Ndërkohë Londra ka lajmëruar se do të pranojë fëmijë që vijnë nga Siria me kushtin që të mos kenë kaluar tranzit në asnjë vend tjetrë të BE.
Britania e Madhe ka dakordësuar me OKB për të identifikuar raste të veçanta të minorenëve që vijnë nga Siria dhe nga vende të tjera të konfliktit.
Kryeministri Cameron ka bërë gati planin për të pranuar 3 mijë minorenë.
Ndërkaq Maqedonia ka mbyllur kufijtë me Greqinë për emigrantët dhe klandestinët. Gati 2 mijë e 600 emigrantë janë bllokuar në teritorin grek.
Londra do pranoje femijet siriane, Maqedoni mbyll kufijtë me Greqinë
Lajm fantastik për Zidanin (Foto)
Gareth Bale i është rikthyer stërvitjeve me topin
Real Madridi ka marr një lajm shumë të mirë në mëngjesin e së enjtes pasi ylli i skuadrës, uellsiani Gareth Bale, i është rikthyet stërvitjes me topin.
Mediat spanjolle raportojnë se rikuperimi i Bale është duke shkuar më mirë saqë pritej.
Sipas Marca, Bale shumë shpejt do të rikthehet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës teksa mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 shkurtit që Real Madridi e zhvillon me Romën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Hakeri kosovar rrezikon 35 vjet burg
Hakeri nga Kosova, Ardit Ferizi, i cili është akuzuar për vjedhjen e të dhënave të 1 mijë e 300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe dërgimin e tyre te ISIS, është paraqitur në një gjykatë të Virxhinias. 20 vjecari është përballur me akuzat e terrorizmit dhe cenim të sigurisë së ushtareve amerikane. Ai rrezikon të dënohet me 35 vjet heqje lirie. Ferizi është ekstraduar në SHBA nga Malajzia, pasi u arrestua në tetor të vitit të kaluar. Hakeri nga Kosova kishte hyrë në një server kompjuterik dhe arriti të vjedhë të dhënat personale të ushtarëve amerikanë dhe i ka vënë më pas në dispozicion të militantëve të shtetit islamik. Prokurorët federal ne Shtetet e Bashkuara thanë se 20-vjecari Ardit Ferizi ka përdorur emrin e koduar “The directory” dhe ka drejtuar një grup të hakerëve të njohur si “The kosova hacker’s security”, i cili është përgjegjës per nje sere sulmesh dhe ne faqe te tjera zyrtare institucionesh.
Debat për koncesionet në Kuvend
Betejën e saj kundër koncesioneve te dhëna nga qeveria opozita e zhvendosi ne seance plenare. Sulmin ndaj qeverise e ka udhëhequr si zakonisht te enjteve Sali Berisha, i cili ka shmangur akuzat për LSI e ka folur per qeverinë Rama-Kokedhima. Por kryeministri Edi Rama i ka kujtuar se ne kohen kur drejtonte vendin Berisha ne 8 vite ka dhëne 173 koncesione, ndërsa kabineti i drejtuar prej tij ka dhene vetem 14. Por mbrojtja e kryeministrit nuk i ka penguar demokratet te akuzojnë ministrin Beqaj per korrupsion. Kritikat per koncesionet jane boshti i sulmeve te opozitës kundër qeverise Rama, pasi sipas demokrateve këto koncesione u janë dhene klientëve te kryeministrit e qytetaret nuk kane përfituar asnjë shërbim te përmirësuar.
Benzema përsëri në Gjykatën e Versalles
Karim Benzema është deklaruar për herë të dytë në Gjykatën e Versalles.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, vazhdon të jetë i ngarkuar për çështjen “Valbuena”.
Sipas “La Parisien”, Benzema është thirrur përsëri nga gjyqtari Nathalie Boutard.
Deri më tani as suluesi i Realit e as avokati i tij nuk e kanë dhënë asnjë deklaratë në shtyp rreth çështjes.
Benzema kërkon ta zgjidhë këtë proces sa më shpejtë, pasi që Kampionati Evropian 2016 po afrohet.
Investime te reja per gjelberimin ne Berat
Tetë milionë lekë për gjelbërimin në rrugën e re të Beratit, së shpejti realizohet dhe ndriçimi i dëmtuar dy herë. Apelohen qytetarët për ruajtjen e hapësirave publike
BERAT- Një fond prej tetë milionë lekë të vjetra ka investuar bashkia e qytetit, me të cilat Ndërmarja e Gjelbërimit ka mundësuar mbjelljen e 100 pemëve të reja.
Segmenti nga vendi i quajtur “Ypsilon”, në drejtim të Urës së Velabishtit është gjelbëruar për herë të dytë, pasi pemët e para të mbjella u dëmtuan nga ana e vetë qytetarëve. Për të inspektuar sot përfundimin e punës në këtë rrugë të re, e ndërtuar së fundmi, kanë qënë përfaqësues të bashkisë, prefekturës dhe ndërmarrja përkatëse. Nënkryetari i bashkisë, për shërbimet publike, Bledar Blana, bëri me dije se pas investimit për gjelbërimin do të zgjidhet dhe problemi i ndriçimit në këtë zonë, i cili është realizuar dy herë, në vitet 2009 dhe 2013, por që është vjedhur. “Ndërmarja e Shërbimeve Publike, është riorganizuar, po bëhet gati skema për të sjell ndriçimin në ato lagje, ku ajo mungon, pasi është dëmtuar, ose është vjedhur. Politikat tona janë që çdo lagje do të ketë ndriçimin e duhur, tashmë ndërmarja ka dhe një mjet, tip autokull, për të bërë rimontin e duhur atje ku ka dëme,” bëri me dije nën/kryetari i bashkisë.
Drejtori i Ndërmarjes së Gjelbërimit siguroi sot se puna e nisur për mbjelljen e pemëve të reja do të vazhdojë. “Puna me gjelbërimin do të vijojë me aksin rrugor nga Dogana në drejtim të vendit të quajtur “Ypsiloni”, ku do të mbillen 50 rrënjë kumbulla të kuqe, dhe më pas do të vazhdohet deri në afërsi të Urës së Goricës, ku do të mbillen 50 pemë të tjera të quajtura fotini”, tha drejtori i Ndërmarjes së Gjelbërimit, Ardit Hoxha.
Kryetari i rajonit me numër 1 Mirel Konomi, nga ana tjetër i bëri thirrje qytetarëve, banorëve të këtij rajoni që të ruajnë hapësirat publike. “Ky segment ka qënë i ndriçuar që në vititn 2009, por që është dëmtuar, po kështu dhe në 2013 është ndriçuar sërisht, mendojë që ne nuk duhet të arrijmë më në këtë fazë, pasi dhe bashkia nga ana e saj do të marr të gjitha masat për ruajtjen e investimeve, por dhe nga ana tjetër qytetarët duhet të ndërgjegjësohen”, tha kryetari i rajonit.
Juventus tiumfon serisht
Juventus shpartalloi ne takimin e pare gjysmëfinal te kupës se Italisë, Inter me rezultatin e thelle 3-0 duke hipotekuar nje vend për ne finale. Protagonisti i mbrëmjes ne Juventus Stadium, Morata i cili gjen rrjetën pas 115 ditëve. Ne minutën e 36 spanjolli shënoi nga pika e bardhe për te dyfishuar rezultatin ne pjesën e dyte. Inter ne nje mbrëmje te erret plot me dyshime per vlerën e saj, ne 20 minutat e fundit mbeti me 10 lojtare, ndërsa ne minutën e 83 Dybala shënoi golin e trete për zonjën e vjetër
Fitore me përmbysje per Manchester City qe pret nje bilete per ne finalen e Kupës se Ligës, atje ku ne 28 shkurt do te përballet me Liverpul. Ne Etihad Stadium skuadra e pelegrinit mundi Everton 3-1, duke e bere te pavlefshme humbjen 1-2 ne takimin e pare. Ne disavantazh pas rrjetës se Barkley, Citizens jo vetëm barazuan me Fernandinjo, por shënuan me pas me De Bryjne dhe Aguero.
Paris Sg tregoi edhe njëherë forcën ne Francë, teksa arriti finalen e Kupës se Ligës. Ne gjysmëfinale parisienët jo me formacion te plote munden Tuluzen 2-0. Ne Park De Prince vendosen golat e argjentinasve Laveci dhe Di Maria, ndërsa miqtë nuk arritën te shënonin golin e nderit ne minutën e 89 nga pika e bardhe e penalltisë. Ne finale, skuadra e Lorent Blank do te përballet me Lile 
Arrestohet 37 vjeçari, iu gjetën 146 kg kanabis
Policia e Vlorës ka njoftuar goditjen e një baze kriminale që merrej me shfrytëzim prostitucioni. Policia qytetit bregdetar, në kuadër të operacionit “Minorenia”, kanë arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve janë femra.
Bëhet fjalë për 39 vjeçaren Laureta Alili, 20 vjeçaren Xhoana Çelaj dhe 21 vjeçarin Klaudio Kovaçi, të tre banues në Vlorë.
Sipas policisë, tek Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Laureta Alilit, e cila është arrestuar duke shfytëzuar për prostitucion Xhoana Çelajn kundrejt një vlere prej 5 000 lekë (para’ që jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje).
Është ndaluar edhe Klaudio Kovaçi, i cili shfytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij, Xhoana Çelajn.
Krim i tmerrshëm: Vëllai seks me motrën e cila lindi fëmijë, e që u vranë nga nëna dhe gjyshja.
Policia në Republikën Serbe ka arrestuar V.B. nga fshati Trnjani dhe vajzën e saj S.B. 26 vjeçe të dyshuara për vrasjen e tri bebeve të lindura nga S.B. Janë arrestuar gjithashtu edhe tre meshkuj, prindër të bebeve.
Të dyja sipas gazetës serbe “Blic” janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e dy djemve dhe një vajze. V.B. akuzohet se ka vrarë dy fëmijë të posalindur, transmeton lajmi.net.
aa
Njëri nga të arrestuarit, i cili dyshohet se është edhe prindi i njërës nga bebet e vrara, është edhe vëllau i nënës së bebes. Pra, njëra nga bebet dyshohet të ketë ardhur në jetë si rezultat i marrëdhënies seksuale motër-vëlla.
aaa
S.B. i kishte lindur fëmijët në vitet 2011, 2013 dhe 2015. Nëna e saj dyshohet se i kishte vrarë dy foshnjet e posalindura, dhe një tjetër ishte vrarë nga vetë S.B. Foshnjat besohet të jenë varrosur në një arë rreth 300 metra largë shtëpisë
Plani “B” i opozitës për rrëzimin e Qeverisë
Nëse Qeveria nuk reflekton deri në protestën e 17 shkurtit, opozita e bashkuar po planifikon të organizojë protesta të përditshme, duke ia rritur kështu presionin ekzekutivit për të dhënë dorëheqje.
Partitë opozitare i kanë dhënë afat kryeministrit, Isa Mustafa, deri më 17 shkurt që të japë dorëheqje dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, në të kundërtën do ta aplikojnë planin “B” për rrëzimin e Qeverisë.
Sipas opozitarëve, nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të përditshme.



