Ballina Blog Faqe 22

“Edi Rama është i dëshpëruar”, Shehaj: Protesta ka mbetur e pakapur dhe qytetare

0

Deputeti dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se edhe pas 54 ditëve, protesta tregoi se nuk ka ndryshuar asgjë duke mbetur masive, e pakapur dhe qytetare.

“Ditët e para e kuptuam se kishim të bënim një gjë të jashëzakonshme. Rama mendoi se ishte një protestë spontane jopartiake. Filloi t’i injoronte se s’ka pjesëmarrja, duke i injoruar, kërcënuar. 

Por çfarë ndodhi? Pas 54 ditëve protesta tregoi se nuk ka ndryshuar asgjë, protesta ka mbetur masive, e pakapur dhe qytetare.

Edi Rama është i dëshpëruar për këtë gjë. Nuk di të lexojë këtë. Nuk e priste. Mendoi se e kishte kapur Shqipërinë. Mori 84 mandate dhe as nuk i kalonte nëpër mendje që do të ndodhte kjo.

Një protestë e vazhdueshme, e konsumon Edi Ramën. Nëse në fillim kishte humbur mbështetjen se e dimë si e ka fituar pushtetin, falë edhe gabimeve të opozitës, dhe humbet çdo ditë. Kështu bien qeveritë në Perëndim, humb legjitimitetin e pushtetit. Dhe vjen një ditë që largohen”, tha Shehaj.  

Ngjarje e rëndë në Roskovec! 35-vjeçari vret ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën dhe rrëmben ish-gruan

0

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht në Roskovec.

Një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut”, thuhet në njoftimin e bluve.

Protestuesit u lënë “dhurata” efektivëve të policisë që mbrojnë politikanët

0

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve dhe hedhjes së sendeve të ndryshme në drejtim të policisë.

Disa nga pjesëmarrësit në protestë me qese në duar mblodhën shishet plastike, letrat dhe mbeturinat e tjera të lëna gjatë rrugës. Pas mbledhjes së mbeturinave, protestuesit i vendosën qeset përpara efektivëve.

Spiropali: Duhen ndryshuar PS dhe PD! Berisha: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave…  

0

Elisa Spiropali ka mbrojtur në kuvend kërkesën e saj për ndryshimin e Partisë Socialiste në jetën e brendshme politike dhe në qeverisje, por duke iu drejtuar Berishës dhe deputetëve demokratë me një sfide duke i thënë nëse është gati që të ‘çlirojë opozitën’ dhe të hapë rrugë.

“Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, nevojën për korrigjim, për vetëpastrim, për vetërregullim, për administratën, për nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, kam folur për më shumë përfaqësim brenda partive, për ndryshimin e sistemi zgjedhor që ka prodhuar një banalitet sot.

Njerëzit janë të papërfaqësuar dhe janë në rrugë dhe nuk ka as dehje ideologjike dhe as asgjë, veçse nevojën e njerëzve për të shpalosur veten.

Kam folur për institucione shtetërore që instrumenalizohen kundër njërit dhe tjetrit, me besimin e madh që kemi mundësinë për ta ndryshuar këtë.

Dhe unë po ju bëj pyetje, por ju e keni fuqinë? Po ti Sali e ke fuqinë ta hapësh rrugën dhe ta çlirosh opozitën tënde? Të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie por të gjithëve. Asnjë nga sulmet e asnjë bedeli politik nuk më ndal dot te kjo, se nuk kam asgjë për të fshehur, asnjë njeri që përdor pushtetin se mendon se mund të dëmtojë politikisht, njerëzisht, familjarisht dikë, nuk do ia dalë sepse do hiqet si apendicit”, tha Spiropali.

“Eliza, pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje, kjo është replika që kam”, ishte përgjigjja e Berishës.

Berisha iu drejtua Spiropalit me termin “Pëllumbeshë”, dhe se e “hengri Lubia” duke iu referuar ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku.

“Ju nuk përfaqësoni qytetarët, përfaqësoni vjedhjet e tij për të plaçkitur pasuritë publike në mënyrën më të pamëshirë. Përfaqësoni 140 milionë euro të vjedhura tek djegësi i Tiranës.

Përfaqësoni 600 milionë euro të përvetësuara nga familja e tij dhe ai, me Ergysin Agasin, në AKSHI-n e tij, me Lindat e tij. Përfaqësoni dosjen Balluku. Edhe ty, Pëllumbeshë, ty nuk të hëngri parimësia, por ty të hëngri Lubia, se ishte më e fortë se ti.

Pëllumbeshë, ji e sinqertë me veten tënde, se unë të dhashë një paralajmërim kur na erdhe e veshur si nuse këtu, kujtove se ishte në ditën e fundit. Harrove se ajo do bëhej dita e fundit e jotja.“, tha Berisha.

Sara Mile frikë nga vezët dhe domatet, shkon me truprojë në Kuvend

0

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka mbërritur nën masa të shtuara sigurie në Kuvend, ndërsa jashtë godinës zhvillohej protesta e 54-t qytetare.

Teksa kalonte në rrugën e pedonales drejt Parlamentit, protestuesit e pritën me thirrje dhe hodhën vezë e domate në drejtim të automjeteve dhe deputetëve të mazhorancës.

Në pamjet e publikuara shihet se Mila shoqërohej nga një truprojë, i cili tentoi ta mbronte me një qese marketi, nga sendet e hedhura nga protestuesit.

Agron Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend, ja arsyeja

0

Tensione janë regjistruar pak para nisjes së seancës plenare pasi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u ndalua nga punonjës e Gardës pasi është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Ndalimi ka sjellë tensione teksa, Shehaj u shpreh se përjashtimi është shlyer pasi ka përfunduar më 22 korrik.

 “Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai.

Gjatë momentit të debatit janë bashkuar edhe disa deputetë demokratë të cilët tentuan të largojnë punonjësit e Gardës që Shehaj të marrë pjesë në seancë.

Ujë me ngjyrë blu, gaz lotsjellës dhe piper ndaj protestuesve, disa qytetarë dërgohen me ambulancë

0

Disa protestues kanë mbetur të lënduar pas tensioneve me policinë para Kuvendit.

Gjatë ndërhyrjes, Policia përdori ujë me presion, ujë të përzier me piper dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Ndryshe nga ndërhyrjet e mëparshme, uji i hedhur ndaj turmës kishte ngjyrë blu. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi përbërjen e lëndës së përdorur.

Burime bëjnë me dije se lënda ka shkaktuar irritim të fortë në lëkurë, ndërsa disa qytetarë janë parë në gjendje të rënduar dhe me vështirësi pas kontaktit me të. Qytetarët e lënduar janë transportuar drejt spitalit me ambulancë.

Nën lupën e investigimit: Kush është Gentian Koçi? Nga emërimi në PD te lidhjet profesionale, aktiviteti financiar dhe pikëpyetjet që kërkojnë përgjigje

0

Emërimi i Gentian Koçit si anëtar i Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike ka vënë në lëvizje një investigim të redaksisë sonë mbi aktivitetin e tij profesional, lidhjet e mëparshme dhe elementë të tjerë me interes publik.

Sipas informacioneve që po verifikohen nga redaksia, Koçi, me profesion arkitekt, ka bashkëpunuar në të kaluarën me ish-nënkryetaren e Bashkisë së Fierit, Adela Hysenaj. Gjithashtu, po verifikohen edhe marrëdhëniet profesionale me studion e arkitekturës të lidhur me familjarë të saj, për të sqaruar natyrën dhe shtrirjen e këtij bashkëpunimi.

Çdo e dhënë do të publikohet vetëm mbi bazën e dokumenteve dhe provave të verifikuara. Paralelisht, redaksia po administron dokumentacion që lidhet me situatën financiare të Gentian Koçit, përfshirë informacione mbi detyrime të mundshme ndaj institucioneve bankare.

Këto të dhëna janë në proces verifikimi dhe do të publikohen vetëm pasi të konfirmohen nga dokumentacioni zyrtar. Një tjetër drejtim i investigimit lidhet me formimin e tij arsimor dhe kualifikimet profesionale. Për këtë arsye janë depozituar dhe do të depozitohen kërkesa zyrtare pranë institucioneve përgjegjëse, me qëllim verifikimin e plotë të të dhënave.

Redaksia do t’i japë Gentian Koçit mundësinë të shprehë qëndrimin e tij për secilin prej këtyre elementëve përpara publikimit të çdo gjetjeje, në respekt të parimit të balancës dhe të drejtës së përgjigjes. Ky është vetëm episodi i parë i këtij investigimi.

Në ditët në vijim do të publikohen dokumente, përgjigje zyrtare dhe fakte të verifikuara që do t’u japin qytetarëve një panoramë të plotë mbi figurën e Gentian Koçit dhe aktivitetin e tij profesional.

Balla poston pamjet e efektivit të lënduar: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një video të një efektivi policie të lënduar nga sulmet e protestuesve. Polici shihet i gjakosur në kokë, ndërsa Balla e quan protestën “terrorizëm.”

“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan ai.

Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=1035926945493415

https://www.facebook.com/watch/?v=1035926945493415

Berisha jashtë ambienteve të Kuvendit: Parlamenti të deklarojë shkrirje, i vetmi vendim i drejtë

0

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e PD-së janë futur në Parlament për seancën plenare. Megjithëse iu bashkua seancës, thirrjet e kryetarit të PD ishin për shkrirjen e parlamentit si akt i vetëm i përgjegjshëm.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Ço akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.