Ballina Blog Faqe 65

Dosja “Bankers”/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë katër të pandehurit

0

Gjykata e Posaçme ka vendosur te zëvendësojë masat e sigurisë së arrestit në shtëpi për katër prej të pandehurve të dosjes “Bankers”. Konkretisht për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang u vendos masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për t’u paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave të sigurisë u bë nga vetë dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan shuarjen totale të masës. Në këtë dosje janë disa të pandehur të tjerë që po hetohen pa masë sigurie në gjendje të lirë.

Mbi këta katër persona rëndojnë akuzat “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.

Operacioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatimore, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A do të ketë rritje të çmimit të biletave të transportit? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi

0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka folur në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend për shkak të luftës në Iran. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi ka është pyetur nëse shoqatat e transportit publikik kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës. 

Karakaçi dekklaroi se po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të skemës të subvencionimit të naftës, sikurse në vitin 2022, si dhe propozime të tjera të bëra nga shoqatat.

”Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe të  bashkisë së Tiranës ishin në takim me shoqatat e transportit, situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes, qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencës dhe akcizën. E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa i përket shoqatave, ky element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit,” tha Karakaçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD letër ambasadave në Tiranë: Po tentohet të lirohen zyrtarët e korruptuar

0

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike i është drejtuar këtë të mërkurë me një letër zyrtare përfaqësive diplomatike në Tiranë, ku shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, veçanërisht për një mbledhje të parashikuar të Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, theksohet se më 9 prill pritet të mblidhen Kolegjet e Bashkuara për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas PD, kjo nismë është ndërmarrë nga kryetari i gjykatës, Sokol Sadushi, pa një bazë të qartë ligjore.

Demokratët e konsiderojnë momentin delikat për luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se një numër zyrtarësh të lartë dhe ish-zyrtarësh janë aktualisht nën hetim apo masa sigurie për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Në letër përmendet edhe fakti se aktualisht në paraburgim ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas PD, një interpretim më i butë i masës së “arrestit në burg” mund të çojë në ndryshime të statusit për persona të ndaluar, përfshirë figura të profilit të lartë politik dhe të krimit të organizuar, duke rrezikuar besimin e publikut te pavarësia e gjyqësorit.

Në të njëjtën kohë, në letër përmenden edhe deklarata të fundit nga përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, përfshirë Kryeministrin, që kanë kritikuar përdorimin e paraburgimit, çka sipas opozitës shton shqetësimet për ndikim të mundshëm mbi drejtësinë.

PD vlerëson se lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i institucioneve si SPAK janë thelbësore për procesin e integrimit evropian të vendit.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD u bën thirrje ambasadave që të monitorojnë nga afër procesin në Gjykatën e Lartë, të inkurajojnë transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, si dhe të mbështesin garantimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

De Biasi: Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë

0

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën aktuale të ekipit kuqezi dhe mundësinë e një rikthimi të tij, gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

De Biasi u shpreh se Shqipëria e sotme ka më shumë potencial krahasuar me periudhën kur ai u largua në vitin 2017, duke theksuar se skuadra ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe të rinj që aktivizohen në kampionate të ndryshme.

Sot Shqipëria nuk është në ato kushte që e lashë unë në 2017-ën, por është një skuadër me perspektiva më të larta, sepse ka shumë lojtarë të mirë që janë pjesë e skuadrave bazë, si dhe të rinj që luajnë jashtë dhe mund të kontribuojnë për ta rritur më tej ekipin,” u shpreh ai.

Sipas tij, kombëtarja ka nevojë për një trajner të aftë, me pasion dhe lidhje të fortë emocionale me ekipin: “Duhet një trajner që e ndien Shqipërinë si gjënë më të madhe që ka në duar dhe di ta menaxhojë atë. Kjo është thelbësore për të ardhmen e skuadrës.”

I pyetur nëse do të rikthehej sërish në krye të pankinës kuqezi, italiani tha se është i gatshëm të rikthehet, ndonëse nuk specfikoi, si trajner apo në një rol tjetër.

Është një pyetje e vështirë. Ndonjëherë mendoj pse u largova në atë kohë, sepse mund të kisha vazhduar. Sot nuk e di nëse si trajner, por do më pëlqente të rikthehesha dhe të jepja një kontribut për Presidentin, për ta çuar më tej skuadrën tonë”, tha De Biasi, raporton A2CNN. 

Në fund, ai komentoi edhe trajnerin aktual, Sylvinho, duke e mbrojtur nga kritikat pas dështimit për kualifikim në Botëror. “Silvinjo nuk është për t’u kritikuar, mundet vetëm të qajë për rezultatin që nuk është arritur. Nuk varej prej tij, pasi kishte zgjedhur skuadrën më të mirë që mendonte në atë moment”, tha tekniku italian.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U përjashtuan para disa ditësh, demokratët e Durrësit mbërrijnë në selinë e PD-së dhe kërkojnë ballafaqim me Berishën!

0

Disa ditë më parë Partia Demokratike përjashtoi dy anëtarët e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija pasi morën pjesë në foltoret e organizuara në këtë qark nga deputeti Ervin Salianji.

Këtë të mërkurë, 1 prill, Burgija dhe Boshku kanë shkuar në selinë blu ku kanë kërkuar një ballafaqim me vetë kryedemokratin për akuzat e hedhura në drejtim të tyre për rezultatet e dobëta në zgjedhje, votimin në favor të kryebashkiakes në Këshill dhe po ashtu bashkimin me Salianjin.

Burgija deklaroi se kjo është një përballje për dinjitetin dhe hodhi poshtë akuzat.

”Dikur dilja dhe kërkoja dinjitetin e Berishës pasi u përjashtua nga PD. Tani po kërkoj dinjitetin tim, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin këtu dhe kam kërkuar fakte dhe prova për shkarkimin tim.

Kërkojmë të bëjmë një ballafaqim me Berishën, pasi jemi rënduar shumë nga akuzat, janë akuza shumë të rënda, mos të bëjmë monolog por të ballafaqohemi sepse iu detyrohemi demokratëve.

Parkimi është pronë private dhe jam pjesëtar i asaj prone. Do vë në dispozicion certifikatën e pronësisë, nëse është ky shkaku kanë gabuar rëndë. Është pronë private.

Rezultatet e mia ndër vite janë rekordet aty le t’i hapin. Në ditët më të zeza të PD kemi arritur rezultatet më të mira. Berisha është shprehur se kemi mbështetur votimin e buxhetit në Bashkinë Durrës, ja ku është qëndrimi im”, deklaroi Burgija.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fatmir Merkoçi: Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

0

Në një intervistë për Report TV, analisti Fatmir Merkoçi ka komentuar situatën aktuale në PD me përjashtimin e disa anëtarëve. Merkoçi thotë se PD nuk ndryshon nëse nuk ndryshon mentaliteti.

“Ndryshimi vjen nga mentaliteti. Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën. Ky defekt nuk është i sotëm, është trashëguar ndër vite. Le të marrim kandidimin e Sokol Olldashit me Lulzim Bashën. Berisha mbështeti Lulin dhe ai fitoi. Pra, është trashëgimi. Në Shqipëri mungon e djathta. PD nuk ka fraksione dhe nuk mund të funksionojë. Kandidatët që dalin janë individualë dhe nuk kanë një program”, tha Merkoçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rikthehet në qeli ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro

0

Ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në burg, rreth shtatë muaj pas lirimit nga qelia, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Ai u paraqit mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Vlorës, ku u bë ekzekutimi i vendimit për masën “arrest me burg”, në zbatim të një vendimi të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

Sipas përllogaritjeve të SPAK, pas konfirmimit të dënimit me 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goros i kanë mbetur për të shlyer edhe 6 muaj e 10 ditë burg, pasi është llogaritur koha e kaluar në paraburgim.

Çështja lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, për të cilën ai ishte shpallur fajtor edhe nga Gjykata e Posaçme më 30 korrik 2025.

Ndërkohë, më herët Goro kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, nga i cili përfitoi ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe u lirua.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arben Malaj gati të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës: Do të jem i pavarur, kurrë kandidat i Edi Ramës

0

Ish-ministri socialist Arben Malaj thotë se po konsideron të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, qytet ku dhe jeton, nisur nga vendimi i kolegut të tij Erion Braçe për të dalë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

“Kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë”, shkruan Arben Malaj, duke theksuar se nëse vendos ta bëjë këtë, do të jetë i pavarur.

“Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Rames. Integriteti si Busull  – Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme”, thotë deklarata.

Ish-ministri socialist që ëhstë ndër kritikët e qeverisjes së Edi Ramës, thekson se po e mendon propozimin dhe tani është në një proces reflektimi të thellë dhe vendimmarrja do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës.

“Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë. Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë. Nevoja për t’i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike”, vijon Arban Malaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Artan Hoxha: Vrasja e Martinajt ka lidhje me ekzekutimin e Artan Santos

0

I ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha deklaroi se vrasja e Ervis Martinaj është e lidhur me vrasjen e Artan Santos.

Sipas tij, në të dyja vrasjet ka dorë një bandë e përbashkët kriminale, ku siç e theksoi edhe ai, në të dyja rastet janë rrëmbim, vrasje dhe zhdukje kufome.

Ndërkohë, sa i përket paraqitjes së babait të Ervis Martinaj në SPAK, Mustafa Martinaj, Hoxha theksoi se ai e ka bërë të qartë që SPAK-u merret me pronat dhe jo me fatin e Ervis Martinaj.

“Babai i Ervis Martinaj është thirrur për pasurinë, ndërkohë ai thotë, ku është personi që e zhduku?
Prokuroria speciale merret me pronën e tij, por nuk merret me fatin e tij, se çfarë ka ndodhur me të, dhe duke mos marrë përsipër se çfarë ka ndodhur me të, ti nuk merr përsipër strukturën kriminale në vend që komandon sot këtë vend. Këto janë, në fund, janë pasojat.

Ndërkohë, para disa ditësh ka qenë një përvjetor tjetër dhe nuk pashë njeri të kujtohet, 12 vjet nga ekzekutimi i Artan Santos. E kanë harruar dhe fshirë nga defterët, nuk është më, nuk ekziston më ai.

Ja pra që edhe ajo vrasje, po të hetohet, na çon në një përfundim, kanë lidhje me njëra-tjetrën, njerëz që kanë qenë këtu, kanë qenë edhe atje. Ata që dyshohen për vrasjen e 2014 sot janë vrarë, janë zhdukur. Rrëmbim, vrasje, zhdukje kufome, s’kemi ne kufoma të asnjërit prej tyre. Ja pra që paskan lidhje.

Vetëm ato fjalë që ka thënë babai i Ervis Martinaj, ai e rrëzoi të gjithë atë që kemi krijuar për SPAK-un.
Ai e tha shumë qartë, ku është njeriu, pse s’e marrin përsipër, pse s’e hetojnë, ndërkohë ja lënë Prokurorisë së Kurbinit.

Kjo çështje duhet marrë nga SPAK, por nëse SPAK e bën si 21 Janarin, t’ia lëmë njërit dhe tjetrit, pastaj është qesharake. Mustafa Martinaj është një njeri që e njeh shtetin”, u shpreh Hoxha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tensionet me Ramën në Asamble, reagon për herë të parë Elisa Spiropali

0

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka thyer heshtjen përmes një shënimi në rrjetet sociale, pas raportimeve të ditëve të fundit për tensione mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim për kulturën politike dhe shoqërore në vend, Spiropali vë në dukje se ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, “por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore”.

Shënimi i Spiropalit

Ka ditë që në emisione dhe forume flasin për mua, me një siguri që shpesh nuk vjen nga njohja, por nga nevoja për ta mbushur boshllëkun me versione. Zërat shtohen, interpretimet shumëfishohen, ndërsa ajo që mungon është qetësia për të kuptuar se jo çdo gjë që ndodh kërkon një rrëfim të menjëhershëm publik.  Heshtja ime nuk është mungesë përgjigjeje, është një kufi i vendosur mes asaj që duhet thënë dhe asaj që duhet kuptuar, sepse në një kohë kur gjithçka kërkon të shpjegohet, rrezikojmë të humbasim kuptimin e vetë përgjegjësisë.

Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore. Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen.

Në këtë rrjedhë, fitorja fillon të humbasë përmbajtjen e saj morale dhe reduktohet në rezultat, ndërsa besimi që e legjitimon atë dobësohet në mënyrë të padukshme. Dhe kur iluzioni zëvendëson reflektimin, atëherë edhe dinjiteti fillon të trajtohet si një element i negociueshëm, i varur nga momenti dhe nga pozicioni, jo si një vlerë që qëndron përtej pushtetit.

Këtu fillon edhe heshtja e debatit, jo si mungesë mendimesh, por si mungesë hapësire për t’i vënë në jetë. Sepse debati nuk zhduket, ai shtypet, dhe kur shtypet, nuk krijon qetësi, por grumbullim të padukshëm tensioni. Dhe pikërisht aty ku debati zëvendësohet nga dakordësia e heshtur, meritokracia fillon të përmendet si parim, por nuk funksionon më si praktikë, sepse ajo kërkon një drejtësi që nuk pranon kompromise me rehatinë e pushtetit.

Në këtë klimë, frika nuk ka nevojë të shpallet për të ekzistuar, ajo ndihet, shpërndahet në mënyrë të heshtur dhe bëhet pjesë e një rendi të ri ku njerëzit mësohen të masin fjalët, jo për nga vërtetësia, por për nga pasojat. Dhe kur kjo ndodh, liria humbet karakterin e saj si ushtrim i përditshëm dhe reduktohet në një dëshirë që përmendet më shumë sesa praktikohet. Kjo është ndoshta forma më e rafinuar e kufizimit, kur liria nuk ndalohet, por zbehet.

Ndërkohë, Europa mbetet referencë e përhershme në diskurs, një fjalë që përdoret për të legjitimuar çdo drejtim.

Europa nuk është një narrativë për t’u cituar, por një rend vlerash që kërkon përputhje, dhe çdo distancë mes fjalës dhe praktikës e bën këtë referencë të zbrazët. Në këtë pikë, politika përballet me një pyetje që nuk mund ta shmangë: a jemi duke ndërtuar një sistem që prodhon përgjegjësi apo një sistem që e justifikon dhe riprodhon veten?

Fitorja nuk merret, ajo provohet.

Meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika, por të besojnë nga bindja, dhe kur largohesh, mbetet respekti, jo vetëm rezultati.

Prandaj, nuk kam folur për veten, sepse kjo nuk është një histori që fillon dhe mbaron me një individ. Është një pasqyrë e një kohe që kërkon më shumë reflektim se reagim. Dhe ndoshta, në një moment kur gjithçka kërkon zë, heshtja bëhet forma më e fortë e fjalës, sepse ajo nuk i nënshtrohet menjëhershmërisë, por i jep kohë të vërtetës të marrë formë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx