Ballina Blog Faqe 131

SHBA sanksione vizitorit të zyrës së Ramës, Luftar Hysa

0

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur të sanksionojë familjen shqiptare të lidhur me kartelin e Sinaloas, ku bën pjesë edhe Luftar Hysa, njeriu që u përfol gjatë si vizitor i zyrës së kryeministrit Edi Rama në tetor të vitit 2020.

“Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa nga Meksika, duke i akuzuar se kanë përdorur rrjetin e tyre të gjerë të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e fondeve të kartelit të fuqishëm të Sinaloas” njoftoi agjensia Reuters.

Në atë që Thesari e përshkroi si një veprim të koordinuar me qeverinë meksikane, vendosen sanksione ndaj gjashtë anëtarëve të familjes Hysa dhe një personi tjetër, si dhe ndaj bizneseve të tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni. Thesari ndërmori gjithashtu hapa për të ndërprerë qasjen e bizneseve të dyshuara të familjes në sistemin financiar amerikan. Në njoftimin e gjatë të zyrës së Departamentit të Thesarit bien në sy dy pasazhe:

“Luftari, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista publike për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe në Evropë” thuhet në të parin ndërsa vijohet: “Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që u përkasin personave të dyshuar për trafik droge”.

Emri i këtij personazhi që sot sanksionohet nga SHBA, krijoi efektin e një bombe në Shqipëri kur gazetari Xhorxhio Motola, i Rai 3 e pyeti drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama për lidhjet me të.

Në intervistën me Ramën, Motola citoi mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë. Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin. “Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane. Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova. Më thanë thjesht cfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit” shpjegoi Rama. Pastaj me insistimin e gazetarit kryeministri shtoi: “Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur. kaq. A është investitor, apo administrator apo.. nuk e di”.

Vetë gazetari i emisionit “Report” në RAI 3, Xhorxhio Motola e rrëfeu më pas kështu këtë episod të bisedës së sforcuar me Ramën: “Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos…”.

Versionin e tij në takimin me Edi Ramën e kishte dhënë edhe vetë Luftar Hysa në një bisedë me Blendi Fevziun në studion e Opinion.

Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.

Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij gjë që tashmë po vërtetohet edhe nga departamenti i thesarit amerikan.

Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar, vëren agjensia Reuter e cila vijon

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës.”

Autoritetet amerikane pretendojnë se Luftar Hysa, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me të afërmit e tij, kanë bashkëpunuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transportuar sasi të mëdha parash në dorë nga Meksika drejt SHBA-së.

Njoftimi i Thesarit vjen një ditë pasi autoritetet meksikane njoftuan se kishin pezulluar aktivitetin e 13 kazinove të dyshuara për pastrim miliona dollarësh jashtë vendit. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dy operacionet ishin të lidhura.

Ndërkohë kur pak kohë më parë ndaj një tjetër gazetari, emisionit “Report” në RAI 3, Sigfrido Ranucci, u bë një atentat në Itali ai nuk përjashtoi që goditja ngaj tij të kishte ardhur nga krimi i organizuar shqiptar. “Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptarë. Lidhur me këtë cështje dhe unë ua kam dërguar gjykatësve” -tha Ranucci./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Nuk kam ende një bir politik të më vrasë

0

Edi Rama ka dhënë një intervistë për ABC News. I pyetur për fjalimin që mbajti në funeralin e Fatos Nanos ai përmendi se si “kishte vrarë babain politik”. Por a e ka vetë Rama një bir politik?

“Nuk e kam një bir politik të më vrasë për momentin. Ku është? Nuk e di” – tha Rama.
Më pas u pyet për Erion Veliajn për të cilin tha se do të kishte marrë gjithnjë të njëjtin vendim për shkarkimin e tij pasi Tirana nuk mund të lihet pa kokë.

“Raporti im njerëzor me Veliajn është më i fortë se ç’ka qenë nga ana ime. Dhe kur them nga ana e ike e theksoj sepse nuk është një raport që ka komunikim për shkak të pozicionit ku ndodhet ai.

Nga ana njerëzore përveçse ç’ka qenë më parë është shtuar edhe një keqardhje e thellë për atë që po jeton. Nuk po shtoj asgjë më shumë sepse s’dua që të përdoren më pas. Për mua padrejtësisht ai po mbahet peng në qeli dhe me ato që kam dëgjuar dhe ai mund të hetohej në gjendje të lirë dhe mund të drejtonte Tiranën.

Në aspektin njerëzor unë ndjek keqardhje. Në aspektin e politik ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë do ta bëja sërish nëse kthehesha mbrapa. Pra Erioni të largohej nga ajo detyrë që nuk mund ta ushtronte dhe që Tiranë të mos mbetej pa kokë. Të tjerat janë gjepura dhe dokrra të ekraneve politike dhe nuk i komentoj.

Shkarkimi? Është gjeja më e padrejtë që po i bëhet Tiranës. Nga njëra anë ajo mbetet pa kokë dhe nga ana tjetër kryetari zgjedhur mbahet peng. Nga ana tjetër nevoja e qytetit është gjithnjë e më alarmante. Kjo duket. Qyteti nuk mund të drejtohet me delegim dhe telekomandë.

Urdhri i Veliajt për dekorimin. Këto janë shenjat e një anomalie të madhe. Lajmi aty duhet të ishte që nuk e paskam kapur unë Gjykatën Kushtetuese. Është e drejta e saj që të marrë vendime që i takojnë asaj t’i marrë.

A do ketë zgjedhje. Nuk mund të shkojmë kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj do të jetë kryetar bashkie deri në 2027-ën” – tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Debati për “Barazinë Gjinore”, deputetja socialiste Iris Luarasi: Jam kërcënuar me vdekje!

0

Deputetja socialiste Iris Luarasi foli sot në studion e News24 lidhur me debatin që është bërë rreth ligjit për “Barazinë Gjinore”, i cili u miratua një javë më parë në Kuvend me 77 votat e socialistëve.

Luarasi sqaroi se ligji për Barazinë Gjinore nuk e cënon kodin e familjes dhe se ajo vetë është pro familjes.

Socialistja vijoi duke thënë se ligji është keqintrepretuar, ndërsa tha se fyerjet dhe ofendimet ndaj saj për mbështetjen e saj për ligjin kanë qenë të shumta.

Ajo tha se për herë të parë ka marrë kërcënime me jetë.

“Këtë radhë fyerjet dhe shpifjet kane qenë si asnjëherë tjetër, sepse për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje, kërcënime për prerjen e kokave të fëmijëve”, tha socialistja.

Iris Luarasi: Ligji nuk është bërë fare me shpejtësi, është punuar rreth një vit për këtë ligj, nuk u kalua me fshehtësi, sepse ishte i vetmi ligj që është folur më shumë se sa ligjet e tjera.

Këtë radhë fyerjet dhe shpifjet kane qenë si asnjëherë tjetër, sepse për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje, kërcënime për prerjen e kokave të fëmijëve.

Kam shkuar e kam denoncuar. Kjo kultura deri te fyerjet e sharjet asgjë nuk është ok, por deri te kërcënimet bëhet shumë.
Më thuaj kush është nga ne kundër kulturës së familjes. Më thuaj për çfarë arsye do donte Iris Luarasi të mos e respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do doja kurrë që fëmijët e mi të më thërrisnin prindi një dhe prindi dy.

Më janë vënë në gojë shprehje që as i kam menduar dhe as i kam thënë. Ligji njeh dy gjini, janë transformuar ndryshe fjalër e mia. Me këtë ligj nuk cënohet kodi i familjes

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Debati për barazinë gjinore, Spahiu ironizon deputetët e PS: Nëse ka gjini tjetër në Komision të vetëdeklarohen!

0

Në kulmin e debatit për ligjin për barazinë gjinore, kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, e ka nisur me nota humori dhe ironie mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë të komisionit parlamentar.

Ai bëri një deklaratë që menjëherë shkaktoi të qeshura në sallë.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, në dijeninë time nuk ka gjini të tjera në komisionin tonë, po pati i ftoj të vetëdeklarohen në mënyrë që tu adresohemi edhe atyre”, tha Bardh Spahia në nisje të Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë nënkryetari, Eduard Shalsi shihet duke qeshur, ndërsa komunikon me dike nga kolegët që ndodhet në komision.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për barazinë gjinore”, pas debateve dhe reagimeve pro dhe kundër tij. Projektligji u miratua në seancën e 6 nëntorit pas debateve mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Me propozimet e reja për ndryshime në projektligj, është përcaktuar se “gjini” nënkupton rolet dhe sjelljet që një shoqëri i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.

Ligji shkaktoi debate gjatë seancës parlamentare dhe jashtë saj, ndërkohë që u kundërshtua nga deputetët e partisë opozitare, pasi, sipas tyre, “qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Demokratike njofton protestë para kryeministrisë: Të hënën, në orën 18:00!

0

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të organizojë protestë përpara Kryeministrisë ditën e hënë, datë 17 nëntor 2025.

Ndërkaq, protesta pritet të mbahet në orën 18:00, raporton për Klan News, gazetari Enkel Xhangoli.

Në një mesazh dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, thuhet se “opozita e ka për detyrë që të shpëtojë Shqipërinë”.

Gjithashtu, Partia Demokratike shton se dëshiron që parlamentin ta kthejë tek njerëzit.

“Të dashur miq,

Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë,

E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria”, thuhet në mesazhin e selisë blu.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi më herët protesta përpara godinës së Kryeministrisë. Berisha ka thënë se protesta do të jetë e para ditë e parlamentit për qytetarët. Ai tha se do përcaktohet në vijim edhe skenari për një protestë të mundshme kombëtare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mediat italiane: Rama – Meloni, takim në 2-vjetorin e dështimit të kampit të Gjadrit

0

Të enjten në Romë do të takohen qeveritë e Edi Ramës dhe Giorgia Melonit ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje. Për mediat italiane ky është një takim që vjen në 2-vjetorin e “dështimit” të marrëveshjes së famshme të trajtimit të emigrantëve të paligjshëm në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit.

“Një përvjetor i hidhur për projektin që supozohej të revolucionarizonte menaxhimin e migracionit, i shënuar nga kosto të larta, pengesa ligjore dhe rezultate operacionale që deri më tani nuk i kanë përmbushur pritshmëritë” – shkruan e përditshmja italiane “QuiFinanza”.

Sipas saj Meloni do të mikpresë Ramën në Romë për samitin e parë ndërqeveritar midis dy vendeve ku sigurisht që do të diskutohet marrëveshja për emigrantët.

Palazzo Chigi deklaroi se në “samit do të jetë rasti të bëhet një vlerësim i bashkëpunimit dypalësh dhe të bihet dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës”.

Media e njohur italiane shkruan se qëllimi i kampit të Gjadrit ishte ambicioz. Me një kapacitet teorik të mbajtjes së 3 000 personave njëkohësisht, ata do të prisnin përpunimin e deri 36 000 kërkesave për azil në vit falë procedurave të përshpejtuara.

Realiteti, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Italisë, është shumë i ndryshëm: afërsisht 1,000 persona në total kanë kaluar nëpër qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit. Aktualisht, janë të pranishëm aty afërsisht 40 të tillë.

“Duke pasur parasysh këto shifra, kostot për objektet në Shqipëri janë të konsiderueshme. Marrëveshja ndan afërsisht 650 milionë euro në 5 vite. Mbi 250 milionë për udhëtime nga stafi italian; 133.8 milionë për një kontratë menaxhimi 24-mujore, por kostoja e vërtetë mbetet një enigmë dhe qeveria italiane nuk ofron të dhëna të hollësishme” – thuhet në shkrim.

“ActionAid”, në një ankesë drejtuar Gjykatës së Auditorëve, llogariti se vetëm qendra në Gjadër, funksionale për disa ditë në vitin 2024 për 20 persona, kishte kushtuar 570 400 euro (114 000 euro në ditë).

Projekti është sfiduar që në fillim nga një seri e gjatë dështimesh për shkak të vendimeve të gjyqtarëve për të konfirmuar urdhrat e paraburgimit. Thelbi i çështjes është lista e “vendeve të sigurta”, thelbësore për procedurat e përshpejtuara.

Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në tetor 2024 përcaktoi se siguria e një vendi nuk mund të merret si e mirëqenë në terma absolutë, por duhet të vlerësohet rast pas rasti, madje edhe për kategori specifike siç janë personat homoseksualë. Ky parim e bëri të pavlefshme qasjen italiane, të bazuar në një listë të hartuar nga ministria e brendshme italiane dhe që shkaktoi përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit.

Qeveria italiane tentoi që me dy dekrete të forconte listën e “vendeve të sigurta” dhe për të zhvendosur juridiksionin për miratimet e ndalimit nga Seksionet e Imigracionit të Tribunaleve, tek Gjykatat e Apelit.

Por vendimet e Gjykatës së BE-së të 1 gushtit 2025 riafirmuan me forcë të drejtën e gjyqtarëve për të verifikuar sigurinë e riatdhesimit në çdo rast individual, duke e bërë “manovrën” e qeverisë së Melonit një “ndërhyrje të panevojshme”.

Përballë kufizimeve juridiksionale, i vetmi objekt që aktualisht vepron në Shqipëri është Qendra e Paraburgimit për Riatdhesim në Gjadër, me kapacitet të kufizuar. Një problem tjetër i theksuar nga Gjykata Kushtetuese e Italisë është mungesa e legjislacionit që rregullon procedurat e paraburgimit, për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme për emigrantët.

Megjithatë kryeministrja Meloni, e cili kishte premtuar se do t’i vinte në funksion qendrat e emigrantëve në Shqipëri “edhe nëse do t’i duhej të kalonte nëpër to çdo natë”, nuk po dorëzohet. Qeveria italiane po shikon drejt vitit 2026, kur hyrja në fuqi e Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin mund t’i bëjë “qendrat e kthimit” si ato të Gjadrit një model evropian.

Së bashku me 8 vende të tjera të BE, Roma po shtyn përpara një rishikim të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të anashkaluar “pengesat” ligjore që deri më tani kanë penguar projektin shqiptar. Një projekt, bilanci i të cilit, 2 vjet pas nisjes së tij, bazohet më shumë te kostot dhe mosmarrëveshje sesa në rezultate konkrete.

Ndërsa “Today.it” shkruan se Meloni do të takohet me Ramën për të provuar të rilançojë edhe një herë operacionin në Shqipëri. Sipas saj, 2 vjet nga nënshkrimi i protokollit, qendrat nuk kanë filluar kurrë të funksionojnë.

“Qendrat kanë pritur më pak emigrantë nga sa pritej fillimisht dhe po konsumojnë burime të konsiderueshme shtetërore” – thuhet në shkrim.

“Përballë një kryeministreje që tha “Do të punojnë, do të punojnë”, këto 2 vjet kanë demonstruar pikërisht të kundërtën. Ato nuk do të funksionojnë kurrë sepse kur burimet publike investohen në propagandë, ndodh ajo që po ndodh në Shqipëri. Ata duhet t’u kërkojnë falje italianëve që kanë hedhur para kot”, – tha për median “Today.it”, Matteo Mauri, kreu i çështjeve të sigurisë për Partinë Demokratike dhe nënkryetar i Komitetit të Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e Deputetëve.

Deri më tani, qeveria italiane nuk ka publikuar asnjë të dhënë mbi kostot aktuale të bazës së Shëngjinit dhe qendrës në Gjadër. Ky është një mister me vlerë miliona euro dhe opozita ka kërkuar sqarime për muaj të tërë.

“Qeveria është përpjekur t’i fshehë ato. E vërteta është se ata kanë angazhuar gati 700 milionë euro për 5 vjet”, – tha Mauri për Today.it.

Ndërsa e përditshmja “La Repubblica” shkruan se Rama dhe Meloni do të nënshkruajnë një Marrëveshje Ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga shkëmbimi i 15 marrëveshjeve të tjera mirëkuptimi, qeveritare dhe teknike. Sipas gazetës vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së Italisë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vëmendje do t’i kushtohet rolit që Italia dhe Shqipëria po marrin në rajon, si një qendër thelbësore për lidhjen e energjisë dhe infrastrukturës për Evropën.

Ndër projektet prioritare është Korridori VIII Evropian, i cili synon të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi. Marrëveshjet teknike do të përqendrohen në rritjen e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, energjisë dhe shëndetësisë. Ato gjithashtu do të përqendrohen në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, luftën kundër trafikut të drogës dhe bashkëpunimin në projektimin dhe trajnimin e muzeve. ©LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

0

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila lidhej me jetën e tij personale.

Në intervistën për emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Gonzato e cilësoi deklaratën si të papërshtatshme dhe të pakëndshme, duke theksuar se ajo që e shqetësoi më shumë ishte nënkuptimi se vendimet e tij si ambasador ndikoheshin nga jeta personale.

Grida Duma: A kanë ata, ky komision, të drejtë të thonë diçka pasi Sali Berisha tha para ndërtesës së parlamentit, duke ju drejtuar juve, në një mënyrë të papërshtatshme? A reagoi siç duhej komisioni me të cilin keni, le të themi, bashkëpunim zyrtar?

Ambasadori: Dëgjoni, e di që është folur shumë për këtë. Mendoj se është koha të kthejmë faqen, për të qenë i sinqertë. Por më lejoni të them vetëm një gjë.

Në nivel personal, deklaratat që janë bërë në atë rast, por edhe në raste të tjera në lidhje me jetën time private, do t’i përkufizoja thjesht si të pakëndshme, për të qenë i sinqertë. Dhe ato nuk më prekin edhe aq shumë.

E dini, unë jam i rritur, siç thatë edhe ju, një burrë i moshuar. Unë i di zgjedhjet e mia, i kam bërë dhe u qëndroj besnik. Nuk kam pse të justifikoj asgjë.

Ajo që më shqetësoi në atë rast ishte nënkuptimi se për shkak të këtyre zgjedhjeve personale, këto zgjedhje personale po më turbullonin gjykimin dhe se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale.

Kjo është diçka që nuk mund ta pranoja, sepse besoj se po e bëj punën time në mënyrë profesionale, me integritet. Dhe kështu isha vërtet i lumtur që shefja ime, Komisionerja Kos, ndërhyri dhe tha se kishte besim të plotë tek unë dhe kjo është e gjitha që më duhej.

Nuk kam nevojë për asgjë tjetër. Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të thotë nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar.

Çfarë deklaroi Berisha sot në Kuvend për Gonzaton?

Në Kuvend, Sali Berisha kritikio ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore, ku tha se ai “po imponon bindjet e tij personale” në debatin parlamentar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha ngatërrohet para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani.

Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha.

Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm

0

Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm.

Xhemal Qefalia kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme për t’u rikthyer në Kuvend.

Vendimi mësohet se u mor gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e sotëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, Olta Xhaçka bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

0

Jo vetëm deputetët e rinjtë të Partisë Socialiste, por edhe ata të me përvojë të gjatë në Parlament bëjnë gafa me shifra.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes, ish ministrja e këtij dikasteri, Olta Xhaçka është bërë lëmsh me shifrat.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook videon me mbishkrimin “Efekti “Zengjine”.

“Krahasuar me vitin 2025 buxheti rritet me 6263 mijë milionë lekë ose 12% më shumë duke reflektuar 2.6 milionë lekë më shumë për shpenzime personeli, 2.2 miliardë lekë për mallra dhe shërbime, 647 milionë lekë shtesë për investime me financim të brendshëm dhe 800 mln lekë për investime me  financim të huaj”, tha Xhaçka.

Në një tjetër moment, ajo tha: “16 mije e 584 milionë lekë me financim të brendshëm 13 mijë e 12 mln lekë me financim të huaj”. 

Edhe kolegia e Olta Xhaçkës në Parlament, Zegjine Caushi pak ditë më parë në seancën plenare u ngatërruar me shifrat, teksa fliste rritjen e pagës minimale.

“Do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 800 e 5 punonjës, të cilët do të marrin shumë e premtuar 500 euro” –tha ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx