Ballina Blog Faqe 33

“Dha informacione sekrete”, ish-kryetarja e SHISH mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

0

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK.

E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u paraqit para gjykatës mes interesit të lartë mediatik. Gazetarët e pyetën lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje.

Në GJJKO Vlora Hyseni do t’i nënshtrohet edhe marrjes në pyetje dhe shqyrtimit të masës së saj të sigurisë atë të arrestit në shtëpi dhe pezullim nga detyra.

Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësonin u solle si tuaf! Kryeparlamentari: Më marsh të keqen

0

Kryetari i opozitës Sali Berisha ka shigjetuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi duke I thënë nga foltorja “tuaf” ndërsa nuk besonte atë që ka deklaruar Berisha në kuvend një javë më parë se Niko Peleshi do të zëvendësohej në atë detyrë nga Taulant Balla.

“Nuk më besove mua ti, kur të thashë se Tao do të zinte vendin, u sollë si tuaf” tha Berisha duke drejtuar gishtin ndaj Niko Peleshit.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të Kuvendit. “Më marsh të keqen mua ti”, një batutë që u shoqërua me duartrokitje.

Berisha iu referua disa mesazheve që shkëmbehen mes ish-kryetares së SHISH Vlora Hyseni me të kërkuarin Ergys Agasi. Në 19 gusht, Hyseni i shkruante Agasit se përflitej që do të bëheshin ndryshime, ku insinuonte se Taulant Balla do të zëvendësonte në detyrë Niko Peleshin. Ky skenar nuk u realizua.

Akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Toni Gogu: Përgjegjësia është individuale

0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur për arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysni, para nisjes së seancës në Kuvend.

Gogu ka përsëritur “moton” e Partisë Socialiste, duke thënë se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkarkimin e saj nga drejtimi i SHISH.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve. Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit.

Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu.

Pasi SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj Hysenit, kryeministri Rama vendosi shkarkimin e saj nga posti i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Ku e keni Vlorën?”/ Protestuesit rrethojnë Parlamentin, policia zgjeron perimetrin e sigurisë

0

Ka nisur protesta e thirrur paraditen e kësaj të enjteje përpara Parlamentit.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar nga efektivët e policisë pesë persona pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën por nuk janë lejuar nga policia.

Tre prej tyre u shoqëruan që në fillim, kur nisi grumbullimi i protestuesve, ndërsa dy të tjerë u shoqëruan më vonë.

Qytetarët kanë thënë se do të mblidhen çdo seancë përpara Parlamentit, për të kërkuar largimin e Ramës dhe të deputetëve, për të cilët ata thonë se nuk përfaqësojnë popullin, por krimin.

Hapet kasaforta e mesazheve/ Gazetari Fundo: Komunikimet e Agasit shkojnë deri te Veliaj

0

Gazetari Elvi Fundo ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e SHISH dhe komunikimet e zbuluara mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Fundo tha se në bisedat e zbardhura nga telefoni i Agasit ka dhe komunikime me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn.

Ai u shpreh Ergys Agasi dhe ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni kanë çuar mesazhe për çështjen e Veliajt. Po ashtu tha se Vlora Hyseni ka ndërhyrë në emër të Agasit dhe Vleiajt për zgjedhjet e Naureda Llagamit si gjyqtare në Gjykatë Kushtetuese.

“Këto janë në kuadër të fjalëve, por di se ka komunikime me Erion Veliajn, Ergys Agasi. Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë çuar mesazhe për çështjen e Erion Veliajt. Është kryetarja e SHISH e cila ka ndërhyrë në emër të Agasit dhe Veliajt për zgjedhjen e gjyqtares së Kushtetueses, Naureda Llagamit. Naureda Llagami është një ish-punonjëse e Ajola Xoxës. Nuk është vetëm Ergys Agasi që ka një lidhje me zonjën e SHISH”, tha gazetari Fundo. /CNA

Gratë e krimit të Edi Ramës!

0

Nga Andi Kurti

Edi Rama prej kohësh është hequr, në imazh së paku, si promotor i grave në qeverisje dhe poste të rëndësishme. Madje një kohë ai e bëri qeverinë më shumicë dërrmuese gra, si për të treguar se është mbështetësi i fortë i tyre. 

E nën këtë mendësi, ai emëroi në poste të larta drejtuese 3 gra: Belinda Ballukun, Vlora Hysenin dhe Mirlinda Karçanajn. Emërimin e tyre e pompoi si diçka të jashtëzakonshme duke blatuar vlerat e tyre dhe arritjet në fushën profesionale, madje duke i lavdëruar si udhëheqëse që po bëjnë revolucion në fushën e tyre. 

Sot, këto gra janë në hetim nga SPAK-ut dhe me masa sigurie, të akuzuara për krime të rënda qysh nga vjedhja e tenderave, deri tek nxjerra e sekreteve shtetërore. 

Belinda Balluku akuzohet si hajdute e mbi 500 mln eurove nga taksat e shqiptarëve, duke i kthyer tenderat si qoka private dhe duke kapur shtetit si zv/kryeministre. Vlora Hyseni dhe Mirlinda Karçanaj, dy gra me poste shumë të rëndësishme sa i përket informacionit dhe sigurisë në vend, ia kalonin tenderat dhe informacionet Ergys Agasit, eminencës gri të Edi Ramës, në lidhje me botën e krimit. 

Sot, kjo fasadë e grave të suksesshme që drejtojnë poste të larta të shtetit ka rënë, jo vetëm si imazh, por ajo tashmë është shndërruar në një akuzë të rëndë për kapjen totale të shtetit. Për rrjedhojë, këto gra janë figura më përfaqësuese e shtetit të Edi Ramës, lindën si fasadë, e po përfundojnë në burg. 

Ky është pushteti i Edi Ramës, atij që ka vendosur me duart e veta të gjithë këta njerëz, e sapo u afrohen prangat dhe burgu, ai gjithmonë përdor frazën e famshëm se “përgjegjësia është personale” dhe se ky është “babai” i reformës në drejtësi. Por deri kur do jetë përgjegjësia personale, kur pas çdo afere, korrupsioni dhe krimi, gjendet i njëjti person: Kryearkitekti Edi Rama?!

Berisha: Skandali i Vlora Hysenit, më i turpshmi në histori, po përpiqen ta paraqesin si aferë dashurie

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi skandalin e Vlora Hysenit, e cila u shkarkua një ditë më parë nga detyra e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) si skandalin më të turpshëm në histori.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se po përpiqen ta “shesin” skandalin si aferë dashurie, por sipas tij, Vlora Hyseni nuk ndërmerrte asnjë hap dhe vendim pa porosinë e dhënë nga Edi Rama.

“Edi Rama merr një person të shkarkuar nga detyra, nga shërbimi inteligjent i Kosovës, dhe e emëron në një akt të pashembullt në histori, në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar. Për të njëjtat motive që kjo mund t’i vë çdo epitet por nuk dua që të rëndoj gojën sepse është rasti më i turpshëm në histori. Mediat e botës kanë dy lajme kryesore, fjalimin e Trump në Asamblenë e OKB, por është edhe lajmi i Vlora Hysenit. Lajmi i turpshëm i Vlora Hysenit. Edi Rama sapo u bë publik skandali, duhet të jeni të sigurt, se ai ka qenë informuar. Ai dhe jo vetëm, urdhër arresti për drejtuesen e SHISH, shërbim që funksionon në një sistem bashkëpunimi të ngushtë në kuadër të NATO-s, që ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë më kryesorë në fushën e sigurisë, pra përpiqet ta paraqesë sot me ca transkipte si një llavaferë. E vërteta është se Vlora Hyseni, çdo hap, vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës. Këtu lexoni transkiptin:

“Pres nesër nga Skënderi se mos ka ndonjë porosi nga Kryeministri”.

Kryeministrit porositë do t’ia jepte për Agasin. Kryeministri, porositë Skënderit do ia jepte për Agasin. Për gjë tjetër nuk ka pse merrte shefja e shërbimit porosi nga Skënderi. Shefja e shërbimit informativ në ligje është përgjegjëse direkt para Kryeministrit dhe presidentit të Republikës. Ajo në ligje është e detyruar që çdo informacion t’ua paraqesë këtyre dy personave. Inspektori i përgjithshëm i Shërbimit Informativ ka të drejtën e aksesit në tërësi në informacionet e shërbimit por jo në të gjitha. Ato në të cilat inspektori nuk ka akses kryeministrit i thuhen”, tha Berisha.

Vlora Hyseni u shkarkua, zbulohet pasardhësi i saj

0

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, është zyrtarizuar edhe pasardhësi i saj.

Sipas raportimeve në media, kompetencat i janë deleguar përkohësisht Elvis Lilës.

Dje, disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve.

Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës ku është veteëdorëzuar tek autoritetet e Kosovës dhe më pas në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzekutimin e arrestit shtëpiak.

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit

0

Një dokumentar investigativ që po përgatitet në Austri pritet të sjellë të tjera të dhëna mbi akuza për korrupsion dhe përdorim të fondeve publike në Shqipëri, duke vënë në fokus zyrtarë të lartë të qeverisë.

Në qendër të projektit është regjisori dhe producenti austriak Frederik Füssel, i cili po punon mbi një dokumentar të bazuar në dëshminë e një personi nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

Sipas dëshmisë së publikuar në një video të gazetares Lindita Çela, materiali hetimor përmban të dhëna që, sipas dëshmitarit, lidhen me pagesa të kryera ndaj personave që ai akuzon për përfshirje në skema korruptive.

Në pamjet e publikuara, Füssel shfaqet duke mbajtur një USB, për të cilën dëshmitari pretendon se përmban të dhëna mbi pagesat.

“Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata”, shprehet dëshmitari gjatë bisedës.

Sipas tij, këto të dhëna mund të çojnë te zyrtarë të lartë të mazhorancës në raste të dyshuara korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike si dhe destinacionin e parave të dyshuara se janë dhënë përmes këtyre skemave.

Transkripti:

Gazetari: Pra çfarë ka në këtë USB?

Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…

Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…? Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot.

Gazetari: Pra këtu ke emrat?

Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…

Linku: https://www.facebook.com/watch/?v=1097232396329236

https://www.facebook.com/watch/?v=1097232396329236

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”/ Mesazhet e Hysenit me Agasin, 4 ditë para arrestimit

0

Janë zbuluar mesazhet midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha.”