E hënë, Prill 27, 2026
Ballina Aktualitet Një ditë para protestës në Selinë blu, ashpërsohen tonet mes palëve, Floriana...

Një ditë para protestës në Selinë blu, ashpërsohen tonet mes palëve, Floriana Garo sulmon Gazment Bardhin

0
80

Pak orë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për largimin e Lulzim Bashës nga selia blu, duket se janë ashpërsuar tonet mes mbështetësve të dy kaheve.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin, duke e quajtuar një “gaztor të shoqatës ‘Humbim për të fituar’”.

Sipas Floriana Garos, Gazment Bardhi sot ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë një ditë më parë nga Basha i cili mohoi ‘bunkerizimin’ e PD-së por Bardhi sot e pranoi. Së fundmi, Floriana Garo tha se Lulzim Basha dhe bunkerizimi që i ka bërë PD-së merr fund ditën e nesërme.

Postimi i Floriana Garos

Nje dite nga protesta per c’bunkerizimin e PD, gaztori i shoqates “Humbim per te Fituar” Bardhi u detyrua te pergenjeshtronte publikisht Lulzim Braven duke pranuar se selia e PD eshte bunkerizuar per te ruajtur karrigen e thyer te deputetit Brava dhe pazaret e tij te pista me koncesionet e Edi Rames!

Sic eshte bere e qarte per te gjithe tashme jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, deputetit Peng-Basha i ka mbetur ne dore vetem brava, vula dhe dera per te vazhduar pazar-humbjet e tij me Edi Ramen!

Neser kjo merr fund! Shtepia e lirise nuk do jete kurre bunker i pengut te qeverise! Ajo u perket te gjithe demokrateve pavaresisht bindjeve apo qendrimeve te tyre. Deputeti Brava mund te bunkerizoje shtepine e tij, madje dhe te strehoje aty mercenare te armatosur me apo pa maska por kurresesi shtepine e demokrateve te lire! Ora e lirise po afron! Neser fillon rrugetimi yne i perbashket drejt FITORES!

Zjarr Tv Ad