Ballina Blog Faqe 80

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, GJKKO thërret Noizyn në proces!

0

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut do të zhvillohet më 4 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë datë do të mbahet seanca paraprake në ngarkim të Laert Haxhiut, i dyshuar nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale, si “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, etj.

Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij.

GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit.

“…kur doli një video në ‘TikTok’ ku shihej se kishin rrahur Kleviol Ahmetin (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonuan nëna dhe motra e tij dhe i treguan se u ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…”, ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të tij, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe ai porositi që t’i bëhej një dëm “Noizyt”, me pretendimin se rrahja që i ishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Administrativja i rrëzoi kërkesën për pezullimin e ministres Diella, aktorja Anila Bisha: Çështja do të zgjidhet në Strasburg

0

Pasi Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e saj për pezullimin e ministres Diella, aktorja Anila Bisha ka paralajmëruar se kjo çështje do të përfundojë në Strasburg. 

Bisha theksoi se nëse ajo nuk arrin të fitojë me drejtësinë shqiptare atëherë ajo do e vazhdojë padinë e saj më tutje, deri në Gjykatën e Strasburgut.

Reagimi i aktores Bisha: Ky është vendimi i gjykatave shqiptare! Mua më përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e merr fare parasysh. Por unë do të vazhdoj padinë time më tej. Nëse nuk ja dal me gjykatat tona, absolutisht çështjen do e çoj në Strasburg!

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi ditën e sotme kërkesën për sigurimin e padisë së ngritur nga aktorja Anila Bisha ndaj ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Përmes kërkesës së saj, aktorja kërkonte një dëmshpërblim prej 1 milion euro për prishje imazhi dhe pezullimin e ministres Diella.

Aktorja e Teatrit Kombëtar, pretendon se imazhi dhe zëri i saj janë përshtatur pa miratim, për avatarin qeveritar ‘Diellën’.

Në lidhje me këtë hap ajo bëri kërkesën në Gjykatën Administrative, ku kërkoi që të dhënat e saj personale të mos përdoren më.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qori ‘përplaset’ me Lapajn: Mos u fshi pas gishtit, po bashkëpunon me Saliun

0

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, është përplasur në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV me kryetarin e Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Gjatë fjalës së tij, Qori e akuzoi Lapajn se po bashkëpunon me kryedemokratin Sali Berisha, të cilin kreu i Lëvizjes Bashkë e cilësoi si një të keqe të madhe të vendit.

“Çdo parti është e hapur për votuesit e partive të tjera. Por Lapaj për të justifikuar bashkëpunimin me PD-në, që do të thotë me Sali Berishën, pavarësisht se mund të fshihen sa të duash pas gishtit, argumenti ishte se kjo parti ka marrë 500 mijë vota. Por unë iu kujtoj që PS ka marrë edhe më shumë vota dhe sipas këtij këndvështrimi zotëria do të duhet të shkonte të bashkëpunonte edhe me Ramën. Siç vajti të bashkëpunojë bashkëkryetari i koalicionit të tij, Endri Shabani, ose një tjetër që donin ta fusnin në lista dhe e emëroi Rama drejtor, ky ish-deputeti i Peqinit. Pra argumenti që kjo parti herën e fundit ka marrë kaq vota dhe kjo përligj bashkëpunimin me strukturat e korruptuara të kësaj partie, nuk shkon logjikisht dhe moralisht.

E dyta, ti mund të duash të të qeverisë edhe Babagjyshi i Vitit të Ri, mund të duash edhe 12 shenjtorët të zbresin nga qielli, t’i bëjmë 12 ministra edhe të vëmë një kryeshenjtor në krye të qeverisë. Por këto janë dëshira në erë, sepse nuk mundet një parti që të emërojë ministra, kryeministra dhe të miratojë edhe ligjet që do bëjë kjo qeveri tranzitore, pa kuptuar që votat në Parlament për ta votuar kush i ka? A do e votojë Rama me Berishën? Për pasojë do e kontrollojë Rama dhe Berisha. Këtë e kemi provuar në 2017, kur vajti Lulzim Basha në qeveri teknike dhe mori rezultatin më të ulët historik. Nëse ne do të kemi fuqinë për ta goditur Ramën, ai duhet goditur menjëherë me zgjedhje të parakohshme dhe do të bjerë nga pushteti”, tha mes të tjerash Qori.

Lapaj i tha se nuk kishte bashkëpunuar kurrë me Berishën, pasi sipas tij, sa herë PD protestonte, ai largohej nga sheshi. Madje Lapaj akuzoi Qorin për bashkëpunim me Berishën, duke thënë se përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë në Parlament votoi projektligjin e Tabakut.

“Unë s’kam bashkëpunuar me Berishën, sepse jam këtu në shesh dhe sa herë që ai vjen, unë kam ikur. Por Qori këtë javë ka bashkëpunuar me Berishën. Qori ka votuar një ligj të propozuar nga PD këtë javë, e dini apo jo? Përfaqësuesi i Qorit ka votuar një projektligj të propozuar nga Tabaku, që ishte një ligj i propozuar nga një deputete e PD-së”, tha Lapaj.

Këtij pretendimi Qori iu përgjigj se Tabaku kishte marrë programin e Lëvizjes Bashkë copy paste dhe kishte propozuar në Kuvend statusin e minatorit. Votimi sipas Qorit ishte për parimin, jo për atë që e propozoi.

“Deputetja e Lëvizjes Bashkë ka marrë copy paste programin e Lëvizjes Bashkë për Statusin e minatorit, për të cilin ne kemi mbledhur mijëra firma vite më parë dhe ne e kemi detyrim moral që kur vijnë propozime si statusi i minatorit apo minimumi jetik, ne do të votojmë për to sepse besojmë te parimi. Për statusin e minatorit do ta votojmë orë e çast, edhe sikur dreqi vetë ta propozojë”, shtoi Qori.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Juglindja e vendit ende e paralizuar, shkojnë në 9 cm fundosjet në aksin Librazhd-Prrenjas

0

Dëmtimi dramatik i segmentit të rrugës kombëtare Librazhd – Prrenjas, në zonën e Arrave të Dragostunjës, po merr përmasa me pasoja të rënda infrastrukturore dhe socio-ekonomike, duke paralizuar pjesërisht jo vetëm qarkullimin, por edhe jetën e përditshme të një pjese të konsiderueshme të vendit.

Kjo arterie strategjike, që lidh kryeqytetin me juglindjen, tashmë është kthyer në një pikë kritike kombëtare. Prej disa ditësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe të gjitha strukturat shtetërore janë në alarm të plotë për të gjetur jo vetëm një zgjidhje emergjente për zhbllokimin e situatës së paprecedentë, por edhe një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Tryeza maratonë me inxhinierët më të mirë

Burime nga grupet teknike konfirmojnë se diskutimet kanë vijuar nga pasditja e djeshme deri në mesnatë, ndërsa edhe sot paradite pritet një tjetër tryezë intensive me inxhinierët më të mirë të projektimit rrugor në vend. Në fokus është rishikimi i plotë i qasjes teknike ndaj segmentit problematik.

Aktualisht, në tryezën e diskutimeve po qarkullon seriozisht ideja e devijimit të projektit ekzistues. Sipas burimeve të besueshme, shumë shpejt mund të merret një vendim për anulimin e përhershëm të punimeve në segmentin aktual, për shkak se zona ka shfaqur gjatë këtij muaji paqëndrueshmëri të theksuar gjeologjike, duke e bërë investimin me risk të lartë edhe në të ardhmen.

Vlerësim tektonik i plotë i zonës

Në ditët në vijim pritet të kryhet një vlerësim i thelluar tektonik dhe gjeodinamik i gjithë zonës ku po realizoheshin punimet nga kompania ANK shpk. Ekspertiza do të përcaktojë nëse territori përbën rrezik të përhershëm për infrastrukturë të rëndësisë kombëtare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se një nga opsionet më të mundshme është rikthimi te projekti alternativ, ku një segment i rrugës do të kalojë mbi rrjedhën e Lumi Shkumbin ose përgjatë saj, duke shmangur masivin problematik që ka shfaqur lëvizje të vazhdueshme të tokës.

Rikthimi i qarkullimit drejt Juglindjes , emergjencë kombëtare infrastrukturore

Situata tashmë konsiderohet një emergjencë kombëtare infrastrukturore. Bllokimi i këtij aksi ka krijuar zinxhir efektesh në transportin e mallrave, lëvizjen e qytetarëve, shërbimet publike dhe ekonominë rajonale.

Vendimmarrja që pritet në ditët në vijim do të jetë përcaktuese jo vetëm për fatin e këtij segmenti, por për modelin e ndërhyrjes në zona me risk të lartë gjeologjik në të gjithë vendin. Shqipëria përballet me një nga sfidat më serioze infrastrukturore të viteve të fundit dhe zgjidhja kërkon vendim të guximshëm, profesional dhe afatgjatë./BW

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Paniku i “KM”/ Balluku tre muaj, Tahiri një javë

0

Nga Basir Çollaku

Kur u kërkua imuniteti dhe arresti për Sajmir Tahirin, seanca në Kuvend, u bë në prani të medieve. Për orë të zgjatura debate mes palëve u bënë një numër i madh pyetjesh duke marrë përgjige nga prokurorët për Krime të Rënda. Në këtë seancë i akuzuari ishte i pranishëm. Dhe kishte një pretendim të akuzës, për trafik ndërkombëtar të drogës, për ish-ministrin e brendshëm. Ndonëse kryeministri Rama u përpoq të shitej si mbrojtës i të ashtuqaujturit ministri i tij më i mirë, ai u dorëzua brenda një jave në duart e Krimeve të Rënda. Me 19 tetor 2017, Prokuroria për Krime të Rënda bëri kërkesën në Kuvend. Me 21 tetor u mblodh Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Me 25 tetor 2017, votoi Parlamenti, natyrisht duke mohuar arrestin me burg. Por duke lejuar hetim në gjendje të lirë, kontroll personal dhe kontroll banese. Në maj 2018, gjykata pranoi arrest shtëpie e jo arrest me burg. Për të ardhur në pranogosje me 4 shkurt 2022, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 5 vite burg të formës së prerë.

Po Balluku?

Seancë e mbyllur. Pretnedohet se është kërkesë e Strukturës së Posaçme. Por ka episode të konsiderueshme, kur nuk cënohet sekreti hetimor. E megjithatë, një vendim do të dalë. Beteja e Ramës me drejtësinë për të mbrojtur me çdo kusht ministren e tij, është e paprecedent. Deri tani janë 11 procedura prokurrimi në hetim, për një shumë 1.2 miliardë euro. Rrugës ka shumë më tepër. Rama është aty. Në Kuvend kanë shkuar 16 mijë faqe. Po në SPAK? Disa herë më tepër.

Prokuroria e Posaçmne me 16 dhjetor 2025, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të heqë imunitetin zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të autorizojë arrestimin e saj.

Ndërsa ishte ngritur akuzë më 31 tetor 2025, nën dyshimet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderave.

Me 12 dhjetor 2025 Gjykata Kushtetuese pranon ankimin e Kryeminsitirt Rama, duke rrëzuar në këtë mënyrë pezullimin nga detyra të vendosur nga Gjykata e Posaçme dhe duke lënë shqyrtimin me 22 janar 2026

Por duket se dallgët e kushtetueses rrahin vetëm nga pushtetit dhe ajo sërish kapërceu datën e lajmëruar, duke u mbledhur me 3 shkurt 2026, për të ndarë mendjen ligjore.

Duket se e treat e vërteta, por një vendim pa vendim, një turli juridik, që nuk vendosi precedent, por hapi një shteg të mjergullt. Gjykata Kushtetuese u mblodh në dhomë këhillimi me 6 shkurt 2026, dhe pas dhjetë e kusur orëve debat, apo meditim, u ndanë në :paqe” qullashe katër me katër. Këto arnime e shtesa kohe u shfrytëzuan nga mazhoranca për të refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve e nga e pandehura oër të vënë dorë mbi hetim. Siç u konstatua kanosja e një dëshnitareje. BE dhe SHBA kërkonin në mesazhet e tyre marrjen e vendimit për të miratuar kërkesën e prokurorisë. Ndonëse tenton tre mujorin, më në fund Rama caktoi datë 23 shkurtin për të marrë një vendim Këshilli e më pas Parlamenti. Afatet edhe këtu janë mundësi abuzimi të mazhorancës për të djegur 16 marsin 2026, si datë kur kërkesa e prokurorisë shuhet e duhet të rikthehen me një të dytë. Gjatë kësaj kohe Rama ka dërguar në Kuvend një draft ndërhyrjeje në Kodin të Procedurës, për ndryshim të nenit 242. Por ky operacion anti-SPAK, është indirekt edhe një ndërhyrje në Kushtetutë. Grupi i strukutruar tashmë është qeveria e kryesuar nga i pari i saj, ndoënse e pandehur është marrë fillimisht zëvëndësja…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja, Balluku rrezikon 35 vite burg

0

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.

Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga prokurorë të Prokurorisë së Posaçme të Antikorrupsionit në mbledhjen e Këshilli të Mandateve.

Burime brenda mbledhjes me dyer të mbyllura sot në Kryesinë e Kuvendit, tregojnë qëndrimin e prokurorit.

“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK.

Pas prezantuan provat e reja për Ballukun dhe pasi janë dëgjuar nga anëtarët e Këshillit, tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Brençi dhe Doriana Bejko janë larguar.

Ndërsa diskutimet vijojnë mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, të cilët do të hartojnë edhe një raport, që do ta çojnë në Kuvend në datën 5 mars.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sali Berisha: Më 28 shkurt, kryengritja më e fuqishme se çdo protestë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën e radhës që do të zhvillohet këtë të shtunë, më 28 shkurt, duke paralajmëruar se kjo do të jetë ndryshe krahasuar me ato të mëparshmet.

“E shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën dhe urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve. Tani kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj. E shtuna është dita e triumfit të opozitës dhe e shqiptarëve mbi hajdutët. Do të jetë një kryengritje më e fuqishme se çdo protestë që ka njohur vendi deri tani. Për të gjitha do të informoheni në përputhje me vendimet që do merren”, tha Berisha, duke theksuar se aksioni po kalon në fazën e intensifikimit dhe diversifikimit të veprimeve.

Ai shtoi se për çdo veprim të ri qytetarët do të informohen në përputhje me vendimet që do të merren, dhe se idetë e tij për organizimin e aksioneve do të vendosen së bashku me bashkëpunëtorët para se t’i bëjë publike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbledhja në Këshillin e Mandateve, SPAK: Ka prova të reja, disa “të fortë” kërcënuan dy dëshmitarë në emër të Belinda Ballukut

0

Vijon ende mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë.

Mësohet se në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, Prokuroria e Posaçme konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.

Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.

Bëhet e ditur se, Belinda Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha thirrje Ballukut: Mos tento të arratisesh, edhe prapa diellit të gjej

0

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, ka paralajmëruar zv.kryeministren Belinda Balluku të mos arratiset nga Shqipëria, ndërkohë që në Kuvend është mbledhur Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

Ai e paralajmëron se edhe prapa diellit të shkoë, do ta gjejë dhe do ta rikthejmë në Shqipëri. Ai deklaron se, sipas fqinjës së Ballukut, kjo e fundit ka katër ditë që nuk ka shkuar në shtëpi.

“Sot në Kuvend po mbahet seanca e shtyre tre muaj, me të cilës Lubisë iu dhe mundësia të shkatërroj mijëra e mijëra dokumente, të intimidoje, kërcënojë dhjetëra dëshmitarë.

Ajo aty nuk është, komshia thotë “prej 4 ditësh nuk e kam parë të hyje në shtëpinë e saj. Një gjë i them “edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë dhe do të të rikthejmë në Shqipëri, ndaj mos tento të largohesh. Asaj dhe çdo njeriu tjetër“, tha Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shembja e rrugës në Dragostunjë, ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra të Librazhdit

0

Disa fshatra në Librazhd kanë mbetur pa energji elektrike. Mësohet se shtylla e tensionit të lartë do të çmontohet nga OST, pas shembjeve të dherave në Dragostunjë.

Energjia elektrike do të mungojë deri në orën 17:00. Zona të prekura nga ndërprerja janë: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe dhe HEC-i Xhyrë.

Kujtojmë që situata në këtë aks është përkeqësuar gjatë ditës së sotme.

Rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke.

Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor.

Po ashtu është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe është vendosur sinjalistika për rrezikun që paraqet ky segment rrugor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx