Ballina Blog Faqe 9828

Nokia hyn në realitetin virtual me Ozo

0

Edhe Nokia i është shtuar konkurrencës për realitetin virtual. Kompania finlandeze, ajo që mbetet pas ndarjes së sektorit të telefonëve nga Microsoft, ka prezantuar produktin e ri, Ozo.

Bëhet fjalë për një kamera që bën foto dhe video duke kapur pamje dhe zë në 360 gradë. Nga Google tek Facebook, por edhe Sony, Samsung dhe Microsoft, tregu i realitetit virtual po tërheq një sërë kompanish elektronike. Nokia sapo ka debutuar në këtë sektor në një event në Los Angeles, ku ka lançuar Ozo-n, aparat i gjeneratës së re. Ky produkt do të jetë në treg në vjeshtë, por çmimi nuk dihet ende.

Ndërkaq, Oculus, shoqëria e specializuar në realitetin virtual, e blerë nga Facebook, ka prezantuar në një ceremoni private në Beverly Hills, filmimin e saj të dytë, Henry, të filmuar me aparatin Oculus Rift.

Industria e kinematografisë është objektivi kryesor i teknologjisë së realitetit virtual.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Roboti që do të zgjidhë misterin e piramidave

0

Në Piramidën e Gizas, monumenti më i hershëm nga 7 mrekullitë e botës, fsheh në vetvete mistere që ende presin përgjigjie.

Njëri prej tyre është rrjeti i tuneleve të vendosur në trupin e piramidës. Tunelet janë të vogla dhe është e pamundur që në to të hyjë një njeri.

Prej dekadash, egjiptologët janë përpjekur të kuptojnë funksionin dhe qëllimin e këtyre tuneleve. Por pa arritur tek funksioni dhe qëllimi, më parë duhet të ndërtohet një hartë e plotë e rrjetit të këtyre tuneleve.

Deri më tani harta e këtyre tuneleve është ndërtuar mbi bazën e të dhënave të pakta të siguruar kryesisht nga teknologjia me ultratinguj dhe asnjëherë nuk është parë apo filmuar brenda këtij rrjeti.

Këtë synon ta zbulojë një grup studiuesish të Universitetit të Lidsit në Angli. Ata kanë ndërtuar një robot të vogël, në gjendje që të ngjisë terrenet e vështira. Roboti është i pajisur me një kamera dhe teknologjinë e ultratingujve.

Krijuesit shprehen besimplotë se roboti i quajtur Djedi do t’i shkojë deri në fund misionit të tij, duke zbardhur një prej mistereve më të mëdha të piramidës së Gizas.

“Përdorimi i robotëve është mënyra më e mirë për të parë se çfarë ndodh në ato tunele. Unë dyshoj fort se do të gjejmë një dhomë plot me thesare, kjo është pjesë e fantazisë”, thotë Campbell Price, kurator i Egjiptologjisë në Muzeun e Mançesterit.

Djedi nuk është i pari robot që përdoret për të kuptuar më mirë piramidën e Gizas, por asnjë tjetër më parë nuk i ka shkuar deri në fund misionit të vet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prekëse, ja reagimi kur pa fytyrën e tij pas 7 vitesh [VIDEO]

0

Në video do të shikoni reagimin e një 51-vjeçari kur shikon fytyrën e tij, pas 7 vitesh. Donald Guld ishte i pastrehë për një periudhë 7 vjeçare dhe e vetmja mënyrë që ai nxirrte ushqimin ishte vetëm përmes aftësisë së tij që ai kishte për të luajtur në piano.

Ishte një ndër adhuruesit e tij i cili përmes një video në Facebook, e bëri të njohur Guld i cili preku zemrat e shumë njerëzve

Shumë prej njerëzve u mblodhën së bashku dhe i siguruan atij një ndryshim të plotë të pamjes së tij. Kjo është video kur ai e pa fytyrën e tij pas 7 viteve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

UFO-t “pushtojnë” qiellin e Osakas në Japoni. Ja pamjet e objekteve fluturuese

0

JAPONI- Një filmim i çuditshëm, i kthyer në sensacion në internet, ka fiksuar dhjetë objekte fluturuese në formë rrethore në qiellin e Japonisë.

Video është bërë në Osaka.

Video ka ngjallur shumë debat pasi objekte të ngjashme u panë në qiellin e Londrës para pak kohësh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Modelet e flokëve që përballojnë të nxehtin

0

Flokët e gjatë mos i torturoni duke i tharë me tharëse gjatë stinës së verës. Lërini që të marrin frymë lirshëm, madje edhe në formën e valëve të detit. Pasi të lani flokët, bëjini një gërshet të lirshëm apo mbështillini ata në një gërshet të lirë në majë të kokës. Mos i krihni, por hidhni pak silikon apo krem në majë. Ja disa modele flokësh gjatë ditëve të nxehta të verës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Historia e shqiptarit nga Kukësi, që ‘po lë pa mend’ Nju Jorkun me ëmbëlsirat e tij

0

Ai mund të hapte një ëmbëltore në Kukës, por Januz Noka, është bërë i famshëm në New York për ëmbëlsirat që gatuan në “Grand Central Oyster Bar & Restaurant” për më shumë se 20 vjet. Emrin e tij e përmendin gazetat e specializuara të New Yorkut. Dhe siç e dini gjithçka kalon prej stomakut. “Grand Central Oyster Bar & Restaurant” ka në ditë rreth 2500 klientë që shijojnë ëmbëlsirat e shqiptarit Januz Noka, i cili punon atje prej vitit 1993.

Noka, së bashku me dy asistentët e tij, krijon vizatime të ndryshme mbi ëmbëlsirat e tij ndërsa vendin ku punon e quan “më të bukurin në Manhattan”. Nga ora 5:30 e mëngjesit e deri në orën 2 pasdite, ai shërben ëmbëlsirat me pak kalori, pasi restoranti më shumë ofron ushqim deti.

Përveç ëmbëlsirave, Noka është i zoti edhe në shërbimin e akulloreve të cilat janë sezonale në këtë restorant. Noka ka standarde të larta. Për të, ëmbëlsirat janë art.

“Nëse nuk shtohen përbërësit në kohën e duhur… ju nuk mund ta riparoni ëmbëlsirën. Ajo shkatërrohet nëse nuk është kombinimi i duhur i sheqerit dhe erëzave”, thotë ai.

“Duhet të jetë një kryevepër. Një që do t’i bëjë të uritur klientët posa ta shikojnë ëmbëlsirën”, ka thënë veç të tjerash ai. Ndërsa ka rrëfyer se puna e parë që e ka bërë në New York ka qenë pjatalarës. “Të jetoja në Amerikë ishte ëndrra ime. Ishte sikur të lindja për herë të dytë”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Filmi hollywoodian me veturën qesharake të shqiptarëve [Video]

0

Këto ditë është paralajmëruar versioni i ri i filmit “National Lampoon’s Vacation”, i cili për herë të parë ishte shfaqur nëpër kinematë botërore në vitin 1983.
Por ajo çfarë e bën unik këtë paralajmërim, është vetura e paraqitur në videon dy minutëshe e cila sipas medieve ndërkombëtare quhet vetura imagjinare e shqiptarëve.
Derisa ka edhe prej atyre që e etiketojnë këtë veturë si “Honda e Shqipërisë”, por në fakt kjo veturë ishte prodhuar enkas për versionin origjinal të këtij filmi, i cili aso kohe konsiderohej si një prej komedive më të suksesshme

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pretendon të bëhet babai i 300 fëmijëve

0

Fëmija i tetë i Kenzie Kilpatrick lindi javën e kaluar. Ai është i kënaqur, duke treguar fotografitë me ta për publikun.
Ai do të jetë baba i dhjetë fëmijëve biologjik – të gjithë të lindur njëri pas tjetrit, në tre muajt e fundit. Kjo do të thotë se ai ka tri vajza dhe pesë djem, duke përfshirë djemtë binjak.
Kenzie është homoseksual i vetëm, dhe është shfaqur këtë javë në Britani si donatori më pjellor i spermës. I quajtur ‘Sperminatori’ nga një radio, ai mund të bëhet babai i 300 fëmijëve brenda një dekade.
“Kur të lindin dy foshnjat e fundit, unë do të bëhem babai i dhjetë fëmijëve, në vetëm katër muaj. Është e mahnitshme dhe jam shumë krenar,” thotë Kenzie, i cili morri guximin të flasë publikisht në lidhje me botën e fshehur të donatorëve të spermës.
Deri më tani, ai ka ndihmuar nëntë çifte lesbike dhe një çift heteroseksual për t’u bërë prindër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

19 reklamat më kreative në botë

0

Reklamat mund të jenë shumë të mërzitshme nganjëherë, por ato gjithashtu mund të jenë mahnitëse dhe të paharrueshme kur i shihni në rrugë apo diku tjetër.
Reklamat e rrugëve në veçanti janë të mahnitshme për shkak se ato janë të dizajnuara në mënyrë specifike për të tërhequr njerëzit të cilët jetojnë përreth tyre.
Më poshtë Lajmi.net ju sjellë 19 reklamat më kreative në botë, të kompanive të ndryshme për të cilat besojmë se keni dëgjuar:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

9 fakte që nuk i keni ditur për aeroplanin e Presidentit të SHBA-ve ! [FOTO]

0

A keni qenë kurreshtarë të dini se si duket aeroplani i njërit prej njerzve më të fuqishëm në Botë, njëkohësisht Presidentit të shtetit më të fuqishëm në Botë. Njihet si një nga fluturaket më të fuqishme, më të sigurta, dhe me siguri se edhe me koston më të lartë të mirëmbajtjes e edhe të shpenzimeve gjatë përdorimit. Këto 9 fakte do t’ua shuajnë kurreshtjen për gjërat kryesore që duhet të dini rreht fluturakes Air Force One apo nryshe e njohur edhe si fluturakja e Presidentit të SHBA-ve Barack Obama.

1. Dimensionet: 70 metër gjatësi, 59 metër gjerësi tek krahët
2. Trupi mund t’i përballojë edhe valës shpërthimit atomik në tokë
3. Të gjitha dritaret janë të blinduara
4. Një orë fluturimi e tij kap koston e 200.000 dollarëve
5. Air Force One ka 85 telefona brenda
6. Hapësira e brendshme ka 371 metër katrorë
7. Brenda tij mund të akomodohen 76 persona
8. Zyra Ovale është identike e organizuar si ajo në ‘Shtëpinë e Bardhë’
9. Gjithsejt ka 26 anëtarë ekuipazhi

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx