Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
instagram: http://ift.tt/1KYE3Lm
“Makinat vrasëse”, kjo është njësia elitare që mbron Kim-Jong Un (Video)
https://www.youtube.com/watch?v=WKR_gC_yBPU
Edhe pse prapa saj qëndron një nga ekonomitë më të dobëta të botës, Korea e Veriut është një nga forcat më të mëdha të armatosura në botë. Përbërja e kësaj ushtrie të fuqishme ka forca elitare, ku anëtarët e tyre mund të thuhet lirshëm se janë “makina vrasëse”.
Korea e Veriut, popullsia totale e të cilës është rreth 23 milionë, ka një ushtri e cila numëron më shumë se 1.1 milionë njerëz, që është një prej forcave më të mëdha të armatosura në botë, transmeton lajmi.net.
Ajo çfarë e bën të barabartë në numër të ushtarëve me forcat e mëdha siç janë Amerika dhe Rusia, është shërbimi i gjatë ushtarak që zgjat nga tre deri në pesë vjet. Por është interesant fakti, se ky vend të gjitha financimet dhe ushqimet që i ka në dispozicion i dedikon kryesisht për nevoja të ushtrisë.
Me rezervistët dhe organizatat paraushtarake si “Të rinjtë e rojeve të kuqe” dhe “Rojet e kuqe të punëtorëve fshatar” (një lloj i mbrojtjes territoriale), Korea e Veriut mund të mbledh afro 9.5 milionë ushtarë. Sipas disa komentuesve të Azisë Lindore, në përgjithësi kjo është organizata më e madhe ushtarake në botë.
Një video e cila vitin e kaluar është postuar në YouTube, shihen se si trajtohen njësitet elitare që janë nën komandën e Kim-Jong Un.
Në këtë video ushtarët demonstrojnë aftësi të pabesueshme, fuqi dhe qëndrueshmëri. Por kur këtyre u shtohen përdorimi i zinxhirëve, tullave dhe sëpatave, atëherë ata duken kështu.
Flet turisti irlandez që rrahu turqit: Po të ishin burra… (VIDEO)
https://www.youtube.com/watch?t=121&v=auOT24-JG_s
Turisti irlandez, i cili dje pushtoi mediat botërore me sherrin që bëri mr tregtarët e Stambollit, ka folur rreth ngjarjes.
Sipas tij, gjithçla nisi kur ai kërkoi të merrte një shishe me ujë nga frigoriferi por që më pas të gjitha shishet ranë në tokë duke acaruar tregtarin turk.
“U kërkova falje, pasi janë gjëra që ndodhin dhe u befasova me atë që ndodhi më pas”, tha Mohammed Fadel Dobbous, shkruan “Mirror”.
Sipas tij, tregtarët duhet të ziheshin me grushta dhe jo me sende të tjera.
Ai është shprehur se është vetë mysliman dhe nuk duhej të kishte ndodhur e gjithë kjo për një shishe ujë.
