Ballina Blog Faqe 34

Qindra telefonata, FOTO dhe VIDEO me Agasin, zbardhen detaje të forta: Çfarë i tha Vlora Hyseni SPAK-ut për Ergys Agasin

0

Detaje të reja kanë dalë sa i përket marrëdhënies së Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, e cila një ditë më parë u vetëdorëzua pas masave të sigurisë të lëshuara ndaj saj nga Struktura e Posaçme.

Ndonëse prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti thuhet se kanë në duar materiale të konsiderueshme që dokumentojnë komunikimet dhe takimet mes Hysenit dhe Agasit, vetë ish-drejtoresha e SHISH i ka mohuar këto pretendime, duke pranuar vetëm komunikimin telefonik me biznesmenin.

Report Tv ka mësuar se Vlora Hyseni është marrë më herët në pyetje në SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen me Ergys Agasin. Gjatë dëshmisë së saj, Hyseni ka pranuar se ka komunikuar me Agasin, por ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë në kuadër të punës së saj dhe se ai ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni ka argumentuar përpara hetuesve se SHISH, në funksion të veprimtarisë së tij, bashkëpunon me persona të ndryshëm dhe se komunikimi me ta është pjesë e punës së institucionit.

Mirëpo, nga burimet thuhet se komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm edhe gjatë periudhës kur Agasi ka qenë person në kërkim, ndryshe nga sa ish-drejtoresha pretendon.

Nga telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit janë evidentuar qindra telefonata me ish-drejtoreshën e SHISH, ndërsa SPAK dyshohet se disponon edhe foto dhe video nga takime mes tyre. Pikërisht këto materiale kanë ngritur dyshime te prokurorët se komunikimi mes Hysenit dhe Agasit mund të ketë tejkaluar marrëdhënien e zakonshme të një bashkëpunëtori me institucionin.

Hetimet e SPAK kanë sjellë ndërkohë edhe masa të tjera sigurie në kuadër të dosjes që lidhet me aferat në AKSHI. Përveç Vlorës Hyseni, ndaj së cilës u kërkua masa “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”, janë lëshuar masa “arrest me burg” edhe për shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçin si dhe për biznesmenin Embro Sulejmani, i cili rezulton të jetë administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.

Zyrtarisht në sezonin e vjeshtës/ Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

0

Sipas parashikimit të meteorologes, Tanja Porja, dita do të mbizotërohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, me temperatura maksimale që nuk do të kalojnë 26 gradë celsius. Në zonat malore, veçanërisht në veri dhe verilindje, temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 gradë celsius.

Meteorologia tha në Dita Jonë se ndryshimi i motit pritet të premten, kur një masë ajrore më e ngrohtë dhe e lagësht nga jugu do të sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sa i përket temperaturave, mëngjeset do të mbeten të ftohta, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje graduale e vlerave maksimale. Sipas saj luhatjet e forta të temperaturave, veçanërisht në orët e para të ditës, mund të favorizojnë përhapjen e virozave sezonale.

“Reshjet do të jenë kalimtare dhe do të vijojnë pjesërisht edhe gjatë paradites së të shtunës, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore. Do kemi rënie drastike të temperaturave. Nga pjesa e dytë e së shtunës, si dhe gjatë së dielës e të hënës, moti do të përmirësohet sërish me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Që nga dita e djeshme, por edhe në vijim deri të hënën, kryefjala e kushteve të motit përveç vranësirave dhe rrebesheve që presim ne shumë pranë fundjavës janë rënie drastike të vlerave termike kryesisht dhe më të theksuar në orët e para të ditës. Prandaj dhe mund të jetë një periudhë e cila favorizon virozat. Të dielën termometri do të arrijë deri në 27°C, ndërsa të hënën deri në 28°C”, tha Porja.

“Ka rënë shteti”/ Debat te ‘Ligjet’ për arrestimin e Vlora Hysenit, Korreshi: O bosa, është cenuar siguria kombëtare, ju ndani kooperativat

0

Arrestimi i djeshëm i Vlora Hysenit, ish drejtoreshës së SHISH, ka sjellë sot debate në Komisionin parlamentar të Ligjeve.

Me nisjen e mbledhjes së sotme të komisionit në të cilin do të diskutohej për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, nënkryetari, Oerd Bylykbashi shprehu se në qendër të çdo diskutimi jo vetëm në komisionn e Ligjeve, por edhe në të gjitha komisionet në rend dite, duhet të jetë arrestimi i djeshëm i ish-kreut të SHISH.

Të njëjtin qëndrim me Bylykbashi ndau edhe kolegu i tij demokrat, Saimir Korreshi i cili tha: “Ka rënë shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. Çfarë të bëjmë tanii, ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat, po, si urdhëron.”

Ndërkohë kryetari i komisionit, Ulsi Manja iu kërkoi dy anëtarëve opozitarë që t’i përmbahen rendit të ditës, pasi sipas tij projektligj i paraqitur në rend dite është më i rëndësishmi për komisionin e Ligjeve.

Pjesë nga debati:

Bylykbashi: Ju miratuat kalendarin për një proces që është qartazi në shkelje të Kushtetutës dhe thelbësisht në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Ne nuk patëm mbledhje dje, po në rend dite sot jo vetëm në këtë komision, por në çdo komision është skandali i djeshëm zoti kryetar. Kjo reforma, që sjellin për t’ia nxirë jetën më shumë shqiptarëve ka për sfond skandalin e djeshëm. Kreu i SHISH arrestohen nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar. Pra e kuptoni sa qesharake është kjo që sillni juve. Përveç asaj që keni bërë jemi në këtë kuadër, ky shtet është i krimbur nga koka te këmbët. Ky parlament diskuton për seksin e engjëjve. Flet për gjëra të cilat, thjeshtë do t’ia bëjë më keq jetën, por ndërkohë ky parlament duhet të mblidhet dhe të thotë: ore ku është ky ekzekutiv, çfarë po ndodh në këtë vend. Si ka mundësi që krimi i organizuar në nyjet nevralgjike kryesore të shtetit. SHISH, AKSHI që bën vaki ka dhe më shumë informacion sesa SHISH për jetën e përditshme të njerëzve. Ka një impakt më të madh. Kadastra, ministritë, sistemi i prokurimit, çdo gjë, një shtet i rënë dhe them mos ja veni fajin asaj, drejtoreshës apo vetëm Ergys Agasit. Është kryeministri, ai që ka edhe konceptin e centralizimit të pushtetit, që asnjë nga ju të mos bëjë gëk. Që edhe kur të vijë ky projektligji këtu, të mos ndjeheni dhe ta votoni me kokën e ulur. Dhe ajo e djeshmja është vetëm një puçërr e sistemit që është i infektuar në të gjitha qelizat, me një emër infeksioni, Edi Rama. Kaq.

Manja: Unë mendoj që ne të ecim me rendin e ditës. Sepse nuk mendoj që ka projektligj më të rëndësishëm për komisionin tonë sesa ky i sotmi dhe nuk duhet kurrsesi që ne të ulim vlerën e kësaj mbledhje dhe këtij institucioni me veprimtarinë normale të institucioneve në një shtet demokratik. Kështu që nëse ka për procedure sugjerime për rendin e ditës, mund ta merrni fjalën, por ama, duke i qëndruar rendit.

Korreshi: Duke qenë se na njoftuat edhe ndërrimin e sallës, unë mendova se kishte ardhur Bajromi, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se ka rënë shteti. Dhe thashë po na thërret dhe ne të ligjeve tani, në mbështetje të kësaj që po bie. Ne vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do ndajmë hartën thotë, kooperativa bujqësore të tipit të lartë apo të tipit të mesëm. Pra do ja heqim Lenës, do ja vëmë renës bashkitë e këto të tjerat. Tani ky kuvend a ka ndonjëherë prioritete kur bie siguria kombëtare, sot kush e ruan shtetin tonë. Bajrami dini gjë nga është, se duhet të ishte këtu në këtë sallë ku bëhen mbledhjet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Të tjerat janë kot tani. Ju keni vendosur, sikur do na pyesni ne juve, do na bëni mbledhje, ky është ‘zhgrrab pab’, ju se sollët në komision. Tek bashkëkryetari këtë dhe po na e sillni këtu raportin, keni marr dhe televizor atje të madh, ne sjemi për kinema këtu ore. Ka rënë shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. Ai që na mbronte nga të jashtmit dhe agjenturat është në burg se tregonte vetë dhe ai që ishte i brendshmi na çonte te krimi. Çfarë të bëjmë tanii, ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat, po, si urdhëron.

Manja: Nëse keni ardhur të gjithë që të thoni të gjitha mendimit tuaj për atë të djeshmen, unë po ju jap kohën të gjithëve nga dy minuta dhe pastaj të fillojmë me rendin e ditë, nëse është kështu. Por problemi është që kemi një projektligj shumë të rëndësishëm që shkon përtej asaj që ka ndodhur dje dhe përtej atyre që kanë sot në dorë institucionet.

Masa ndaj shefes së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar

0

Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.

Mbledhja zhvillohet një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të marrë një vendim lidhur me zhvillimet e një dite më parë, pas masës së sigurisë ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Takimi pritet të fokusohet te qëndrimi politik i partisë dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

Kujtojmë se Vlora Hyseni, u vendos nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe vendim të Gjykatës së Posaçme.

Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të SPAK-ut, që lidhet me hetimet për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas SPAK-ut, Hyseni dyshohej për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Në momentin kur ishte caktuar masa e sigurisë, Hyseni ndodhej jashtë vendit dhe masa nuk u ekzekutua menjëherë. Më pas, ajo u vetëdorëzua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Dyzimi i Edi Ramës/ Edhe e falenderon Vlora Hysenin edhe e “shplan” qeverinë nga mëkatet e saj

0

Masa e arrestit të SPAK ndaj shefes së SHISH e ka futur në ngërç kryeministrin Rama deri në atë pikë sa ai të heshtë për më shumë se shtatë orë që pas bërjes publike të lajmit për Vlora Hysenin.

Vetë kreu i qeverisë është justifikuar me ndryshimin orareve mes Tiranës dhe New Yorkut, ku ai gjendtet momentalisht, në samitin e përvitshëm të OKB-së. 

Por edhe nëse marrim të vërtetë lajmin se Rama nuk ka qenë i informuar që më parë, gjë që zor se mund të ndodhi me një kryeministër që e ka si emërtesë të vetëm kokën e organit kyç të sigurisë kombëtare, në rastin më të mirë, për një urgjencë si kjo, kryeministrin stafi e zgjon dhe nga gjumi. Pra ndryshimi i fashave orare me gjasë është thjeshtë një alibi e dobët.

Atëhere çfarë e bëri Ramën të ngurojë?

Më mirë se nga çdo gjë tjetër kjo kuptohet nga gjuha e dyfishtë që ai përdori kur vendosi të flasë. Kjo mënyrë tipike e shprehjes, që ai e përdor sa herë gjendet në hall, edhe e ngre lart shefen e SHISH edhe vëren se përgjegjësitë e saj janë personale. Në deklaratën e vonuar të Ramës shprehet mirënjohje dhe “respekt për punën dhe për personin e Vlora Hysenit”, nuk harrohet të thuhet shprehja se “unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë”, dhe së fundi, aspak në mënyrë të pafajshme theksohen “vlerësimet e vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar”.

Por përtej këtyre furçave, në deklaratë përpos karrotës bie në sy dhe shkopi. Rama njofton se do ta shkarkojë dhe do t’i gjejë menjëherë zëvendësin sapo të kthehet në atdhe. Ai gjithashtu kujdeset të theksojë se ajo nuk do të merret në mbrojte, sepse nëse ka përgjegjësi ato janë personale. 

Pikërisht brendda këtij dyzimi kuptohet edhe pse Rama nguroi aq gjatë për të reaguar. Nga njëra anë, atë e bren meraku se nuk mund të njësohet në publik me dikë që ka nxjerrë sekretin shtetëror dhe ka ndihmuar personazhe të krimit. Ama nga ana tjetër, ai është i ndërgjegjshëm se posti që Hyseni ka mbajtur e bën atë të ketë në duar shumë sekrete edhe për pushtetin e Ramës. Prandaj dhe asaj i duhet shkelur një sy.

Nga ana tjetër Rama bën ç’është e mundur që të shplajë topin e fundëm të baltës nga fytyra e njollosur e kësaj qeverisjeje. Ai e di se Vlora Hyseni ra në shtratin e bandës së Ergys Agasit, se për të ka video dhe mesazhe, se ajo ka ushqyer me info bandën kriminale. Ai ia di edhe historinë se pse u shkarkua nga shërbimi informativ i Kosovës dhe se si e paralajmëroi kryeministri Kurti, që mos nxirrte në pazar sekretet e shtetit. Por pavarësisht nga këto në 2022 Rama e vendosi në krye të SHISH-it. Se për çfarë shërbeu aty tani të gjithë e dinë.

Por pikërisht më këtë përshtypje të përgjithshme reket të luftojë kryeministri. Kryefjala e tij është: Ajo që ka ndodhur sot nuk njollos këtë shumicë qeverisëse. Për të qenë bindës në këtë mision të pamundur ai ka përdorur tre truke të superkonsumuara.

Së pari ka duke barabitur veten me Shqipërinë është munduar të argumentojë se kjo ngjarje  “As mund të jetë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet”.

Së dyti duke u munduar të shfryjë habinë dhe zhurmën e një zbulimi të tillë që “grin mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.

Dhe së treti duke përsëritur se në fund të fundit është shumica socialiste që ia ka krijuar këto hapsira drejtësisë.

Por pavarësisht këtyre piruetave, fleta e arrestit për shefen e shërbimit, pasi i janë akuzuar si hajdutë dy zëvendësa, pasi i ka rënë brenda kreu i bashkisë më të madhe në vend dhe disa ministra, aq më tepër që Vlora Hyseni po akuzohet se së bashku me ish drejtorin e përgjithshëm të Policisë i kishin vënë në shërbim të bandave kriminale institucionet e tyre, e njollos keqazi këtë pushtet autokratik. Prandaj shfajësimi se këto nuk janë aktakuzë për qeverinë që Ramës iu desh mbi shtatë orë ta shqiptonte duket më qesharak se kurrë.  

LAPSI.AL

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni  

0

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në shkresë.

Hyseni dyshohet për “përkrahje e autorit të krimit” dhe “zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve. 

Falsifikoi vërtetimin për vaksinën e Covid-19, Granit Xhaka rrezikon deri në 5 vite burg

0

Falsifikimi i një certifikate që vërtetonte se kishte kryer vaksinën e Covid-19 mund t’i kushtojë një dënim prej 5 vitesh burg Granit Xhakës.

Në fillim të tetorit, kapiteni shqiptar i Zvicrës do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e zbuluar para 3 vitesh.

Ai ka pranuar akuzën dhe është shprehur se ndihej shumë i pasigurt asokohe, ndaj siguroi vërtetimin. Sot shpreh pendesë për veprimin e tij dhe gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar me autoritetet.

“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dua të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.  Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse”, u shpreh Xhaka.

Xhaka nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet shefja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë

0

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me masat e sigurisë të lëshuara dhe ekzekutuara në kuadër të operacionit të ndërmarrë mëngjesin e së premtes, mes të cilave edhe ndaj shefes së SHISH Vlora Hyseni.

Sipas SPAK, ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni është caktuar masa “arrest në shtëpi”, së bashku me pezullimin e ushtrimit të detyrës, pasi ajo është nën hetim për vepra penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të të njëjtit hetim, gjykata ka autorizuar edhe kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të Ilir Prodës, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, si dhe kontrollin e një kompleksi vilash në zonën e Shkozetit, Durrës.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut

0

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit. E pandryshuar u la edhe masa “arrest në burg” ndaj Ulian Shpatarakut.

Ergys Agasi u arrestua fund të gushtit në Durrës pas më shumë se 8 muajsh në arrati. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë të dosjes AKSHI kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Agasi po hetohet për disa vepra penale, përfshirë grup të strukturuar kriminal, korrupsion aktiv, pastrim parash, konkurrencë të paligjshme, heqje e paligjshme e lirisë dhe shkelje të barazisë në tendera.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për
çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e
personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të
sigurimit, si vijon:
– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.
– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026. 

‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera

0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se disponon rreth tre orë material.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se deri tani janë bërë publike vetëm rreth 12 minuta nga materiali dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të publikohen edhe dy pasazhe të tjera.

Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë’, deklaroi Ahmetaj.

Pjesë nga intervista: 

Çim Peka: Edhe diçka të fundit. Personazhet e përgjimit kanë reaguar duke pranuar, duke pranuar se audio është origjinale, por thonë se përgjimi është bërë pa leje. Gjithsesi ne në intervistën bashkë, në intervistën e 6 bashkë, ju përmendët dhe për përgjimin në Monaco. I dispononi?

Arben Ahmetaj: Tani unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s’e dija që ekzistonte aty. Përgjimi më thotë, është bërë në ambientet e, as e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s’ia kam fare, fare.

Çim Peka: Që ta kemi të qartë me publikun, sot është e hënë, javës që vjen, sot një javë do nxjerrim dy pasazhe të tjera.

Arben Ahmetaj: Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.

Çim Peka: Janë tre orë. Monaco ekziston?

Arben Ahmetaj: Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.

Çim Peka: Ore, pse ju vijnë të gjithë juve këto përgjime?

Arben Ahmetaj: Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, ‘shiko se po e nxjerr, s’po e nxjerr’, ‘o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y’. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.

Çim Peka: Pra, kemi nxjerrë vetëm 12 minuta, janë gjithsej 3 orë. Po bën gati për sot një javë, dy pasazhe të tjera. Po pres.

Arben Ahmetaj: Ndoshta, ndoshta jua bëj edhe që nesër, pasnesër zoti Peka, domethënë, s’i dihet.

Çim Peka: Jo, e lëmë për sot një javë për ta hënës sepse edhe mua më shijon kjo pjesa ta mbaj pak në ankth se ka 4, 10 vjet që ua ka nxirë shqiptarëve.

Arben Ahmetaj: Te ty, se si syzgurdulluari, tek Çimi e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, të falënderoj. Kalofshi mirë. Ishim në lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra me Arben Ahmetaj për të reaguar mbi atë shantazh që i është bërë./SYRI.net