Edmond Spaho, ish-nënkryetar dhe ish-deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kundër largimit të kryeministrit Rama nga pushteti. Ai përmendi si arsye integrimin evropian si dhe investime madhore në turizëm si ai i Sazanit dhe Zvërnecit.
“Rama nuk duhet të largohet në radhë të parë për integrimin evropian. Rama duhet të mbyllë integrimin evropian, sepse, duam, s’duam, sot jemi në fazën më të avancuar.
Integrimi evropian i Shqipërisë mund të shkojë në 2050. Një herë në 20 vjet bëhet zgjerimi.
Së dyti ai investim në Sazan dhe Zvërnec duhet realizuar. Në interes të zhvillimit ekonomik. Edhe ato pak vende që janë duhen zhvilluar në mënyrë të suksesshme.
Kush do ta ngrejë popullin në protestë? PD e provoi, Lapaj që ndenji atje 3 muaj atje vetëm apo Arlind Qori që thotë poshtë kapitalizmi? Prandaj protesta po shkon atje ku po shkon.
E majta, Sorosi është në betejë me Trumpin. Ramës sot ia do puna të jetë me Trumpin. Ke edhe këtu një korent që nuk është në pushtet, nga të majtët”, tha Spaho.
Një konflikt i fortë institucional ka shpërthyer në Bashkinë e Tiranës mes kryetares së komanduar, Anuela Ristani, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi, i cili u rikthye në detyrë me vendim gjykate.
Dokushi ishte shkarkuar nga posti pas arrestimit të Erion Veliajt, por më pas fitoi të drejtën në gjykatë për t’u rikthyer në funksionin e mëparshëm.
Në zbatim të vendimit gjyqësor, Veliaj firmosi urdhrin për rikthimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë.
Megjithatë, Anuela Ristani nuk e zbatoi këtë urdhër. Në vend që ta rikthente në postin e mëparshëm, ajo e emëroi Dokushin në drejtimin e një drejtorie.
Pas këtij veprimi, Alban Dokushi ka depozituar kallëzim penal ndaj Ristanit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor. Çështja pritet tashmë të shqyrtohet nga organet e Prokurorisë.
Përplasja duket se shkon përtej një mosmarrëveshjeje administrative dhe nxjerr në pah luftën për kontrollin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt.
Kur kryeministri Edi Rama caktoi Anuela Ristanin në drejtimin e përkohshëm të Bashkisë, synimi ishte garantimi i funksionimit të institucionit gjatë mungesës së Veliajt.
Nga ana tjetër, edhe nga paraburgimi, Veliaj vendosi të rikthente në detyrë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Alban Dokushin, në postin kyç të Sekretarit të Përgjithshëm.
Refuzimi i Ristanit për ta rikthyer Dokushin në këtë funksion ka shtuar pikëpyetjet mbi kontrollin real të Bashkisë dhe raportet mes drejtuesve aktualë të institucionit./boldnews.al
Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po planifikohet të ndërtohet një resort i madh, ku është i përfshirë dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, nxiti një protestë, që për herë të parë pas shumë kohësh, tërhoqi sidomos të rinjtë e më pas gjeti mbështetje masive.
Koha do të tregonte se incidenti ishte vetëm shkëndija që ndezi fitilin e zemërimit, që duket se po akumulohej prej kohësh për mënyrën se si po qeveriset vendi.
Për të kuptuar arsyet që shtynë shumëkënd për të protestuar, “Monitor” organizoi një anketim në faqen e saj, përmes platformës ERC (“Engaged Citizens Reporting – Raportimi nga qytetarët e angazhuar” është një platformë digjitale e sigurt, e zhvilluar për të ngushtuar hendekun mes medias dhe publikut).
Anketa qëndroi e hapur për 5 ditë dhe u plotësua nga 1114 qytetarë, duke arritur nivelin më të lartë të angazhimit në këtë platformë, që kur “Monitor” filloi ta përdorë. Më herët, anketa me më shumë interes kishte qenë ajo për emigracionin me 1044 plotësime, duke treguar që tema të tilla janë të ndjeshme për audiencën e “Monitor”.
Theksojmë se ky nuk është një kampion përfaqësues i popullsisë shqiptare. Pjesëmarrësit nuk janë përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe përgjigjet janë dhënë vullnetarisht, çka do të thotë se në anketë kanë më shumë gjasa të marrin pjesë personat që kanë interes ose qëndrim më të fortë ndaj temës. Për më tepër, audienca e “Monitor” përbëhet kryesisht nga ekonomistë, profesionistë të lirë, sipërmarrës, punonjës të sektorit bankar, teknologjisë së informacionit dhe profile të tjera urbane e të arsimuara, ndaj rezultatet nuk mund të përgjithësohen për të gjithë popullsinë.
Megjithatë, anketa ka vlerë si një matje e perceptimeve të një segmenti aktiv dhe të angazhuar të publikut, ku dominojnë ata me arsim universitar dhe pasuniversitar “që kërkon të jetë i përfaqësuar”.
Ajo ndihmon për të identifikuar arsyet që motivojnë mbështetjen ose kundërshtimin ndaj protestave, shqetësimet që përsëriten më shpesh dhe intensitetin me të cilin këto çështje përjetohen nga audienca e “Monitor”.
Rezultatet nuk duhen lexuar si një projeksion elektoral, apo si pasqyrë statistikore e së gjithë shoqërisë, por si një sinjal i qartë i klimës së opinionit brenda një grupi me interes të lartë për zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike.
Metodologjia
Theksojmë se ky nuk është një kampion përfaqësues i popullsisë shqiptare. Pjesëmarrësit nuk janë përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe përgjigjet janë dhënë vullnetarisht, çka do të thotë se në anketë kanë më shumë gjasa të marrin pjesë personat që kanë interes ose qëndrim më të fortë ndaj temës. Për më tepër, audienca e “Monitor” përbëhet kryesisht nga ekonomistë, profesionistë të lirë, sipërmarrës, punonjës të sektorit bankar, teknologjisë së informacionit dhe profile të tjera urbane e të arsimuara, ndaj rezultatet nuk mund të përgjithësohen për të gjithë popullsinë.
Audienca
Anketa u plotësua nga 1114 persona. Dominojnë në përgjigje meshkujt, me 63.5% të totalit. 70% e të anketuarve ishin në Tiranë dhe 6.3% e përgjigjeve erdhën nga diaspora, duke treguar dhe për interesin e audiencës jashtë Shqipërisë.
Pjesa më e madhe e të anketuarve ishin të grupmoshës 30-39 vjeç, me 34% të totalit, të ndjekur nga grupmosha 40-49 vjeç, me 32.5%. Më pas renditen të rinjtë, 20-29 vjeç, me 15%. Grupmosha 50-59 vjeç realizoi 12.3% të plotësimeve. Të rinjtë, deri në 20 vjeç, përbënin vetëm 1.3% të plotësimeve.
Në nivelin arsimor dominojnë të anketuarit me arsim universitar dhe pasuniversitar, me përkatësisht 44.3% dhe 46.9% të totalit.
85% ishin të punësuar apo me aktivitet privat, 11.5% nuk ishin në marrëdhënie pune dhe 3.5% ishin studentë.
Sipas aktivitetit ekonomik, dominuan përgjigjet e atyre që janë profesionistë të lirë (25% të totalit) dhe në aktivitetet financiare bankare e të sigurimeve (16%), të ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni (11.4%). 10% e të anketuarve thanë se kanë biznesin e tyre privat. 5.5% e atyre që u përgjigjën ishin të angazhuar në sektorin e arsimit, 4.9% në administratën publike.
91% e të anketuarve i mbështesin protestat, argumenti kryesor është korrupsioni
Në protestë gjen thuajse çdo profil të shoqërisë: të rinj që dalin për herë të parë në shesh, familje me fëmijë të vegjël, të moshuar, profesionistë, qytetarë të zakonshëm dhe madje edhe pjesëtarë të diasporës që kanë ardhur enkas në Tiranë për t’iu bashkuar tubimeve.
Kjo larmi pjesëmarrjeje pasqyrohet edhe në rezultatet e sondazhit të “Monitor”, i cili evidentoi një mbështetje masive për protestat.
Rreth 90.7% e të anketuarve deklaruan se i mbështesin protestat, 6.1% thanë se i mbështesin pjesërisht, ndërsa vetëm 2.8% u shprehën kundër tyre.
Rezultati tregon se, të paktën brenda audiencës së anketuar, protestat kanë arritur të bashkojnë shtresa dhe grupmosha të ndryshme rreth një pakënaqësie të përbashkët.
Mbështetja e larë që i jep protestës shtresë me arsim universitar dhe pas universitar dhe grupmosha 30-59 vjeç, tregon që i pakënaqur është pikërisht grupi i popullsisë në moshe pune dhe që kontribuon në financat e shtetit.
Perceptimi i shtresës së mesme
Anketa ka vlerë si një matje e perceptimeve të një segmenti aktiv dhe të angazhuar të publikut, ku dominojnë ata me arsim universitar dhe pasuniversitar. Ajo ndihmon për të identifikuar arsyet që motivojnë mbështetjen ose kundërshtimin ndaj protestave, shqetësimet që përsëriten më shpesh dhe intensitetin me të cilin këto çështje përjetohen nga audienca e “Monitor”. Mbështetja e larë që i jep protestës kjo shtresë dhe grupmosha 30-59 vjeç, tregon që i pakënaqur është pikërisht grupi i popullsisë në moshe pune dhe që kontribuon në financat e shtetit.
Nga të dhënat e anketimit rezulton se arsyet e mbështetjes së protestës shkojnë përtej atyre ekonomike dhe lidhen me shqetësimin për mënyrën se si po qeveriset vendi.
Korrupsioni është zgjedhur nga të anketuarit si arsyeja kryesore që ka bërë që të anketuarit të votojnë “Po”, në mbështetje të protestave, i zgjedhur nga 722 persona (të anketuarit mund të zgjidhnin deri në 3 alternativa). Arsyeja e dytë lidhet me keqqeverisjen dhe mungesën e llogaridhënies, me 530 përgjigje, e ndjekur nga mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i abuzuesve, me 342 përgjigje.
Arsyeja e katërt më e zgjedhur është mbrojtja e interesit publik (arsimi, shëndetësia, mjedisi, hapësirat publike). Mungesa e perspektivës për të ardhmen është argumenti i pestë. Varfëria dhe rritja e çmimeve janë argumenti i gjashtë, që i shtyn të anketuarit të mbështesin protestat.
“Protestojmë për mijëra halle që ka ky vend. Për varfërinë që është ulur këmbëkryq. Për spitalet që nuk kanë shërbim. Për mungesë drejtësie. Për shkatërrimin e arsimit.
Për pasuritë natyrore që po shkatërrohen. Për lumenjtë që thahen. Për punë në administratë që duhet vetëm të paguash edhe nëse je i aftë, përndryshe s’të llogarit askush.”, thotë A.A, komentuese.
“Nuk ka meritokraci. Nuk ka kontroll mbi përdorimin e fondeve. Nuk ka një pyetësor mbi shërbimet, qeveria nuk merr parasysh mendimin e njerëzve”, thotë E.T.
79.2% e të anketuarve thanë se kanë marrë pjesë të paktën një ditë në protestë. 11.1% thanë se megjithëse nuk kanë marrë pjesë, sërish ata i mbështesnin ato. 3.1% deklaruan se mendonin të merrnin pjesë dhe 6.9% u përgjigjën “Jo”.
Edhe ata që u përgjigjën se nuk i mbështesin protestat (gati 3% e të anketuarve) nuk rezultojnë të jenë kundër tyre, më shumë sesa nuk e shohin këtë rrugë si zgjidhje. Si argument kryesor ata japin mungesën e besimit tek organizatorët e tyre.
Një tjetër element që i bën ata mosbesues lidhet me faktin që protestat shpesh politizohen dhe përdoren për interesa partiake. Argumenti i tretë që ata japin është se problemet duhen zgjidhur përmes institucioneve dhe zgjedhjeve.
Revolta ndaj kapjes së shtetit, arsyeja kryesore pse protestohet
“Monitor” i kufizoi deri në 3 alternativa zgjedhjen e të anketuarve për arsyet pse protestohet. Kishte nga ata lexues që na shkruan se pse u kishim lënë kaq pak alternativa, sepse ata donin t’i zgjidhnin të gjitha!
“Revolta ndaj kapjes së shtetit dhe mosfunksionimit të një shteti demokratik” është argumenti më i zgjedhur nga të anketuarit (me 606 vota) që i shtyn ata të protestojnë.
Argumenti i dytë është “Protestë kundër korrupsionit galopant që evidentohet nga hetimet e BKH/SPAK” (568 përgjigje), i ndjekur nga “Protestë kundër shkatërrimit të ambientit nga projekte zhvillimi masive dhe betonizimit të bregut të detit” (374).
“Arsyet pse protestojmë lidhen me arrogancën e kësaj qeverie, emigrimin e të rinjve, mungesën e besimit në institucione, mungesën e drejtësisë, paga të ulëta dhe kosto të lartë jetese”, thotë një i anketuar nga Tirana, 30-39 vjeç, me arsim pasuniversitar, i angazhuar në aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit.
“Protestojmë kundër cilësisë së ulët në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, arrogancës dhe paaftësisë së deputetëve dhe çdo drejtuesi në institucione”, thotë një e anketuar 40-49 vjeç, me arsim pasuniversitar, e cila menaxhon biznesin e saj privat.
“Protestoj kundër lejimit të ndërtimit në zonat e mbrojtura, zhbërjes së ligjit 21/2024, paketës së maleve, investitorëve strategjikë etj., si ligje në dëm të Kombit, qeverisje në interes vetëm të një grushti njerëzish dhe Jo për qytetarët!”, komenton një i anketuar nga Fieri, 40-49 vjeç, me arsim pasuniversitar, i cili është i punësuar në aktivitetin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese.
Protesta filloi nga mënyra se si u menaxhua situata në projektin e parashikuar në Zvërnec, por pyetjet e lidhura me këtë çështje janë renditur ndër të fundit në listën e argumenteve, me “Protestë ndaj arrogancës që Qeveria tregon në rastin e Zvërnecit”, që mori 230 përgjigje dhe “Protestë kundër faktit që Qeveria u bë bashkëdhunuese e qytetarit në Zvërnec duke u bërë palë me privatin që ka uzurpuar bregun e detit”, me 184 përgjigje.
Ndonëse mediat e huaja i trajtuan protestat që po zhvilloheshin në Shqipëri si një revoltë kundër përfshirjes së Kushner/Trump në projektin e Zvërnecit, të anketuarit nuk mendojnë kështu. Alternativa “Protestë kundër përfshirjes së Kushner/Trump në projektin e Zvërnecit?” mori 37 përgjigje, më pak nga të gjitha.
Vetëm 18 të anketuar janë shprehur se protestat u duken të paarsyeshme, alternativa më pak e zgjedhur.
Arsyet kryesore pse protestohet
“Revolta ndaj kapjes së shtetit dhe mosfunksionimit të një shteti demokratik ” është argumenti më i zgjedhur nga të anketuarit (me 606 vota) që i shtyn ata të protestojnë.
Argumenti i dytë është “Protestë kundër korrupsionit galopant që evidentohet nga hetimet e BKH/SPAK” (568 përgjigje), i ndjekur nga “Protestë kundër shkatërrimit të ambientit nga projekte zhvillimi masive dhe betonizimit të bregut të detit” (374).
Skepticizëm për rezultatin e protestave
Është hera e parë në Shqipëri, që protesta të tilla, me një përfaqësim relativisht të madh dhe pa një përkatësi të qartë politike janë kaq këmbëngulëse dhe kanë zgjatur për të paktën 5 javë. Por, publiku sërish është skeptik për rezultatin e tyre.
Në krahasim me mbështetjen prej mbi 90% ndaj protestës, vetëm 58.8% e të anketuarve mendojnë që ajo ka dhënë rezultat. 18.7% mendojnë se është ende herët. 16% thonë që protesta ka dhënë shumë pak rezultat dhe 6.6% përgjigjen se nuk ka dhënë asnjë rezultat.
16.9% e të anketuarve pohojnë se protestat duhet të vazhdojnë, por me kërkesa të qarta dhe 79% u përgjigjën që protestat duhet të vazhdojnë. Duke i mbledhur këto dy kategori, shumica dërrmuese e të anketuarve janë të bindur se protestat duhet të vijojnë, me 95.9% të tyre, që shprehen pro.
Vetëm 3.7% thonë se protestat nuk duhet të vazhdojnë.
Çfarë duhet të kërkojnë protestuesit, anulim i ligjit për zonat e mbrojtura, ndryshim të Kodit Zgjedhor
Dorëheqja politike është kërkesa kryesore e të anketuarve, e ndjekur nga hetimet për korrupsion. Kërkesa e tretë më e shpeshtë është ajo për zgjedhje të parakohshme dhe reformë në drejtësi.
Krahas alternativave me zgjedhje, të anketuarit kishin dhe mundësinë që të shtonin propozimet e tyre në një pyetje të hapur.
Një argument i shtuar nga të anketuarit se çfarë duhet të kërkojnë protestuesit lidhet me Ligjin nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për zonat e mbrojtura’”. Ai u miratua në vitin 2024 dhe ndryshoi rregullat për mënyrën se si mund të menaxhohen dhe zhvillohen zonat e mbrojtura në Shqipëri.
Ndryshimet hapën mundësi më të gjera për zhvillime turistike dhe infrastrukturore brenda ose pranë zonave të mbrojtura, përfshirë struktura akomoduese të kategorive të larta, agroturizëm dhe infrastrukturë mbështetëse.
Pikërisht kjo është arsyeja pse ligji është kundërshtuar nga organizatat mjedisore dhe protestuesit, të cilët kërkojnë shfuqizimin e tij dhe rikthimin e kufizimeve më të forta të ligjit të mëparshëm.
Një tjetër kërkesë e shtuar nga të anketuarit lidhet me Kodin e ri Zgjedhor, që të garantojë që çdo votë të jetë e barabartë. Ata kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me synim hapjen reale të listave të kandidatëve, dobësimin e kontrollit të kryetarëve të partive mbi përzgjedhjen e deputetëve dhe forcimin e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve në Parlament.
Në korrik 2024, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke vendosur një sistem të kombinuar për listat e kandidatëve: rreth një e treta e tyre renditen në një listë të mbyllur, të përcaktuar nga drejtuesit e partive, ndërsa pjesa tjetër garon në listë të hapur me votë.
Ndryshimet mundësuan gjithashtu votimin me postë të emigrantëve, por ruajtja e listës së mbyllur u kritikua sepse garanton zgjedhjen e një pjese të deputetëve sipas renditjes së vendosur nga partitë dhe kufizon ndikimin e drejtpërdrejtë të votuesve mbi kandidatët. Pikërisht për këtë arsye, protestuesit kërkojnë rishikimin e Kodit dhe hapjen reale të listave.
Të anketuarit janë optimistë se protestat mund të sjellin ndryshim, me 68.1% të tyre që janë përgjigjur “shumë” dhe 22.2% që kanë zgjedhur alternativën “disi”.
Të anketuar pesimistë, janë në pakicë, me vetëm 2.9% që thonë aspak dhe 6.8% që thonë disi./Monitor.al
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja e zgjeruar do të mbahet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.
Po ashtu është bërë publik edhe mesazhi i cili ka mbërritur në celularët e deputetëve të Grupit Parlamentar Socialist në lidhje me mbledhjen.
“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazh.
Ndërkohë kujtojmë se kjo mbledhje vjen rreth një muaj pas mbledhjes së fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka kërkuar futjen në rendin e ditës kërkesat e demokratëve, që sipas tij përputhen me ato të protestuesve.
Ai ka ashpërsuar dhe gjuhën në Kuvend, ku i është drejtuar socialistëve me termin “zhgarravina”.
“Kjo që po ndodh është turp për çdo parlament. Ju solli grupi një kërkesë dhe e trajtoni me urgjencë, ndërsa një kërkesë të grupit tonë, kërkesë që përputhet plotësisht me protestat, ju e neglizhoni dhe i hidhni në kosh.
Ata janë qytetarë, kjo është opozita e vendit. Po e shndërroni Kuvendin në palo Parlament. Po shndërrohet në institucionin më të poshtëruar
Ju jeni zhgarravina, s’doja t’ju thoja por s’kam ç’bëj. Fut me urgjencë në Rend dite kërkesat tona”, tha ai.
Ish-presidenti Bamir Topi këtë të hënë është paraqitur në ambientet e SPAK ku ka dëshmuar lidhur me dosjen “Partizani. Topi u pyet nga prokurorët e SPAK për planin e përhapjes të pronave të ushtrisë ndër to dhe ish-klubin sportiv “Partizani” teksa u shpreh se nuk ishte në kompetencën e presidencës por të qeverisë.
“Më ka ardhur gjeneral Vladimir Qirjazi që kishte disa shqetësime, ngarkova shefin e kabinetit të merrej por ishte diçka që nuk ishte në kompetencen e presidencës por qeverisë.
Çdo procedur edhe planet e përhapjes monitorohej edhe nga ekspertë të NATO-s sepse ne ishim ne fazën e anëtarësimit.
Di që në 29 gusht 2007 në listën e pronave që dilnin nga plani përhapjes ishte dhe reparti që kishte lidhje me klubin “Partizani”, tha ai.
SPAK po merr dëshmi të personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Urim Muja, Bamir Topi, Fatmir Mediu, Isa Tare dhe Paro Laçi janë dëshmitarët e radhes të kërkuar për të dëshmuar ditën e sotme.
Në seancat e mëparshme kanë dëshmuar ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.
Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Teksa pritet të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, protestuesit janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit, duke paralajmëruar një tjetër tubim me tension.
Qytetarët janë paraqitur me kartona vezësh, të cilat, do të përdoren si formë simbolike proteste ndaj deputetëve. Madje, mbi disa prej vezëve janë shkruar emrat e zyrtarëve dhe deputetëve të cilët pritet të jenë ‘shënjestra’ e protestuesve, mes tyre edhe emri i Edi Ramës.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilët kanë tentuar ti largojnë nga hyrja e parlamentit, protestuesit nuk janë tërhequr, duke deklaruar se do të presin mbërritjen e deputetëve në hyrje të godinës.
Protesta zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tubimi do të vijojë në mënyrë paqësore apo do të shoqërohet me incidente.
Një nga qëndrestarët e protestës qytetare që vijon prej 50 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit Florjan Binaj, deklaroi se nuk ishte në dijeni për mbledhjen e Kuvendit Qytetar. Në Ditarin e Fundjavës me Denisa Pashollin në A2 CNN ai tha se nuk e sheh atë si përfaqësues të protestës.
“Unë jo vetëm që s’isha i pranishëm, por nuk kisha dijeni fare që ka krijuar një kuvend. Absolutisht, (nuk isha informuar). Dje pashë ato pamjet të disa njerëzve që mu duk diçka e stisur, me thënë të drejtën. Mu duk diçka jo shumë përfaqësuese, sepse mendoj që në qoftë se do duhet të bëhet, duhen pyetur ata njerëzit atje në shesh, të gjithë njerëzit atje në shesh. Vetëm Armir Shkurtin njoha, arrita të dalloj aty dhe zotin Sazan Guri. Pra zotin Shkurti dhe zotin Guri. Pjesën tjetër nuk i njihja fare, nuk i kam parë”, u përgjigj Binaj.
Sipas tij ka një tentativë për përçarje nga brenda protestës që vjen nga politika për të zhbërë atë që ndodh në shesh.
“Përpjekja është nga politika pasi i harxhuan të gjithë fishekët e mundshëm me të cilët kanë vrarë çdo protestë që ka qenë më përpara qoftë e studentëve, qoftë e çmimeve, qoftë e shumë gjërave. Pasi harxhuan këto fishekë të cilët dikur funksiononin, sot nuk funksionojnë më sepse maskat kanë rënë, sepse njerëzit e kanë dalluar tashmë kush është, për kë, kush punon, për kë dhe për çfarë. Këta tani po përpiqen ta çajnë nga brenda. Pra, të fusin filiza, të mbjellin një farë të keqe për ta përçarë nga brenda. Duke futur element radikalë, duke futur elementë problematikë, duke futur njerëz që hedhin fjalë për të provokuar njerëzit dhe padyshim do vinte dhe ky momenti që ne e prisnim dhe madje ka ardhur goxha vonë. Që këta do bënin çmos që të krijonin një diçka paralele duke i vënë emrin si duan ata. Ndoshta mund të krijojnë edhe dy tre gjëra, katër, pesë, shtatë gjëra kuvende të tjera paralele që njerëzit mos ta gjejnë veten se ku janë, pra të zhbëjnë atë që është bërë në shesh dhe në fund të ditës pastaj të arrijnë qëllimin që ta zhbëjnë protestën”, theksoi ai.
Sipas Binajt protesta nuk ka kokë dhe ky është suksesi i saj. Ai tha se ako ka ndryshuar formë gjatë ditëve, por vazhdon të mbështetet te pjesëmarrja qytetare, ndërsa shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar të jetë pjesë e protestës.
“Protesta është një trup që merr frymë, fryhet dhe shfryhet, sepse përbëhet nga njerëzit. Unë besoj se qëndrimi në shesh është një përjetim që nuk vjen nëpërmjet ekranit. Protesta nuk ka kokë dhe në qoftë se unë jam këtu, unë jam përfaqësoj veten time. Unë jam dhe e kam vënë gjithë peshën time specifike artistike e tjerë me radhë në favor të protestës, sepse mendoj që këto kërkesa janë të drejta. Ne nuk kemi përfaqësi dhe ky ka qenë dhe suksesi i jetëgjatësisë së kësaj proteste që nuk ka një kokë”, theksoi Binaj.
Florian Binaj theksoi se një nga arritjet kryesore të kësaj lëvizjeje është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe ndërkombëtarizimi i problematikave që lidhen me zhvillimet në vend, veçanërisht dëmtimin e natyrës dhe zonave të mbrojtura.
Kanuni i Lekë Dukagjinit thotë se ka punë për të cilat nuk thuhet kurrë “puna e mbarë”. Njëra prej tyre, e njohur prej shekujsh, është hapja e varreve.
Pikërisht kjo traditë më erdhi në mendje kur dikush më pyeti sot pse i kam quajtur patronazhistët “qenie të pështira”. Për mua, në fakt, ekzistojnë vetëm dy kategori njerëzish që nuk e meritojnë këtë urim: ai që hap varre dhe patronazhisti.
Dikush mund të thotë se krahasimi është i padrejtë. Varrmihësi kryen një punë të nevojshme, ndërsa patronazhisti thjesht bën fushatë, si gjithkush tjetër në politikë. Por dallimi është i madh: varri hapet për atë që s’mund ta shmangësh, vdekjen; patronazhisti të hap derën e poshtërimit. I pari kryen një rit të dhimbshëm mbi të vdekurit. I dyti kryen një proces degradues mbi të gjallët, duke i trajtuar sikur të ishin numra, jo njerëz.
Patronazhisti fut hundët në jetën private të njerëzve, mbledh të dhënat e tyre personale, ua studion hallet, frikërat dhe varësitë, pastaj i shndërron të gjitha në monedhë shkëmbimi për një votë. U kërkon punonjësve të administratës lista me familjarë e të afërm, duke ua matur besnikërinë politike me numra e jo me dinjitet.
Dhe nuk e bën këtë për bindje ideologjike apo për të përhapur një filozofi politike. Nuk e bën nga idealizmi, por nga interesi i ngushtë person. E bën për të siguruar një vend pune në shtet, një ngritje në karrierë, një tender, një emërim, një favor për veten ose për të afërmit. Pikërisht ky është degradimi më i madh: kur dinjiteti i tjetrit shitet për përfitimin tënd.
Ka profesione të rënda e të rëndomta që i shërbejnë shoqërisë dhe meritojnë respekt maksimal. Varrmihësi e ka fituar këtë respekt. Varrmihësi është njeri. Patronazhisti është qenie e pështirë.
Qytetarë protestues do të mblidhen mesditën e kësaj të hëne, përpara godinës së Kuvendit, në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohet seanca plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 12:00.
Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas tyre, deputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Me pankarta dhe thirrje si “Deputetët nuk na përfaqësojnë”, protestuesit kërkojnë përmbysjen e kastës së vjetër politike.
Pas tubimit para Kuvendit, qytetarët pritet të mblidhen sërish në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, ku prej ditësh vijojnë protestat. Gjatë tubimeve, ata kanë artikuluar një sërë kërkesash, mes të cilave dorëheqjen e Edi Ramës, hetime nga SPAK ndaj zyrtarëve përgjegjës për abuzime, si dhe ndëshkime të drejtësisë ndaj figurave të larta politike.
Në protestë janë dëgjuar edhe thirrje si: “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëri e r