Ballina Blog Faqe 70

Hakerët e ‘Homeland Justice’ sulmojnë korrespondencën e Kuvendit: Jemi më pranë se ç’mendoni

0

Hakerët e ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar korrespondencën e Kuvendit të Shqipërisë. Raportohet se administrata dhe deputetët, që prej mëngjesit të sotëm, nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit.

E-mailet e tyre janë publikuar në faqen e grupit të hakerimit, Homeland Justice, në Telegram.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

Raportohet se në adresat e disa prej anëtarëve të administratës së Kuvendit, në emailin zyrtar, është dërguar një email nga hakerat, i cili dyshohet se është dërguar nga një individ jo i vërtetë.

“Ju paskan dalë gjithë emailet e Parlamentit te Homeland Justice. O Parlament, me sigurinë tuaj të dështuar, bashkë me pseudo-punëtorët tuaj që punësoni kushurinj dhe bëni qoka. Shëndeti, të tjerat vihen… bravo”, shkruhet në mesazh.

Bëhet e ditur se pas këtij sulmi është mbledhur Komiteti i Sigurisë Kibernetike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bardhi: Në Shqipërinë e Ramës, korrupsioni paraqitet si viktimë

0

Një ditë pasi mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për të arrestuar Belinda Ballukun, kryetar i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se nga sot “Edi Rama duhet parë siç është, një mbrojtës i korrupsionit”.

Bardhi thekson se vendimi i Ramës nuk është një vendim juridik, por një vendim politik për të mbrojtur pushtetin e tij dhe interesat e qeverisë.

Sipas Bardhit, kjo tregon një përmbysje të prioriteteve në Shqipëri, ku korrupsioni prezantohet si viktimë, ndërsa drejtësia kritikohet.

Bardhi tha se nga provat e SPAK rezulton se Balluku ka abuzuar me 11 tenderat prej 1.1 miliardë euro, ndërsa theksoi se “kryeministri zgjodhi të sulmojë drejtësinë dhe të përdorë Parlamentin për ta penguar atë”.

Pjesë nga deklarata e Bardhit:

Në Shqipërinë e Edi Ramës po ndodh një përmbysje e madhe: korrupsioni paraqitet si viktimë, ndërsa drejtësia shpallet fajtore.

Dhe këtë përmbysje e pamë qartë në çështjen e Belinda Ballukut, të trajtuar nga avokati/peng i saj, kryeministri në detyrë Edi Rama.

Në vend që të përgjigjej për provat e SPAK-ut dhe abuzimet me 11 tenderat prej 1.1 miliardë euro, Kryeministri zgjodhi të sulmojë drejtësinë dhe të përdorë Parlamentin për ta penguar atë.

Objektivi kryesor i Edi Ramës ishte viktimizimi i Belinda Ballukut, qeverisë së tij dhe atij vetë, duke u përpjekur të diskreditojë prokurorin e çështjes dhe SPAK-un, si dhe të minimizojë rëndësinë e provës së përgjimeve.

A nuk është qesharak dhe i pabesueshëm një kryeministër që flet për linçim politik të partisë në pushtet nga i njëjti sistem, me të cilin mburrej se e kishte ngritur vetë për të shkuar edhe deri në zyrën e tij? Por Edi Rama ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Ai flet për pavarësi të drejtësisë, por voton kundër kërkesës së SPAK-ut për të lejuar arrestimin e bashkëpunëtores më të afërt të tij.

Kam parë me qindra komente në rrjete sociale, dje dhe sot. E kuptoj që shumë njerëz janë të zhgënjyer nga vendimi i Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe aktet korruptive të qeverisë së tij.

Por për të gjithë të zhgënjyerit kam një mesazh: prej sot, shikojeni Edi Ramën ai që është në të vërtetë, një mbrojtës politik i korrupsionit, të cilit tani i ka rënë maska 10-vjeçare e arkitektit të reformës në drejtësi.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se vendimi i Edi Ramës për t’u bërë avokat i korrupsionit nuk është marrë dje. Ky vendim nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fakt juridik, sepse provat janë aty. Ky është një vendim politik i marrë që ditën e parë të ngritjes së akuzës. Është një vendim i paracaktuar, njësoj si tenderat për të cilat është marrë e pandehur dhe po hetohet Belinda Balluku.

Qytetarët meritojnë të dinë gjithashtu se, për herë të parë që nga krijimi i SPAK-ut, një kërkesë e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për hetimin e abuzimit me fondet publike në nivelet më të larta të pushtetit po refuzohet politikisht nga shumica parlamentare, jo mbi bazën e një analize juridike, por mbi bazën e një mbrojtjeje të hapur politike nga Kryeministri i vendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Baton Haxhiu: Rama nuk do ti tolerojnë më prokurorët e SPAK!

0

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për refuzimin e mazhorancës për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, sipas kërkesës së SPAK. 

Sipas Baton Haxhiut, mazhoranca nuk do të tolerojë më mungesën e profesionalizmit të prokurorëve, ndërkohë që Enton Abilekaj tha se Rama nuk ka hallin e të drejtave të njeriut apo të sigurisë juridike, por po mbron Ballukun. 

Baton Haxhiu: Rama po ndihet i sigurtë, që çështja e hyrjes në BE është gati e sigurtë, pasi jemi me fat që kemi gjeopolitikën si favor. E dyta që e tha, që për mua ishte ndoshta kryesore, që prilli, ose së shpejti do të përcaktohet rruga jonë dhe ky rast nuk do të ndikojë rrugën tonë për në BE. Raporti me drejtësinë, ishte kritika ndaj jo profesionalizmit, por kjo nuk do të thotë se nuk mbështet drejtësinë e pavarur. 

Enton Abilekaj: Duhet hequr imuniteti pastaj diskutohet kjo. Ai pasi e bllokon drejtësinë, pastaj kritika…

Baton Haxhiu: Përmendi Ilir Beqajn, por tha ai është në burg dhe nuk merret njeri me të. Tha edhe një gjë, ata të vegjlit që nuk dimë fare, Këshilli Evropës na ka treguar se janë me vite në burg dhe nuk ka kush ti mbrojë. E drejta dhe liritë e njeriut, siguria juridike…

Enton Abilekaj: Kur e thoshim ne për Ilir Meta… Rama nuk ka këtë interes, sigurinë juridike.

Baton Haxhiu: Tani thonë nuk tolerojmë më. Paradigma e re mbi drejtësinë po ndodh për shkak të Belinda Ballukut.

Enton Abilekaj: Meqë u kujtua me vonesë, të dorëzonte imunitetin, pastaj të diskutonte a duhen bërë ndryshime në reformën në drejtësi, pasi ne e kemi kritikuar vetë.

Baton Haxhiu: Në Evropë nuk heton dot pa marrë një miratim para, ne nuk e kemi. Nëse ministri gjerman do të jetë i informuar se prokuroria mund të hetojë deri në fund.. Ajo që është problemi për mua, autorizimi për kufizimin e lirisë, që duhet ta bëjë parlamenti, duhet të ketë njëfarë arsyetimi. Nëse krijon standard për ti marrë dikujt lirinë, ky është një problem.  

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Kërcet” grushti në PD-në e Shkodrës! Sherr dhe përplasje fizike brenda selisë

0

Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.

Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve.

Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes. Debatet verbale më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike e fyerje mes disa pjesëmarrësve në mbledhje.

Të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Zgjedhjet për kreun e degës së PD Shkodër pritet të mbahen më 15 mars./gazeta-shqip.com

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta kombëtare e opozitës te Parlamenti, Berisha zbulon orën

0

Kryedemokrati, Sali Berisha ka zbuluar orën e protestës së 12 marsit.

Gjatë fjalës së tij në foltoren para Kryeministrisë, Berisha njoftoi se protesta do të nisë në orën 10:00, para Parlamentit.

Sipas Berishës, më 12 mars Rama do të marrë përgjigjen e merituar.

“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

0

Partia Socialiste refuzoi kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun, e cila tashmë për Edi Ramëm ka avokatët e saj.

Megjithatë për kreun e qeverisë ajo do të vijojë të jetë drejtuese politike e qarkut Fier. Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka treguar se çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Socialiste.

I pyetur në “Top Story”, se si kishte votuar Elisa Spiropali, Balla u shpreh se asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenim.

Pjesë nga diskutimi?

Duma: A ka pasur dy vota abstenim?

Balla: Unë jam kryetar i Grupit dhe në fund të mbledhjes, ne bëjmë votimet, siç bëhen në seancë plenare. Unë kam drejtuar votimet për disa çështje sot. Në procesverbalin të mbledhjes time sot nuk më rezulton asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për vendimin e mosdhënies së autorizimit të kërkesës në fjalë.

Duma: E ngriti dorën Spiropali? Po apo jo?

Balla: Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sulo: Ju e dini qëndrimin e BE-së në këtë çështje. Ju keni votuar që mos t’i jepni lejen SPAK-ut për masën e arrestit. Pse ka votuar PS në interes të saj duke dëmtuar interesin e shqiptarëve për integrim.

Balla: Unë nuk marr përsipër të flas në emër të BE-së siç lehtësisht e merrni ju. Qëndrimi i BE-së është që Shqipëria ka bërë hapa…

Sulo: Jo për çështjen Balluku të lutem. Ka folur McAllister dhe Gonzato.

Balla: Çështjet individuale nuk janë kapituj ose grupkatiuj për negociatat. Jemi vendi që kemi hapat më të konsiderueshëm aty duke krahasuar dhe me vendet që i kanë nisur negociatat 10 vite para nesh. Respektimi i të drejtave të njeriut është një pikë themelore në këto kapituj. Nuk ka asnjë pushtet mbi një pushtet tjetër, por ka një ‘check and balance’ mes pushteteve. Ndërkohë që respektimi i pavarësisë së Prokurorisë dhe Gjykatës, është thënë qartë dhe në qëndrimin sot, që hetimi ndaj znj.Balluku vazhdon i paprekur dhe i pavarur. Nuk e rrezikon kjo. Jam i sigurt për këtë.

Duma: Nuk do të kemi asnjë surprizë ditën e enjte? Do të ketë një votë unanime të Grupit…

Balla: Dua të sqaroj diçka. Po të mbani mend, në datën 23 shkurt, kur ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, unë e kisha mbajtur një qëndrim, kundër dhënies së autorizimit. Megjithatë kam deklaruar se do të shkoj në Grupin Parlamentar, do të parashtrojmë vendimet tona… Në rastin tonë, kemi bërë një diskutim sot dhe kemi marrë një vendim, ku të gjithë deputetët sot në mbledhje, kanë votuar kundër dhënies së autorizimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A rrezikohet Shqipëria nga sulmet e Iranit? Ja si përgjigjet Ambasada Amerikane

0

Lufta në Lindjen e Mesme është kthyer në vëmendjen e mediave botërore, ku edhe në vendin tonë janë rritur shqetësimet në lidhje me sulme që mund të marrë Irani, pasi në Shqipëri është strehuar opozita iraniane MEK.

Në lidhje me këtë temë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me rreziqet e mundshme të sigurisë për Shqipërinë.

Ambasada Amerikane thekson në reagimin e saj se SHBA dhe Shqipëria po koordinohen vazhdimisht për çështjet e sigurisë.

Si aleatë në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinohen rregullisht për shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë njëkohësisht”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane për Euronews Albania.

Prej vitesh, vendi ynë strehon rreth tre mijë anëtarët të opozitës iraniane, MEK, të cilët janë vendosur në zonën e Manzës në Durrës.

Ndërsa ish-lideri Suprem i Iranit Ali Ajotollahu, i cili humbi jetën pas sulmeve të SHBA-së dhe Iranit, e quajti Shqipërinë si “vend djallëzor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama nuk e dorëzoi Ballukun, çfarë sfidash ka SPAK-u i Klodian Brahos (dy variantet)

0

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës, vendosi të refuzojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukun, një vendim politik që nuk ishte aspak surprizë.

Rama ka shumë arsye për të mbrojtur zëvendësen e tij, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” për procedurën e Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për të njëjtën vepër penale për ndërtimin e disa loteve për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Në aspektin politik, Rama nuk e lëshoi Ballukun, për shkak të peshës së saj elektorale. Në aspektin personal, Rama ka mbi dy dekada bashkëpunim me Belindën. Në aspektin “financiar”, Balluku ka zbatuar rregullisht porositë e Ramës për “ndarjen e tenderave”, siç e akuzon me të madhe opozita, por jo vetëm.

Në këtë kuptim, fraza e përmendur nga Ulsi Manja, në cilësinë e anëtarit socialist të Këshillit Parlamentar të Mandave dhe Imuniteteve se, “ne nuk rekomandojmë dhënien e autorizimit për Belinda Ballukun”, ishte më se e pritshmja nga maxhoranca.

Manja, për të kamufluar vendimin politik personal të Ramës, përmendi në raportin e tij rekomandues disa aspekte proceduriale, mbi të cilat u vendos refuzimi për arrestimin e Ballukut.

Janë disa elementë, të cilët tashmë e hodhën dorashkën e sfidës në tavolinën e Prokurorisë së Posaçme.

Kurioziteti publik në këtë moment është se cilat hapa do të hedhin më tej prokurorët e posaçëm.

Varianti i parë dhe më i thjeshtë është vijimi i hetimeve ndaj Ballukut nën masat e sigurimit që janë tashmë në fuqi-“ndalim për dalje jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra” (kjo e dyta, tashmë e pakuptimtë, për sa kohë Belinda u shkarkua nga detyra e zv.kryeministres).

Varianti i dytë është thellimi i hetimeve për vepra të tjera penale, fjala vjen “korrupsion pasiv” dhe/ose “pastrim të produkteve të veprës penale” (pastrim parash), të sigurojë prova të reja dhe t’i drejtohet sërish Parlamentit me kërkesën për autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Teorikisht, SPAK-u nuk ka asnjë arsye për t’u vendosur në kurs përplasjeve me qeverinë, një tagër që i takon vetëm opozitës. Prokuroria e Posaçme ka detyrimin kushtetues të bëjë hetime, të kërkojë masa sigurimi kur e vlerëson të nevojshme, të mbyllë hetimet, të përfaqësojë akuzën në gjykatë.

E parë në këtë këndështrim formal, varianti i parë, pra ai i vijimit të hetimeve ndaj Ballukun pa asnjë lloj ndikimi nga refuzimi i Ramës për të dorëzuar zëvendësen e tij, është më komodi për prokurorët. Ata nuk krijojnë kokëçarje me pushtetin e Edi Ramës dhe raportojnë tek “partnerët ndërkombëtarë” statistika për procedime ndaj zyrtarëve të lartë.

Por, a është kjo që kërkohet dhe pritet nga Prokuroria e Posaçme?

Këtë të Hënë (9 mars 2026), SPAK-u mori një goditje të fortë publike. Kryeministri Edi Rama angazhoi të gjithë makinerinë e tij politike dhe propagandistike, për t’u thënë militantëve dhe ndërkombëtarëve se Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e Ballukut, pa prova dhe me “thashetheme”.

Prozhektorët publikë tashmë drejtohen mbi Drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho. Ai nuk ishte në detyrë kur prokurori i çështjes, Dritan Prençi, i mbështetur nga drejtuesi i tij në 16 dhjetor 2025, Altin Dumani, dorëzuan në Parlament kërkesën për autorizimin e arrestimit/heqjes së lirisë për Belinda Ballukun.

Megjithatë, Klodian Braho drejtoi grupin e prokurorëve në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. Rasti “Balluku” ishte sfida e parë e tij madhore në krye të SPAK-ut dhe, për shkak të qëndrimit politik të Ramës, rezultoi e dështuar.

Braho ka në dorë të tregojë nëse do të pranojë këtë “humbje” apo do të vijojë të dëshmojë “strategjinë luftarake” të paraardhësit të tij.

Në “100-ditëshin e parë” në krye të SPAK-ut, Klodian Braho ende nuk ia ka bërë “bam”. Me rastin e Belinda Ballukut ai ka mundësinë të tregojë nëse Prokuroria e Posaçme do të mbaj profilin e goditjes në nivele të larta apo do ta shndërrojë SPAK-un në një zgjatim të rëndomtë të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PS nuk e dha autorizimin për arrestimin e Ballukut, Berisha: Të ndërhyjë sovrani me mjete demokratikë!

0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi në një dalje për mediat se i takon sovranit që të përgjigjet pasi PS-ja vendosi që të mos japë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK.

Ai tha se tashmë duhet të marrë në dorë drejtësinë sovrani, pra qytetarët.

Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Edi Ramës për Ballukun, në fakt elegjinë e tij për veten e tij dhe për Belindën. Sot, Edi Rama hoqi çdo lloj maske dhe doli publikisht në mbrojtje totale duke vënë në peng Kushtetutën e vendit, ligjet e vendit, ndarjet e pushtetit dhe procesin e integrimit evropian. Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda Balluku është e paprekshme. Se Skapi është një zero me bisht. Se drejtësia nuk ekziston. Dhe se ai nuk ka ndërmend të përfillë asgjë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Ai mori në mbrojtje totale veten e tij sepse de facto Belinda Balluku nuk ka qenë asgjë tjetër veçse noterja apo regjistruesja e të gjitha vjedhjeve 25-vjeçare të këtij kryehajduti. Edi Rama sot sfidoi çdo shqiptar, sfidoi qytetarët shqiptarë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është një sulm kryesisht nga Spakut, ndaj drejtësisë kjo që po bën sepse në këtë drejtim, drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja.

Por ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj, ndaj lirive tuaja. Ky është një sulm me të cilin Edi Rama u thotë ju se ai qëndron mbi ligjin dhe se ai si një narkodiktator i vërtetë vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë.

Ai, sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm t’i përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër qytetarëve shqiptarë dhe interesave të tyre në tërësi. Dhe në veçanti për mbylljen e dyerve të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha kryededmokrati.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Motoristët e Wolt protestë në rrugët e Tiranës: Po na zëvendësojnë me indianë!

0

Një numër i madh korrierësh që punojnë për platformën e shpërndarjes së ushqimit Wolt kanë dalë në protestë në rrugët e Tiranës, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe duke denoncuar uljen e tarifave të pagesës.

Korrierët kanë marshuar mbrëmjen e sotme me motorët e tyre në rrugët e kryeqytetit, duke rënë vazhdimisht borive në shenjë proteste, siç duket në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ.

Korrierët pretendojnë se kompania Wolt u ka ulur tarifat për kilometër dhe se shumë prej tyre po përballen me presion dhe kërcënime për largim nga puna.

Ata shprehen gjithashtu se disa punonjës janë hequr nga puna pasi është marrë vesh se do të merrnin pjesë në protestë, ndërsa të tjerë, sipas tyre, janë paralajmëruar që të mos dalin kundër kompanisë.

Një tjetër shqetësim që ngritin protestuesit lidhet me pretendimin se kompania po përpiqet të zëvendësojë një pjesë të korrierëve aktualë me punonjës të huaj, të cilët sipas tyre mund të paguhen me tarifa më të ulëta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx