Ballina Blog Faqe 9606

Del i pafajshëm, por…. pas 25 vitesh

0

Një 63 vjeçar është shpallur i pafajshëm pas 25 vitesh qëndrimi në burg për përdhunim në vitin 1989. Analiza e re e ADN-së vërteton se ai as nuk ishte në vendin e ngjarjes.

Darryl Pinkins, u burgos në maj të vitit 1991, pasi një grua e akuzoi se ai ishte njeriu që e kishte rrëmbyer atë dhe dhunuar për orë të tëra në një makinë në Hammond, Indiana. Ai kishte deklaruar gjithmonë se ishte i pafajshëm, por të gjitha provat ishin kundër tij.pinkins5

Por tani, nga testet e bëra nga Projekti i pafajësisë në Indiana ka zbuluar se nuk ka prova nga sulmi i dyshuar.

Pas një çerek shekulli në burg, Pinkins ka humbur dhëmbët, tani ai është me diabet, dhe vuan nga tiroidet. Por pavarësisht kësaj, ai u largua i lumtur nga burgu për t’u bashkuar me familjen e tij, shkruan Shqiptarja.com Mes turmës së njerëzve që priste jashtë qëndronte djali 24 vjeçar i Pinkins i cili ka lindur pasi Pinkins ishte burgosur.

‘’Ishte e shkruar që kjo ditë do të vinte, unë e ndjeja’’.- ka deklaruar Pinkins pas daljes nga burgu.

‘’Kishte një ngërç në sistem, dhe unë nuk jam i vetmi në një situatë të tillë. Unë isha fatlum që kisha pas meje një skuadër që me ndihmoi që të fitoja pafajësinë’’.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fituesi do të vendoset në Bernabeu, City- Real përfundon me rrjeta të paprekura (VIDEO)

0

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues. Manchester City dhe Real Madrid kanë luajtur baras 0:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në pjesën e parë nuk kishte shumë raste për shënim, derisa në fundit të pjesës së dytë Real Madridit ka pasur tre raste të mira për gol, por portieri Joe Hart e ka shpëtuar Cityn nga humbja.

Ndeshja e kthimit, e cila do të luhet me 4 maj në Santiago Bernabeu, do të përcaktoj edhe finalistin e Ligës së Kampionëve. /Express.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=VAnGTk2KVWg]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Doni të dini se kur do të martoheni?! Shihni këtë vijë në pëllëmbën e dorës suaj !

0

Vijat në pëllëmbë mund t’ju tregojnë shumë rreth të ardhmes tuaj. Ato madje mund t’ju tregojnë se kur do të dashuroheni apo martoheni. Për të gjetur moshën sipas vijave, duhet të keni parasysh se vija afër gishtit tuaj të vogël konsiderohet si vija që tregon moshën 50-vjeçare.

Nëse shihni më shumë se një vijë, nuk do të thotë që ju do të keni më shumë se një martesë. Vija e martesës është vija më e gjatë që ndodhet midis vijës së zemrës dhe vijës tek baza e gishtit të vogël. Vijat e shkurtra zakonisht përfaqësojnë një dashuri të vogël, ndërsa vija e gjatë përfaqëson martesën.

Nëse vija ndodhet në mes të këtyre dy linjave, atëherë me shumë mundësi do të martoheni rreth moshës 25- vjeç. Më pas, për të llogaritur moshën, duhet të keni parasysh se sa më afër linjës së zemrës të jetë vija, aq më shumë ulet mosha. Ndërsa sa më afërt linjës tek gishti i vogël aq më e madhe do të jetë mosha kur ju do të martoheni.

Nëse vija e martesës në fund ndahet në dy vija, do të thotë që do të keni një martesë me probleme. Këtu mund të përfshihen sëmundjet që mund të ketë partneri, apo ndarjen, shkruan Anabel. Nëse kjo vijë vazhdimisht ndahet nga vija të tjera të vogla, do të thotë që do të keni vazhdimisht probleme dhe mund të divorcoheni.

Nëse vija e martesës arrin tek baza e gishtit të vogël, ju nuk do të keni asnjë martesë në jetën tuaj.  Vija e martesës tregon se do të keni një martesë të mirë dhe të lumtur në momentin që ajo mund të formojë diçka apo të bashkohet me linjën e fatit dhe të zemrës që ndodhet në dorën tuaj.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Videolajm/ Peshku mahnitës me kokë transparente

0

Nuk është e vështirë të dini se çfarë kalon në kokën e një peshku Macropinna Microstoma …, për shkak se koka e tij është tërësisht transparente.  Kjo krijesë interesante është lehtësisht e identifikueshme për shkak të kafkës së saj transparente dhe plot me lëngje, nëpërmjet të cilës ju mund të shihni sytë e tij.

Ai nuk i ka të njëjtë me gjallesat e tjera dhe ju mund të ngatërroheni. Mund të mendoni se sytë janë ato pikat e vogla të ndritshme, që janë në fytyrë, por gaboheni, sepse ato janë thjeshtë hunda e peshkut. Sytë e vërtetë janë dy tuba ngjyrë kafe në kokën e tij, që përfundojnë tek hemisferat jeshile.

Macropinna Microstoma, gjatësia e të cilit është rreth 15 cm, jeton në thellësitë e errëta të oqeanit, në mes të 600 dhe 800 metra nën nivelin e ujit.

Nuk noton si një peshk normal, por mbetet i palëvizshëm në ujë. Macropinna Microstoma u zbulua për herë të parë në vitin 1939, por vetëm në vitin 2004 është fotografuar për së gjalli.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RM9o4VnfHJU?feature=oembed]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrihet drejtësia për 96 fansat e vdekur të Liverpool-it

0

Një juri britanike ka konfirmuar se 96 fansat e Liverpool-it, të cilët vdiqën gjatë fatkeqësisë së Hillsborough-it në vitin 1989, ishin vrarë në mënyrë të paligjshme, raporton BBC.

Sipas jurisë vdekjen e ka shkaktuar dështimi i policisë për të kontrolluar turmën në atë që njihet si tragjedia e Hillsborough-it, transmeton Koha.net. Juria i është përgjigjur me po pyetjes nëse gabimi i policisë ka dërguar në vdekjen e 96 fansave të Liverpool-it në gjysmëfinalen e FA Cup në vitin 1989.

20160426124922916

Incidenti ka ndodhur më 15 prill 1989 në stadiumin Hillsborough të Anglisë, në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup ndërmjet Liverpool-it dhe Nottingham Forest-it.

Policia ka lejuar që të futën në stadium më tepër tifoz se që duhej, ndërsa duke e ndrydhur njëri-tjetrin kishin vdekur 96 tifozë të Liverpoolit, ndërsa 766 të tjerë ishin lënduar.

Për shkaktimin e këtij incidenti ishin akuzuar tifozët e Liverpool-it, dhe pas një beteje shumëvjeçare të familjeve të viktimave dhe klubit të Liverpool-it është arritur në konstatimin se policia është fajtore për shkaktimin e kësaj tragjedia.

20160426124913214

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Çmendet” Volvo, ja interieri super-luksoz i limuzinës së saj të re

0

Kompania Volvo ka prezantuar konceptin e interierit të limuzinës së saj të re S90 në version super-luksoz Excellence, i cili është projektuar për të siguruar të gjitha gjëra të nevojshme për pasagjerin në ulësen e djathtë në pjesën e pasme.

volvo3

Ulësja e përparme e djathtë ka një konzolë multi-funksionale, e cila ndër të tjera përfshinë një ekran të madh. Ky ekran, përveç argëtimit, mund të përdoret edhe si monitor kompjuteri dhe gjatë drejtimit interieri i kësaj limuzine mund të shndërrohet si një zyre pune.

volvo2

Sa për freskim, në këtë limuzinë gjendet edhe një frigorifer i vogël në pjesën qendrore të ulëseve të pasme, ndërsa funksionet për kondicioner dhe ulëset mund të rregullohen përmes një pajisje të veçantë e cila gjendet në pjesën qendrore tek mbështetësit e dorës, transmeton Koha.net.

volvo4

Volvo thotë se ideja për këtë koncept të ri të interierit për modelin S90 i ka ardhur pas reagimeve pozitive që ka marrë për konceptin e ngjashëm Lounge Console të interierit të SUV-it XC90.

 

 

“Këtë herë, përveç përmbajtjes së shumëllojshme luksoze, kemi dashur që interieri të marrë formën e një vepre të artit – skulpturë”, thotë kompania Volvo.

volvo7

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

(FOTO) Angela Martini zyrtarizon lidhjen e re!

0

Ajo pothuajse çdo muaj përflitet për lidhje të mundshme. Milionerë, biznesmenë, sheikë e shpeshherë edhe miq të saj janë target i mediave, që spekulojnë për partnerët e mundshëm të Angela Martinit. Kjo e fundit, shpesh edhe i përgënjeshtron, mirëpo raportime të tilla në shumicën e rasteve harrohen brenda pak kohësh.

l_1461647467-3969585-1

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

(VIDEO) Majlinda Kelmendi: Ja pse nuk dua të kem të dashur

0

Majlinda Kelmendi është pa dyshim sportistja më e suksesshme në histori të sportit shqiptar. Xhudistja pejane është kampione e botës dhe së fundmi edhe e Evropës, duke regjistruar rezultate të paarritura ndonjëherë nga sportistët shqiptarë.

Ajo sapo është kthyer nga Rusia ku para disa ditësh u shpall kampione e Evropës në xhudo, përcjell Zëri. Gazeta “Zëri” ka biseduar me Majlinden kohë më parë për shumë tema, në mesin e të cilave nëse ka kohë për dashuri. Më poshtë e keni një pjesë të intervistës me video.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qsOpvWgwgY4]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 26 Prill

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 26 Prill – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx