Rrjeta e kabllove qe varej nëpër shtylla në rrugët e qytetit Fierit është rrëzuar përtokë. Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor te Bashkisë ka nisur me qendrën, aty ku do te zbatohet dhe projekti i shëtitores së re dhe lulishtes me sipërfaqe prej 4 hektarësh.
Pas shkatërrimit te mbi 100 objekteve të paligjshme anës shtratit të lumit Gjanica, kjo është nje tjetër ndërhyrje që synon lirimin e hapësirave publike. Edhe në Durrës Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Fadromat do te rrafshojnë kioskat, muret rrethuese apo reklamat e bizneseve private në anët e rrugës dytësore Plepa-Kavajë për te vazhduar deri në Vlorë. Në listë për t’u shembur deri tani janë rreth 300 objekte te paligjshme
Vijon prishja e objekteve te paligjshme
Egje,tjeter tragjedi
6 emigrante, mes te cilëve edhe nje fëmije gjeten vdekjen pas mbytjes se një varke ne ishullin grek Kos. Ata ishin pjese e një grupi prej 10 vetesh qe udhëtonin nga Turqia, nje prej te cilëve arriti te mbijetonte, duke mbërritur me not ne breg. Rojat bregdetare vijojnë kërkimet per emigrantet e tjerë, qe rezultojnë te zhdukur. Kjo tragjedi e radhës ne Mesdhe vjen pas asaj te se premtes se shkuar, ku pas përmbysjes se dy barkave humben jetën 45 emigrante. Ne muajin e pare te vitit, vala e emigranteve drejt ishujve greke nuk është ndalur dhe sipas Organizatës se Emigracionit Ndërkombëtar, ne ketë vend kane mbërritur 45 mije refugjate.
Donald Trump nuk perballet ne debatin televiziv
Donald Trump ishte nder kandidatet republikane qe kane ngjallur me shume debate gjate fushatës se deritanishme elektorale për president te SHBA, por ai ka vendosur ta bojkotoje debatin e fundit televiziv. Shkak është bere përplasja me moderatoren e Fox News ne debatin e pare gushtin e kaluar dhe tashme mulitmiliarderi mendon se ajo nuk do ta trajtonte ne mënyrën e duhur, nëse do te merrte pjese. Lajmin e mungesës se Trump ne debatin e se enjtes ne Iowa, ku me 1 shkurt do te mbahen zgjedhjet paraprake, e dha menaxheri i fushatës se tij elektorale. Me herët Trump kishte deklaruar se moderatorja nuk mund te luaje me te siç mund te beje me rivalet e tij, qe do t’i shohë se c’vleresime do te marrin. Megjithatë ne kohen kur do te mbahet debati, Trump do te zhvilloje nje takim ne Iowa per te mbledhur para per veteranet e plagosur. Vendimi i papritur i Trump e nxiti rivalin e tij kryesor, senatorin e Teksasit, Ted Cruz ta sfidoje ne nje tjetër debat koke me koke. Ne mungese te Trump qe ka thelluar shkëputjen nga kundërshtaret ne sondazhet, 7 kandidatet e tjere republikane per president do te përpiqen te fitojnë pike ne debatin e fundit ne mënyre qe te bindin votuesit.
“Transparency International”:Shqiperia e 88-a
Shqipëria shënon progres ne luftën kundër korrupsionit. Organizata “Transparency International” publikoi “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, ku vendi ynë renditet i 88-in mes 168 shteteve. Shqipëria gjendet ne mesin e tabelës me 38 pike. Raporti vëren përmirësim krahasuar me 2014-en, kur Shqipëria pozicionohej ne vendin e 110. Megjithatë, ajo renditet me poshte se shumica e vendeve te rajonit. Indeksi mat nivelin e perceptimit qe qytetaret kane për korrupsionin ne sektorin publik dhe vendet me numrin me te madh te pikëve jane ato me nivelet me te ulëta te tij. Pavarësisht përmirësimeve te vërejtura ne raport, korrupsioni konsiderohet plage edhe per shoqërinë shqiptare. Ne raport progresin e fundit per Shqipërinë nëntorin e kaluar, Bashkimi Europian vlerësoi arritjet ne luftën kundër korrupsionit, por kjo lufte mbetet nje nga prioritetet kyçe per anëtarësimin e vendit, veçanërisht persa i përket hetimit dhe ndëshkimit te zyrtareve te korruptuar ne te gjitha nivelet
Flet shqiptari i “Audit të verdhë” qe iu iku 2 LAMBOVE te policis Italiane: Dua të iki, kam frikë se do më vrasin
Dua të iki nga këtu. Kam frikë! Dua të kthehem në Shqipëri”! Ky është rrëfimi i Altin Palokës, 20-vjeçarit shqiptar i cili u kap si i dyshuar i bandës së grabitësve që udhëtonin me “Audin” e verdhë dhe janë ndjekur gjatë fundjavës nga policia italiane. Të premten ishte afati i fundit i urdhrit të autoriteteve italiane që Altini të ekstradohej në vendin tonë.
Ai kishte vetëm dy mundësi, të hipte në traget dhe të ikte në Tiranë apo të fshihej si klandestin në Itali. Por pasi u arrestua nga policia, 20-vjeçari shqiptar duket se nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje.
Jeta e këtij djali ndryshoi papritur të shtunën në mëngjes, deri në pikën që tani Altini kërkon dhe lutet me të vërtetë, që të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. “Kam frikë se dikush më njeh dhe më vret”, thotë ai.
Ai, në një farë mënyre, është një viktimë e “Audit” të verdhë, makina që për më shumë se një javë shpërndau panik përgjatë autostradave në verilindje të Italisë. “Corriere” shkruan se në bordin e saj ka banditë të rrezikshëm dhe se, Altin Paloka dyshohej si njëri prej tyre.
Fotoja e tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ai së bashku me dy miqtë e tij priste në një karburant pranë makinës së verdhë. Kjo bëri që fytyrat e personave të zinin faqen e parë të medieve si persona në kërkim në Itali.
Pranë fotos thuhej: “Ja fytyrat e tre të kërkuarve” Por tre djemtë në foto, në fakt, nuk kanë të bëjnë me grupin e “Audit” të verdhë. “Unë isha ende duke fjetur, kur mora një telefonatë nga disa miq nga Shqipëria që më pyesnin çfarë kisha bërë, pasi fytyra ime ishte në të gjitha televizionet”, thotë Altini.
Nëna e tij shpërtheu në lot dhe u sëmur. Tani ajo është shtruar në spital. Shqiptari në atë kohë ishte vendosur në Forli dhe i telefonoi Indritit, kushëririt që jeton në Torino, i cili në muajt e fundit e ka mbajtur atë në shtëpinë e tij.
“Më shpjegoi se kishte përfunduar në një problem të madh, kur e kuptova, i thashë atij që të takohet me mua menjëherë, sepse unë do ta ndihmoja për ta nxjerrë jashtë”, shpjegon Indriti. Kushërinjtë iu drejtuan avokatit Wilmer Pergw. “Ne u takuan në Piazza Castello dhe Altini më tha mua që kishte frikë se dikush do ta njihte atë dhe do të vendoste të bënte vetë drejtësi” “Unë kurrë nuk kam parë një “Audi” të verdhë.
Ky imazh është bërë një vit më parë, kur ne u ndaluan për disa kontrolle në stacionin “Mestre”. Por askush prej nesh s’ka të bëjë me këta banditë. Këto ditë isha në Forlì, ndërsa miqtë e mi janë në Shqipëri, një prej tyre madje është në burg”, thotë Altini. Ai u gjet më 13 janar me vizë të skaduar, ndërsa aktualisht synon të lërë Italinë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ka frikë se mund ta vrasin
Arrestohet shqiptari me 72 doza kanabis
Në pranga ka rënë Xhulian Haxhillari, 23 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr 3 në qytetin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Odeon”, si edhe gjatë kontrollit në banesën e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 71 doza, me bimë narkotike kannabis.
Sipas bluve, 10 nga dozat e drogës u gjetën në trupin e 23-vjeçarit, ndërsa 61 të tjera në banesën e tij.
Dyshohet se këto doza, shtetasi Xhuljan Hoxhallari, do t`i shpërndante në qytetin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
6 gabimet më të zakonshme që i bëjmë me kondomë (FOTO)
Pavarësisht fakteve dhe kampanjave të ndryshme që mos përdorimi i kondomit mund t’i shkaktoj gjërat e lart cekura, duket se çiftet nuk do ta kuptojnë këtë asnjëherë, ndoshta për shkak të pasionit ose çfarë do qoftë.
Mirëpo, lajmi.net i sjellë për ju 6 gabime shumë të zakonshme që njerëzit i bëjnë me kondom, e për të cilat duhet të keni kujdes herën tjetër!
1) Ta vësh atë mbrapsht
Kjo gjë ndodhë mjaftë shpesh, mirëpo për të mos e bërë këtë gabim ju e vëreni që nëse e futni atë me vështirësi atëherë është gabim, raporton lajmi.net.
2) Vënia e dy kondomëve
Disa njerëz thonë se vënia e dy kondomëve ju bën më të sigurt dhe është më efektive.
Mirëpo, faktikisht vënia e vetëm një kondomi është më efektive sesa vënia e dy kondomëve, kjo pasi që dy kondom mund të rrëshqasin dhe të grisen.
3) Vënia e kondomit shumë herët
Asnjëherë mos e vëni kondomin në një penis pa ereksion të plotë pasi që as seksi nuk do të jetë i mirë, e veç kësaj edhe gjasat për grisjen e kondomit do të rriten, transmeton lajmi.net.
4) Përdorimi i kondomëve pa afat
Nëse ju nuk pini qumësht pa afat, apo nuk hani djathë pa afat, atëherë pse të përdorni kondom pa afat?
5) E blini madhësinë e gabuar
Për shkak se meshkujt kanë qejf ta mbivlerësojnë veten e tyre, ata blejnë kondomë të madhësisë së lart pavarësisht se penisin nuk e kanë aq të gjatë.
Mirëpo, ky është një gabim i madh pasi që nëse kondomi është më i vogël ai mund të griset, ndërsa nëse është shumë i madh ai mund të hiqet nga penisi juaj, raporton lajmi.net.
6) Ri-përdorimi i një kondomi
Ri-përdorimi i të njëjtit kondom është një gjë aspak higjienike.
Shumë baktere shpërndahen e që mund të bëjë të fitoni sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme. /lajmi.net
– See more at: http://lajmi.net/6-gabimet-me-te-zakonshme-qe-i-bejme-me-kondome-foto/#sthash.TzIkwtSp.dpuf
360° Gradë -PIKIATA E ÇMIMIT TË NAFTËS
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -PËRKUJTOHET 97 VJETORI I VDEKJES SË ISMAIL QEMALIT
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -MILANI NDALET SËRISH NË BARAZIM
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
