Zyra e Avokatit të Popullit, institucion që drejtohet nga Endri Shabani, ka njoftuar se, në kuadër të ushtrimit të mandatit te tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar sot nga partia “Shqipëria Bëhet”.
“Një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore. Ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve”, njofton zyra e Avokatit të Popullit.
“Avokati i Popullit do të vijojë monitorimin e situatës dhe do të ushtrojë kompetencat e tij ligjore në përputhje me zhvillimet në terren”.
Protesta e thërritur nga “Shqipëria Bëhet” është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00.
Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur serish sot kundër zhvendosjes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre aktual. Ata shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jalisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, gjë që sjell mbylljen përfundimtare të aktivitetit të tyre.
Paraditen e sotme, protesta u zhvendos përpara Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ku pritej të zhvillohej një event ndërkombëtar, ku pritej që të vinte edhe kryeministri Rama, por ka mbërritur ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali.
Tregtarët zgjodhën këtë moment për të bërë zërin e tyre më të dëgjueshëm, duke protestuar gjatë kalimit të ministres Elisa Spiropali. Gjatë situatës, Spiropali ndaloi dhe u kthye për të komunikuar drejtpërdrejt me protestuesit.
“Bravo që erdhe”, i thonë qytetarët.
“Unë do flas tani me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Edhe bashkia ka një plan të saj të zhvillimit“, u tha ministrja qytetarëve.
Pas këtij komunikimi të shkurtër, Spiropali u largua për të marrë pjesë në eventin ndërkombëtar, ndërsa tregtarët vijuan protestën, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe dialog me autoritetet lokale.
Sali Berisha me anë të një njoftimi për shtyp, ka njoftuar protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike.
Protesta do të mbahet më 10 shkurt në orën 17:00.
“Në 10 shkurt të gjithë në rrugë dhe sheshe, në protestën më të fuqishme që ka Njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës dhe vjedhjes së Shqiptarëve”, tha Berisha.
I pyetur në lidhje me skenarin e kësaj proteste, Berisha nuk u prononcua duke deklaruar se do të ketë detaje në ditët në vijim.
“Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimit
Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij shëtit si i vdekuri me te gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy.
Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.
Në Tiranë dhe kudo në Evropë e botë 24 janari është i gjallë, cka do të thotë
Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00″, tha Berisha.
Per te ardhur keq qe PD nuk meson ose nuk do qe te mesoje nga historia e saj.
Bojkoti i reformes territoriale ne vitin 2014 eshte zanafilla e renjes dhe kryegabimi i 13 vjeteve te fundit ne opozite, me i rende edhe se djegja e mandateve dhe mospjesmarrja ne zgjedhjet vendore.
Mospjesmarrja ne reformen territoriale ne vitin 2014 lejoi PS ta modeloje ndarjen territoriale ne funksion te strategjise se saj elektoriale. Qe nga ajo kohe PD nuk ka fituar asnje pale zgjedhje vendore dhe te pergjithshme.
Kete gafe te rende politike, PD ka mundesi ta korregjoje ne nje fare mase, me dakordesine e tanishme me PS per te rishikuar reformen territoriale. Rishikimi i reformes territoriale ka qene dhe mbetet kerkesa me permanente e PD gjate 13 viteve ne opozite.
PD refuzon te marre pjese dhe fillon lojrat e bajate te cilat asnjehere nuk i kane dhene rezultat.
Kjo sjellje politike eshte veteshkaterruese dhe per kete ne rradhe te pare mban pergjegjesi Kryetari i Partise, i cili ende nuk pranon qe bojkoti dhe rruga jane kanceri qe ka kapur PD qe me krijimin e saj dhe qe e nxjerrin ate jashte sistemit.
KLGJ me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme se nuk kishte deklaruar në formular një dënim në vitin 2005 në Greqi për falsifikim vize. Shumica e anëtarëve thonë se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Për rrjedhojë, nuk u ngrit komisioni që do të merrte në shqyrtim dokumentacionin, dhe do të niste procesin e verifikimit.
Vetë Gjoka në një letër drejtuar KLGJ-së argumenton se nuk ka asnjë arsye ligjore për ndërprerjen e mandatit të saj si gjyqtare. Gjoka argumenton se s’ka kryer asnjë shkelje për faktin që nuk e ka deklaruar dënimin, pasi ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar, pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor, i cili, sipas vetë ligjeve greke, është arkivuar dhe asnjëherë nuk ka marrë vendim të formës së prerë.
Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.
Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu dhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungon.
Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar para kryeministrisë. Deri tani nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit, ndërsa kjo është hera e dytë që Berisha thërret tryezë me aleatët opozitarë. Edhe në mbledhjen e parë Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk ju bashkuan.
Një përplasje verbale është regjistruar këtë të premte, gjatë një takimi të Edi Ramës me fermerët në Divjakë.
Teksa Rama po fliste mbi situatën e përmbytjeve, ku janë shkatërruar dhjetëra ha tokë prodhime, njëri nga fermerët u shpreh se janë shtresa më e pambrojtur.
Ai thotë se disponon deri në 20 ha tokë, dhe se me atë mban familjen, teksa ka sugjeruar mbylljen e tregut të huaj, por kjo deklaratë e tij ka nxehur Ramën, i cili në përgjigje i ka kërkuar të ulet dhe të flasë kur ti vijë radha.
Pjesë nga debati:
Fermeri: E kemi nga halli nuk e kemi nga qejfi. Nuk kam lidhje personale, as politike nuk po bëj.
Rama: Unë po bëj politikë.
Fermeri: Unë punoj 8-10 hektarë tokë, jemi shtesa më e pambrojtur.
Rama: Për çfarë?
Fermeri: I thamë ministrit të Financave, në mbro se po hyn mall nga jashtë.
Rama: Miku im unë kam një problem të madh. Mua njeri me forcë nuk më imponohet dot. Ulu..jemi këtu për…ulu…sepse ka radhë dhe ka edukatë. Nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh. Janë 500 veta këtu.
Fermeri: Të njëjtin hall kanë
Rama: Të lutem se po e tepron. Kur të vijë radha do flasësh. Ajo që the është e pamundur dhe absurde. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve që do ti. Që ta kuptosh edhe përpara sesa të marrësh përsipër që të akuzosh, mundohu ta kuptosh ca të kanë thënë të tjerët. Mos më ndërprit, kështu si të them unë…mos ma përmend naftën fare, ta tha ministri sa vëmë në dispozicion ne për të kompensuar prodhuesit për naftën. Edhe aty duhet të korrigjojmë vetën, sepse ka nga ata që nuk e përdorin për prodhim. Prandaj harroje mbylljen e kufijve. Mbyll kufijtë që të shesësh ti prodhimin, pastaj të hapim kufijtë që të vijë prodhimi që ti mos konkurrohesh. Nuk ndodh kjo. Më vjen keq miku im. Lëri këto. Është muhabet kjo të mbyllëm kufijtë në që të shesësh ti mallin.
Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe se tuneli i Murrizit, pjesë e aksit të njohur si Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, do të hapej për kalim normal. “Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr,” deklaroi Rama.
Të nesërmen, më 14 mars, tuneli u hap për qarkullim me ceremoni dhe muzikë.
Por ende pa kaluar 10 muaj, përdoruesit e rrugës filluan të dyshonin nëse tuneli kishte qenë vërtet gati për hapje.
Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, e cila e përdor vazhdimisht tunelin e Murrizit për t’u kthyer në shtëpi nga Tirana, tha se në një nga udhëtimet vëreu plasaritje dhe tavanin që pikonte. E shqetësuar për sigurinë, Vata filmoi krisjet dhe bëri publike pamjet.
Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga deputetja Vata, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i konfirmoi përmes një shkrese drejtuar Kuvendit në fillim të janarit se pjesa në fjalë e rrugës së Arbrit ishte ende pa kolaudim, duke ngritur një valë të re alarmi.
“…Ju informojmë se “Tuneli i Murrizit”, pjesë e “segmentit nr. 3″ të territorit të “Rrugës së Arbrit”, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH-së për ndjekjen e procedurave të kolaudimit,” thuhet në shkresën e ARRSH drejtuar Vatës.
Vata i tha BIRN se mbeti e skandalizuar nga ky fakt.
“Kryeministri bashkë me zonjën Balluku e kanë inauguruar me daulle dhe festë edhe pse nuk është i kolauduar,” tha ajo, duke shtuar se inaugurimi ishte bërë për fushatë dhe se ishte ende e pasqaruar për sigurinë e tunelit.
Sipas inxhinierit Xhevahir Ngjeqari, hapja e tunelit pa aktin e kolaudimit përbën një shkelje të rëndë të ligjit.
“Tuneli nuk duhej të ishte hapur pa kolaudim. Edhe një kotec pulash nuk hapet pa kolaudim, sepse ka të bëjë me sigurinë,” tha Ngjeqari.
Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli këmbënguli për BIRN se tuneli ishte i sigurt, pavarësisht mungesës së aktit të kolaudimit.
“Absolutisht po. Nuk ka asnjë problem (të sigurisë),” tha Kozeli, i cili nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte një shkresë apo vendimarrje që garantonte sigurinë e tunelit.
Një përfaqësues i kompanisë koncesionare “Gjoka 87” i tha BIRN se defektit vinin për shkak të punimeve në tunelin paralel të sigurisë, pa e vënë në diskutim sigurinë e tunelit. Por ai pranoi në njëfarë mënyre se hapja kishte qenë e parakohshme.
“Kishte presion nga njerëzit për hapjen e tunelit,” tha ai, duke shtuar: “ne jemi më të qetë të punojmë me tunel të mbyllur”.
Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh.
Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli 3.8 kilometra i gjatë i Qafës së Murrizit, ngeci për shkak të problemeve.
Rruga ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por për shkak të problemeve në ndërtimin e tunelit të Murrizit, Ministria e Infrastrukturës e zgjati afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” disa herë radhazi. Marrëveshja e fundit mes palëve përcaktonte se punimet duhej të mbaronin në maj 2025.
Dy muaj përpara përfundimit të këtij afati, tuneli u hap për qarkullim dhe kryeministri e shpalli atë të përfunduar. Por palët pranojnë tashmë se punimet në rrugë nuk kanë përfunduar.
I pyetur për mungesën e kolaudimit, kreu i ARRSH, Ami Kozeli i tha BIRN se ky proces mund të bëhej vetëm pas përfundimit të segmentit. “E kuptoj politikën, por kolaudimi nuk ka të bëjë me aksesueshmërinë e aksit”, tha ai duke iu referuar qëndrimeve të Vatës. Sipas tij, kolaudimi bëhet kur përfundojnë të gjitha punimet.
“Aty ka ende punime të papërfunduara, por kjo nuk e bën të paaksesueshëm,” këmbënguli Kozeli.
Edhe përfaqësuesi i kompanisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se punimet nuk kishin përfunduar ende.
“Rruga e Arbrit është e ndarë në disa segmente; segmenti tre, për shkak se tuneli ndihmës nuk ka mbaruar akoma, nuk mund të merret në dorëzim,” tha ai, ndërsa shpjegoi se plasaritjet dhe problemet në tunelin e hapur ishin pikërisht pasojë e punimeve në vijim. “Është presioni që vjen nga tubi paralel, nga puna që po bëhet në tunelin ndihmës dhe ka presione ekstreme dhe ka dhënë defekte në asfalt. Nuk kanë rrezik strukturor,” theksoi ai.
Dyshimet mbi sigurinë
Tuneli i Murrizit nuk është i pari që vihet në përdorim në këtë mënyrë. Rrugë të ngjashme janë inauguruar dhe mbyllur pas inaugurimit për shkak të nxitimit, kryesisht të lidhur me ciklet e fushatave elektorale.
Për specialistët e fushës, tuneli nuk duhej të ishte hapur pa përfunduar të gjitha punimet në mënyrë që jetë plotësisht i sigurt për përdoruesit.
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari i tha BIRN pasi pa pamjet e dëmeve se duhet bërë një analizë e qartë se çfarë janë dhe sa të rënda paraqiten.
“Probleme të tilla ndodhin në ndërtim dhe janë të llogaritura, por duhet të kuptohet nëse janë rënie të suvasë apo janë dëme në strukturë. Nëse është thjesht suvaja, punë e madhe, por nëse janë dëme në strukturë është problem,” tha Ngjeqari.
Megjithatë, ai është i mendimit se kolaudimi është një akt thelbësor dhe se hapja e tunelit në mungesë të tij nuk duhej të kishte ndodhur.
“Kush e mban përgjegjësinë ligjore nëse ndodh diçka në tunel,” pyet ai, ndërsa këmbëngul se ARRSH duhet të japë garanci me shkrim se tuneli është i sigurt.
Përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka 87” këmbënguli se tuneli është i sigurt dhe se ata bënin matje çdo tre ditë me instrumente të posaçme për të kuptuar situatën.
Sipas tij, tuneli ndihmës përfundon në shkurt nëse nuk ka të papritura dhe pas kësaj do të bëhen ndërhyrjet për riparimin e dëmtimeve, duke devijuar qarkullimin.
I pyetur nëse tuneli kishte një dokument që jepte dritë jeshile për të qarkulluar, përfaqësuesi i kompanisë tha se nuk ishte në dijeni, por se “patjetër duhet të ketë”./reporter.al
Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë “regjimi i Edi Ramës”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me përgjegjësitë e opozitës, por deklaroi se janë “misionarë” ndaj nuk mund të lënë betejën, kështuqë pa ikur Rama nuk largohet askush nga PD.
Ylli Rakipi: Doktori deklaroi se jeni në kilometrin e fundit për rrëzimin e Ramës. Na sqaroni dot sa më thjeshtë, çfarë kërkon konkretisht opozita dhe si arrihen këto gjëra që premtoi doktori?
Flamur Noka: Opozita dhe shqiptarët kanë kaq kohë që kërkojnë të qeverisen nga një qeveri dinjitoze e pa zhytur në krim dhe korrupsion, nga një qeveri që ti çojë drejt Evropës. Mos harro, shqiptarët që vërshuan në Bulevard, janë populli që kërkon zgjidhje politike, sepse jemi i vetmi narko-shtet në Europë. Ky narko shtet është krijuar nga Rilindja dhe Rama. Shqiptarët janë populli më i vjedhur në Evropë. E gjithë ajo që kemi parë në këto dy protesta dhe revolta, është thjesht pasqyrë e irritimit të qytetarëve, ngaqë ndihen të gjithë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të pasigurtë dhe kanë dalë të protestojnë sepse refuzojnë të jetë Shqipëria narko-shtet. Dosja Rama-Balluku dhe tuneli i Llogarasë tregon se Shqipëria qeveriset nga kusarë. A është Shqipëria narko shtet? A ka kartele? Vetëm përmendi Gys Agasin, Troplinët Suel Çelët, Xhabaftët, të gjithë do të thonë po. A mund të vijohet më këshut? Ky narko-shtet, kjo mafie dhe kjo bandë, ka marrë peng shtetin, jo thjesht pushtetin. Duke marrë peng shtetin, kjo bandë, sot disponojnë të dhënat tona, bankare, të dhënat e TIMS, kërkojnë edhe tenderin e kamerave të dinë ku lëvizim. Kjo besoj është e mjëftueshme, një plus në irritimin popullor. Ka shkuar nga protesta e datës 24, deri te revolta që do të bëjmë shpejt, je i vetmi vend që ke dënim me burg në parkim. Ka bllokuar rrotacionin.
Ylli Rakipi: Ti përshembull të ka shkuar mendja që mund të mos jesh në PD? Një herë të vetme në kokë, të ka shkuar?
Flamur Noka: Do të më shkojë në mendje, ditën që do të largojmë regjimin dhe Shqipëria do të ketë demokraci. Deri atë ditë e ndjejmë veten me mision dhe misionarë, për të rrëzuar regjimin.
Ylli Rakipi: Të gjithë me mision, përveç doktorit? Rëndë situata…
Flamur Noka: Unë ju kuptoj që keni me merak të merreni me PD-në. Një pyetje duhet ti ngremë vetes tonë dhe opinionit, a është Shqipëria narko shtet?
Ylli Rakipi: Jo. Një million kusure ka por jo narko shtet.
Flamur Noka: A plackit qeveria? A është bllokuar rotacioni politik për shkak se shteti dhe krimi organizuar, kartelet, VKM, bllokojnë votën?
Ylli Rakipi: Po pse nuk rrëzohet me gjithë këto gjëra që thua ti? Se ne nuk e rrëzojmë dot. Po ti si do ta rrëzosh?
Flamur Noka: Një keqqeverisje si kjo nuk ka patur kurrë. Ne jemi dëshmitarë të gjithë, që që nga 2013, deri në vitin 2025, në cdo palë zgjedhje në Shqipëri ka patur vetëm rritje të cmimit të votës. Mos harro që në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, vota ishte 20 euro dhe e ka denoncuar Sokol olldashi. Në Dibër vajti vota 50 euro, u panë përfshirja e segmenteve shtetërore. Vazhdoi në zgjedhje të tjera, vota vajti 100 euro. Në 2025, ka shkuar 500 euro.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ishte në emisionin “Oponencë”, ku foli mbi mandatin e Belinda Ballukut.
Sakaq, drejtuesit e programit kishin përgatitur një surprizë për Korreshin teksa i paraqitën një shportë me perime, të cilat Korreshi i krahasoi në nga një me ministrat e kabinetit Rama.
Korreshi: Speci i kuq, si djegës është ministria e re e Brendshme. Meqë hoqi zv.ministren meqë pinte duhan.
Ky është Niko Me Leshi. Qitro, ministres së Shëndetësisë. E mbaron fjalimin, e kthen mbrapsht ku e nisi.
Limoni. Që të tharton është ai ministri i Turizmit, që akoma i them kemi Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës akoma nuk ka paguar qiranë. Hiqen sikur po bëjnë namin.
Kungullin, ai Lamallari i plotëson të gjithë, por ky i Mjedisit. Ai që s’kishte firmos akoma. I kam thënë 100 herë po fryn atje në Lushnjë.
Speci jeshil, i Inovacionit, një e vogël si pipirickë.
Panxhar sheqeri është Belinda. Lekët i bën sheqer, mjaltë. Nuk duket e ëmbël kështu, po ka sheqer shumë.
Brokoli, ai i Beratit, që merret me administratën. Pushtetin vendor.
Hudhra, Elisa Spiropali. Sepse hudhra e shikon si antibiotik.