Ballina Blog Faqe 106

Tenderat/ SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë, mes tyre Benet Beci

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përmbytjet në vend, Berisha thirrje qytetarëve: Gjuajini ministrave me vezë e domate!

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvillon sot një dëgjesë publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha adresoi dhe situatën e fundit të përmbytjeve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’u gjuajnë të gjithë ministrave me vezë e domate, sa herë t’i shohin.

“Iu bëj thirrje qytetarëve, kudo që të shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate. Këta janë shkaktarë kryesorë të fatkeqësive tuaja. I dëgjuat sot si tha, ‘po shpifet’.

Çfarë po shpifet? Më falni, dy hidrovorët e Durrësit, ai i Hamallës pa asnjë pompë në funksion, të vjedhura pompat dhe motorët e pompave. Këtu i kam. Kanë vënë pompa nafte me 30 litra ujë. Tjetrit nuk i punojnë pompat.”, tha Berisha.

Sipas tij, Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike.

Berisha shton se kryeministri nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, sepse gjendja e jashtëzakonshme në ligjet e vendit, në Kushtetutë, ajo e detyron pastaj t’u përgjigjet qytetarëve me dëmshpërblim. Megjithatë përkundër fjalëve të Berishës, sjellim ndërmend se më herët sot kryeministri premtoi dëmshpërblim të drejtë për të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë.

Shqipëria sot rrezik për Europën!

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për krijimin e një narkoshteti. Madje sa i përket trafikimit të drogërave, sipas tij Shqipëria vlerësohet si një rrezik për Europën.

“Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi. Se si propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve kanabisin si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi. Politikë kjo që u kundërshtua- e vërteta është- nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri.

Paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrim i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme. Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve. Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para. Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën.”, u shpreh ish-kryeministri.

Ai shtoi se Shqipëria është furnizuesi kryesor i Europës me drogë, madje në raportet botërore sipas tij duhet të renditet “e dyta pas Venezuelës, ose krahas Kolumbisë”.

Sipas tij, Shqipëria është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye: “Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE. Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë”.

“Ergys Agasi mori peng Ahmetajn për Ramën”

Mes shumë akuzave të tjera, Berisha u ndal dhe tek rezultatet zgjedhore, duke u shprehur se krimi ka futur 28 deputetë në Kuvend, madje ka emëruar dhe ministra. Në këtë kontekst, ai përmendi një biznesmen që sipas tij, ka marrë peng ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, sot në arrati, për llogari të Ramës.

“Kurse shqiptarët përjetojnë një narko-diktaturë. Ato diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlamentin aktual 28 deputetë me listë. Ato marrin çdo vendim, emërojnë çdo ministër. Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës. Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano.”, tha Berisha.

Në këtë takim, kryedemokrati përsëriti kërkesat e tij për krijimin e një qeverie teknike, pasi sipas tij ndryshe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro?

0

Nga Piro Ahmetaj

Siç është e mirënjohur, më 3 janar 2026, pra ende pa kapërdijë (për humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdhëroi përdorimin e fuqisë ushtarake për të prangosur dhe çuar para drejtësisë z. Nicolas Maduro, i cili: “duke shpërdoruar fuqinë e pushtetit dhe bandave të drogës jo vetëm sundonte prej 13 vitesh popullin e Venezuelës por edhe kërcënonte standardet e jetës dhe sigurisë së amerikanëve, si dhe interesat gjeopolitike në kufijtë jugorë të SHBA-ve!

  1. Përmbledhje mbi gjetjet dhe peshën gjeo-politike nga operacioni për prangosjen e Maduros:

Pikësëpari, përtej makinerisë helmuese të dezinformimit (deep fake), tmerrit së putinistëve, Kim-Joung-ëve ose sundimtarëve të ngjashëm me Maduron, si dhe kakofonisë së të gjithëditurve kudo në studio/media, fatkeqësisht edhe në Tiranë, Prishtinë etj, këtë operacion: “nuk e gjej kurrësesi agresion për pushtimin e Venezuelës”, por si kontribut për çlirimin e saj, si dhe forcimin e besimit të doktrina/qasja e fortë e Trump: “paqe e imponuar nëpërmjet forcës, ndaj sundimtarëve të marrë nga fuqia e mbi-pushtetit”!

Po ashtu, edhe Presidentin Trump e gjej terësisht brenda ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese të shpallura në Strategjinë e Sigurisë – 2025 (e miratuar në Kongres dhe Senat) e cila përfshin: “detyrën e FAA për mbrojtjen e kufijve shtetërorë, standardeve të sigurisë së qytetarëve si dhe interesave amerikane nga armët e shkatërrimit në masë, emigracioni i paligjshëm, narko-terrorizmi ndërkombëtar, etj”. Thënë këtë, pa asnjë dyshim, “prangosja e Maduros pa lejen e Moskës, etj”, vulosi projektin e Presidentit Trump-2 për:“Amerikën edhe më të madhe/fortë, si dhe imponimin e paqes nëpërmjet forcës”, çka legjitimon përdorimin e fuqisë ushtarake ndaj autokratëve të gjithpushtetshëm, të cilët, përveç sundimit të popujve të tyre, kërcënojnë edhe sovranitetin si dhe mënyrën e jetesës së popullit amerikan!

Së dyti, jo vetëm që nuk kishte/ska pushtim nga ShBA-të, por në realitet ky sulm sapo ka ndezur shkëndijën e lirisë për popullin e Venezuelës, Kolumbisë, Kubës, Iranit etj, si dhe shpresës për t’u çliruar nga droga, krimi dhe sundimtarët e gjithpushtetshëm! Prandaj, vetëm disa orë pas prangosjes së Maduros, ShBA-të paralajmëruan edhe Presidentin qesharak kolumbian Gustavo Petro të “mos marrë kot armët”, pasi ka zero mundësi të përballet me ShBA-të në raste të ngjashme.

Përdorimi i forcës ushtarake nuk erdhi brenda një dite. Kjo pasi marrëdhëniet SHBA–Venezuelë u përkeqësuan veçanërisht pasi Maduro mori pushtetin në vitin 2013 (sipas OKB-së janë ekzekutuar pa gjyq mbi 20.000 qytetarë); edhe pse zgjedhjet e korrikut 2024 nuk u njohën nga ShBA-të dhe BE-ja, qëndroi dhe e zgjati pushtetin derisa u prangos në rezidencën e tij, duke shpërdoruar fuqinë e shtetit, si dhe duke e kthyer vendin në parajsë të bandave të drogës, si dhe interesave ruse, iraniane, kineze etj. Megjithatë, pas operacionit, ShBA-të konfirmuan se: “do të bashkëpunojnë me një qeveri që do të dalë nga një koalicion gjithëpërfshirës, përfshirë faktorët e moderuar, opozitën zyrtare, si dhe diasporën e Venezuelës, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve demokratike dhe stabilitetit të vendit”.

Së treti, jo që nuk është kurrësesi pushtim, por dhe nuk ka “asnjë thyerje të ligjit ndërkombëtar dhe as ka si të jetë një precedent i rrezikshëm”, pasi ShBA-të kurrë nuk kanë synuar dhe as kanë shpallur, pushtim të tërësisë territoriale të Venezuelës. Në të kundërt, e kanë theksuar fort se: “nuk janë në luftë me Venezuelën, por me sundimtarët e atyre që zbrazin burgjet dhe dërgojnë të varurit/sëmurët mendorë nga droga drejt ShBA-së, duke kërcënuar jetën e amerikanëve dhe interesat gjeopolitike të ShBA-së”, qofshin në Venezuelë, Kolumbi, Kubë, Iran e kudoqofshin!

Për më tepër, nuk gjej asnjë krahasim me agresionin neo-nazist të Rusisë putiniste rreth 4 vjet më parë, e cila synonte jo vetëm pushtimin e Ukrainës, por edhe rendin global, vlerat demokratike, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE). Kështu ndërsa në fushëbetejën pêr/me Ukrainën janë vrarë dhe plagosur rëndë mbi 1.5 milion ushtarë rusë dhe qytetarë të pafajshëm, në këtë rast, pra në më pak se 5 orë operacion për prangosjen e sundimtarit, forcat ushtarake të ShBA-së vranë  personelin e të sigurisë së sundimtarit (- 100), pra nuk u sulmua me raketa dhe dronë vrasës, etj asnjë spital, shkollë, qëndër banimi dhe infrastrukturë jetike për jetën e qytetarëve venezuelas. 

Së katërti, prangosja e Maduros kurrësesi nuk mund të definohet si pushtim, edhe pse sigurisht vulosi me forcën e armëve fundin e rendit të vjetër të sigurisë (KS/OKB), si dhe konfirmoi de facto themelimin e një rendi të ri, i cili mund edhe të identifikohet me emrin e Donald Trump. Gjithësesi duhet thënë se rendi i vjetër ra edhe për shkak të pak sukseseve, por shumë dështimeve, prej pafuqisë kritike të rendit të vendosur në 1945. Për ta ilustruar këtë mjaftojmë ulërimat e gjenocidi Serbenicës, kur 8000 fëmijë, gra dhe pleq u ekzekutuan barbarisht “para syve të kaskaveBlu të OKB-së” nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Së pesti/fundmi, në operacionin “Absolute Resolve”, mbi 150 avionë, përfshirë dronë u nisën nga 20 baza ushtarake, zgjati vetëm 4:45’ dhepati zero humbje, duke nxjerrë tërësisht jashtë luftimi sistemin e mbrojtjes ajrore të një vendi që shpenzon mbi 6 miliardë $ në vit për mbrojtjen, çka denostroi jo vetëm një nga operacionet “më diskret, më të shpejt, më preçiz dhe më të suksesshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë fuqia ushtarake e ShBA-ve”. Nga ana tjetër, pafuqia reaguese (zero) e Venezuelës ngre edhe disa pikëpyetje kritike për aftësitë/efiçencën operacionale të sistemeve dhe armatimeve të mbrojtjes ajrore të prokuruara/blera nga Kina dhe Rusia, pasoja që do të reflektohen në vijimësi nga çdo vend ?!

Në përmbledhje, asnjë shtet tjetrër botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka dhe nuk ka për të patur në 100 vitet që vijnë, fuqi ushtarake për të realizuar operacione të përafërta me këto 2 raste (përfshi sulmin me 6 avionë B-2 me kosto 2-bilion $; 37 orë fluturim; 10-ra raketa Tomahawk dhe 125 avionë F-35 ndaj bazave bërthamore të Ajatollah-ut të Iranit) shërbejnë edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj Putinit, Kim Jong, etj, nëse guxojnë të kërcënojnë interesat amerikane apo këdo nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

II. Mësime dhe këshilla strategjike për RSh dhe Kosovën:

  1. Ndërsa përveçse fantazi delekuentësh, nuk gjej asnjë krahasim mes rastit Maduro dhe RSh dhe asnjë vendi tjetër të NATO-s, por përtej kësaj krize hibride, pra: “demokracia fasadë dhe opozit e refuzuar/diskredituar nga riciklimi i listave të neveritura në 4 zgjedhjet e fundit si dhe shtetit të dështuar/lapur nga korrupsioni endemic”, rikthimin e besimit te demokracia funksionale dhe harmonia e balancave të pushtetit, mbetet jo vetëm këshilla nr. 1, por dhe sfida dhe misioni jetik i mbarë-shqiptarëve.
  2. Marrë shkak po nga rasti Maduro si dhe shkatërrimi i bazave bërthamore të Iranit, më duhet ta përsëris se në një Rend të Ri Sigurisë Globale (vulosur tashmë me emrin e Presidentit Trump), asnjë vend nuk e përballon dhe as i mbijeton dot i vetëm një agresioni ushtarak. Thënë këtë, mbrojtjen e sovranitetit, si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, RSh dhe Kosova, do mund t’i realizojnë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare, si dhe duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA/NATO.
  3. Përtej oshilacioneve të Vuçiç-it, por duke ri-duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh, si dhe Buxhetin Historik të Mbrojtjes 2026”, faktorët shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë do t’i këshilloja të përulen/mi në gjunjë para historisë së përgjakshme për t’i dhënë jetë Platformës: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i Vetëm”, e cila do të kontribuojë për paqen, stabilitetin si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, konsideruar mësimin e hidhur nga gjysmimi që u imponua “Shqipërisë Natyrale” nga pafuqia ushtarake në Konferencën e Versajës (1918), këtë projekt e gjej jo vetëm si urgjencë Kombëtare, por fatmirësisht edhe të ndërthurur me interesat e SHBA-së në rajon dhe Mesdhe.
  4. Ndërsa ri-kthimimin te gara e armatimeve në Ballkanin Perëndimor dhe armatosjen deri në dhëmbë të Serbisë, objektivin e RSh drejt 5% të GDP-së (rreth 1.5 miliard €), përveçse si “presion” të Presidentit Trump, e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE), por edhe mundësi historike për të modernizuar dhe rritur fuqinë ushtarake, përfshi kapacitete deterrence (pra shkurajuese) ndaj çdo vendi/aleance Ruso-sllave që kërcënon sovranitetin apo interesat gjeopolitike të RSh dhe Kosovës.

Së fundmi, si edhe në qindra produkte me këtë subjekt, të publikuara në Tiranë, Prishtinë, ShBA, Bruksel etj, nuk pretendoj të privatizoj të vërtetat shteruese, gjithësesi shpresoj të kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike si dhe ardhmërinë euroatlantike të Kombit  (Republikës së Shqipërisë dhe tē Kosovës).

Autori: Piro Ahmetaj
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Nuk do të dilja gjallë”, Ahmetaj: Rama, Balluku dhe Veliaj bënë plan për të më rrëmbyer

0

Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë dhe eksponentëve të lartë të PS-së, duke deklaruar se është shënjestër e një strukture kriminale të lidhur me pushtetin.

Në një intervistë të katërt të zhvilluar në “Çim Peka Live”, ish-zëvendëskryeministri pretendon se grupi që ai e quan “organizatë mafioze” ka planifikuar rrëmbimin e tij dhe transportimin drejt Shqipërisë “për të mos dalë më i gjallë”.

Sipas Ahmetajt, objektivi final ishte eliminimi fizik i tij për të heshtur denoncimet që ai ka bërë për aferat e qeverisë, ku vetë ka qenë pjesë për vite me radhë.

Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma.

Çim Peka: Të falënderoj sërish për gatishmërinë dhe në një farë forme premtimin e mbajtur për vazhdimin e serialit të denoncimeve, por edhe për të mbrojtur, në fakt, atë çfarë ju keni thënë dhe për të hedhur poshtë të gjithë skeptikët se akuzat tuaja nuk ishin fakte dhe se ne i dinim. Ndërkohë që gjatë këtyre dy-tre javëve në Tiranë ka fituar një perceptim tjetër, i kishte thënë Arben Ahmetaj, në fakt gjithçka doli. Do flasim gjatë për të gjitha akuzat dhe denoncimet që keni bërë, por edhe për të rejat, çfarë mund të keni se e shikoj që tavolinën e keni sërish prapë me, me dosje. Por dua ta filloj aty ku e mbyllëm intervistën e tretë. Pra ka ndryshuar me Arben Ahmetajn, nga fundi i intervistës së tretë deri më sot, bëhet rreth një vit. Domethënë, statusi juaj ligjor, edhe gjendja juaj, sepse ka pasur një lajm se ka një kërkesë të re për ekstradim të Arben Ahmetajt.

Arben Ahmetaj: Në raport me, mua dhe me familjen dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra ashtu siç ka ndryshuar edhe në realitetin shqiptar, në ë, qarkun e një viti. Ë, ka vazhduar genocidi i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes time. Unë jua kam shpjeguar dhe juve ë, jashtë kamerave, po edhe ë, përpara kamerave, kamerave e kam thënë, që, ë, mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në ë, 30 vite. Praktikisht, ë, e kam thënë në vitin 23 në shkurt, që ka një strukturë, ë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite, është vërtetuar që është një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, nga instrumentat e tij, që nga Plaçkitja, Erioni, apo dhe ë, persona shumë afër, në të njëjtën godinë në zyrës së kryeministrit, që do t’i kthehemi…

Çim Peka: Duke qenë se duket se të kanë ndjekur pas në regjistrime çështjes së SPAK… do flasim me emra konkret. Plaçkitja është Belinda.

Arben Ahmetaj: Po.

Çim Peka: Erioni është Erion Veliaj.

Arben Ahmetaj: Po.

Çim Peka: Tjetri ishte…

Arben Ahmetaj: Do vijmë, do ta përmendim gjatë, po kreu i organizatës, domethënë…

Çim Peka: Rama, Balluku, Veliaj.

Arben Ahmetaj: Po. Dhe një person, nivel i lartë administrativ, afër zyrës së kryeministrit, në të njëjtën godinë me zyrën e tij. Do t’i vijmë më pas edhe me emër. Pra, që të mos këputemi…

Çim Peka: Pra, ka një person të katërt.

Arben Ahmetaj: Po. Pra, që të mos shkëputemi, flas nga ana e strukturës qeveritare. Jashtë qeveritare kemi krimin e organizuar, kemi media të financuara nga qeveria, të cilat në momentin e parë kur unë i thoshja, dhe nuk gjykoj asnjë shqiptar që edhe mund të mos ketë besuar, sot, janë verifikuar…

Çim Peka: Vetëm një gjë se po ju pyesja për statusin…

Arben Ahmetaj: Me fakte, të lutem, se ngeli duke më…

Çim Peka: Një sekondë, për ju dhe për familjen çfarë ka ndryshuar gjatë një viti? Dhe ju më përmendni strukturën kriminale brenda qeverisë, katërshja Rama-Balluku-Veliaj dhe dikush tjetër, struktura kriminale jashtë qeverisë dhe mediat. Ku hyjnë këta, këto struktura ndaj familjes tuaj?

Arben Ahmetaj: Të falënderoj për pyetjen, po të lutem mos më ndërpre sepse dua që të komunikoj me ju dhe me publikun atë që unë mendoj është e rëndësishme, pastaj është në gjykim të publikut dhe sigurisht edhe në gjykimin tuaj që të vendosni ë sa e rëndësishme është. Ju e dini që unë jam kërcënuar në Shqipëri personalisht. Unë e kam lajmëruar…

Çim Peka: E keni thënë këtë.

Arben Ahmetaj: Po po, e kam thënë. Po mirë, një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m’i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t’i më jepte për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.

Çim Peka: Këto i keni folur. Të kërcënime të reja keni folur për kërcënime me jetë gjatë këtij viti?

Arben Ahmetaj: Pra… Do vazhdojmë. Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua. Tjetra është…

Çim Peka: Jo një sekond, kjo, kjo vlen për mua sepse unë po e bëj intervistën. Fakti që çdo akuzë e juaja ka dalë ose çdo indicie juaj është, është certifikuar nuk do të thotë se gjithçka që thoni ju do vërtetohet. Këto që sapo thatë, se thatë është diskutuar, keni mundësi ta provoni?

Arben Ahmetaj: Do vijë koha…

Çim Peka: Tentativa për rrëmbimin tuaj.

Arben Ahmetaj: Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri te “5 Maji” dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

0

Ndërsa I gjithë vendi po përballet me motin e keq që ka shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë qarqe, një zjarr I madh ra në tregun e rrobave të përforura në kryeqytet në lagjen 5 Maji. Flakët ranë gjatë orëve të darkës në një nga kapanonët për t’u përhapur më pas me shpejtësi.

Zjarri mori përmasa shumë të mëdha, ku flakët arritën në qindra metra lartësi ndërsa dukeshin në të gjithë Tiranën. Më shumë se 60 forca zjarrfikëse, me 11 mjete u aktivizuan për shuarrjen e zjarrit. Por pavarëishtë ndërhyrjes, materialet plastike dhe robat që ndodheshin aty e bën të pamundur operacionin. Dy zjarrfikëse dhe 12 efektivë mbërritën dhe nga Komanda e Forcës Tokësore. Po ashtu një jtetër u nis nga reparti zjarrfikës I Elbasanit. Pas shumë orësh, zjarri u neutralizua por vatra vijoi ende aktive. Ndërkohë banorët rreth zonës u evakuuan. Po ashtu u punua që zjarri të mos përfshinte dhe bizneset e tjera rreth zonës.

Nga flakët raportohet se të paktën 50 subjekte tregtare u dëmtuan, ndërsa në orët në vijim pritet të bëhet dhe bilanci i dëmeve.

Grupi hetimor që po heton zjarrin ka kryer ekspertizën mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabullin e paneleve diellore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

0

Situata në Durrës është vështirësuar këtë të enjte, me daljen e lumit Erzen nga shtrati që ka sjellë shtim të sipërfaqeve të përmbytura në këtë qark. Sidomos në fshatrat e Sukthit dhe Katundit të ri, ku autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuim të menjëhershëm, të banorëve. Por jo të gjithë po i binden këtij urdhri.

Ndue Prenga është një prej tyre. Ai tregon për Klan News, se nuk mund të largohet për shkak të derrave e qenve që ka në shtëpi.

“Situata është shumë keq, katër herë jam përmbytur. Akoma s’kam larë borxhet e herës së parë, të dytë e të tretë.”, shprehet i moshuari. Ai shton: “Më kanë qit (nxjerrë) zero!”.

Qytetari tregon se uji i është futur në banesë rreth orës 4 e gjysmë të mëngjesit dhe se ai e ka kaluar të natën zgjuar nga meraku.

“M’i ka prish krejt, me mobilje, soba…”, rrëfen ai, duke shtuar se përfaqësues të autoriteteve kanë shkuar ta marrin për ta dërguar për evakuim në zonën e Vollgës në qytet, por ai ka refuzuar.

Prenga thotë se do të shkojë në ditët në vazhdim, por për momentin ka zgjedhur të qëndrojë: “Kam derrat e qentë, do shkoj se do shkoj por nesër e pasnesër”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përmbytjet në vend, shfaqet në Novoselë Belinda Balluku

0

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është rishfaqur sërish për publikun. për herë të parë që nga seanca në Kuvend më 19 nëntor 2025

Ajo ka kryer inspektim në terren në Urën e Mifolit, ku situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive, është e rëndë.

“Është e rëndësishme të themi që të dyja prefekturat, si e Vlorës, ashtu dhe e Fierit, me qytetarët e bashkive të angazhuara në këto momente, jo vetëm qyteteve të prekura, janë angazhuar për ngritjen e qendrave të akomodimit dhe evakuimit.

Ne kemi parë dhe gjatë periudhës së tërmetit që banorët zakonisht nuk duan të largohen nga pronat e tyre, por jeta është ajo që është e rëndësishme në këto momente. Duhet të jeni në dijeni që Kryeministri është duke dizenjuar në këto momente, së bashku me Ministrinë e Financave, një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore, ashtu edhe për banesat”, tha Balluku.

Ndër të tjera ajo njoftoi se mëngjesin e së premtes do të mblidhet Komiteti i Emergjencave Ndërkombëtare ku në vëmendje do të jetë përmbytja në vend, duke bërë thirrje se duhen marrë masa përpara se situata të agravojë.

Nesër në mëngjes do të ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritar, ku do të bëhet një adresim nga ana e Kryeministrit jo vetëm për zgjidhjen e situatës dhe gjithë përballimit të kësaj situate, por edhe për dëmshpërblimet që janë shumë të rëndësishme.

Nganjëherë është më mirë që të marrim masa edhe më të shpejta se vetë situate që mund të agravojë”, tha ndër të tjera zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Braho mbledhje me prokurorët: Rezultate për dosjet e vjetra

0

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho ka mbledhur prokurorët e posaçëm për një takim ditën e sotme që nisi në orën 8.30. Mësohet se në këtë takim, Braho është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar.

Javën e kaluar Braho vendosi shefat rinj të tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit si dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë.

Ndërsa sot Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate për dosjet e vjetra dhe të mbartura, të cilat kanë krijuar pengesa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shënohet viktma i parë nga moti i keq, urdhërohen evakuime në Vlorë dhe Durrës

0

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi u morr nga rrjedhja e ujit.

Astrit Hysenaj, 54-vjeç, është personi i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Sipas Policisë, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Sipas raportimeve, Hysenaj, kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet kanë shpallur evakuim të menjëhershëm për banorët e Bashkisë Durrës, konkretisht në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile dhe planeve vendore të emergjencave, ndërsa evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave civile.

Për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë, në Bashkinë Vlorë.

Pak më herët 13 familje janë evakuuar dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa banorëve iu dha sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri.

Situata mbetet e vështirë, kryesisht edhe për dy fshatrat: Bishan dhe Fitore. Niveli pritet të rritet edhe më tej, pasi prurjet vijojnë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Piruetat/ Si po e zvarit Rama dorëzimin e Ballukut

0

Ndoëse afati tre javor që kërkuan avokatët e Belinda Ballukut për t’u njohur me dosjen e paraqitur nga SPAK, përpara Këshillit të Mandateve dhe Imunitetitit, mazhoranca socialiste ka dëshmuar shenja të qarta se është renditur në mbrojtje të zv/kryeministres të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Taktika që ka zgjedhur Rama është që: as mos e hedhë poshtë, as mos e miratojë heqjen e imunitetit, por ta zvarisë atë për të fituar kohë.

Më mirë se çdo gjë tjetër këtë linjë e nxjerrin në dritën e diellit jusifikimet kontradiktore që hierarkët socialistë kanë hedhur në publik për të mos mbajtur një seancë të dytë pas asaj të zhvilluar në 19 dhjetor, të cilën kreu i Kuvendit, Niko Peleshi e ndërpreu në mes pa përcaktuar një datë të dytë për rimbledhjen e saj.

Opozita e cila e ka këkuar me këmbëngulje zhvillimin e seancës është rrefuzuar tre herë në tentativat e saj. Jusiifikimi i përdorur nga Peleshi ka qene procedurial. Ai është shprehur publikisht, në një letër që kreu i kuvendit i ka dërguar deputetëve të PD-së në 24 dhjetor, ku nënvizonte kërkesën e avokatëve për tre javë kohë për tu njohur me materialet e dosjes 16 mijë faqëshe. “Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje,” argumentonte kreu i Kuvendit. 

Por këtë alibi të sforcuar të tij e përgënjeshtronte justifikimi i Edi Ramës, i cili nga podkasti i tij flasim e bëri të qartë se kuvendi nuk do të shqyrtonte kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte dhënë vendim për një çështje krejt pa lidhje me të parën, pra nëse shkelen apo jo kompetencat e qeverisë kur drejtësia pezullon një prej anëtarëve të saj. 

“Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie”, tha Rama në monologun e tij.

Pra çudia nuk është vetëm se kryeministri lidhi dy gjëra të pa lidhshme duke kushtëzuar heqjen e imunitetit të Ballukut me vendimin që do të marrë kushtetuesja për vijën e kuqe të kompetencave mes dy pushteteve. Këtij argumenti, që buron nga halli i shtohet edhe një tjetër: kontradikta në qëndrimet mes kryeministrit dhe numrit dy të shtetit. Pyetja që lind është, seanca në kuvend po mbahet pezull ngase avokatëve i duhet kohë për tu përgatitur, apo sepse Rama ka urdhëruar që duhet pritur fillimisht vendimi i kushtetueses?

Niko Peleshin, i cili ndodhet nën një presion më të fortë diplomatik sesa vetë Rama, për të mos u bërë pengesë ndaj SPAK-ut, e ka nxjerrë bllof edhe një qëndrim tjetër i kryeministrit. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë tha se “USB-në e sjellë nga Prokurorët nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, as avokati i saj, për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë “i kanë nxjerrë këta ato”, tha Rama.

Pra argumenti se seanca po shtyhet për ti dhënë kohë mbrojtjes që të përgatitet, rrëzohet vetë nga ajo që kanë thënë me gojën e tyre, sepse, sipas tyre, avokati i Ballukut as paska marrë mundimin ti shohë provat që gjenden në dosje.

Të gjitha këto kontradikta, nuk nxjerrin në pah vetëm amatorizmin e atyre që kanë vendosur të gënjejnë, por mbi të gjitha faktin se ata po zvarriten për të mos e dorëzuar Belinda Ballukun. Këtë konkluzion e mbështet edhe rrjedha e fakteve. Sapo SPAK kërkoi ta pezullojë atë, në publik u ngrit një zhurmënajë e madhe për rrezikun e një grushti shteti nga drejtësia në dëm të ekzekutivit. Pastaj, pasi prokurorët kërkuan arrestimin e zv Kryeministres, Niko Peleshi tentoi përjashtimin e gjithë deputetëve të opozitës që ishin pjestarë të komisionit të mandateve dhe imuniteteve për ta sabotuar atë. Kjo tentativë ra pas një ndërhyrjeje të fortë ndërkombëtare dhe vetëm në këtë moment u zgjodh versioni i zvarritjes, për të mbajtur gjallë të cilin, si Rama si Peleshi gënjejnë për hesap të vet, madje edhe pa u koordinuar me njëjri-tjetrin.

Lapsi.al   

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx