Ballina Blog Faqe 9825

1000 muzikantë u mblodhën në një vend, me një kërkesë shumë të veçantë [VIDEO]

0

Grupi i cili është emëruar ‘Rock 1000’ e ka organizuar ngjarjen dhe ka mbledhur fonde për ngjarjen dhe videon për më shumë se një vit.
‘Foo Fighters’ janë rock-grup legjendarë, aq legjendarë përderisa qindra njerëz: tupanxhi, basistë, gitaristë dhe këngëtarë u bashkuan në një vend në qytetin Cesena për të performuar një nga këngët më të njohura të grupit ‘Learn to Fly’, me shpresën që kjo performancë do t’i bindë grupin ‘Foo Fighters’ për të dhënë një performancë në këtë qytet.

Në fund të performancës, njëri nga organizatorët e kësaj ngjarje Fabio Zaffagnini, kishe një mesazh për ‘Foo Fighters:

“Besoj se kjo video to të shihet nga një numër shumë i madh i njerzve anembanë Botës, por thënë të vërtetën kjo i drejtohet vetëm 5 personave;

Pra, Chris, Pat, Nate, Taylor dhe Dave Grohl ‘Foo Fighters’. Italia është një vend ku ëndrrat nuk realizohen aq lehtë, por ajo është një vend i pasionit dhe kreativiteti, dhe kjo që kemi bërë këtu është një mrekulli e vërtetë.

1000 njerëz, 1000 rokerë, të cilët kanë ardhur nga i gjithë vendi, me shpenzimet e tyre. Dhe ata e bënë këtë vetëm për një këngë, këngën tuaj. Pra kërkesa jonë është, që ju ‘Foo Fighters’ të vini këtu dhe të mbani një koncert për ne, këtu në Cesena.”
‘Foo Fighters’ janë shumë të njohur për mos-zhgënjim të fansave, dhe menjëherë ata e kanë publikuar videon në llogaritë e tyre zyrtare në media sociale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Instruktorja e fitnesit që ua kalon të gjithave me ‘twerking’ [Video]

0
alë performancës energjike të Miley Cyrus me Robin Thicke në VMA 2013, fjala ‘twerking’ tani është një fjalë e famshme në botë.

Dhe lëvizja e tillë e vallëzimit me prapanicë është duke u bërë gjithnjë e më e popullarizuar në botë.

E fundit që i ka mahnitur të gjithë është një instruktore fitnesi e quajtur Lexy Panterra.

Lexy, që është nga Kalifornia, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në botë falë kanalit të saj në YouTube, ku ajo ka ndarë videon e aftësive të saj mbresëlënëse në ‘twerking’.

Shikojeni videon:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E shkatërroi makinen Porsche që kushton më shumë se 1 milion euro, sepse … [VIDEO]

0
Kjo video është xhiruar në Shën Tropez, ku vozitësi i kësaj Porsche Spyder 918, derisa po tregohej krenar me luksin e tij nuk i’u deshtën më shumë se disa sekonda dhe ai u ndesh me një veturë tjetër.

Kjo video është xhiruar në Shën Tropez, ku ngare  Porsche Spyder 918, derisa po tregohej krenar me luksin e tij nuk i’u desh shumë se disa sekonda dhe ai u ndesh me një veturë tjetër, e kur e kemi parasysh se çmimi i një Porsche Spyder 918 sillet mbi 1 milion euro, me siguri se i ka shkaktuar dhimbje koke  pronarit të saj, shikojeni videon e momentit kur ka ndodhur ngjarja.

https://www.youtube.com/watch?v=7Sl5vUOP5a0

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkencëtarët zbulojnë sekretin e statujave në Ishullin e Pashkëve

0
Kishin mbetur mister për shumë shekuj me radhë, por statujat gjigante prej guri në forma të ndryshme të shpërndara në Ishullin e Pashkëve duket se janë zbuluar se çfarë fshehin nëntokë.

Siç edhe thonë shkencëtarët, ato janë edhe më mbresëlënëse dhe më misterioze se sa kur i keni parë për herë të parë.

Shkencëtarët kanë zbuluar në fakt se këto koka gjigante kanë edhe trupat e tyre të fshehur thellë nën tokë.

Statuja më e madhe është 30 metra e gjatë dhe peshon rreth 82 ton. Versioni i përfunduar i saj është 70 metra e gjatë dhe 270 ton e rëndë.

Kjo është me të vërtetë një statujë e rëndë! Shumë prej këtyre skulpturave ishin vendosur në vende të ndryshme rreth ishullit. Ato përfaqësojnë siç duket paraardhësit e njerëzve të atij vendi dhe hyjnitë.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ky është droni i Facebook që do të sjellë internet në të gjithë botën (Foto)

0

Facebook thotë se do të fillojë testimet e këtij droni solar me krahë të një Boeing 737, për të përmbushur qëllimin e sjelljes së internetit në pjesët e botës ku nuk ka qasje.
Inxhinierët e rrjetit gjigant social thonë se e kanë ndërtuar tashmë një dron me krahë 140m që peshon më pak se 800kg.
Ai do të përdorë lazerët për të dërguar sinjale të internetit në stacionet poshtë në tokë, transmeton Lajmi.net.
“Jam shumë i emocionuar të ju njoftoj se kemi përfunduar ndërtimin e dronit të parë të këtij lloji, si pjesë e projektit tonë Internet.org”, tha Mark Zuckerberg.
Droni, i quajtur Aquila, është një aeroplan i cili dërgon lidhje të internetit nga qielli në tokë. Ka krahë të një aeroplani Boeing 737, por peshon më pak se një veturë dhe mund të qëndrojë në ajër për disa muaj të tërë.
Projekti është pjesë e planeve të Facebook për të sjellë internetin tek miliona njerëz të cilët jetojnë në regjione ku nuk ka shërbim të internetit.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

10 gjërat misterioze të cilat nuk mund të shpjegohen (Video)

6
Tregimet prapa këtyre fotografive janë të panjohura.

Sidoqoftë, ka shumë teori prapa secilës prej tyre. Nëse dëshironi të ndani opinionin tuaj mbi këto, mund të komentoni më poshtë.

Në këtë video që përmbledhë disa fotografi dhe pamje të tjera ju do të mund të shihni një plakë misterioze që ishte shfaqur kudo ku ishte John F. Kennedy, deri ditën e vrasjes së tij.

Se a kishte ‘ajo’ gisht në këtë vrasje CIA kurrë nuk e gjeti dhe nuk e zbuloi.

Ju gjithashtu do të mund ta shihni sjelljen e çuditshme të një vajze në një ashensor, të kapur nga kamera e ashensorit – ku më pas ajo ishte gjetur e vdekur.

Kjo video ishte publikuar më 20 korrik 2014, dhe ka 41 milionë shikime.

https://www.youtube.com/watch?v=TU5rtGDaE9Y

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° grade – REALI I MADRIDIT, KLUBI ME I PASUR NE BOTE

0

https://www.youtube.com/watch?v=m-p4pJf7cUU

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° grade – DJALI I GADAFIT DENOHET ME VDEKJE

0

https://www.youtube.com/watch?v=Ebgr4oumyaY

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tahiri: Nga shtatori burg për këdo që pret pyjet, s’ka më gjoba

0

TIRANË – Janë me qindra qytetarët të cilët i kanë sjellë dëme mjedisit duke prerë pemët, por nga shtatori do të duhet të mendohen mirë para se të kryejnë këtë paligjshmëri. Kjo pasi qeveria do të amendojë Kodin Penal dhe dënimi për të gjithë personat që dëmtojnë pyjet do të jetë vetëm me burg. Aktualisht Kodi Penal parashikon dënim me gjobë ose burg për masakrat pyjore që kryhen nga dora e njeriut, por asnje prej kundravajtesve deri me tani nuk e kishte prekur qeline.

Këtë iniciativë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë prezantimit të nismës më të re për monitorimin e pyjeve përmes vendosjes së kamerave.  Ministri Tahiri tha se pavarësisht personave të shumtë që policia ka arrestuar asnjë prej tyre nuk ka bërë burg, por vetëm janë gjobitur. Kjo sipas Tahirit ka ndodhur për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

“Prerja e paligjshme e pyjeve është një krim shumë i rëndë, ndoshta dhe pse shumë i heshtur për vëmendjen e elitës, vret të ardhmen e fëmijëve tanë.  Vjet bëmë një memorandum bashkëpunimi mbi të cilin Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit duhet të çonin para përgjegjësisë të gjithë at që kërcënojnë të ardhmen e vendit tonë duke dëmtuar pyjet. Ne kemi vetëdijen e plotë për gjithçka ka ndodhur në këto vite më shumë se në 2 dekada me lloj-lloj kriminelësh që kanë shëmtuar thuajse në mënyrë të pariparueshme vendin tonë duke masakruar pyjet. Për ta shbërë këtë masakër duhet t’i rrimë ditë për ditë pas punës për të siguruar fondin tonë pyjor. Janë me qindra rastet që kemi çuar njerëz par drejtësisë, duke transportuar dru nga pemë që i kanë prerë në mënyrë të paligjshme. T’i marrësh së bashku janë zero ditët që kanë bërë ata në burg. Kodi Penal e sheh prerjen e pyjeve si një ndër veprat penale që dënohen me gjobë ose burg, dhe në të gjitha rastet për shkak të korrupsionit, paaftësisë ose mungesës së vetëdijes, nga sistemi i drejtësisë ata që arrestohen nga policia për prerjen e drunjve nuk bëjnë burg. Nga shtatori do ta amendojmë Kodin penal, të ashpërsojmë dënimet për ata që presin drunjtë, nuk do ketë më gjobë, por ka vetëm burg. Pa asnjë dyshim ka punonjës policie që mbyllin sytë para makinave me drunj, ashtu siç ka edhe inspektorë që mbyllin sytë. Qeveria ka zgjedhur një rrugë me dy shina që në fund të procesit na garanton një balancë më të mirë dhe mundësi më të mirë për të ruajtur pyjet”, u shpreh ministri Tahiri.

Pajisja me kamerave është bërë tashmë në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër dhe pritet që më tej të shtrihet edhe në qarqe të tjera. Sistemi është me bateri dhe lehtësisht i çmontueshëm, çka krijon mundësinë që të spostohet dhe të vendoset në një zonë tjetër. Zonat pyjore që shkelësit e ligjit zgjedhin të dëmtojnë janë kryesisht larg qendrave të banuara, dhe vendosja e kamerave është parë edhe si një mundësi për të shmangur përplasjet mes inspektorëve të cilët gjenden të vetëm përballë kundravajtësve.
[Video]

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° grade – KINE, TREGJET FINANCIARE VIJOJNE TE JENE NE RENIE

0

https://www.youtube.com/watch?v=fq5tucexxUw

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx