Ballina Blog Faqe 66

Rikthehet në qeli ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro

0

Ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në burg, rreth shtatë muaj pas lirimit nga qelia, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Ai u paraqit mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Vlorës, ku u bë ekzekutimi i vendimit për masën “arrest me burg”, në zbatim të një vendimi të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

Sipas përllogaritjeve të SPAK, pas konfirmimit të dënimit me 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goros i kanë mbetur për të shlyer edhe 6 muaj e 10 ditë burg, pasi është llogaritur koha e kaluar në paraburgim.

Çështja lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, për të cilën ai ishte shpallur fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme më 30 korrik 2025.

Ndërkohë, më herët Goro kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, nga i cili përfitoi ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe u lirua.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arben Malaj gati të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës: Do të jem i pavarur, kurrë kandidat i Edi Ramës

0

Ish-ministri socialist Arben Malaj thotë se po konsideron të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, qytet ku dhe jeton, nisur nga vendimi i kolegut të tij Erion Braçe për të dalë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

“Kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë”, shkruan Arben Malaj, duke theksuar se nëse vendos ta bëjë këtë, do të jetë i pavarur.

“Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Rames. Integriteti si Busull  – Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme”, thotë deklarata.

Ish-ministri socialist që ëhstë ndër kritikët e qeverisjes së Edi Ramës, thekson se po e mendon propozimin dhe tani është në një proces reflektimi të thellë dhe vendimmarrja do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës.

“Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë. Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë. Nevoja për t’i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike”, vijon Arban Malaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Artan Hoxha: Vrasja e Martinajt ka lidhje me ekzekutimin e Artan Santos

0

I ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha deklaroi se vrasja e Ervis Martinaj është e lidhur me vrasjen e Artan Santos.

Sipas tij, në të dyja vrasjet ka dorë një bandë e përbashkët kriminale, ku siç e theksoi edhe ai, në të dyja rastet janë rrëmbim, vrasje dhe zhdukje kufome.

Ndërkohë, sa i përket paraqitjes së babait të Ervis Martinaj në SPAK, Mustafa Martinaj, Hoxha theksoi se ai e ka bërë të qartë që SPAK-u merret me pronat dhe jo me fatin e Ervis Martinaj.

“Babai i Ervis Martinaj është thirrur për pasurinë, ndërkohë ai thotë, ku është personi që e zhduku?
Prokuroria speciale merret me pronën e tij, por nuk merret me fatin e tij, se çfarë ka ndodhur me të, dhe duke mos marrë përsipër se çfarë ka ndodhur me të, ti nuk merr përsipër strukturën kriminale në vend që komandon sot këtë vend. Këto janë, në fund, janë pasojat.

Ndërkohë, para disa ditësh ka qenë një përvjetor tjetër dhe nuk pashë njeri të kujtohet, 12 vjet nga ekzekutimi i Artan Santos. E kanë harruar dhe fshirë nga defterët, nuk është më, nuk ekziston më ai.

Ja pra që edhe ajo vrasje, po të hetohet, na çon në një përfundim, kanë lidhje me njëra-tjetrën, njerëz që kanë qenë këtu, kanë qenë edhe atje. Ata që dyshohen për vrasjen e 2014 sot janë vrarë, janë zhdukur. Rrëmbim, vrasje, zhdukje kufome, s’kemi ne kufoma të asnjërit prej tyre. Ja pra që paskan lidhje.

Vetëm ato fjalë që ka thënë babai i Ervis Martinaj, ai e rrëzoi të gjithë atë që kemi krijuar për SPAK-un.
Ai e tha shumë qartë, ku është njeriu, pse s’e marrin përsipër, pse s’e hetojnë, ndërkohë ja lënë Prokurorisë së Kurbinit.

Kjo çështje duhet marrë nga SPAK, por nëse SPAK e bën si 21 Janarin, t’ia lëmë njërit dhe tjetrit, pastaj është qesharake. Mustafa Martinaj është një njeri që e njeh shtetin”, u shpreh Hoxha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tensionet me Ramën në Asamble, reagon për herë të parë Elisa Spiropali

0

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka thyer heshtjen përmes një shënimi në rrjetet sociale, pas raportimeve të ditëve të fundit për tensione mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim për kulturën politike dhe shoqërore në vend, Spiropali vë në dukje se ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, “por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore”.

Shënimi i Spiropalit

Ka ditë që në emisione dhe forume flasin për mua, me një siguri që shpesh nuk vjen nga njohja, por nga nevoja për ta mbushur boshllëkun me versione. Zërat shtohen, interpretimet shumëfishohen, ndërsa ajo që mungon është qetësia për të kuptuar se jo çdo gjë që ndodh kërkon një rrëfim të menjëhershëm publik.  Heshtja ime nuk është mungesë përgjigjeje, është një kufi i vendosur mes asaj që duhet thënë dhe asaj që duhet kuptuar, sepse në një kohë kur gjithçka kërkon të shpjegohet, rrezikojmë të humbasim kuptimin e vetë përgjegjësisë.

Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore. Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen.

Në këtë rrjedhë, fitorja fillon të humbasë përmbajtjen e saj morale dhe reduktohet në rezultat, ndërsa besimi që e legjitimon atë dobësohet në mënyrë të padukshme. Dhe kur iluzioni zëvendëson reflektimin, atëherë edhe dinjiteti fillon të trajtohet si një element i negociueshëm, i varur nga momenti dhe nga pozicioni, jo si një vlerë që qëndron përtej pushtetit.

Këtu fillon edhe heshtja e debatit, jo si mungesë mendimesh, por si mungesë hapësire për t’i vënë në jetë. Sepse debati nuk zhduket, ai shtypet, dhe kur shtypet, nuk krijon qetësi, por grumbullim të padukshëm tensioni. Dhe pikërisht aty ku debati zëvendësohet nga dakordësia e heshtur, meritokracia fillon të përmendet si parim, por nuk funksionon më si praktikë, sepse ajo kërkon një drejtësi që nuk pranon kompromise me rehatinë e pushtetit.

Në këtë klimë, frika nuk ka nevojë të shpallet për të ekzistuar, ajo ndihet, shpërndahet në mënyrë të heshtur dhe bëhet pjesë e një rendi të ri ku njerëzit mësohen të masin fjalët, jo për nga vërtetësia, por për nga pasojat. Dhe kur kjo ndodh, liria humbet karakterin e saj si ushtrim i përditshëm dhe reduktohet në një dëshirë që përmendet më shumë sesa praktikohet. Kjo është ndoshta forma më e rafinuar e kufizimit, kur liria nuk ndalohet, por zbehet.

Ndërkohë, Europa mbetet referencë e përhershme në diskurs, një fjalë që përdoret për të legjitimuar çdo drejtim.

Europa nuk është një narrativë për t’u cituar, por një rend vlerash që kërkon përputhje, dhe çdo distancë mes fjalës dhe praktikës e bën këtë referencë të zbrazët. Në këtë pikë, politika përballet me një pyetje që nuk mund ta shmangë: a jemi duke ndërtuar një sistem që prodhon përgjegjësi apo një sistem që e justifikon dhe riprodhon veten?

Fitorja nuk merret, ajo provohet.

Meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika, por të besojnë nga bindja, dhe kur largohesh, mbetet respekti, jo vetëm rezultati.

Prandaj, nuk kam folur për veten, sepse kjo nuk është një histori që fillon dhe mbaron me një individ. Është një pasqyrë e një kohe që kërkon më shumë reflektim se reagim. Dhe ndoshta, në një moment kur gjithçka kërkon zë, heshtja bëhet forma më e fortë e fjalës, sepse ajo nuk i nënshtrohet menjëhershmërisë, por i jep kohë të vërtetës të marrë formë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grupi “Homeland Justice” pretendon se ka kryer sulm kibernetik në sistemet e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

0

Grupi i hakerave “Homeland Justice”, pas Kuvendit të Shqipërisë dhe Postës Shqiptare, pretendon se sot kanë sulmuar edhe sistemet e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.

Në një njoftim të dhënë në grupin e tyre në Telegram, pretendojnë se kanë arritur që të futen në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë duke marrë të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve.

Ndërkohë, deri tani nuk ka një reagim nga këto institucione lidhur me sulmin kibernetik të pretenduar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E mori në mbrojtje për aferën e AKSHI-t/ SPAK rrëzon Ramën, i gjen vilë Mirlinda Karçanajt në Palasë

0

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit për dosjen e AKSHI-t.

Burime të besueshme konfirmuan se pjesë e kontrolleve ka qenë një vilë në vijën bregdetare në Palasë në posedim të ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj. Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në banesën e nënës së Karçanajt në Tiranë. 

Ky zhvillim rrëzon deklaratën publike të kryeministrit Edi Rama se Karçanaj jeton në një apartament me qera.

SPAK nga ana tjetër tregohet i rezervuar për të dhënë informacione se çfarë është sekuestruar por mësohet se bëhet fjalë për pajisje dhe dokomentacion, në vilën e Karçanajt dhe të Ergys Agasit që ndodhen në të njëjtën zonë./syri.net

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erion Braçe pyetet për kandidimin për Tiranën: Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty

0

“Kur të kemi të reja do ua them!” Këtë përgjigje u dha deputeti socialist Erion Braçe gazetarëve të cilët e pyetën në lidhje me vetëofrimin që ai ka bërë për të qenë kandidat i PS në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat para se të hynte në sallën e kuvendit, Braçe deklaroi se: “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Unë kam folur brenda Asamblesë së PS në njësinë 5”.

Ndërsa për kërkesës që ai i ka bërë KQZ-së ku kërkon rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996, Braçe u përgjigj: “Arsye aq formale sa nuk ka ku të shkojë. Në 26 maj më bëhen 30 vjet deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund, jam i detyruar t’ia kërkoj KQZ-së. Do shkruaj një status. Do ta shikoni”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skënder Hita betohet si drejtor i ri i Policisë së Shtetit

0

Skënder Hita u betua këtë të martë si drejtor i Policisë së Shtetit për një mandat 5-vjeçar, pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme. Në fjalën e parë të mbajtur, Skënder Hita bëri me dije prioritetet për Policinë e Shtetit, duke vijuar nga rritja e sigurisë për qytetarët, tek lufta kundër korrupsionit nisur që nga radhët e bluve.

“Në respekt të veprës të brendshme të policisë, në shenjë nderimi dhe detyrimi, në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Pas një rrugëtimi 25 vite me dëshirën për t’u shërbyer pa kompromis qytetarëve, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë. Nuk e shoh si arritje personale, por si përgjegjësi të madhe. Falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë. I jap mirënjohje çdo efektivi që shërben çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e policisë dhe respekt për veteranët. Policia nuk është vetëm institucion që ofron shërbim, por vendi ku qytetari gjen mbështetjen. Luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke filluar nga radhët tona; rritja e sigurisë në shkolla dhe çdo komunitet; forcimi i rendit dhe sigurisë; modernizimi i policisë përmes teknologjisë dhe trajnimeve sipas standardeve evropiane; rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë; mbështetje dhe motivim për çdo punonjës; forcim i bashkëpunimit me partnerët.

Të dashur punonjës, ju jeni shtylla e këtij institucioni. Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët. Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian. Le të punojmë për një polici që nuk imponon autoritetin, por e fiton çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë”, tha Hita.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Po hamë bukë në errësirë”/ Korreshi: Rrofsh mi qeveri që na e ngrite… naftën

0

Deputeti Saimir Korreshi tha në Kuvend me ironi se një nga problematikat e Lushnjes është furnizimi me energji elektrike. Madje, u tall edhe me rritjen e çmimit të naftës duke thënë se bujqit janë tejngopur nga tollonat falas dhe tani do të punojnë me parmendë.

“Situatën e kemi mirë, jashtëzakonisht mirë. Më mirë nuk ka! E dini ç’do të thoshte një shoku im kur dëgjova këto parafolëset, lërini more dokrrat! Lërini more mendimet e thella apo fjalët e mëdha! Ku rroni o burrë i dheut sikur s’rrojmë bashkë në Lushnje me Antonetën. Si tha, elektriku, kemi bërë zhvillime. Hajdeni more aman na jepni dy fije elektrik nga Lushnja se gjithë fshatrat nga ora 7 pasdite deri në 6 të mëngjesit ikin dritat. Na e zgjasni edhe një çikë ne kabllin se po hamë bukë në errësirë. Rrofsh mi qeveri që na e ngrite… naftën sepse u lodhën të shkretët bujq, i mbushët me naftë, bamp, jepni naftë e s’kishin ku ta harxhonin! Më mirë tani direkt parmendë edhe ohoho, e fjetëm mendjen!”,  tha Korreshi.

Ai tha gjithashtu se Lushnja s’ka as sistem të ri regjistrimi, teksa s’mungoi ironia edhe për ujin e pijshëm.

“Pikërisht për të larë atë baltën që hedhim ne të opozitës, nuk lahet me ujë me m*t që jep ujësjellësi. Ose hiqini etiketën dhe thoni jo ujë të pijshëm, për ujë për qenef se ne paguajmë për ujë të pijshëm”, vijoi Korreshi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përjashtimet nga PD-ja, flasin dy gratë demokrate: Ja pse u shpallëm armike!

0

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë qenë të ftuar dy eksponente të PD-së, Alesia Balliu dhe Doris Madhi, të dyja të përjashtuara për shkak se partia i ka shpallur “armike”. 

Balliu tha se përjashtimi i saj vjen pasi ka shpallur kandidaturën për kryetare të PD, ndërsa Madhi deklaroi se u përjashtua me argumentin e pabazuar se ka bashkëpunuar me një formacion tjetër politik. 

Alesia Balliu: E gjithë kjo gjë, nga dega Elbaan është bërë sepse hodha kandidaturën për kryetare të PD dhe guxova të sfidoj Berishën. Ai nuk ka frikë nga unë, por nga koncepti i garës. Vetëm ideja që dikush mund ta sfidojë dhe të cënojë pronën e tij, padiskutim merr përjashtime siç bënte Enver Hoxha, duke përjashtuar çdo zë që mendon ndryshe. Nuk përjashtoi Alesia Balliun si individ.

Doris Madhi: Unë isha më e rrezikshme si armike, sepse kisha bashkëpunuar me pushtetin. Nuk e kisha vlerësuar veten kaq shumë. Këtë përgjigje mora kur ika të votoj si anëtare e PD, për kryetarin e ri, që gjej rastin ta përshendes, se kanë harruar edhe ta prezantojnë. Mora njoftimin se kishte një propozim kundrejt armikut të rrezikshëm të popullit sepse kishte bashkëpunuar me pushtetin. Unë nuk kisha marrë pjesë, duehet të merrja pjesë në mbledhje. Pas reagimit tim publik, del një histori e re, tani nuk kisha bashkëpunuar më me të madhin por më nje më të vogël , të PSD. Ne kemi shkelur vijën e partisë…

Baton Haxhiu: Kush ua kumtoi këtë?

Doris Madhi: Ai që është i deleguari për procesin zgjedhor, Arben Broja, më tha se kemi fakte dhe prova që keni bashkëpunuar me PS. Në atë moment, reagimi ishte, duhet të mi bënit të ditura faktet dhe provat, të isha vënë në dijeni, për këtë ndërmarrje që është bërë ndaj meje. Kanë zgjedhur rrugë institucionale, unë do të pres vendimin. Një vendim të shkruar, që jam e pezulluar apo përjashtuar. Në mënyrë arbitrare, shkojnë dhe të heqin emrin nga lista e votuesve, ndërkohë unë kam 10 vite kontribute në PD, jam përballur me atë që u akuzova që bashkëpunoj.

Baton Haxhiu: Me kë? Cilat është imagjinata?

Doris Madhi: Imagjinata është që kam bashkëpunuar me PSD. Ekzisotn një foto që jam thirrur nga dy miq të mi, privatisht që më thonë se po tentohej te kalonin vota të pavlefshme. Me influencën modeste, shkova, bërtita në interes të opozitës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx