Ballina Blog Faqe 93

“S’shkohet në BE me brekë të grisura”, Korreshi ironi me Gogun: Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju flisni për Europë

0

Deputeti Sajmir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka vijuar sarkazmën me ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Korreshit tha se Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg standardeve të Bashkimit Europian, dhe një anëtarësim i vendit në Union në këtë fazë, është një objektiv utopik.

Ai theksoi se një vend të cilit i shemben rrugët përditë, ka mungesë uji, dritash, shërbimesh mjekësore dhe s’ka drejtësi nuk mund të aspirojë për anëtarësim në BE.

“Të vjen të tall hevahetret kryetari i KLGJ-së në komisionin. Thotë: kemi ulur vonesat nga 16 vjet në 16 ditë vonesë. Thërrasim atë të KLP-së, ajo nuk ka xhevahire por… Është një komedi e fadil hasës që thotë 20 vjet mbrapa e 50 vjet anash, si do hymë në europë ne kështu? Se Europa nuk të qas pa ujë e drita. Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju do hyni në europë.

Ai thotë reforma në shëndetësi, shkoni shihni onkologjikun, regjistrohesh dot pa mik atje? Ku janë këto  refomat në arsim? Në po na mbyllen klasat e shkollat. Si do hyjmë në euopë ne duke vjedhur fondet e BE, se hundët edhe ke specat i futët…

Rrëshqiti para ca ditësh rruga në Librazhd, si ka mundësi që na bien rrugët kështu neve? Nuk hyhet në europë me brekë të grisura…. Merrni furkë e tirrni lesh se vetëm për këtë punë jeni”, tha Korreshi ndër të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetari Hitaj: Këshilltarët e grupit parlamentar të PD e marrin rrogën kot

0

Debatet në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN në lidhje me reformën territoriale kanë nxjerrë në pah edhe kritikat ndaj këshilltarëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gazetari Arbër Hitaj ka akuzuar këshilltarët demokratë se nuk bëjnë asgjë dhe e marrin rrogën kot.

“Njohim edhe këshilltarët e grupit të PD-së që s’bëjnë asnjë gjë nga mëngjesi në darkë. Marrin vetëm rrogën. Tani për këtë do të bëjmë diskutim. Unë të njoh, je një debatues i fortë në këshillin bashkiak. Në qoftë se ti do të evidentohesh si këshilltar i grupit parlamentar më fal mos i ul spaletat e tua”, iu drejtua gazetari Hitaj këshilltarit demokrat Dorian Teliti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke mohuar debatet, në përgjigje të tij, Teliti deklaroi se çfarë ishte diskutuar në mbledhjen e PD-së një ditë më parë.

“U ulën deputet në tavolinë me kryetarin e partisë në krye, me në kryetarin e grupit parlamentar më në mungesë të kryetarit grupit parlamentar që është jashtë. Sali Berisha që ta merrni vesh nuk foli fare, foli i fundit dhe tha cilat janë alternativat? Hapat që ne duam të ndërmarrim, shprehuni për opsionin që çdo lloj opsioni që në tavolinë. Diskutim më demokratik dhe më të hapur nuk kishte. Tani kjo merr dhe transmetohet sikur deputeti janë hedhur kundër Sali Berishës”, iu përgjigj Teliti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për gazetarin Hitaj opozita nuk e ka luksin që ta braktisë komisionin për reformën territoriale.

“Opozita nuk e ka luksin që ta braktisi këtë komision të rëndësishme. Duhet të jetë atje. Po dhe ky është një element shumë i rëndësishëm për të patur një garanci që ato bashki që mund të mbyllen ose ato bashki që mund të krijohen nga ky komision të kenë një formulë e cila bazohet në numrin e popullatës, bazohet në performancën ekonomike dhe të gjithë elementët. Sepse janë ngritur disa disa teza. Mua më vjen mirë në radhë të parë dhe dua ta them që grupi parlamentar ishte ai që u kundërvu lidershipit të Partisë Demokratike”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta tregon kushtet në burg: Dje ikën dritat 42 herë

0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu i është përgjigjur ministrit të drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili në Parlamenti tha ndër të tjera se “nuk ka patur persekutim politik për Ilir Metën”.

Me anë të një postimi në Facebook, ish presidenti i Republikës e ironizon duke e quajtur “Diella” e Drejtësisë dhe “pjellë e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit.

Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik”, shkruan Meta.

Ndërsa sa i takon respektimi të të drejtave të tij, Meta thekson “dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Territorialja’/ Balla ultimatum opozitës: Keni kohë deri në mbrëmje, Boçi: Turp!

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi nga Kuvendi se reforma territoriale e ka “copëtuar Shqipërinë” dhe ka sjellë mungesë të theksuar shërbimesh për qytetarët, duke e cilësuar atë një dështim të plotë.

Sipas Boçit, vendi është lënë “bosh” dhe pa funksionim normal të administratës lokale, ndërsa e njëjta mazhorancë, sipas tij, po përpiqet ta rikthejë sërish të njëjtën reformë.

E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale dhe sot nuk ka shërbime. E keni boshatisur vendin dhe tani jeni po ju që doni ta bëni prapë,” u shpreh deputeti demokrat.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të paraqesë alternativën e saj për reformën territoriale dhe paralajmëroi se opozita do ta çojë këtë çështje edhe në shesh, përmes protestave. “Ne do të japim opsionin tonë. Ajo që keni bërë është turp mbi turp. Ky Parlament është i mbushur me turp,” deklaroi Boçi.

Nga ana e tij kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla i la afat opozitës deri në mbrëmje për të vendosur nëse do shkojnë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

“Ça thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti, të paktën këtë haber na keni sjell dje. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendos dje. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakafonik sa për një çështje çoheni 2 veta. Tani jeni shpartalluar se ca kanë ik, ca janë pa qejf, ca nuk vinë. Zonja dhe zotërinj të PD-së, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhje të Komisionit, ta dimë. Këtë gjë e keni deri në darkë, kur të vijë vendimi. Në rast se na thoni do vijmë në mbledhje, jo kjo historia që i thashë bashkëkryetarit, se unë nuk isha, nuk bëhet mbledhja e komisionit me 8, se 8 e do dhe një të bëhet 9 dhe të jetë 1 më shumë se gjysma. Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera”, tha Balla.

Më tej Boçi e quajti turp ultimatumin e socialistëve nga Konferenca e Kryetarëve dhe përpjekja për ta marrë kontrollin e Territoriales.

Kjo është e turpshme dhe më e turpshme ultimatumi në Konferencë. Nëse do e ktheni në ndëshkim për opozitën, bëjeni. I morët të gjitha, merrni edhe Komisionet e Përhershme, merrni dhe anëtarët e komisionit. E shikoni ku ka arritur fantazia dhe çmenduria juaj, anëtarët e komisionit kërkojnë ndryshimin e komisionit. Si mundet e njëjta trupë që e ka votuar atë, të votojë përsëri për të hequr paritetin e vendosur po nga ju. Pse mo, çfarë jeni ju që i bëni këto, pa dakordësi, e bëtë reformën territoriale, ishit ju dhe dështuat. Ne do jemi në shesh dhe jo me ju, jo me shumicën tuaj, ky është turp por me ju çfarë nuk shihet dhe çfarë nuk dyshohet. Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme në Komision, mbledhja thirret me kryesinë e Komisionit dhe nuk dilni dot në konkluzion që kemi qenë apo jo”, tha Boçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Artan Fuga: Për palo-reformat, pushteti dhe opozita

0

Nga Artan Fuga 

Lajm i aktualitetit u bë si gjithmonë ai që nuk është lajm. Pra, u vu në rend të ditës të informacioneve masive a do të merrte pjesë apo jo opozita në komisionin e reformës territoriale apo jo?
Po pse kush ishte lajmi?

Lajmi gjithmonë, sikurse e ka shkruajtur bukur Alexis Jones, është ai që mungon:

A ka opozita ndonjë platformë të studiuar, të krahasuar, të diskutuar, të aprovuar, të legjitimuar për atë që quhet paturpësisht reforma territoriale?

A thua se na preku atje ku na dhëmb ne qytetarëve kur diskutojnë a duhet të marrin pjesë apo jo në komision!!!

A thua se nuk është njësoj si të marrin pjesë apo të mos marrin pjesë? A thua se aty është puna! Se po nuk morrën pjesë lënë hapësira boshe për pushtetin!!!

Se nuk mund t’i shprehin idetë e tyre në media, me elektoratin, në seanca plenare të Kuvendit, në komisionet e përhershme, në kongrese, a rrugëve si predikatorë evangjelistë?

Iu duhet patjetër të jenë në komisionin e asaj që paturpësisht quhet reforma territoriale.

Në fakt përsëri opozita jep mesazhe kontradiktore: Nga njëra anë bën thirrje për një protestë madhështore në katër a njëmbëdhjetë shkurt, kundër pushtetit, pikërisht sepse nuk gjen hapësirë tjetër në institucione, në anën tjetër diskuton se duhet të vejë në komisionin e reformës elektorale. Ata e dinë vetë, unë nuk e di, por që mesazhet janë kontradiktore, duhet të jesh idiot mos e vësh re.

Dhe pastaj qahen se përse kanë një popull që disa prej tyre kanë filluar ta quajnë “të keq”, intelektualë “të këqinj”.
Para një muaji deklarojnë se nuk do të kenë asnjë kontakt bashkëpunimi a dialogu me pushtetin, pas kësaj, diskutojnë vajtjen në komisionin e asaj që paturpësisht quhet reforma elektorale.

Nuk ka të keqe të shkojnë, por si i bëhet me deklaratat e mëparshme, jo para një viti, por para dhjetë ditësh.

Cfarë ndryshoi? Apo thuaj, hajde fol, se mos dëgjon njeri!!! E kanë gabim! Elektorati edhe nëse nuk dëgjon me vëmendje, nuk i duhet shumë kohë të mbajë vesh ato që i interesojnë. Për të tjerat as ta vë veshin.

Pushteti premton reformë territoriale, emër i turpshëm po të nisesh se çfarë duhet të përmbajë.

Nuk e di nëse pushteti e di se popullsia periferike, rurale, ka zbrazur territorin më keq se më parë në këto vite?

Ka lidhje kjo apo nuk ka me atë palo reformë elektorale që gjoja u krye pesëmbëdhjetë a ku di unë më parë?

Di gjë njeri nga pushtetarët përse kryetarë të pushtetit lokal janë nën hetim nga jugu në veri, ose janë dënuar?

Di gjë njeri për shpërndarjen e fondeve në pushtetin lokal midis urbanizimit në qendrat urbane dhe investimet në zonat rurale?

Di gjë njeri se sa përfaqësohet në këshillat e pushtetit lokal popullsia rurale, ose e periferive të qyteteve?

Di gjë njeri nëse ka pavarësi, ose autonomi pushteti lokal nga kryeministria?

Di gjë njeri se ç’bëhet me rrugët, furnizimin me ujë, energji elektrike, etj? Ka studime, ka të dhëna pushteti? Po opozita?

A e dinë deputetët e opozitës dhe kryesia e tyre se nëse janë në gjendjen e humbësit permanent dhe në krizën brenda partisë prej pesë a gjashtë vitesh, arsyeja themelore është pikërisht e paturpshmja reformë territoriale?

A e dinë se janë të zhytur në një rreth vicioz ku pikërisht për shkak të asaj që paturpësisht e quajnë reformë territoriale ata nxjerrin gjithnjë e më pak deputetë, domethënë nxjerrin aq deputetë sa duan kryetarët e bashkive, dhe pasi vijnë të humbur në Kuvend, pikërisht prej reformës territoriale, diskutojnë në komisionin e përbashkët për reformën territoriale, ku nuk i dëgjon njeri sepse nuk përbëjnë në këto kushte një faktor politik?

E dinë apo jo këtë rreth vicioz ku janë zhytur? Se nuk i dëgjoj të kenë analizë. Bëjnë lojë batutash me palën kundërshtare që bën pallë në Kuvend.

Bëjnë ato që quhen fitore orale që nuk i duhen as dreqit.

Pse është e turpshme fjala “reformë territoriale”?

Sepse nuk është çështje thjesht ndarje kufijsh mes fshatrash, mes qytetesh. Ku nis Peqini, dhe ku mbaron Rrogozhina, ku nis Rroskoveci dhe ku nis Lapardhaja.

Problemet janë shumë më të thella:

1. Cilat janë të drejtat e qytetarit në pushtetin lokal?

2. Si do të përfaqësohet politikisht popullsia rurale dhe periferike në pushtetin lokal?

3. Cilat do të jenë kompetencat e bashkive për t’i decentralizuar ato?

4. Cilat janë burimet financiare të pushtetit lokal?

5. Përse nuk ka referendume lokale?

6. Cilat janë nivelet dhe si duhet të jenë ato në pushtetin lokal?

7. Si do të bëhet që bashkitë të mos jenë si komitetet e dikurshme ekzekutive që të administrojnë të gjithë rrethin?

8. Si do të rishikohen kompetencat midis këshillave bashkiake dhe kryetarëve të bashkive?

9. Si mund të ndryshohet gjendja e mjeruar, lëpirëse, mediokre e mediave lokale dhe të mos jenë më altoparlante të bashkisë?

10. Në ç’raport do të jenë drejtoritë qendrore me pushtetin lokal?

11. Si do të bëhet transparente puna e nëpunësve lokalë?

12. Si do të bëhet që punonjësit që kontrollohen nga bashkia të mos jenë mekanizmi elektoral që kontrollon balancën elektorale në qytet dhe në rreth?

13. Në ç’gjendje të mjeruar janë shërbimet për qytetarin nga ana e bashkive?

14. Si do të zgjidhen këshilltarët bashkiakë, me listë, me çfarë sistemi, kush kandidon, etj? Apo do të jenë si sot kur pushteti qendror ka monopolin e pushtetit lokal dhe partia demokratike ka nëpër bashki monopolin e opozitës?

15. Cili do të jetë statusi i nëpunësit në pushtetin lokal, apo do të vazhdojë të ngjajë me një leckë që pasi e përdor të fshish xhamat e makinës, mund ta hedhësh në koshin më të parë të mbeturinave?

16. Cila është përgjegjësia e pushtetit lokal për mjedisin, ekologjinë, mbrojtjen nga zjarri, estetikën e rrugëve, gardheve, kopshteve, fasadave?

17. Cilat janë të drejtat e qytetarëve që kanë pronë, investime në territor, por nuk janë qytetarë të atij territori?

18. A mund të votojë si në Evropë dikush që banon ta zemë në Tiranë për pushtetin lokal në Durrës nëse atje ka një investim çfardo, shtëpinë e të parëve, një banesë, apo varret e të parëve? Ta zemë në Tropojë, në Sarandë? etj.

19. Do të vazhdojë një emigrant që jeton në Toronto të votojë për komunën e Rroskovecit? Apo të Velabishtit?

20. Si i bëhet që megjithë respektin tim për ndonjë kryetar a kryetare të veçantë bashkie, si i bëhet që kryetari i bashkisë të mos i ngjajë një potentati mesjetar, një mytesarifi anadollak, një kryetari komiteti ekzekutiv proletar, një valiu, a një personi që njëherësh është edhe kryetar bashkie, edhe kryearkitekt, edhe inagurues rrugësh dhe parqesh, edhe kryetar de facto i këshillit bashkiak, edhe kryetari de facto i partisë, edhe shefi i fushatës elektorale, edhe kryetari i mediave lokale, edhe lepe-peqeja kryesor i kryeministrit në atë territor, edhe dhënësi i lejeve të ndërtimit, edhe shefi i shijeve estetike të qytetit, edhe trajneri i klubit të futbollit! Edhe ai që organizon karnavalet në qytet, edhe ai që prish ndërtimet pa leje, edhe ai që bën skenarin e koncertit të orkestrës së qytetit në parakalimin e 1 majit!

Pse çështje territoriale janë këto, kur bashkitë iu ngjajnë bunkerëve ku vetëm të futesh, në u futsh dot, të sheh me inat polici bashkiak, të tall nëpunësi, s’ta vërshellen fare kryetari që futet shpejt në zyrë nga porta e pasme?

Se nëse pushteti lokal qenka si duhet, autonom, si shpjegohet që aq vjet sa është një qeveri në pushtet te Bulevardi i Dëshmorëve në Tiranë, aq është edhe nëpër bashki?

Qindra janë problemet për t’u zgjidhur. Mjafton që quhet reformë territoriale dhe e kupton se vetëm reformë nuk duket se deri tani do të jetë!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Numri i të huajve në Shqipëri rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

0

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024 numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%. Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim

Megjithatë motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Monitor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bashkimi i opozitës, Qori: Si të ulem në tryezë me Metën në burg dhe Berishën e pandehur?

0

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi iniciativën e Ermal Hasimes dhe bashkëpunëtorëve të tij për të bashkëpunuar partitë e opozitës në një bllok opozitar. Qori përsëriti qëndrimin e partisë që drejton se me këto parti ka papajtueshmëri të thella morale dhe politike që e bëjnë të pamundur bashkëpunimin.  

“Kjo është një tezë që ka kohë që hidhet. Është iniciuar disa herë nga zoti Berisha për bashkimin formal të opozitës dhe mua më është dashur disa herë ta hedh poshtë këtë ftesë për një varg arsyesh.

Arsyeja e parë ka të bëjë një papajtueshmëri të thellë morale midis “Lëvizjes bashkë” dhe elitës drejtuese të PD-së, duke nisur nga Sali Berisha.

Ne jemi fund e krye kundër korrupsionit edhe mund të duket kështu si vetë lavdërim, por “Lëvizja bashkë” përbëhet edhe nga njerëz që janë jo vetëm të pakorruptuar, po edhe të pakorruptueshëm.

Në këtë kuptim, nuk do kishte sens që ne të bashkoheshim me një aksion politik me përfaqësues të partive që jo vetëm njihen botërisht si të korruptuar, por janë në këto momente që flasim, janë të pandehur për korrupsion ose janë në burg për korrupsion.

Imagjinoni sa absurde do të ishte që ne të dilnim të gjithë bashkë në një protestë dhe gjysmën e kohës të thoshin “free Ilir Meta”, “free Sali Berisha”. Tani këta, o duhet të shkojnë të gjithë në burg, o duhet t’i rrijnë të gjithë në liri.

Qëndrimi im është që duhet të jenë të gjithë në burg, e në qoftë se unë mendoj që Ilir Meta është mirë aty ku është, unë nuk kam si të bashkëpunoj me partinë e Ilir Metës, në qoftë se unë mendoj që Sali Berisha e ka vendin në burg, një lloj siç mendon edhe SPAK-u në akuzat që ka nxjerrë, unë nuk mund të ndaj të njëjtën platformë, të njëjtin aksion politik.

Me Sali Berishën, një papajtueshmëri e dytë ka të bëjë me pjesën e dytë dhe shumë pak të folur të atyre që janë përgjegjës për korrupsionin, pra për korruptuesit, për oligarkët. Partitë e tjera politike në Shqipëri ose mendojnë që nuk ka fare oligark, ose mendojnë që i vetmi oligark është Edi Rama.

PD-ja me Edi Ramën nuk është kundërshti e plotë, nuk është kundërshti strategjike. Ata janë praktikisht bashkë, duke u përpjekur nën rrogozë që të. Ristrukturojnë institucionet për keq dhe ligjet themelore të vendit, sepse kanë interesat përbashkët.

Edhe Edi Ramës dhe Sali Berishës i intereson shkatërrimi i reformës në drejtësi, ose të paktën ndryshimi i ligjeve të reformës në drejtësi, që do ta bënin më të vështirë për ndjekjen ligjore të rregullt të politikanëve apo njerëzve me pushtet, ashtu sikundër u intereson nga pikëpamja elektorale që sistemi i ardhshëm zgjedhor të jetë.

Ne kemi një dallim të fortë me Ramën, me Berishën dhe në përgjithësi me partitë e tjera politike në Shqipëri.

Asnjë parti tjetër sot Shqipëri nuk e vë gishtin plagë mbi shitjen e pasurive kombëtare si Sazani apo Zvërneci, që po jepen, po falen ose po jepen për dy lekë, në mënyrë që Edi Rama të rregullojë marrëdhëniet e tij me administratën amerikane.

Jemi kundër shitjes së pasurive kombëtare, jemi kundër instrumentalizimit të pasurive kaq të rëndësishme kombëtare. Vetë sovraniteti i Republikës së Shqipërisë për hallet e ditës së politikanëve, sikundër kemi qënë dhe vazhdojmë të jemi kundër kampeve të refugjatëve të ndërtuara nga qeveria italiane në Shqipëri, të cilat cënojnë sovranitetin territorial të Republikës Shqipërisë. Dua t’ju kujtoj që në ato kampe nuk zbatohet ligji shqiptar dhe mua më vjen keq po nuk kam dëgjuar ndonjë parti tjetër që të mbajë qëndrim për to.

Përveç qëndrimit për oligarkinë që kemi standard dhe sigurisht të ideve të tjera si drejtat në punë e një varg të tjera politikash ekonomike dhe sociale që na dallojnë fort. Prej partive të tjera, për të gjitha këto arsye, lëvizja bashkë nuk mund t’i bashkohet asnjë lloj koalicioni apo nuk e di si ta vëmë emrin që përfshin”, tha Qori.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK, mbrojtje të shtuar për Altin Dumanin

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, vendimi u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për këtë mbrojtje, janë renditur të dhëna që kanë lidhje me rrezikun e mundshëm, për shkak të dosjeve që kanë hetuar dhe kanë firmosur për to.

Ndërkohë, për shkak të detyrave që mbajnë, kanë ruajtje dhe eskortohen gjithashtu vetë kreu i SPAK Klodian Braho, kreu i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani. Gjithashtu nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokrurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, si prokurorja Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Vladimir Mara, etj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Socialistët që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë për hallet e Vlorës

0

Ditën e sotme ministrja e Jashtme Elisa Spiropali shkoi në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE-së”.

Por me të bërë disa hapa në Vlorë, ministrja u përball me zemërimin e qytetarëve, të cilët kishin dalë në protestë kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit.

Vlonjatët ndaluan ministren për t’i qarë hallin, por kjo e fundit e kishte justifikimin në majë të gjuhës, duke u shprehur se nuk kishte dijeni, pasi ishte në Vlorë për diçka tjetër. Por si politikane e mirë, ajo premtoi që do të fliste me kryetaren e Bashkisë.

Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u tha ajo qytetarëve.

E njëjta histori, në të njëjtin vend, por me protagonistë të ndryshëm, ndodhi edhe disa ditë më parë. Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, u pyet nga gazetarët lidhur me transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, por ai nuk kishte dijeni për këtë vendim.

Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, u shpreh Çuçi.

I pyetur nëse do të këmbëngulë që zyra e Kadastrës të vijojë të funksionojë në Vlorë, për të dalë nga situata e mosinformimit, ai u fsheh pas ironisë duke deklaruar se “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”.

Pra socialistët, të cilët kanë në dorë pushtetin vendor dhe qendror në Vlorë, nuk janë në dijeni për vendimet që merren, as nuk flasin me njëri-tjetrin dhe as nuk dëgjojnë apo lexojnë lajme.

Ndërkohë, Vlora është përballur me disa problematika gjatë muajve të fundit. Qyteti mbeti pa ujë për disa ditë për shkak të çarjes së një tubacioni, ndërsa më pas u përfshi nga përmbytje për shkak të kanalizimeve dhe busteve të bllokuara, duke bërë që uji të vërshojë në rrugë dhe në banesa.

Po ashtu, me vendimin e ri të Lorena Goxhobellos për transferimin e Kadastrës së Vlorës, qytetarët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo dokument pronësie./boldnews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edi Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

0

Deputeti i PD, Edi Paloka, i pyetur për zhvillimet e brendshme në PD, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh se ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar.

Paloka shkoi më tej, duke thënë se  mendimet i jap por nuk imponohet që të kalojnë për diskutim në strukturat më të larta të partisë.

“Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat”, tha Paloka duke shtuar se dikur ka drejtuar vetë protestat dhe për këtë ka bërë dhe burg.

Duke atakuar indirect, ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Paloka tha se ndryshe nga të tjerë, ai “nuk e tund si Flamur” burgun sa herë t’i jepet rasti si ndonjë tjetër.

“Në fakt unë e kam bërë për protestat, për organizim të paligjshëm të protestave. Më akuzuan për dhunë ndaj policisë. Nuk e kam bërë për shpifje”, tha Paloka.

Këtu ka një gjë, vërtet ka diskutime, ka debate, në fund fare merren vendime dhe sigurisht shumica vendos dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë vendimet që merr shumica. Pavarësisht se shumë nga propozimet e mia nuk janë pranuar edhe pse kanë dalë ashtu sic kam thënë unë.

Kur nuk dëgjohesh ose fillon bërtet, i bie tavolinës me grusht ose rri një pozicion në heshtje dhe mbase nuk flet më. Ka disa qasje. Unë mendimet e mia i jap por nuk imponohem që të kalojnë në shkallë të tjera. Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat.

Dikur kam drejtuar vetë protestat, madje kam bërë dhe burg por nuk e tund si flamur burgun sa herë të më jepet rasti si ndonjë tjetër. Por nuk jam ndarë, jam aty sa herë të kenë nevojë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx