Ballina Blog Faqe 9602

SHBA/ Shqiptari i familjes mafioze Gambino, që akuzohet për djegien e kishës serbe

0

Mediat serbe janë shprehur të bindura se kisha ortodokse serbe në New York është djegur nga një shqiptar, madje disa portale kanë aluduar edhe për identitetin e vërtetë të shqiptarit.

Për djegien e kishës ortodokse serbe më 1 maj në Manhattan të New York-ut, disa anëtarë të katedrales ortodokse serbe të Shën Savës në New York, nëpërmjet një statusi në Facebook, por edhe nëpërmjet një shkrimi në gazetë serbe Kurir, po hidhen akuza se zjarri është vendosur qëllimisht nga një shqiptar.

Kisha serbe në Nju Jork akuzon shqiptarin John Aliteu. Sipas tyre, informacioni erdhi nga burime të afërta me shërbimet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara, raporton Presheva Jonë.

John Aliteu, një shqiptar që u dashurua me vajzën e kapos së mafias italiane, më pas dëshmoi kundër tyre në gjyq.  Duhet theksuar se Shqiptari John Alite, është bërë i njohur për një histori, që tashme është pjesë e një libri.

Ai u rrit dhe u fuqizua në Familjen Gambino por në fund u pendua dhe dëshmoi kundër organizatës në sallën e gjyqit. Me këtë dëshmi ai ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite. Thuhet gjithashtu se xhaxhai I tij është drejtues I një organizate mafioze në New York.

Hetuesit nga Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut, dhe ekspertët e qytetit të Mbrojtjes nga Zjarri, prej dy ditës janë duke u përpjekur të kuptojnë se cili ishte shkaku i djegies  shkatërrimtare të Kishës ortodokse serbe në Manhattan.

m.m

jonii111

kishaasss

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Videolajm/ Momentet kur avioni tronditet nga turbulencat, plagosen 31 persona

0

Një avion, i cili po udhëtonte nga Abu Dabi për në Xhakartë ka pësuar disa tronditje të fuqishme dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 udhëtarë, por pa pasoja për jetën e tyre.

Ngjarja u regjistrua 45-minuta përpara se avioni të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Soekarno-Hatta.

Këto tronditje kanë bërë që të shkaktohen edhe dëmtime të mëdha në aeroplan, si dhe në bagazhin e pasagjerëve.

Sidoqoftë, avioni bëri ulje të sigurt në Xhakarta, duke shmangur ndonjë devijim. Ndërkohë nuk bëhet e ditur arsyeja e tronditjes së avionit./a.m

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gOHW4FIoLns]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

(FOTO) Çiljeta mohon lidhjen me Alban Hoxhën, por nuk i ndahet Partizanit 

0

Prej disa kohësh flitet se biondja seksi, Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha janë duke shijuar një histori dashurie. Pak ditë më parë Çiljeta tha se kishte 8 muaj që ishte ndarë nga babai i fëmijës së saj, por tha se për momentin nuk kishte asnjë mashkull në jetën e saj.

cili_1462433005-709587

Por edhe gjatë derbit të ditës së djeshme Çiljeta është kapur nga fotografët duke ndjekur ndeshjen në stadium.

Mirëpo ajo është parë në shoqërinë e Alban Hoxhës kohët e fundit duke rritur dyshimet për një lidhje mes tyre. Hoxha ka përjetuar një dramë rreth një vit më parë kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, por ndoshta edhe për të ka ardhur momenti për një jetë të re, përse jo me Çiljetën.

Faktet që shtojnë dyshimet për një lidhje të tyre janë se portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha.

Albani ka publikuar një foto në “Instagram” pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’. E ftuar në “Top Show”, Çiljeta tha se nuk ka asnjë lidhje dhe se do të njoftojë nëse do të ketë ndryshime, por një gjë të tillë se ka bërë asnjëherë ndaj nuk presim ta bëjë tani. Në një prononcim për “Bluetooth”, për herë të parë, Alban Hoxha ka folur për Çiljetën dhe marrëdhënien që ata të dy kanë.

“Unë dhe Çili jemi miq shumë të mirë, vetëm kaq, pjesa tjetër nuk është e vërtetë. Ne të dy jemi njohur nga fëmijët tanë. Por edhe më herët kemi pasur kontakte, duke qenë se kemi pasur miq të përbashkët”, është shprehur portieri i Partizanit.

cili-insta_1462433020-9527710

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 05 Maj

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 05 Maj – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 05 Maj

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Videolajm/ Në një restorant në Durrës, tërbimi i gruas që si pëlqen ushqimi

0

Kur shkon në restorant për të ngrënë je gjithmonë në pritje të pjatës, nëse do të pëlqejë apo jo.

Në qoftë se nuk është si e mendoje, e shumta do kthesh porosinë mbrapsht ose nuk do ta paguash. Mirëpo jemi të ndryshëm dhe nuk mendojmë njësoj.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Durrës, raporton jeta osh qef. Shpresojmë mos të jeni kurrë në vendin e kamerierit të këtij restoranti.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=GNj27agoQcc]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Muka godet me grusht drejtorin e Partianit (VIDEO)

0

Drejtori teknik i Tiranës, Devi Muka, është shoqëruar në polici, i akuzuar se ka goditur homologun e tij te Partizani, Dritan Dervishi.

Kjo video prej dhjetë sekondash tregon se si Muka godet me grusht Dervishin, ndërsa më pas është edhe një person tjetër, ndoshta tifoz, që godet me shqelm drejtorin e të kuqve.

 

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

FOTO-VIDEO/ Në Indi lind një viç… me dy koka!

0

Vizitorët në një fermë në Indi kanë mbetur të habitur, pasi një nga lopët e tij lindi një viç me dy koka që shumë besojnë se është një mrekulli.

Kafsha e çuditshme, e cila ka dy koka dhe një trup, ka lindur javën e kaluar në fshatin Pannuganj, në Uttar Pradesh, Indi veriore.

Kjo është duke tërhequr një shumë të madhe të vëmendjes. Fermeri Dharam Veer Sinngh tha: “Ne kemi dëgjuar për lopë me dy koka në të kaluarën, por kjo është hera e parë që kemi parë një të tillë”, transmeton Klan Kosova.

“Viçi ka dy koka me një kockë të përbashkët në kokë. Një mjek ka sugjeruar disa ineksjone me vitamina, por tha se operacioni ishte i pamundur”.

“Lopët luajnë një rol të frikësuar në traditën Hindu në Indi, kështu që ky viç është një mrekulli dhe po adhurohet nga të gjithë në fshat”.

“Një numër i madh i njerëzve janë duke e vizituar atë çdo ditë për të parë lopën e “shenjtë” dhe të ofrojnë lutjet e tyre”, shtoi ai. javanews/ a.k

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Lm9OM7VFPj0]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Magjia Leicester City, ja vlerësimet për lojtarët

0

Leiçester Siti vulosi titullin e Premier Ligës pa shkelmuar topin. Titulli monumental u sigurua nga ata që në fillim të sezonit ishin favoritë për të rënë në Championship.
Nga golat spektakolarë të Vardisë, te mjeshtëria e menaxhimit të Ranierit. Nga gjenialiteti i Mahrezit, te mbrojtja stoike e kapitenit Morgan, “dhelprat” ishin historia e sezonit.

Xhemi Vardi me sozinë e tij në autobus, një nga të ftuarit specialë të skuadrës.

Xhemi Vardi me sozinë e tij në
autobus, një nga të ftuarit
specialë të skuadrës.

“SportsMail” u ka vendosur notën 10 të gjithë heronjve pas një sezoni që është shkruar në përjetësi.

KASPER SHMAJKËLL – 10

Ka luajtur çdo minutë dhe ka qenë shpëtimtar me pritjet e tij veçanërisht në ndeshjet ndaj Totenhemit, Sitit dhe barazimin në “Old Trafford”. Ka dalë gjithnjë i sigurt nga porta dhe ka qenë vendimtar në nisjet e ekipit në kundërsulm.

Ndeshje: 36 (0 si zëvendësues)
Gola: 0
Statistika: Ka ruajtur 15 herë të paprekur portën, asnjë portier nuk ka bërë më shumë.

DENI SIMPSON – 10

Pasi e nisi sezonin nga stoli, ai hyri në skuadër pas humbjes 5-2 të Leiçesterit ndaj Arsenalit dhe ka qenë i shkëlqyer prej atëherë. Kur shtyn përpara nga krahu i djathë mendon edhe të mbyllë hapësirat e lëna në qendër. Shkëlqeu në fitoren 1- 0 ndaj Sauthemptonit.
Ndeshje: 28 Gola: 0
Statistika: Ka humbur vetëm dy ndeshje me Leiçesterin këtë sezon dhe kurrë me një disavantazh më të thellë se një gol.

UES MORGAN – 10

E arriti maksimumin e potencialit të tij në moshën 32-vjeçare, duke u kthyer në një qendërmbrojtës të pakalueshëm përballë sulmuesve më të mirë të Premier Ligës. I lexon situatat më përpara se të tjerët, i përqendruar në maksimum dhe është sakrifikuar duke vendosur trupin e tij papara topit. Një lider i vërtetë, i cili nuk i ka munguar asnjë sekondë mbrojtjes këtë sezon dhe ka shënuar edhe gola vendimtarë ndaj Sauthemptonit dhe Mançester Junajtid.
Ndeshje: 36
Gola: 2
Statistika: Mban numrin e tretë më të lartë të bllokimeve të një mbrojtësi këtë sezon (37).

ROBERT HUTH – 10

Një mjeshtër i arteve të vjetra të mbrojtjes, i cili ndonjëherë është në qendër të telasheve të skuadrës së tij, por ka impulsin që kanë nevojë të gjithë kampionët. Transferimi i tij në Leiçester sezonin e shkuar e transformoi këtë skuadër. Dha përvojën e tij (i vetmi lojtar i “dhelprave” që e kishte fituar titullin më parë) dhe u qas pa kompromis për të dhënë ndihmën për këtë skuadër, duke formuar një bunker veçanërisht në fazën më vendimtare të sezonit. Shënoi edhe gola vendimtarë si ata ndaj Mançester Sitit dhe Totenhemit.
Ndeshje: 35
Gola: 3 Statistika: Lojtari i katërt i Premier Ligës me më shumë spastrime zone këtë sezon (258).

KRISTIAN FUKS – 10

Kapiteni i Austrisë është një mbrojtës i majtë klasi, i zgjuar, atletik dhe një ekspert i goditjeve standarde. Goditja e tij e këndit solli golin me kokë të Huthit në ndeshjen direkte ndaj Totenhemit, e cila rezultoi aq vendimtare. Por ai ka aftësinë për të shërbyer edhe nga loja e hapur: Ju kujtohet asisti gjenial që solli golin e mrekullueshëm fluturimthi të Vardisë ndaj Mançester Junajtid?
Ndeshje: 28 (2 si zëvendësues)
Gola: 0
Statistika: Katër asistet e tij këtë sezon i kanë shtuar 5 pikë skuadrës.

RIJAD MAHREZ – 10

Thjesht talent i jashtëzakonshëm. Preku majat këtë sezon. Me 17 golat e tij në Premier Ligë dhe 11 asistet, por edhe me kualitetin e tij në fushë, ai shkëlqeu. Për t’u veçuar është ai driblimi që gjunjëzoi tre lojtarë të Aston Vilës, por edhe golat ndaj Uotfordit dhe Çelsit.
Ndeshje: 34 (1 si zëvendësues)
Gola: 17
Statistika: Golat dhe asistet e tij kontribuuan direkt në 30 pikët për Leiçester Sitin.

N’GOLO KANTE – 10

Të fitosh votën e Sër Aleks Fergusonit si lojtari më i mirë i sezonit, është një vlerësim monumental i aftësive të mesfushës defensive të Leiçesterit. Energjia, inteligjenca dhe sakrifica e tij kanë sjellë krahasime me superheroizma. “Nëse planeti Tokë do të kërcënohej nga një asteroid një ditë, unë jam shumë i sigurt se atij do t’ia zinte rrugën Kante”, e vlerësoi legjenda e Anglisë dhe klubit të Leiçesterit, Geri Lineker.

Ndeshje: 31 (4 si zëvendësues)
Gola: 1
Statistika: Ka kryer më shumë ndërhyrje (158) dhe ndërprerje aksionesh (148) se çdo futbollist tjetër këtë sezon.

DENI DRINKUOTËR – 10

Me meritë fitoi një ftesë në përfaqësuesen e Anglisë pas paraqitjeve të tij. Është boshti i skuadrës. Ndërhyrjet e tij kanë trashëguar grintën e një lojtari të Championship-it, ndërsa pasimet e tij kanë klasin e Mançester Junajtid (ka qenë pjesë e moshave të “djajve”). Topi i tij i gjatë për Vardinë është një armë shumë e besueshme, ashtu siç e tregoi edhe ndeshja me Sandërlendin.

Ndeshje: 34
Gola: 1
Statistika: Shtatë asiste mbajnë emrin e tij, pesë prej të cilave për golashënuesin Vardi.

MARK OLLBRAJTON – 10

Lloji i lojtarit dhe personaliteti që ndihmon skuadrën për të fituar tituj: shumë i saktë në atë që bën në fushë dhe me një prezencë pozitive në dhomat e zhveshjes. Topat e tij të zgjuar në hapësirat që çmarkojnë Vardinë kanë qenë karakteristikë e këtij sezoni, ndërsa krosimet e tij të vazhdueshme nga krahu i majtë zakonisht e gjejnë shënjestrën e tyre.

Ndeshje: 33 (3 si zëvendësues)
Gola: 2
Statistika: Ka humbur vetëm 4 ndeshje që kur është rikthyer titullar në formacion sezonin e shkuar, plot 45 ndeshje më parë.

SHINJI OKAZAKI – 10

Puna dhe loja e tij me pasime të shkurtra i ka shpëtuar shpesh radarit të vlerësimeve këtë sezon. Por sulmuesi japonez largohet gjithnjë nga fusha me kilometra me dopioshifra dhe me bateritë e shkarkuara deri në fund. Ndonjëherë ka qenë pak defektoz në finalizim, por ka dhënë kontributin e tij të rëndësishëm edhe përpara portës, siç ishte roveshata që mjaftoi për të gjunjëzuar Njukasëllin.

Ndeshje: 27 (7 si zëvendësues).
Gola: 5
Statistika: Vetëm 3 ndeshje i ka mbyllur të plota në fushë.

XHEMI VARDI – 10

Fantastik që nga sekonda e parë e këtij sezoni, duke vendosur tonin e skuadrës së tij me presingun agresiv dhe dinamizmin e palodhshëm. Ngjitja e tij meritoi skenarin më të mirë për t’u shndërruar në një film hollivudian. Vendosi rekordin duke shënuar në 11 ndeshje radhazi, por edhe shënoi një gol me thembër me Anglinë ndaj kampionëve të botës, Gjermanisë. Sukseseve të tij përpara porte i shtohen edhe 6 asiste.
Ndeshje: 34
Gola: 22
Statistika: Lojtari i parë i Leiçester Sitit që prej Geri Linekerit në sezonin 1984- 1985 që shënon mbi 20 gola në elitën e futbollit anglez.

LEONARDO UJOA – 10

Kontribuoi sa herë ekipi kishte nevojë nga stoli. Shndërroi në gol penalltinë e shtesës ndaj Uest Hemit dhe zëvendësoi denjësisht Vardinë në ndeshjen me kaq presion ndaj Suonsit (dopietë).

Ndeshje: 7 (21 si zëvendësues)
Gola: 6
Statistika: Blerja rekord e klubit (10 mln paund) pritet që të mos mbetet më e tillë këtë verë pas pasurimit të klubit.

XHEFRI SHLUP – 10

E nisi sezonin si mbrojtës i majtë dhe avancoi përpara kur Ranieri kuptoi se i duhej më shumë siguri në mbrojtje. Shënoi një gol vendimtar në fitoren ndaj Noruiçit. Mungoi për 3 muaj në mes të sezonit pas dëmtimit, por u rikthye me shpejtësinë dhe forcën e tij.

Ndeshje: 14 (8 si zëvendësues)
Gola: 1
Statistika: Pjesë e klubit që prej moshës 12-vjeçare.

ENDI KING – 10

Një shërbëtor besnik i klubit. Nuk u ankua kurrë që u ul në stol nga Kante.

Ndeshje: 7 (16 si zëvendësues)
Gola: 1
Statistika: I pari lojtar në histori që fiton titullin e Ligës së Parë, Championship-it dhe Premier Ligës me të njëjtin ekip.

TRAJNERI RANIERI – 10

Erdhi me shumë kritika, por u dha të gjithëve një shuplakë. Pronarët donin vetëm të mbanin klubin në elitë. Por me qetësinë dhe përkushtimin në punë ai u dha diçka më tepër. Kush e quajti të mbaruar, t’i kthejë fjalët mbrapsht për “King” Ranierin.

 

13 ndeshje me të njëjtin ekip

Ollbrajton, Drinkuotër, Fuks, Huth, Kante, Mahrez, Morgan, Okazaki, Shmajkëll, Simpson, Vardi janë formacioni i Leiçesterit që ka startuar 13 herë këtë sezon në Premier Ligë. Asnjë kampione e Anglisë nuk ka pasur një skuadër më të pandryshuar që prej vitit 1993, kur Sër Aleks Ferguson rreshtonte të njëjtën skuadër, të Mançester Junajtid, në 17 ndeshje gjatë një sezoni./PanoramaSport/a.m.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx