Ballina Blog Faqe 24

Piktori, me budallenjtë dhe hajdutët e vet, nuk e ndërtoi, por e rrënoi Shqipërinë

0

Nga Kim Mehmeti

Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që kanë kaluar nëpër shtratin e kompozitorit të njohur, i cili mbase i ka bindur se fama e tyre varet nga ajo se sa herë ‘ndreqen’ e ‘prishën’ dhe sa e njohin mjeshtërinë e hapjes dhe mbajtjes së këmbëve lart.

Mbrojtësit e këtyre viktimave – viktima të cilat mbase shumë herë janë përshëndetur me bashkëshorten e kompozitorit duke u përqafuar e puthur me të –  sa nuk na thonë se gratë që kanë kaluar nëpër shtratin e këtij ‘barkëderri’ janë morali dhe fytyra e gruas së sotme shqiptare dhe se vajzave që rrisim duhet t’u themi se nuk është e pamoralshme të bësh edhe më perversen, edhe atë që nuk i ka hije një njeriu, nëse për këtë nuk marrin vesh të tjerët!?

Ndërkohë, askush nga këta që i mbrojnë viktimat e kompozitorit as që e çelin gojën për ta kritikuar krevatin më pervers: atë të narkoshtetit, ku Piktori ia ka ‘ngritur këmbët’ Shqipërisë dhe atë e dhunon dhe e ‘prish’ para syve tanë.

Askush nuk thotë gjë as për kërkesën më të re të Piktorit se ai tani ka nevojë për një ‘krevat’ më të vogël – atë të ‘Shtetit Bektashi’ – me ndihmën e të cilit më në fund do e çmontojë dhe do e heqë nga përdorimi këtë të madhin, i cili edhe ashtu më është bërë i papërdorshëm.

Ku ta dish, mbase elitat e Shqipërisë e kanë kuptuar se kurrë nuk ka ndodhur që budallenjtë dhe hajdutët të ndërtojnë shtet.

Andaj edhe nuk i brengos premtimi i Piktorit dhe i „Babait“ të shqiptarëve bektashinj, se do ta ndërtojnë shtetin e ngjizur në ëndrrat e shkatërrimtarëve të Shqipërisë.

Por ata harrojnë se hajdutët dhe budallenjtë nuk mund të forcojnë e të ndërtojnë shtet, por mund ta rrënojnë atë, siç janë duke e rrënuar Shqipërinë.

Andaj edhe mund të ndodhë që një Shqipëri, të cilën mezi e ngritën në këmbë shumë atdhetarë e patriotë shqiptarë, ta rrënojnë hajdutët dhe budallenjtë e Piktorit, me ndihmën e një ‘Babai’, i cili, siç duket, bën gjumë në shtratin bektashian, por sheh ëndrra cioniste.

Videot intime të Adi Hilës, bëhet denoncimi i parë në komisariat. Këngëtarja shkon me emra në polici

0

Një denoncim i parë ka mbërritur në polici pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të pamjeve intime të regjistruara në ambiente private të kompozitorit Adrian Hila.

Sipas Top Channel, një këngëtare nga Kosova, me inicialet E. A., është paraqitur në polici dhe ka dhënë deklarimet e saj lidhur me ngjarjen.

Ajo ka përjashtuar kompozitorin nga përgjegjësia për nxjerrjen e pamjeve, duke pretenduar se videot janë publikuar nga një person tjetër.

Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave që dyshohet se i ka shpërndarë fillimisht materialet në portale, duke e identifikuar edhe me emër gjatë dëshmisë së saj.

Në kuadër të hetimit, policia ka marrë katër deklarime, mes tyre nga tre këngëtare, E. F., B. M. dhe E. A., si edhe nga vetë Adrian Hila. Kompozitori ka deklaruar se pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e tij private janë hakeruar.

Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, e cila sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Pjesë e hetimeve është kontaktuar edhe një këngëtar i ri, i cili është bërë i njohur nga një talent show për fëmijë dhe që shfaqet në disa prej pamjeve intime. I riu, me inicialet G. H., ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se ka nisur pasi ai kishte mbushur moshën madhore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa ngjarja po hetohet për disa vepra penale, përfshirë “Përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike”, “Keqpërdorimin e pajisjeve” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.

“O hajdut…”/ Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

0

Po mbahet para Kryesisë së Kuvendit protesta e qytetarëve ku kundërshtohet Reforma Territoriale.

Sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste, 15 bashki në vend shkrihen dhe u bashkohen bashkive më të mëdha.

Ndërkohë në Kuvend ka hyrë ish-ministri Pirro Vengu, i cili është pritur me protestë nga qytetarët.

“O hajduti i Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, brohoritën protestuesit.

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

0

Ilir Panda është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës së Lartë. Panda do të nisë zyrtarisht detyrën më 19 tetor, duke zëvendësuar Sokol Sadushin.

Vendimi u mor nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila e miratoi kandidaturën e tij me 14 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Zgjedhja e tij u bë nga vetë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë Mbledhjes së Përgjithshme, ku kandidatura e Ilir Pandës mori mbështetjen unanime të votave të hedhura.

Me marrjen e detyrës më 19 tetor, Ilir Panda do të drejtojë Gjykatën e Lartë në funksionin e Kryetarit të saj.

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

0

Dita e parë e vitit të ri akademik në Durrës ka nisur me bojkot të mësimit nga studentët. Këta të fundit kanë bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar protesta në pritje të mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në qytet.

Gjatë protestës ka ndërhyrë edhe policia, duke i larguar studentët nga ambientet ku pritet të zhvillohet takimi me kreun e qeverisë. Protesta lidhet me shqetësimet dhe kërkesat e studentëve, të cilët kanë zgjedhur ta nisin vitin akademik duke bojkotuar procesin mësimor dhe duke bërë thirrje për reagim institucional.

Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar! Alizoti: Reforma e propozuar nga PS ka qëllime elektorale

0

Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Tomor Alizoti kanë kundërshtuar ashpër në Komisionin e Ligjeve propozimin e PS për ndjarjen e re territoriale.

Bylykbashi tha gjatë fjalës së tij se Reforma Territoriale sipas propozimit të PS, është shkelje e Kushtetutës dhe e interesit të qytetarëve.

Ai e cilësoi propozimin e PD për ‘Territorialen’ shumë më të mirë se ai i PS, ndërkohë që akusoi Kuvendin se në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës.

“Jemi në përfundimin e Kushtetutës dhe të interesit të qytetarëve. Është depozituar propozimi i PD-së për një ndarje tjetër administrative. Kemi kërkuar që të bashkohen, ndërsa ju keni refuzuar që të bashkohen 2 proceset në një të vetme. Sigurisht që kjo është një cenim tjetër jo thjeshtë i procesit legjislativ. Sepse mundet të jeni përpjekur ta respektoni te gërma, por asaj që është thelbi. Kemi një propozim i cili është shumë më i mirë se ai që keni ju. Megjithatë kjo t’i lihet për gjykim deputetëve, por edhe të çohet për konsultim, të merret opinioni i njësive përkatëse. Ndërkohë kemi kërkuar edhe vlerësim nga Kongresi i Autoriteteve Vendore e Rajonale i Këshillit të Europës. Të gjitha këto i keni refuzuar se nxitoni. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën legjislative të opozitës, që ajo të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet e komuniteteve dhe pushteteve vendore lidhur me këtë propozim”, tha mes të tjerash Bylykbashi.
Nga ana tjetër, deputeti Tomor Alizoti tha se nuk mundet që një nismë deputetësh të heqë dëshirën e njerëzve që jetojnë në bashkitë që ‘shkrihen’ sipas propozimit të PS, për të zgjedhur sipas vullnetit të tyre.

Duke iu drejtuar mazhorancës socialiste, Alizoti tha se PS nuk mund të përdorë forcën e shumicës për të realizuar gjithçka.

Në përfundim Alizoti u shpreh se propozimi i PS për hartën e re territoriale ka qëllime elektorale. Sipas tij, sa herë që PS-së i duhen vota, ata bëjnë një Reformë të re Territoriale.

“Një reformë kaq e rëndësishme siç është Reforma Territoriale do kohë. Sepse flitet për territorin e njerëzve. Nuk mundet një nismë deputetësh të heqë dëshirën e njerëzve që jetojnë atje. Nëse Këshilli Bashkiak i Prrenjasit apo edhe i të tjerave del kundra, si mund ta anashkaloni këtë? Sepse thelbi i demokracisë ka bazë konsensusin. Ju s’mund të ushtroni forcën e shumicës, për të realizuar gjithçka. Dhe sillni këtu çdo lloj planesh. Si mund ta merrni me forcë një zonë, duke i hequr të drejtën. Ky është një qëllim elektoral. S’mund të bëni një hartë territoriale që nuk e duan njerëzit. Sa herë që duhen vota, nuk mund të bëhen reforma”, tha Alizoti.

Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet të votojnë pro

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se ditën e enjte në Kuvend, mazhoranca do të votojë miratimin e reformës territoriale.

Për gazetarët, Balla u shpreh se vendi ka nevojë për bashki më të forta, të cilat kanë të ardhura më të larta ndërsa i bëri thirrje Partisë Demokratike që të marrë pjesë në diskutimet për këtë çështje.

“Vota pro e PS hyn në vendimmarrjet politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezent dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta, ju përmendët me të drejtë kolegun Sinaj. Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar. Vendimi parlamentar i grupit të PS është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro. Na duhen bashki të forta. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të ndërmarrë këto hapa. Bashkitë më të mëdha krijojnë më shumë të ardhura. Qëllimi është që të kemi bashki me të ardhura më të larta. Në mbledhje të Grupit Parlamentar deputetët japin mendimin e tyre, por më pas është vendimi politik. Thirrja ime për Grupin Parlamentar të PD është që të marrë pjesë në diskutime. Le të sillen propozimet”, tha ai.

Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.

Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota.

Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Specialen

0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme, shkruan A2.

Para shqyrtimit në seancë plenare, projektligji u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion.

Nisma për ndryshimin e ligjit është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, ndërsa Qeveria më 2 tetor dha opinionin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e tij në Kuvend.

Reforma territoriale shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

0

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrton sot projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, ndërsa paralelisht zhvillohet protestë para Kryesisë së Kuvendit kundër reformës territoriale.

Mbledhja e komisionit nis në orën 11:00, ku është parashikuar diskutimi dhe miratimi në parim i projektligjit, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i tij nen për nen dhe në tërësi.

Protestuesit janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit për të kundërshtuar ndryshimet e propozuara në ndarjen administrativo-territoriale. Protesta zhvillohet në të njëjtën kohë me shqyrtimin e projektligjit në komision.

Reforma territoriale parashikon ndryshime në organizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe në hartën e bashkive. Procesi parlamentar pritet të vijojë me diskutimin e neneve të projektligjit dhe votimin e tij në komision.

Ndërkohë, protesta jashtë Kuvendit do të shoqërojë diskutimet brenda institucionit, me kundërshtarët e reformës që kërkojnë rishikimin e ndryshimeve të propozuara.

Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive

0

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki.

Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë shfaqur rezerva për propozimin për bashkimin e 15 bashkive.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim, ndërsa Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër.

“Më bën të shkoj drejt votës kundër”, mësohet të ketë thënë, ndër të tjera, Erion Braçe gjatë mbledhjes.

Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.

Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota. Nëse qëndrimi i dy deputetëve socialistë nuk ndryshon, kjo mund të ndikojë në numrin e votave të nevojshme për miratimin e ndarjes së re territoriale.