Ballina Blog Faqe 23

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend

0

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, vendosi këtë të mërkurë të ndryshojë çmimet e karburanteve në vend.

Kështu, çmimi i shitjes me pakicë i naftës u vendos të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora  11.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Arratisja e Alket Rizait/ Dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës. Makina u ‘maskua’ me sinjalizues policie

0

Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes më 14 shtator, të jetë larguar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ose Kosovës.

Hetuesit po fokusohen edhe te një incident i ndodhur një ditë para zhdukjes së tij, jashtë një bari plazhi në Anavyssos. Rizai kishte shkuar atje me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas të dhënave të hetimit, një debat nisi pasi muzika në automjetin e tij ishte me volum të lartë dhe pronari i lokalit i kërkoi ta ulte.

Përplasja u tensionua më tej pasi jashtë lokalit dolën klientë dhe punonjës. Në këtë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë zjarri dhe autoritetet po hetojnë nëse ai ka qëlluar në ajër.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 27-vjeçar nga Afganistani, i cili punonte si roje sigurie në barin e plazhit. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy kalimtarë.

Dëshmia për sinjalizuesin policor

Ndërkohë, hetuesit kanë marrë edhe një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si Rizai u largua nga zona. Sipas dëshmisë së një drejtuesi automjeti, pas incidentit në Anavyssos, në rrugë është parë një makinë që kishte aktivizuar një sinjalizues të ngjashëm me atë që përdoret nga automjetet e Policisë Helenike pa shenja dalluese.

Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se një prej personave në automjet i ka folur përmes një altoparlanti. Policia po verifikon nëse automjeti dhe pajisjet e përdorura kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar për të lehtësuar largimin e Rizait. Për momentin, autoritetet greke po hetojnë disa pista për vendndodhjen e tij, ndërsa një prej dyshimeve kryesore është se ai mund të ketë kaluar kufirin dhe të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës. /BW

Pas dy vitesh merr fund kriza në Kosovë, Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente

0

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota të deputetëve, duke i dhënë fund ngërçit politik dhe duke shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme.

Votimi u zhvillua pas një dite tensionesh, protestash dhe negociatash politike, ndërsa mbi Kuvendin rëndonte edhe afati i 6 tetorit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Procesi u zhvillua paralelisht me debatet dhe presionin publik për miratimin e plotë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Pak para votimit për presidentin, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në këtë ligj me 88 vota pro.

Për postin e presidentes konkurruan Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha. Kandidatura e Shiroka-Pulës u paraqit nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ajo e Hoxhës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë procesit pati edhe një moment afrimi politik, kur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i zgjati dorën kryeministrit Albin Kurti në sallën e Kuvendit. Shtrëngimi i duarve u shoqërua me duartrokitje nga deputetët.

Pas numërimit të votave, Justina Shiroka-Pula u shpall presidente me 81 vota pro.

Rreth 20 minuta pas mesnatës, presidentja e zgjedhur mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje dhe me një buqetë me lule.

Shiroka-Pula u betua më pas para deputetëve, duke marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Para Kuvendit, ajo u zotua se do ta ushtrojë detyrën duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe se do të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia. Betohem”, deklaroi Shiroka-Pula.

Në fjalimin e saj të parë si presidente, Shiroka-Pula tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë për unitetin, drejtësinë, zhvillimin dhe forcimin e institucioneve.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve”, deklaroi ajo.

Shiroka-Pula theksoi se Kosova duhet të vazhdojë rrugën si shtet demokratik, me orientim të qartë euroatlantik dhe marrëdhënie të forta me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, tha presidentja e re.

Shiroka-Pula ishte propozuar nga kryeministri Albin Kurti pasi emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit nuk kishin marrë mbështetjen e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Ajo drejtonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ka një karrierë të gjatë akademike dhe politike. Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka shërbyer si deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhja e saj u bë disa minuta pas përfundimit të datës 6 tetor. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, deklaroi se zgjedhja është në përputhje me Kushtetutën, duke argumentuar se procesi kishte nisur brenda afatit dhe se numërimi e shpallja e rezultatit pas mesnatës nuk përbëjnë problem kushtetues.

Dule: Rama lan duart me skandalet! Duhet të pranojë para popullit që është i paaftë

0

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka komentuar denoncimet publike që bëri sot ish-kreu i PD-së, Sali Berisha sa i takon dhe përgjimeve të Arben Ahmetajt, për trafik armësh në Shqipëri.

I ftuar në News24, Dule u shpreh se Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë e tij, të kërkojë falje para popullit dhe të pranojë se nuk qeveris dot me.

“Është për të gjykuar qytetari, mënyra se si trajtohet liria e mediat. Dua të shpreh mbështetje, por nuk mund të trajtohen mediat sipas interesave të ditës, së pushtetit. Duhet të jetë ky një mësim. Pati dhe atëherë zëra që e mbështeten grupin tuaj mediatik, por dhe nga ata që nuk shin në mbështetje. Çështja trajtohet në parim. Në parim do të thotë se nuk cënohen, vetëm se një media apo një kryeministër, kërkon një trajtim të tillë. Do ju sjell ndër mend mbretin e Pontit, i cili i ishte bërë opsesion se mund të kapej rob, i hidhte vetes nga pak helm, me qëllim që organizmi i tij të përshtatej me helmin. Duke mos analizuar mitin, ai kishte frikën se do ta helmonin. Por ndodh e kundërta, u përshtat me helmin. Kur u zu rob dhe donte të helmonte veten, nuk kishte më efekt. Qytetari e ka gëlltiti këtë helm çdo ditë me këto skandale.

Edhe me skandalet më të mëdha. Kemi një kryeministror që lan duart si Ponc Pilati duke thënë; Nuk dija asgjë. Nuk mban përgjegjësi. Në një shtet të së drejtës kemi përgjegjësi politike, e morale. Sipas tij hanë dardha dhe mollë pas krahëve të tij, por duhej t’i thoshte qytetarëve; nuk jam i aftë që të qeveris. Nuk ka drejtësi, por klientelizëm Nuk është vetëm Kayo, por ka disa të tilla me këto koncepte. Dhe sa skandale duhet të ndodhin në një vend dhe dikush të marrë përsipër dhe të thotë; hap rrugën për drejtësinë. Nuk janë skandale me kosto të papërfillshme, por edhe nëse 1/100 e kostos të jetë reale, janë me dëm për ekonominë tonë.”, tha ai.

Veliaj mesazh me inteligjencë artificiale: Asnjë pengmarrje nuk na ndal

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, përmes së cilës bën një bilanc të punës së tij në krye të bashkisë.

Në videomesazh, ai thotë se prej 20 muajsh vijon ajo që e cilëson si “pengmarrje”, ndaj ka zgjedhur të bëjë këtë përshëndetje përmes inteligjencës artificiale.

“Kam marrë një zotim tjetër që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtetë më kanë kyçur, duke më zënë e pritë, por këtë premtim do ta mbaj edhe nga kjo qeli ku më kanë mbyllur”, shprehet Veliaj.

Në video, Veliaj rendit disa prej punëve të Bashkisë së Tiranës, nga ndërtimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve, deri te ndërhyrjet pas tërmetit.

“170 shkolla, kopshte e çerdhe të reja për Tiranën! Tani, dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal! Bashkë!”, shkruan Veliaj krahas videos.

Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës: Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve meshkuj

0

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryetarit të bashkisë Kolonjë, Erion Isai, duke e akuzuar këtë se ngacmon seksualisht djemtë. Në video në rrjetet sociale, Tozaj thotë se Isai ka lidhje me punonjës meshkuj të bashkisë, duke pretenduar se i di edhe me emra.

Sipas gazetarit Tozaj, kryebashkiaku i Kolonjës, përmes personave të tjerë e kanë kërcënuar, i kanë ofruar edhe para për të mos folur.

“Ky i kërkon favore,  ka lidhje dhe me punonjës, edhe këtë duhet ta keni parasysh. Punonjës meshkuj. Nuk dua t’i përmend emrat. Absolutisht. I di dhe emrat. I di dhe drejtorët që janë, që shkojnë dhe falen. I di të tëra. Pak më parë, ti djali që më more në telefon dhe më the që: “ki kujdes, prano lekët se ti nuk e ke idenë se kë ka mbrapa ai””, shprehet Tozaj.

Po ashtu, gazetari deklaron se edhe vetë atë, Erion Isai e ka ftuar në shtëpi, ndërsa i ka dërguar në foto pjesë intime.

Sipas gazetarit, persona si Erion Isai janë kthyer në këllira dhe bundrra dhe vendin e kanë para drejtësisë.

“Më ke çuar dhe b*thet foton. Patjetër. I kam të, të tëra. Absolutisht. Kam çdo gjënë. Po e di kush ishte më e rendë kur ke dërguar gruan?! Ajo ishte akoma, domethënë perversiteti juaj ka arritur në pika që ju nuk e kontrolloni dot më perversitetin tuaj. Ju nuk dini se çfarë është perversiteti. Ju i keni kaluar kufijtë, ju i keni kaluar normat. Ju jeni kthyer në njerëz këllira. Ju jeni kthyer të gjithë b*ndra”, shprehet ai.

Poa shtu Elton Tozaj ka publikuar mbrëmjen e së hënës disa pamje të bisedave private, për të cilat pretendon se i përkasin kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.

Materialet janë publikuar në formën e “screenshot”-eve në rrjetet sociale. Në to shfaqet një profil me emrin Erion Isai, ndërsa mesazhet përmbajnë komunikime me natyrë flirtuese dhe intime.

Reagimi i plotë i gazetarit, Elton Tozaj:

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, që quhet Erion Isai, jemi që jemi, po e, po e themi, kërkon favore seksuale. Ky i kërkon favore,  ka lidhje dhe me punonjës, edhe këtë duhet ta keni parasysh. Punonjës meshkuj. Nuk dua t’i përmend emrat. Absolutisht. I di dhe emrat. I di dhe drejtorët që janë, që shkojnë dhe falen. I di të tëra. Pak më parë, ti djali që më more në telefon dhe më the që: “ki kujdes, prano lekët se ti nuk e ke idenë se kë ka mbrapa ai”.

Kë ka mbrapa ai. Kush janë të fortët e Kolonjës apo të Tiranës, apo të Korçës që ti, zotëri, more përsipër të m’i thuash mua. Kush janë këta? Erion Isai, kush janë këta që ti zotëri, i vë për të më kërcënuar mua, për të më blerë mua?

Pse ti Erion Isai, ngacmon seksualisht djemtë? Ti e di shumë mirë. Shtëpia e tua në Kolonjë, ti më ke ftuar dhe mua, mos e harro këtë gjë, pavarësisht se s’erdha kurrë. Më ke çuar dhe foto, patjetër. Më ke çuar dhe b*thet foton. Patjetër. I kam të, të tëra. Absolutisht. Kam çdo gjënë. Po e di kush ishte më e rendë kur ke dërguar gruan?! Ajo ishte akoma, domethënë perversiteti juaj ka arritur në pika që ju nuk e kontrolloni dot më perversitetin tuaj. Ju nuk dini se çfarë është perversiteti. Ju i keni kaluar kufijtë, ju i keni kaluar normat. Ju jeni kthyer në njerëz këllira. Ju jeni kthyer të gjithë b*ndra. Është e tmerrshme si një kryetar bashkie, e tmerrshme si një kryetar bashkie, fytyra e një qyteti të bukur si Kolonja, e një zone fantastike si Kolonja, të përfundojë në këtë farë feje./panorama.al

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim tre persona

0

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq për tre vepra penale Elvis Shkambin si dhe xhaxhain i tij, Gjon Shkambi, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Astrit Kalaja.

Sipas Prokurorisë, Elvis Shkambi akuzohet për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në gjyq është dërguar dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja tronditëse ndodhi më 6 tetor 2025, rreth orës 15:38, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Gjyqtari Astrit Kalaja po zhvillonte një seancë gjyqësore që lidhej me kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Në proces, si palë të treta ishin edhe Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi.

Pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari, sipas Prokurorisë, Elvis Shkambi, nxori një armë zjarri pistoletë nga brezi dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit.

Më pas, ai e drejtoi armën edhe ndaj Banush Koxhaj dhe Ervis Kurtaj, të cilët tentuan të largoheshin nga salla. Si pasojë, Ervis Kurtaj mbeti i plagosur në dorën e djathtë, ndërsa Banush Koxhaj pësoi dëmtime në trup.

Pas sulmit, Elvis Shkambi ia dorëzoi armën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe doli në oborrin e institucionit, ku u arrestua në flagrancë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin E.Sh., për veprën penale ‘Vrasje e funksionarëve publikë’ dhe ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ kundër palëve ndërgjyqëse e mbetur në tentativë si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet 79/a, 79/ç dhe 278/1 të Kodit Penal.

Po kështu, në gjyq u dërguan dhe shtetasit Gj.Sh., për ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ si dhe B.K., për ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 79/ç dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.7416, viti 2025 më datë 06.10.2025, nisën pasi rreth orës 15.38, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u njoftua se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A.K.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, administrimin dhe këqyrjen paraprake të pamjeve filmike, rezultoi se gjyqtari A.K., u qëllua në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse R.K. ku palë të treta ishin edhe shtetasit Gj.Sh. dhe nipi i tij E.Sh.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari A.K., i pandehuri E.Sh., nxorri nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit. Më pas ai ia ka drejtuar pistoletën shtetasve R.K. dhe E.K., të cilët kanë tentuar të largohen nga salla, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit E. K. në dorën e djathtë dhe dëmtimin e shtetasit R. K. në trup.

Menjëherë pas këtij veprimi, i pandehuri E.Sh., ia ka dorëzuar armën e zjarrit punonjësit të sigurisë së Gjykatës dhe ka dalë në oborrin e Gjykatës, ku është kapur në flagrancë.

Në përfundim të hetimeve dhe nga provat e administruara rezultoi se i pandehuri E.Sh., e kreu veprën penale në bashkëpunim me të pandehurin Gj.Sh. dhe këta shtetas kanë konsumuar të gjitha veprat penale për të cilat akuzohen. Shtetasi E.Sh deklaroi se armën e ka pasur edhe në seanca të tjera dhe se xhaxhai i tij e dinte këtë fakt. Nga provat rezulton se ndërmjet tyre dhe familjes së shtetasit E.K., ka pasur një konflikt të vazhdueshëm pronësie.

Për sa i përket të pandehurit B.K., rezulton se ai ka konsumuar në të gjitha elementet e veprës penale të Shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimet rezultoi se të dy shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., kanë hyrë në gjykatë pa u kontrolluar, dhe njëri prej tyre kishte armë, të cilën e përdori brenda sallës ku për pasojë gjyqtari A.K. humbi jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën. Në  këtë rast kemi cenim konkret, të drejtpërdrejtë dhe jashtëzakonisht të rëndë të interesit juridik që rregullat e sigurisë synonin të mbronin.
Shtetasi B.K., qëndron i ulur dhe nuk kryen asnjë veprim për kontrollin fizik. Po në të njëjtin moment, ai nuk kryen regjistrimin e tyre në librin e hyrje-daljeve dhe kjo provohet edhe nga këqyrja e regjistrit.

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

0

Kreu i PAA-së Agron Duka deklaroi se opozita mund të vijë në pushtet nëse Sali Berisha nuk do të jetë kandidat për kryeministër. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Duka tha se projektimi i një figure të re për të drejtuar qeverinë, mund të krijojë një sinergji dhe frymë të re në kampin opozitar.

“Nuk besoj që s’ka interes për të ardhur në pushtet opozita. Nuk është se ka fituar besimin e njerëzve, të popullit në përgjithësi, që mund të sjellë rotacionin. Duhet ndryshuar diçka. Nëse projektohet një figurë tjetër për kryeministër, ndryshojnë edhe disa gjëra. Sepse kryesorja është PD-ja, ne që jemi parti aleate, aq e kemi. Unë 30 mijë vota i marr si do që të shkojë muhabeti. Nëse opozita krijon sinergji dhe frymë të re, këta ikin para se të mbarojë mandati. Po qe kështu është çimentuar, është bërë kjo lufta Rama-Berisha, që anatemohen nga protestuesit, do vazhdojë kjo histori”. 

Policia masa për sfidën Shqipëri–San Marino, kufizime trafiku pranë “Air Albania”

0

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri–San Marino, e cila do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe lehtësimin e qarkullimit në Tiranë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në disa akse pranë stadiumit.

Do të bllokohen:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
  • Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
  • Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
  • Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, ku do të lejohet hyrja vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;
  • Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Pak para përfundimit të ndeshjes, te sheshi “Willson”, lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e automjeteve.

Policia njofton se tifozët do t’u nënshtrohen kontrolleve të imtësishme para hyrjes në stadium. Nuk do të lejohen banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarrë, flakadanë, lëndë piroteknike, monedha metalike, çadra, çakmakë, karikues celularësh, produkte kozmetike dhe sende të tjera të forta apo të rrezikshme.

Tifozëve u kërkohet të paraqiten në hyrjet e stadiumit duke nisur nga ora 18:30, për të shmangur vonesat për shkak të fluksit.

Për ndeshjen janë angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të kujdesen për rendin, sigurinë publike dhe orientimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj, rikthehet Sara Goxhaj

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist Sadi Vorpsi.

Për Goxhajn bëhet fjalë për një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Ajo ka qenë më herët pjesë e administratës vendore dhe ka ushtruar edhe kompetencat e kryetares së komanduar pas largimit të Anuela Ristanit.

Ndërsa Sadi Vorpsi rikthehet në administratën publike pas një periudhe larg politikës. Ai ka shërbyer si prefekt i Tiranës nga 2013 deri në 2017 dhe më pas si deputet i Partisë Socialiste.

Me dy emërimet e reja, Bashkia e Tiranës ka tashmë katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.