëzit kanë frikë që ta thonë.

Dasmë nuk kam bërë, kshu babyshower nuk kam bërë një vjter nuk kam bërë, surprizë me të propozuar nuk më kanë bërë kurrë, po pse të mos ti bësh? Dhe sot një ditë të bukur me diell ai thotë ik pirdhu se s’të dua më. I them vajzave kënaquni em veten tuaj, shijoni jetën tuaj, dhe bëni çdo gjë që ju lumturon sepse në këtë botë nuk të mendon njeri. Nuk shoh dot mundësi , jam shumë e re për ta mbyllur jetën dhe shumë  vjetër për ta filluar nga fillimi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

0

Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.

Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant pas dorëheqjes së Hajdarit, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. Pas aplikimit, Dashnor Sula ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë periudhës 1991-1992 ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore Elbasan. Më vonë ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në qytete të ndryshme të vendit, si: 1992-1993 prokuror Rrethi Peqin-Elbasan, 1993-1996 Prokuror Rrethi Elbasan, 1996-2001 dhe 2003-2005 prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, 2001-2002 prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blendi Fevziu shkon te “Kardiologjia” e QSUT: Doktorët janë fantastikë, por kushtet të tmerrshme!

0

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, duke u shprehur se kushtet atje janë të tmerrshme. Për mjekët, u shpreh se janë fantastikë, ama sipas tij kushtet nuk i zgjedhin ata.

“Jam të Kardiologjia, kisha një problem dhe erdha të vizitohem te një doktor. Doktorët janë fantastikë, por kushtet janë të tmerrshme”, shprehet gazetari.

Teksa ecën në korridor, bien në sy pllakat e hershme të godinës, ndoshta të para që janë vendosur qëkur është vënë në punë për herë të parë si shërbim; dyert duken të zverdhura e të vjetëruara, ndërsa i gjithë kati me 40 dhoma ka vetëm një tualet.

“Ka mbaruar Kardiologjia e re dhe nuk e hapin akoma që nga qershori se nuk kanë blerë akoma krevatët”, shprehet më tej gazetari, duke treguar se janë me qindra qytetarë çdo ditë që duhet të marrin shërbim në të tilla kushte.

Blendi Fevziu theksoi se nisur nga kushtet e hollit dhe ajo që duket përmes pamjeve që ai shpërndau, dhomat ku marrin shërbim pacientët, janë në gjendje edhe më të tmerrshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Eltar Dedja, drejtuesi që po i jep Albpetrolit stabilitet dhe vizion

0

Në një kohë kur institucionet publike përballen me sfida të shumta, drejtimi i një kompanie strategjike si Albpetrol kërkon profesionalizëm, integritet dhe vendimmarrje të matur. Në krye të këtij institucioni të rëndësishëm ndodhet Eltar Dedja, i cili po dëshmon se menaxhimi i përgjegjshëm dhe vizioni afatgjatë janë çelësi i funksionimit të suksesshëm.

Nën drejtimin e tij, Albpetrol po menaxhohet me seriozitet, duke ruajtur ekuilibrin mes interesit publik, eficiencës ekonomike dhe respektimit të standardeve ligjore. Qasja e Dedjas karakterizohet nga korrektësia institucionale, transparenca dhe përpjekja për të forcuar strukturat e brendshme të kompanisë.

Një nga elementët më të spikatur të këtij drejtimi është fokusimi te administrimi racional i burimeve natyrore, duke e trajtuar Albpetrolin jo thjesht si një kompani prodhuese, por si një aset kombëtar që kërkon kujdes dhe strategji. Kjo filozofi menaxhimi ka sjellë stabilitet dhe besueshmëri në funksionimin e institucionit.

Eltar Dedja shihet gjithashtu si një drejtues që nxit bashkëpunimin dhe profesionalizmin brenda stafit, duke krijuar një klimë pune ku përgjegjësia dhe meritokracia zënë vendin e duhur. Kjo ka reflektuar drejtpërdrejt në performancën e Albpetrolit dhe në perceptimin publik ndaj tij.

Në përfundim, drejtimi i Eltar Dedjas në krye të Albpetrol përfaqëson një model serioz menaxhimi për institucionet strategjike të vendit. Një qasje e tillë është thelbësore për të garantuar që pasuritë kombëtare të administrohen me përgjegjësi dhe në shërbim të interesit publik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vatikan/ Rama lutet në shqip: Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona

0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij në Vatikan, me ftesë zyrtare të Selisë së Shenjtë.

Në pamjet e publikuara, shfaqet Rama duke u lutur në shqip përpara Zojës së Këshillit të Mirë, në bazilikën e Genazzanos.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho, kryeministri bën lutjen e tij, ku në fokus ishte Shqipëria.

 “O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut!

Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit.

O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne”, thuhet në lutjen e Ramës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kriza e blegtorisë/ Importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

0

Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit. Sipas të dhënave të INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezët dhe mjalti” ka pësuar një rritje të fortë të vlerës së importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardë lekë në vitin 2024, në rreth 7.7 miliardë lekë në vitin 2025.

Ky zgjerim prej rreth 14% brenda një viti kalendarik dhe 62% që nga viti 2021, po tregon se prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë produkteve që vijnë kryesisht nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kjo rritje e importeve vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e një krize strukturore që ka mbërthyer sektorin e blegtorisë në Shqipëri. Prej vitesh, numri i krerëve në blegtori po pëson rënie sistematike, e nxitur nga braktisja e fshatit, plakja e popullsisë rurale dhe mungesa e interesit të të rinjve për të trashëguar fermat familjare.

Nga ana tjetër kostoja e prodhimit vendas është shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe bazës ushqimore. Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.

Sakaq, tregu po reagon duke u orientuar drejt mbushjes së vakumit të krijuar nga prodhimi vendas përmes importeve. Ndërsa konsumi i brendshëm mbetet relativisht i qëndrueshëm dhe kërkesa nga sektori i turizmit po rritet vit pas viti, mungesa e qumështit dhe nënprodukteve të tij “Made in Albania” po plotësohet nga fabrikat e huaja.

Forcimi i monedhës vendase e ka bërë importin e djathit, qumështit apo gjalpit nga vendet e Bashkimit Evropian shumë më të lirë sesa vitet e kaluara. Për një tregtar, sot është me më leverdi të sjellë një maune me qumësht nga Italia apo Hungaria, sesa të grumbullojë sasi të vogla qumështi nëpër fshatrat e Shqipërisë me kosto logjistike të lartë. Leku i fortë po godet rëndë prodhuesin vendas që nuk konkurron dot me çmimet e huaja.

Kjo situatë krijon një rreth vicioz ku, sa më shumë rriten importet, aq më shumë ulet presioni mbi institucionet për të mbështetur blegtorinë lokale, duke e lënë këtë të fundit në mëshirë të fatit dhe të zhvlerësuar përballë konkurrencës rajonale.

Ekspertët e fushës paralajmërojnë se nëse kjo tendencë e reflektuar në shifrat e vitit 2025 do të vijojnë me të njëjtat ritme. Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin ushqimor në produktet bazë. Rritja e importeve me plot 10 milionë euro brenda një viti po tregon se politikat e subvencionimit nuk kanë arritur të frenojnë tkurrjen e stallave./ Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx