Ballina Blog Faqe 107

Piruetat/ Si po e zvarit Rama dorëzimin e Ballukut

0

Ndoëse afati tre javor që kërkuan avokatët e Belinda Ballukut për t’u njohur me dosjen e paraqitur nga SPAK, përpara Këshillit të Mandateve dhe Imunitetitit, mazhoranca socialiste ka dëshmuar shenja të qarta se është renditur në mbrojtje të zv/kryeministres të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Taktika që ka zgjedhur Rama është që: as mos e hedhë poshtë, as mos e miratojë heqjen e imunitetit, por ta zvarisë atë për të fituar kohë.

Më mirë se çdo gjë tjetër këtë linjë e nxjerrin në dritën e diellit jusifikimet kontradiktore që hierarkët socialistë kanë hedhur në publik për të mos mbajtur një seancë të dytë pas asaj të zhvilluar në 19 dhjetor, të cilën kreu i Kuvendit, Niko Peleshi e ndërpreu në mes pa përcaktuar një datë të dytë për rimbledhjen e saj.

Opozita e cila e ka këkuar me këmbëngulje zhvillimin e seancës është rrefuzuar tre herë në tentativat e saj. Jusiifikimi i përdorur nga Peleshi ka qene procedurial. Ai është shprehur publikisht, në një letër që kreu i kuvendit i ka dërguar deputetëve të PD-së në 24 dhjetor, ku nënvizonte kërkesën e avokatëve për tre javë kohë për tu njohur me materialet e dosjes 16 mijë faqëshe. “Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje,” argumentonte kreu i Kuvendit. 

Por këtë alibi të sforcuar të tij e përgënjeshtronte justifikimi i Edi Ramës, i cili nga podkasti i tij flasim e bëri të qartë se kuvendi nuk do të shqyrtonte kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte dhënë vendim për një çështje krejt pa lidhje me të parën, pra nëse shkelen apo jo kompetencat e qeverisë kur drejtësia pezullon një prej anëtarëve të saj. 

“Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie”, tha Rama në monologun e tij.

Pra çudia nuk është vetëm se kryeministri lidhi dy gjëra të pa lidhshme duke kushtëzuar heqjen e imunitetit të Ballukut me vendimin që do të marrë kushtetuesja për vijën e kuqe të kompetencave mes dy pushteteve. Këtij argumenti, që buron nga halli i shtohet edhe një tjetër: kontradikta në qëndrimet mes kryeministrit dhe numrit dy të shtetit. Pyetja që lind është, seanca në kuvend po mbahet pezull ngase avokatëve i duhet kohë për tu përgatitur, apo sepse Rama ka urdhëruar që duhet pritur fillimisht vendimi i kushtetueses?

Niko Peleshin, i cili ndodhet nën një presion më të fortë diplomatik sesa vetë Rama, për të mos u bërë pengesë ndaj SPAK-ut, e ka nxjerrë bllof edhe një qëndrim tjetër i kryeministrit. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë tha se “USB-në e sjellë nga Prokurorët nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, as avokati i saj, për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë “i kanë nxjerrë këta ato”, tha Rama.

Pra argumenti se seanca po shtyhet për ti dhënë kohë mbrojtjes që të përgatitet, rrëzohet vetë nga ajo që kanë thënë me gojën e tyre, sepse, sipas tyre, avokati i Ballukut as paska marrë mundimin ti shohë provat që gjenden në dosje.

Të gjitha këto kontradikta, nuk nxjerrin në pah vetëm amatorizmin e atyre që kanë vendosur të gënjejnë, por mbi të gjitha faktin se ata po zvarriten për të mos e dorëzuar Belinda Ballukun. Këtë konkluzion e mbështet edhe rrjedha e fakteve. Sapo SPAK kërkoi ta pezullojë atë, në publik u ngrit një zhurmënajë e madhe për rrezikun e një grushti shteti nga drejtësia në dëm të ekzekutivit. Pastaj, pasi prokurorët kërkuan arrestimin e zv Kryeministres, Niko Peleshi tentoi përjashtimin e gjithë deputetëve të opozitës që ishin pjestarë të komisionit të mandateve dhe imuniteteve për ta sabotuar atë. Kjo tentativë ra pas një ndërhyrjeje të fortë ndërkombëtare dhe vetëm në këtë moment u zgjodh versioni i zvarritjes, për të mbajtur gjallë të cilin, si Rama si Peleshi gënjejnë për hesap të vet, madje edhe pa u koordinuar me njëjri-tjetrin.

Lapsi.al   

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kikia: PS dhe PD janë kthyer në prona private të kryetarëve

0

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, deklaroi se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk funksionojnë më si organizata politike demokratike, por si prona private të kryetarëve të tyre.

Sipas Kikias, dominimi i dy partive të mëdha nuk vjen nga mbështetja reale qytetare, por nga mënyra se si është ndërtuar ligjërisht sistemi. “PS dhe PD po dominojnë skenën politike me ligj dhe jo me meritë”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se për 35 vite tranzicion, vendi ka ndërtuar kultin e individit rreth figurave politike, por jo institucione dhe shtet funksional. “Partitë sot drejtohen me grusht të fortë. Ato janë kthyer në prona të kryetarëve, sepse nuk ka ligj që garanton demokracinë brenda partive politike”, tha Kikia.

Ai u ndal edhe te bashkimi i opozitës, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e tij real. “Pyetja kryesore është: cili është objektivi? Nuk mjafton largimi i një kryeministri dhe aq më pak zëvendësimi i tij me një ish-kryeministër”, deklaroi gazetari.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

0

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK pas situatës me përmbytjet në qytet.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka depozituar sot në SPAK, një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, si dhe ndaj institucioneve të tjera, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, i cili përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dyshohet se personat dhe institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Kallëzimi thekson se hetimi mund të zbulojë edhe veprime të tjera penale të kryera në bashkëpunim nga personat dhe institucionet e përfshira. Dokumenti ligjor referon Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Penal dhe ligjet për vetëqeverisjen vendore dhe administrimin e ujitjes dhe të kullimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

0

Probleme të shumta janë shënuar në Rrugën e Arbrit si pasojë e reshjeve të dendura të borës.

Në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Raportohet gjithashtu për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në borë.

Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit të Qafë-Buallit, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për shmangien e aksidenteve, ndërsa situata vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe ngricave, që e bëjnë lëvizjen gjithnjë e më të vështirë në Rrugën e Arbrit.

Autoritetet kërkojnë nga firma mirëmbajtëse të ndërhyjë urgjentisht me hedhjen e kripës dhe skorieve për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Demokratike mban protestën kombëtare më 24 janar

0

Partia Demokratike do të vijojë sërish me protesta, ku tubimi i radhës do të zhvillohet më 24 janar.

Ora e protestës dhe detaje të reja pritet që të diskutohen të premten gjatë një tryeze që do të zhvillohet edhe me forcat e tjera opozitare që do t’i bashkohen thirrjeve të PD-së.

Protesta e fundit kombëtare e opozitës u zhvillua në datën 22 dhjetor, ndërsa gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se do të vijojnë me tubime të njëpasnjëshme me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama.

Gjithashtu, Partia Demokratike zhvillon çdo të hënë foltoren përpara kryeministrisë, ku eksponentë të djathtë dhe qytetarë mblidhen për të protestuar me thirrje kundër mazhorancës./balkanweb.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A është përjashtuar Salianji nga Kryesia? Tabaku: S’kam dijeni

0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD duhet të qëndrojë e bashkuar në betejën kundër qeverisë, duke refuzuar çdo ide për përjashtime të zërave kritikë brenda partisë.

Në një intervistë në Studio 24 në News24, Tabaku reagoi për lëvizjet e Ervin Salianji, duke theksuar se mendimi ndryshe është i vlefshëm dhe nuk duhet goditur.

E pyetur nëse ka pasur një largim të Salianjit nga kryesia, Tabaku u shpreh se nuk ka dijeni për një vendim të tillë.

Ervini duhet ti kishte dhënë mendimet e tij në struktura e partisë. Unë vlerësoj këdo që ka mendim ndryshe. Jam kundër sulmit ndaj atyre që kanë mendim ndryshe.

Edhe unë kam pasur mendim ndryshe dhe nuk besoj që mendimi ndryshe na bën keq.

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe. Sot të gjithë potencialin që ne kemi duhet ta kemi përballë qeverisjes. PD bëri një hap përpara për t’i shtrirë dorën kujtdo që kalon përtej interesit politik.

Në këtë betejë ne kemi nevojë që t’i kemi të gjithë bashkë”, tha ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Ngjan më shumë si parashikim moti”, Binaj përplaset live me ministrin e Mbrojtjes

0

Aktivisti Florjan Binaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, iu drejtua ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ishte në një lidhje direkte me emisionin, se nuk dëgjoi nga ai masa konkrete që po merren për qytetarët që po vuajnë nga përmbytjet.

“Sa herë që ka përmbytje dhe zjarre, thuhet gjithmonë që situata është nën kontroll. Kur nuk ka përmbytje dhe zjarre, i bie që situata nuk është nën kontroll? Sa mendoni se i ndihmoni qytetarët duke dhënë të dhëna që i dinë të gjithë? Ngjan më shumë si parashikim moti, nuk dëgjuam për masa konkrete që po merren për qytetarët”, tha Binaj.

Ministri Vengu u përgjigj: “Përmenda sa Forca të Armatosura kemi në terren, sa mjete, sa gomone, sa pompa… Këto janë fakte zoti Binaj, nuk janë interpretime. Unë ju flas nga terreni dhe jemi në gatishmëri në mbarë vendin. Nëse këto ju duken elementë të pamjaftueshëm, besoj se është e kundërta”.

Më herët, në “Off the Record”, ministri i Mbrojtjes deklaroi: “Siç e kishim parashikuar, patëm reshje intensive dhe sot kishim një agravim në zonën e Durrësit, Laçit dhe një pjesë të ultësirës perëndimore në Lezhë. Gjithashtu, pasdite pati agravim në Gjirokastër. Menaxhimi i kësaj situate ka nisur që të shtunën, duke u përqendruar në mirëmenaxhimin e kaskadës së Drinit, të treja hidrocentralet, duke komunikuar edhe me bashkitë që të kishim një nivel të qëndrueshëm shkarkimesh, për të parandaluar situata të këqija në Bunë. Sot u përqendruam edhe në zonën e Gjadrit, ku pati kuota maksimale. Aktualisht, gjendem në Bashkinë e Lezhës, ku kemi dislokuar forca që do qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës. Në Durrës ka patur situatë shumë të vështirë me vërshime që kanë qenë në total 110 mm, të përqendruara në 6 orë. Edhe lumi Ishëm ka shkaktuar problematika, rrëshqitje dhe dëme në infrastrukturë. Kemi 100 forca të dislokuara, 4 pompa me kapacitet të lartë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nis hetimi pasuror për Presidenten Vjosa Osmani

0

Nëpër mediat kosovare po qarkullojnë lajme se autoritetet kanë nisur hetimin pasuror të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas asaj që thuhet Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur një procedurë verifikimi lidhur me deklarimet e pasurisë së Osmanit, pas evidentimit të dallimeve mes formularëve të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025.

Verifikimi ka të bëjë kryesisht me ndryshime të dukshme në rritjen e kursimeve dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 tregojnë lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë Agjencinë të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore.

Në deklarimet e mëparshme, Presidentja Osmani ka raportuar se, së bashku me bashkëshortin, posedojnë një banesë shtesë në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi në Australi.

Në lidhje me këto raportime, Presidenca e Kosovës reagoi përmes zëdhënësit Bekim Kupina, i cili theksoi se Presidentja Osmani është e hapur ndaj çdo verifikimi institucional, por se aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për nisjen e një hetimi.

“Presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim nga institucione të pavarura, me paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në kuadër të fushatave për njollosje, për të cilat dihen arsyet pse po ndodhin,” ka deklaruar Kupina.

Po ashtu, Presidenca ka bërë të ditur se nuk disponon asnjë informacion zyrtar lidhur me pretendimet për nisjen e një hetimi pasuror ndaj Presidentes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shirat e dendur në vend/Përmbytet edhe burgu i Durrësit, Beqaj e Veliaj transferohen në katin e dytë

0

As burgu i Durrësit nuk ka ‘shpëtuar’ nga përmbytja për shkak të motit të keq. 

Të paraburgosurit, mes tyre Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, pas përmbytjes së qelive në katin e parë janë transferuar në katin e dytë.

Sikurse duket nga pamjet, pranë IEVP Durrës ka prezencë të lartë të ujit për shkak të reshjeve të dendura.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U propozua nga Lapaj për kryeministër i qeverisë teknike, reagon mjeku Tritan Kalo

0

Kryetari i Partisë “Shqipëria  Bëhet”, Adriatik Lapaj zbuloi dy ditë më parë 2 emra që sipas tij mund të udhëheqin një qeveri tranzitore për 12 muaj. Ai u shpreh se mjeku në pension, Tritan Kalo dhe profesori Përparim Kabo mund t’i japin Shqipërisë qeveri përtej palëve dhe zgjedhje të lira dhe demokratike, duke theksuar se më pas do të ketë efektin domino dhe do ketë garë në çdo nivel.

Mjeku Kalo reagoi me një postim  të gjatë, duke shpjeguar pse nuk i përgjigjet ftesës së Lapajt.

Reagimi i Tritan Kalos

U bënë 48 orë që komentues mëndjeçartur, në shumicën e tyre patronazhistë ose militantë të thekur, ndonjë anal-ist, plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të xanuma prej tyre, nuk kanë lënë fëlliqsirë pa nxjerë nga goja e mëndja e tyre e shpërfytyruar moralisht, thjesht e vetëm sepse:
Protestuesi genetik Adriatk Lapaj më paska përmëndur mua dhe Prof. Përparim Kabon si kandidatë për Kryeministër të një Qeverie teknike tranzitore 12 mujore, për organizimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme në Shqipërinë e këndej Drinit.
Adriatiku ka shprehur një dëshirë të tijën pa u konsultuar së pari paraprakisht me mua, Prof. Kabo është në të drejtën e tij të shprehet, POR që unë e mirëkuptoj sepse ai ka dashur të hedhë dritë mbi faktin, se mjedisi ynë shoqëror ka ende plot bijë e bija të pa ndotur nga LLUMI KLEPTO-KORRUPTIV i këtyre 34 viteve DEMON-KRACI….
Aq larg shkojnë këto mëndje-errësuar sa më kanë bërë edhe vrasës (?!?!), e ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar
Unë MANTELBARDHI Dr. Tritan Kalo e kam treguar me vepra dhe jo me lloqe kafenesh, se kam qënë në sheshe kurdoherë kur është cënuar Demokracija e pas Shpalljes së Pluralizmit politik më 15.12.1990…
U jam gjëndur kujtëdo që është lënduar në këto protesta, sepse MISIONARI mjek nuk bën dallime të përkatësive partiake, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për asistencë mjeksore….
Ka ende gjallë ish funksionarë shteti ose funksionarë aktualë të tij, ish drejtues politikë të PS-së dhe jo vetëm të saj, të cilët mundet të pohojnë ato çka unë shkruaj më lart, përpos Azem Hajdarit të PD-së mqse ai është bërë me kohë për rrahmet…
Në 31.03.1991 kam udhëtuar direkt nga Parisi në Tiranë për të votuar ndryshimet demokratike në Mëmëdheun tim.
Në 28.06.2009 nuk kam nguruar të fluturoj nga Kanadaja për të hedhur votën në Shqipërinë e këndej Drinit sepse në Demokraci, vetëm vota e mëndjeve të lira mundet të sjellë ndryshime socio-politike.
Në 11.05.2025 po ashtu kam ardhur nga Victoria, BC, Canada, direkt në Tiranë për të dhënë kontributin tim sado modest në ndryshimet demokratike shqiptare.
DY HERË:
NË 1993 familjarisht jam rikthyer në Tiranë nga Parisi, edhe pse kisha një pozicion të përftuar me konkurs në Asistencën Publike, të cilin kurrë nuk ma ofruan në QSUT, dhe
Në 2009 jam rikthyer nga Kanadaja për të dhënë më të mirën time të mundshme për bashkëkombasit e mi, që i besuan mëndjes dhe dijenive të mia modestisht jo të pakta mjeksore.
KURDOHERË në ATË-DHE unë kurrë nuk jam sjedhur si KONFORMIST për të përftuar poste shtetërore apo akademike, përkundrazi duke qënë VETËVETJA më janë krijuar pengesa pas pengesash vetëm e vetëm që të mos marë atë çka unë kam merituar me Profesionalizmin, Punën e Përkushtimin tim ndaj kujtëdo, që më është adresuar për asistencë në ndihmë të problemeve të tija shëndetsore….
JAM SHUMË-SHUMË KRENAR për qindra jetë të shpëtuara, si dhe për mijra e mijra jetë të lehtësuara nga hallet e problematikat e tyre mjeksore…
Në 42 vite pune prej 2.07.1981 kur ngjita për herë të parë shkallët e Spitalit Nr. 4 Infektiv si Mjek stazhier, dhe deri më 18.07.2023 ditën e daljes sime në pension jam përpjekur për çdo dekikë të jetës sime, për ta ruajtur nga çdo ndotje morale e financjare MANTELBARDHËSINË time….
“DASHAMIRËSIA mdiokratokratike” e drejtuesve në Shërbim, në Fakultet dhe në Universitet nuk më rimundësoj DIJEDHËNIEN në auditoret e Fakultetit të Mjeksisë pas kthimit nga Kanadaja, deri në daljen time në pension dhe rikthimin në Kanada…
Pavarësisht kësaj çka përmënda më lart, unë kurdoherë DIJET e mija teorike si dhe NJOHURITË e mëdha praktike, i kam vënë në dispozicion të studentëve, të mjekëve stazhierë apo të kolegëve jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë…
Për dijeninë e kujtëdo që ende bart dritë në sytë dhe në mëndjen e tij, unë isha i vetmi mjek në atë Shërbim me “Medalje të Artë”, me Diploma universitare franceze në lëmitë e Sëmundjeve Infektive e Tropikale, si dhe të Reanimacionit Mjeksor, krahas Diplomës shqiptare të Specializimit në Sëmundjet Infektive dhe Epidemiologji, që e nisa dhe e mbarova karierën time mjeksore thjesht si MJEK, pa asnjë “ofiq” si akademik edhe funksional shtetëror, thjesht e vetëm sepse KURRË nuk ju bëra urë askujt përveç Profesionalizmit tim si dhe Betimit të Hipokratit, duke qënë kurdoherë VETËVETJA……
KENI PLOT DJEM E VAJZA të mirëshkolluar, të mirëedukuar, të plotëmoralshëm dhe aspak të tunduar nga klepto-korrupsioni i qeverisjes 34 vjeçare DEMON-KRATIKE, si brënda edhe jashtë Shqipërisë së këndej Drinit të cilët me dijesinë dhe vullnetin e tyre, mundet mjaft mirë të përballojnë sfidat e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vendit….
Realizimi sa më shpejt të jetë emundëshme e:
1- Zëvëndësimit të Partitokracisë/Kryetarokracisë me rrëshqitje drejt Autokracisë në zbatim të Marveshjes PD – PS të 21.04.2008, me MERITOKRACINË dhe DEMOKRACINË e brëndëshme në këto dy forcat politike, si dhe
2- MUNDËSIMI i vjeljes së kontributeve të individëve dhe Lëvizjeve të Reja politike, duke e ndryshuar thelbësisht Sistemin Zgjedhor të përfaqsimit të vullnetit të DEMOSIT/POPULLIT në Parlamentin e sotëm të shndruar ndërkohë në një “PARLA-PA-MENT”,
Këto veprime me shumë siguri përmes ndryshimeve të ardhura prej tyre, ato do të mundet të vendosin një Sistem Shoqëror mëse Demokratik në Shqipërinë e këndej Drinit…
MORALISHT jam në krah të cilido që kërkon DEMOKRATIZIMIN, MBROTHËZIMIN dhe FAKTORIZIMIN jo vetëm të Shqipërisë së këndej Drinit….
Vetë për arësye si subjektive po ashtu edhe objektive tashmë që kam dalë në pension më 18.07.2023, as kam shprehur dhe as NUKU KAM ambicien më të vogël për ndonjë post, qoftë ai edhe honorifik ekzekutiv apo legjislativ në Shqipëri…
FLINI të qetë ju mëndjeçarturit militantë dhe patronazhistë të majtë apo të djathtë qofshi…
Për ata/ato që janë merakçinj se këtu mundet “të të kapin për zhelesh” në qoftë se ngre tenda apo demostron në trotuare, hapsira publike apo edhe përpara Ministrive a Kryeministrisë, po ju risjedh për ilustrim disa foto nga lëvizjet e fundit greviste disajavore të punonjësve të Administratës publike dhe të Agjensive qeveritare në Victoria, BC, Canada…
SHQIPËRIA dhe SHQIPTARIZMA mbi të gjitha!
Together forever and ever

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx