Ballina Blog Faqe 105

PD ankimon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

0

Parti Demokratike ka ankimuar ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

PD pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Po ashtu, PD kërkon pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet.

Të enjeten e 11 Dhjetorit 2025, Parlamenti votoi për gjashtë kandidaturat që kishin kaluar filtrin paraprak të Komisionit të Ligjeve; Endri Shabani, Besim Ndregjoni, Tartar Bazaj, Aranita Brahaj, Skënder Haluci dhe Adriana Kalaja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fermerët e përmbytur të Maliqit përplasen me zyrtarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

0

Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.

Prezentë në mbledhje ishin edhe fermerë të kësaj bashkie, të cilët debatuan me drejtuesit e kësaj bashkie, lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.

Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.

Julian Guri , një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq, ju bën thirrje fermerëve për rezistencë.

“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë fermeri.

Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.

“Me polici hajde na nxirrni, se ne nuk ikim që këtu. Asnjë s’do lëvizë nga këtu, lajmëroni kë të doni, duam përgjigje konkrete. Kam 1 muaj e gjysmë që kur ju kam lajmëruar, keni matur edhe tokat po dëmshpërblimet ku janë? Do na jepen apo jo që të dimë të vazhdojmë me protesta se rrugë tjetër ska. Ne duam përgjigje, ça do bëni me ne?!”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tryeza e PD me aleatë, shoqërinë civile e analistë/ Shpend Gashi “përplaset” me Alfred Lelën: Lëtyrë e neveritshme

0

Disa ditë më parë, Partia Demokratike zhvilloi një tryezë të përbashkët me partitë opozitare dhe shoqërinë civile.

Fill pas takimit, Alfred Lela, drejtor i komunikimit dhe zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, ka ironizuar përmes një editoriali panelistët në tryezë që kritikuan opozitën nën drejtimin e Sali Berishës.

Thënë shkoqur: kanë gojë dhe gjuhë, kanë faqe në rrjete, podcaste nëpër dhoma gjumi, japin mësim në semiuniveristetet e Tiranës apo rretheve, por nuk janë intelektualë. Pra, nuk krijojnë. Përsërisin të njëjtat klishe, të njëjtat imazhe, të njëjtën butafori të mendjes dhe veprimit. Kur e shohin se nuk ngjisin në mainstream, hidhen në tregjet e konspiracionit. Qëllimi është një: të futen në qendër përmes ekstremeve, pra jo përmes krijimit, por habishkaktimit“, shkruan Lela.

Pas editorialit të Lelës, ka reaguar ashpër analisti Shpend Gashi, drejtues i emisionit “Oponencë”, i cili mori pjesë në tryezën e PD-së (Berishës). Qëndrimin kritik dhe ironizues të Lelës për disa të ftuar në takimin e Berishës, Gashi e ka kosideruar si një sulm ndaj tij.

Një person-diarre, lëtyrë e neveritshme, arsyeja që marketingu (P.R) është përtokë e që ka funksion mediatik në PD, ishte munduar të më sulmonte përmes një shkrimi! Shkrim i dobët, njëjtë si përmbajtja e tij, i cekët, malinj dhe i paburrë, me shumë mundësi i shkruar me Chat Gpt, sikurse edhe libri i tij i vetëm. Nuk mund ta bënte ndryshe, pasi një herë e një kohë ky “zonjusha velvet” që u bë burrë kur hoqi pantallonat, ishte tmerri i redaktorëve, ngaqë u duhej të ribënin shkrimin, aq idiot dhe i paaftë siç ishte dhe është. Në privat, ia kam çuar mesazhin te vrima që e meriton! Në publik, po e përmbaj veten se ma kanë kërkuar shumë miq, por i them që: Ti dhe ata/ato të tjerë që pengojnë, zhurmojnë, largojnë opozitarët e vërtetë, ju vjen dita dhe nata bashkë… Intelektualizmin tim e tregojnë njerëzit që më vijnë në podcast, shkencëtarë, pedagogë 40 vite, autorë dhe audienca e mrekullueshme, kurse këtij prezervativit shumëpërdorimshëm, në botimin e vëllimit poetik alla BALLERINA i erdhën vetëm përfaqësuesit e Departamenteve të PD-së! Shnet, vemje! Do përballemi së shpejti! Gjenetikisht superior o idiot! Fiksoje këtë! Tung!“, shkruan Gashi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nard Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët

0

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”.

“Ky sistem zgjedhor që ne kemi sot, e dëmton të djathtën sepse Rama e ka bërë në mënyrë të qëllimshme. Me një Kod Zgjedhor tjetër, e djathta do ishte e bashkuar. Opozita pret vetëm një goditje ndaj Ramës. Goditje nga ndërkombëtarët ose nga drejtësia, për çështjet që ka”, tha Ndoka.

“Pa diskutim që do të shkojë drejtësia te Rama. Ai ka 7 dosje të hapura. Dhe opozita pret momentin që të bjerë dhe atëherë do të nisë me ngarkesë të plotë. Mund të bashkohet dhe me forca të tjera, por sot nuk është me ngarkesë të plotë sepse pret pikërisht këtë goditje”, shtoi Ndoka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta nga burgu: Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë

0

Presidenti i Partisë së Lirisë Iir Meta ka reaguar në lidhje me intervistën e fundit të dhënë nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Sipas tij, edhe ata që dyshonin në vërtetësinë e deklaratave të Ahmetajt një vit më parë, tashmë kanë kuptuar që gjithçka është vërtetuar.

Postimi i plotë:
Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.
Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.
Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.
Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).
Por ata gabojnë rëndë.
Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.
Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.
Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.
Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.
Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.
Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.
Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.
Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.
Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .
Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Flutura Açka për tryezën e opozitës: Një pjesë e atij takimi është problemi

0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka shprehet skeptike ndaj përpjekjeve për unifikim të opozitës, duke vlerësuar se kriza që ka kapluar PD-në nuk mund të kapërcehet pa një ndryshim të thellë të brendshëm.

Në një intervistë televizive, Açka komentoi takimin e fundit mes drejtuesve të PD-së, aleatëve dhe shoqërisë civile, duke thënë se iniciativa ishte pozitive në dukje, por e dështuar në thelb, sepse “një pjesë e atyre që u ulën në tryezë janë vetë burimi i problemit”.

“Në përgjithësi opozitarizmi shqiptar, veçanërisht këta të PD-së, vazhdoj të mbetem kritike, skeptike sepse jemi në të njëjtën ligatinë politike, po kjo gjendje që na ka lënë në 11 Maj. Është shumë e vështirë nëse nuk bëjmë një transfuzion, një lëvizje, nuk mund ta ndryshojmë situatën. Iniciativa e djeshme ishte një iniciativë e mirë, por problemi është se një pjesë e tyre është se i bënin osanë Sali Berishës, ishte më shumë një qok për t’u ridimensionuar dhe për t’u thënë me zë të lartë se ky është i pari dhe do ta drejtojë opozitarizmin, pra këtë kemi vendosur të kemi”, tha ajo. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

0

Aktori shumë i njohur turk Can Yaman, ylli i disa serialeve të suksesshme televizive, përfshirë Sandokan, dhe aktorja Selen Gorguzel janë midis shtatë personave të arrestuar gjatë natës në një operacion antidrogë në Stamboll, ku u bastisën nëntë klube nate.

Can Yaman dhe Selen Gorguzel u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza gjaku, raportuan burime të cituara nga media turke të shtunën.

Hetimi ka të bëjë me akuzat për “posedim të narkotikëve ose stimuluesve për përdorim personal”, “lehtësim të përdorimit të narkotikëve” dhe “inkurajim të një personi për t’u angazhuar në prostitucion, lehtësim të një praktike të tillë ose ndërmjetësim ose sigurim të një vendi për prostitucion”.

Aktori dhe modeli, i lindur në Stamboll në vitin 1989, Can Yaman është i njohur për performancat e tij në seriale të suksesshme.

Sipas gazetës turke Hurriyet, një informacion që çoi në arrestimin e Yamanit. Zyra e prokurorit nuk kishte lëshuar një urdhër arresti për Yamanin si pjesë të hetimit, por kishte urdhëruar kontrolle në nëntë vende, përfshirë Hotel Bebek, ku aktori i “Sandokan” po kalonte mbrëmjen. Megjithatë, dikush raportoi se aktori kishte përdorur drogë dhe gjatë kontrollit të klubit të natës, atij iu gjetën substanca, dhe mw pas Yaman u arrestua.

Operacioni filloi pas mesnatës dhe drogë u gjet në disa lokale. Sipas Hurriyet, bastisja kishte për qëllim “të godiste personazhe të famshëm”. Gazeta publikoi gjithashtu fotografi që tregonin drogëra të ndryshme, të sekuestruara gjatë operacionit.

Midis shtatë të arrestuarve nga policia turke thuhet se janë Ayşe Sağlam dhe Ceren Alper, si dhe pronarë klubesh, menaxherë dhe YouTuberë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Demokratike thërret më 24 janar protestë kombëtare

0

Partia Demokratike ka vendosur zyrtarisht datën 24 janar për protestën e saj kombëtare.

Vendimi u konfirmua këtë pasdite pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku është diskutuar dhe miratuar data për mbajtjen e tubimit.

Kjo datë ishte përfolur edhe më herët, ndërsa sot është formalizuar nga drejtuesit e selisë blu.

Gjatë një deklarate pak ditë më parë, Sali Berisha paralajmëroi se protesta do të zhvillohej para 20 shkurtit, ndërsa tanimë është caktuar afati përfundimtar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Benet Beci në gjyq/ Trofeu elektoral i Ramës u fundos nga SMS-të e Vis Berberit

0

SPAK ka hapur derën e gjykatës për Benet Becin, kryebashkiakun e Shkodrës që për socialistët ishte një “trofe elektoral” në zgjedhjet lokale të vitit 2023, kur fitoi me 11 mijë vota më shumë në bastionin e demokratëve.

Po të kthehesh pas në kohë, në periudhën e zgjedhjeve lokale, Beci iu shit shkodranëve si një prurje nga Partia Demokratike për hir të së shkuarës së tij, një kandidat që synonte ta zbuste ekstremitetin politik në Shkodër, sipas një strategjie që pretendonte te sillte vota blu në gjirin e Partisë Socialiste. Në arkivat e dy viteve më parë gjen deklarata të Edi Ramës që e vizatonte kandidaturën e Benet Becit si ajo e një intelektuali që kishte bërë zgjedhjet e tij përtej partive politike.

Jo më kot, Rama shprehej atëherë se nuk e vinte dorën në zjarr se për kë kishte votuar Benet Beci në zgjedhje, Partinë Socialiste apo Partinë Demokratike, si për t’u shitur shkodranëve përrallën e profesionistëve apolitikë.

Por nga të dhënat që janë publike nga dosja e SPAK del një realitet tjetër. Më shumë se administratori puntor dhe apolitik, Beci ngjan me pehlivanin e radhës të fondeve publike. Këtu duket se ajo çfarë e hodhi Benet Becin në prehërin e socialistëve ishte një emocion më i fortë se bindjet politike; ishte adrenalina për të bërë para, duke i futur duart në xhepat e shqiptarëve.

Si përfundim, këtë të premte, dosja e kryebashkiakut të Shkodrës kaloi në gjykatë dhe Beci është në listën e të pandehurve për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa objekt i hetimit është tenderi me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”  me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë”.

Benet Beci, si viktimë kolaterale e celularit të Evis Berberit

Mes shumë zullumeve që ka bërë me fondet publike, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Belinda Ballukut i ka bërë një nder taksapaguesve shqiptarë, kur ruajti të gjitha mesazhet kompromentuese me profesionistët e tjerë të Rilindjes.

Në planet e tij, Berberi mund të ketë menduar se mesazhet do t’i duheshin në ditë të këqia për të shantazhuar njerëzit me të cilët bashkëpunoi për të vjedhur paratë e buxhetit. Por e ardhmja sjell përherë surpriza.

Berberi jo vetëm nuk e shpëtoi veten, por mori në qafë rrethin e njerëzve me të cilët ishte pasuruar. Ai përfundoi i pari në burg dhe në celularët e tij u gjetën biseda të mjaftueshme për të zbuluar një skemë të gjerë të ndarjes së tenderave të rrugëve, që janë edhe indiciet kryesore të hetimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ndodhi kështu, që një prej aparateve të sekuestruar në shtëpinë e Vis Berberit ishte përdorur nga bashkëshortja e tij Adela Ruko. Pikërisht tek aparati i saj u zbuluan mesazhet mes Vis Berberi dhe Benet Becit, gjatë kohës që ky i fundit ishte drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Si i bënin pazaret Berberi dhe Beci për tenderin 700 milion lekë të KESH

Biseda zhvillohet në vitin 2020. Adela Ruko ishte atëhere kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe vartëse direkte e Benet Becit.

Tenderi kishte si objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”, një projekt kërkimor me fond limit 69.5 milionë lekë të rinj.

Teorikisht duhet të ishte një studim strategjik. Por në praktikë u shndërrua në një allishverish për t’u fituar nga një kompani e vetme, me 99.8 për qind të fondit limit, në një kohë kur strategjia e sektorit energjetik ekzistonte tashmë, e hartuar nga Ministria e Energjisë me ndihmën e donatorëve të huaj.

Nga telefoni i sekuestruar dolën biseda që nuk lënë vend për keqkuptime. Celulari i Adela Rukos përdorej nga bashkëshorti i saj, Evis Berberi, për të komunikuar drejtpërdrejt me Benet Becin, shefin e institucionit ku gruaja e tij drejtonte komisionin e tenderit.

Një nga mesazhet, i cituar fjalë për fjalë në materialet hetimore, është edhe më domethënësi për mënyrën se si shihej fondi publik: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë” i shkruan Vis Berberi në mesazhe Benet Becit.

Nga kjo llogari del se gati 40 për qind e shumës totale prej 834 mijë eurosh diskutohej hapur si pjesë për t’u ndarë mes atyre që, formalisht, duhet të garantonin ligjshmërinë e procedurës. Sipas SPAK, gjithçka vijoi sipas këtij skenari, nga hartimi i termave të referencës deri te vlerësimi i ofertës së vetme.

Raporti i KLSH: Strategjia e energjisë ekzistonte më parë

Por pazarit që kryenin mes tyre Benet Beci dhe Vis Berberi i shtohet edhe një detaj tjetër. Në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte ngritur dyshime serioze për këtë procedurë prokurimi. KLSH theksonte se tenderi i zhvilluar në janar 2021 ishte i panevojshëm, pasi strategjia ekzistonte, dhe se dokumenti i përgatitur nga “profesorët e Harvardit” përmbante kryesisht të dhëna të marra nga institucionet shqiptare, të cilat i ishin vënë në dispozicion vetë nga KESH.

Megjithatë, raporti i KLSH ra në vesh të shurdhër. Nuk pati as hetim penal dhe as ndonjë reagim administrativ. Dosja u harrua, derisa një telefon i sekuestruar nxori gjithçka në sipërfaqe.

Ndodhi kështu që imazhi i njeriut që “i mori vota PD-së dhe ia çoi PS-së”, tekniku i qetë dhe administratori i besueshëm degradoi tek rraca më e rëndomtë e rilindjes, që janë zyrtarët që nuk i reziston dot vjedhjes së parave publike dhe për këtë përfundoi sot në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alimehmeti: Qeveria po na vjedh të ardhmen e fëmijëve, duhet reagim i fortë qytetar

0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi qeverinë se po drejtohet nga antivlera dhe se po dëmton rëndë të ardhmen e brezave të rinj. Gjatë fjalës së tij në tryezën opozitare, Alimehmeti theksoi se emergjenca me të cilën përballet vendi nuk lidhet vetëm me fatkeqësitë natyrore apo paaftësinë e shtetit për t’u përballur me to, por me mënyrën se si, qeveriset Shqipëria.

“Ne jemi në emergjencë kombëtare. Të jemi të qartë, domethënë, nuk po flas këtu për katastrofa natyrore që na godasin ne çdo verë e çdo dimër dhe gjejmë përballë një shtet të paaftë për t’u marrë me to. Jemi në emergjencë kombëtare sepse ne po qeverisemi nga njerëz antikombëtarë. Nga antivlera, nga antimoral. Kjo është e vërteta. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, se flasim shumë për fondet, por na vjedhin të ardhmen e kalamajve tanë. Po vjedhin çdo gjë që përfaqëson ky shtet këtu”, u shpreh Alimehmeti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin rol aktiv në jetën publike dhe politike, sepse sipas tij, ndryshimi nuk mund të vijë vetëm përmes fjalëve apo debateve në salla konferencash, por përmes veprimit të drejtpërdrejtë dhe angazhimit qytetar.

“Ata që na dëgjojnë, duhet të vendosin, do marrin rolin e spektatorit këtu, apo do marrin rolin e aktorit këtu? Sepse këtu ka nevojë për veprim. Nuk është thjesht çështje që neve t’i themi gjërat. Ata i mendojnë, na japin të drejtë moralisht, po ka nevojë të kuptojmë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit”, theksoi ai.

Duke nënvizuar se reagimi qytetar duhet të jetë i fortë, i qëndrueshëm dhe i përshkallëzuar, Alimehmeti theksoi se qeveria nuk mund të rrëzohet vetëm me deklarata, por me mobilizim dhe veprim të organizuar.

“Ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe t’ia shpjegojmë dhe të flasim me njerëzit, deri tek pragu i institucioneve, ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit kjo? Po patjetër kalon përmes rrugës dhe bulevardit. Por duhet të kalojë në mënyrë të fortë, në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të përshkallëzuar. Se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë. As nga sallat e konferencave nuk hidhet. Hidhet nga atje jashtë, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe së bashku me ty, duke shkuar atje për t’i treguar atyre vendin që meritojnë. Një vend antikombëtar, një person që është antikombëtar, nuk e meriton vendin e tij mes këtij kombi, e jo më mbi këtë komb”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx