Ballina Blog Faqe 27

Deklarata e ekspertes së IT-së: Ka personazhe shqiptarë edhe nga bota politike në faqet pornografike

0

Ekspertja e IT-së, Denisa Kele, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku bëri një deklaratë të fortë në lidhje me videot intime të personazhe publikë.

Kele tha se ka hyrë te faqja në fjalë dhe ka parë se në të ka edhe video të politikanëve shqiptarë dhe i bëri thirrje policisë që të marrë masa paraprake që këto pamje mos të shpërndahen.

“Ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë e këtyre faqeve. Shpresoj shumë që policia t’i shohë dhe t’i fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar. Policia është në dijeni të kësaj faqeje. Videot janë ende të aksesueshme me pagesë dhe është shqetësuese”, tha ekspertja e IT-së.

Ndërsa duke folur për mënyrën se si u bënë publike videot intime të Adrian Hilës, Kele tha se beson se është një ‘hakerim i centralizuar’.

“Janë paisje që duken si objekte të zakonshme por që në to vendosen kamera. Këto materiale kanë qenë të regjistruara në vitin 2024. Jam futur në aplikacion dhe janë marrë nga kompani hakërimi ruse. Nëse policia do e marrë në pyetje Hilën, do të marrë vesh se ça kamere është. Unë besoj se ka të bëjë me hakerim të centralizuar, të kompanisë që i ka prodhuar këto kamera, atëherë është rastësi. Jam futur në faqen e kësaj kompanie ruse, të gjitha janë video pornograike, të bëra në zona private”, tha ekspertja e IT-së.

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

0

Nga Andi Bushati

Ndryshimet drastike në Kodin e Procedurës Penale që prezantoi Edi Rama, janë një përpjekje për të shndërruar në ligj gjithë fushatën kundër prokurorëve dhe gjykatësve që ai ka ndërmarë, fill pas arrestimit të Erion Veliajt, por sidomos pas pezullimit të Belinda Ballukut.

Në epiqendër të saj është kufizimi maksimal i paraburgimeve pa vendime të formës së prerë si dhe fundi i masave të arrestit me burg për ata që dyshohen për vepra që dënohen më pak se 5 vite. Por krahas tyre, plot 105 nenet e ndryshuara synojnë mbrojtjen e të drejtave të atyre që dyshohen si të pandehur, që nga garancitë se si merren në pyetje, se si u fillon çështja penale, se si duhet të mbrohen nga dalja e përgjimeve që nuk kanë lidhje me çështjen apo se si u përdoret celulari i sekuestruar.

Këto dhe plot ndryshime të tjera dëshmojnë një vullnet tashmë të shpallur të kësaj mazhorance, për t’i hequr drejtësisë, por sidomos SPAK-ut dhe GJKKO-së, shpatën represive që i dhuruan në duar një dekadë më parë, atëherë kur u votua reforma e reformave. Thelbi i saj është një mbrojtje më e madhe dhe të drejta më të zgjeruara për ata që hetohen për krime të rënda apo që dyshohen si të pandehur.

Nuk ka dyshim se një nismë e tillë ligjore vjen pasi kosa e drejtësisë, pas së cilës shpesh fijet i luajnë ndërkombëtarët, ka shfarrosur shumë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës.

Për të njëjtin represivitet, për të njëjtat fenomene si kultura e friksimit të qytetarit, kryeministri as që është kujtuar të shqetësohet më parë. Ai që në fillim të mandatit të parë, çirrej ekran më ekran me thirrjen “Burg, burg, burg”, duke e kërkuar atë që nga të vobektit që vidhnin energjinë e deri tek tifozët që hynin në fushën e futbollit. Ai që nuk u merakos kur ky represivitet u vu re ndaj Metës, Berishës apo Belerit, por në të kundërt kërkonte izolimin e tyre, më së paku është hipokrit në kujën që ka vënë tani.

Kushdo e ka të lehtë ta kuptojë se nisma për këtë paketë është marrë nga një njeri që ka frikë se laku po i ngushtohet përreth vetes. Edi Rama është i merakosur si për të gjitha Belat e veta, po ashtu edhe personalisht, ndaj po përpiqet të fitojë për të akuzuarit e deri sotëm dhe për ata që do të vijnë nesër, më shumë armë në betejën me drejtësinë. Pra, shkurt dhe shqip, kjo është një paketë që e ka burimin tek ankthi prej të pandehuri.

Por, sado paradoksale që të duket, duhet pranuar se nga kjo frikë dhe nga ky ankth burojnë edhe efekte pozitive. Me kulturën që trashëgoi nga diktatura dhe me forcën pa llogaridhënie që i dhuroi Reforma e 2016, drejtësia jonë shpesh e ka tejkaluar të drejtën e saj. Sado animozitet publik të ketë ndaj Erion Veliajt apo Ilir Metës, mbajtja e tyre në burg pa një vendim gjykate të formës së prerë, për një kohë kaq të gjatë, nuk është normale.

Mesatarja e ditëve burgim pa gjyq, më të cilën të ndëshkojnë SPAK dhe GJKKO, pesfish më e lartë se ajo e vendeve evropiane, përbën një standart të pa tolerueshëm. Duke i fryrë fabulës së rreme të një drejtësie që do të godasë pandëshkeshmërinë, në Shqipëri u krijua një pushtet arbitrar të cilit më pak se gjithçka i interesojnë të drejtat dhe dinjiteti i personit. E këtu nuk është fjala vetëm për rastet e Beqajt apo Belerit, Kokës apo Salianjit, Veliajt apo Metës, Ballukut apo Berishës, por tek fakti se një makineri që mësohet të abuzojë, nuk di të ndalet më në këtë rrugë.

Dyfishin e ditëve në paraburgim, në krahasim me vendet e BE-së, plasjen në qeli pa respektim të drejtash, arbitraritetin e marrjes në pyetje, nënshtrimin e gjykatësit ndaj prokurorit, nuk i vuajnë vetëm zyrtarët e lartë apo paraardhësit e tyre, ato janë bërë tashmë një normë të cilës i nënshtrohen shumica. Prandaj ndonëse ndryshimet e fundit kanë qëllimin ekskluziv të lehtësojnë këta të fundit, ndonëse ato burojnë nga hallet e Gysit, Vlorës, Belës apo Lalit dhe frikës që Rama ndjen se mund t’i vijë radha pas tyre, ato kanë një efekt më të gjerë.

Ky është një nga ato raste tipike ku ndonëse lideri mendon vetëm për prapanicën e vet, efekti që shkakton i bën mirë edhe një shumice njerëzish që mund të preken nga një drejtësi gjithnjë e më represive. Prandaj, duke qenë të ndërgjegjshëm se kjo paketë buron nga halli i Ramës, ajo duhet mbështetur si pasojë e efektit mburojë para drejtësisë represive, që krijon për një rreth të gjërë qytetarësh. /Lapsi.al

Autobusi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën dhe përfundon në trotuar

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te Kthesa e Kamzës, ku një autobus i linjës Vorë-Tiranë është përplasur me një bordurë dhe ka përfunduar mbi trotuar.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur autobusi sapo ishte larguar nga stacioni në drejtim të kryeqytetit. Menjëherë pas mbylljes së dyerve, pasagjerët kanë dëgjuar një zhurmë përplasjeje në anën e majtë të drejtuesit të mjetit.

Më pas, autobusi ka goditur bordurën përgjatë gjithë gjatësisë së tij dhe ka përfunduar mbi trotuar. Pasagjerët, të alarmuar nga përplasja, kanë dalë menjëherë nga autobusi.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe përfaqësues të linjës së autobusit, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, për verifikim është ndaluar edhe një automjet tjetër, i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë në aksident.

PS refuzoi debatin për SHISH, Bardhi: Do ndjekim çdo rrugë për kontrollin parlamentar të kësaj afere!

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, ku mazhoranca dhe opozita nuk arritën dakordësi për kërkesën e PD-së për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Bardhi tha se do të PD do të ndjekë të gjitha rrugët për të garantuar kontrollin parlamentar për këtë skandal, pa asnjë pengim në hetimin e prokurorisë.

Sipas tij, koka e kësaj afere nuk është Vlora Hyseni, por Edi Rama. Po ashtu Bardhi paralajmëroi se edhe emri i ri i drejtorit të SHISH do të jetë në shërbim të krimit të organizuar.

“Unë dua ta dënoj në emër të grupit parlamentar të PD, bllokimin që mazhoranca i bëri kësaj kërkesë për të zhvilluar një mocion me debat për këtë çështje. Kjo nuk është një çështje e drejtësisë, çështja e drejtësisë është të çoje pas hekurave cilindo që ka kryer një vepër penale, Kuvendi ka kompetencën e kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv mbi institucionet qendrore shtetërore përfshirë edhe SHISH.

Ka përgjegjësinë të diskutojë për një nga aktet më të paprecedente në një vend demokratik. Rama të dalë dhe të shpjegojë cili partner ndërkombëtar ka dhënë referenca të shkëlqyera për Vlora Hysenin.

Kryeministri ka detyrë të dalë të na shpjegoj se nëse referencat i ka dhënë Serbia kjo e dyfishon cënimin e sigurisë kombëtare. Nëse referenca e shkëlqyera i ka dhënë shërbimi sekret rus kjo e cënon sigurinë kombëtare.

Prandaj transparenca është mekanizmi i duhur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Edhe pse unë jam i sigurt që Rama dhe Begaj do të vendosin sërish një drejtor të SHISH do të përzgjedhin një emër që do ta vendosin në shërbim të krimit të organizuar.

Ata mund ta refuzojnë me votë një të drejtë që na i njeh rregullorja, por i garantoj se grupi parlamentar i PD do të ndjekë cdo rrugë për të garantuar kontrollin parlamentar për këtë skandal, pa asnjë pengim në hetimin e prokurorisë. Koka nuk është Vlora Hyseni, por koka e kësaj afere është Edi Rama”, tha Bardhi.

Skandali me videot e VIP-ave, ja sa vite burg rrezikon kompozitori, Adrian Hila

0

Disa video me përmbajtje intime janë publikuar në rrjete sociale si dhe janë shpërndarë në aplikacionin WhatsApp, ku protagonist është kompozitori, Adrian (Adi) Hila.

Videot janë filmuar në ambient privat, megjithatë mbetet e paqartë se si kanë arritur të bëhen publike.

Lidhur me aspektin ligjor të kësaj situate, Kushtetetutës janë tre nene të Kodit Penal që parashikojnë dënime, për shkelje privatësie, përgjim, shpërndarje të materialeve dhe përhapje të sekreteve vetjake.

Ato parashikojnë dënime nga gjobë deri në 2 apo 3 vite burg.

Sa vite burg rrezikon kompozitori Adi Hila:

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafine parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 122

Përhapja e sekreteve vetjake

Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një ose personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kujtojmë se prej dy ditësh, në disa platforma online, rrjete sociale e kryesisht në whatsapp, po qarkullojnë një seri videosh të cilat kanë në qendër një emër të njohur të botës së muzikës, dhe këngëtare e artiste, të përfshira në marrëdhënie seksuale me të. /Vox News

Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar projektligjin për hartën e re administrativo-territoriale, duke kërkuar pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të tij nga Kuvendi.

Në një letër drejtuar deputetëve, Veliaj thekson se nuk është kundër rishikimit të hartës territoriale në parim, por kundërshton mënyrën dhe procedurën me të cilën po zhvillohet reforma.

Ai argumenton se ndryshimi i kufijve territorialë nuk mund të bëhet pa marrë më parë mendimin e popullsisë së prekur dhe se konsultimi nuk duhet të shërbejë vetëm për të formalizuar një zgjidhje të përcaktuar paraprakisht.

Veliaj ngre gjithashtu pretendime për mospërputhje mes projektligjit të ri dhe ligjit aktual për vetëqeverisjen vendore, duke kërkuar që modeli i ri institucional të qartësohet përpara miratimit të hartës.

Në mënyrë të veçantë, kryebashkiaku kërkon një vlerësim të plotë për përfshirjen e Rinasit në territorin e Bashkisë Tiranë, përfshirë pasojat mbi shërbimet, financat, pronat dhe administrimin vendor.

Në letrën e tij, Veliaj kërkon gjithashtu sqarime për përfaqësimin proporcional të qyteteve, periudhën kalimtare dhe mënyrën e funksionimit të bashkive pas ndryshimit të hartës.

Në përfundim, ai kërkon që shqyrtimi përfundimtar i projektligjit të pezullohet deri në zhvillimin e konsultimeve me qytetarët dhe plotësimin e garancive kushtetuese, ligjore dhe institucionale.

LETRA E PLOTË E ERION VELIAJT

Ka momente në ushtrimin e një mandati publik kur detyrimi ndaj institucionit, ndaj ligjit dhe ndaj qytetarëve që të kanë besuar votën e tyre përputhen natyrshëm. Por ka edhe momente, kur respektimi i këtij detyrimi kërkon që të thuash qartë atë që mendon, edhe kur mendimi yt nuk është domosdoshmërisht më i lehti për t’u dëgjuar nga njerëzit me të cilët ke ndarë dhe vazhdon të ndash të njëjtën përgjegjësi politike.

Këtë shkresë e konsideroj një moment të tillë.

I përgjigjem kërkesës që më është përcjellë nëpërmjet administratës së Kuvendit, në kuadër të procedurës së iniciuar nga grupi i deputetëve propozues, si përfaqësues i një komuniteti që më ka dhënë drejtpërdrejt mandatin për ta përfaqësuar dhe për t’i shërbyer deri në përfundimin e tij.

Jam pjesë e një shumice politike që ka marrë përsipër modernizimin e shtetit shqiptar, reformimin e institucioneve dhe afrimin e vendit me standardet europiane. Pikërisht për këtë arsye besoj se kemi një përgjegjësi më të madhe: reformat tona nuk duhet t’i masim vetëm me aftësinë për t’i miratuar, por me aftësinë për t’i bërë të qëndrueshme, institucionalisht funksionale dhe legjitime.

Nuk kam një kundërshtim parimor ndaj rishikimit të hartës administrativo-territoriale. Ndryshimet demografike, ekonomike dhe sociale mund ta bëjnë një rishikim të tillë të nevojshëm. Por reforma administrativo-territoriale nuk është vizatimi i një harte të re. Ajo prek autonominë vendore, përfaqësimin demokratik, ushtrimin e mandatit të organeve të zgjedhura, kompetencat dhe funksionet bashkiake, financat vendore, aksesin e qytetarëve në shërbime dhe marrëdhënien kushtetuese ndërmjet qytetarit dhe pushtetit që ai zgjedh më pranë vetes.

Kushtetuta e ka vendosur qeverisjen vendore mbi dy themele: decentralizimin e pushtetit dhe autonominë vendore. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e territorit, neni 108 pika 2 nuk i jep ligjvënësit një diskrecion të pakufizuar. Ndarja duhet të mbështetet mbi nevojat dhe interesat e përbashkëta ekonomikë dhe traditën historike, ndërsa kufijtë nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.

Janë këto premisa që paraprijnë mendimin tim.

Këto garanci kushtetuese duhet të lexohen edhe në harmoni me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, e cila përbën një standard themelor të mbrojtjes së vetëqeverisjes vendore. Karta kërkon që autoritetet vendore të konsultohen, në kohën dhe mënyrën e përshtatshme, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt dhe posaçërisht, që ndryshimet e kufijve territorialë të mos bëhen pa konsultimin paraprak të komuniteteve të prekura. Kjo do të thotë se konsultimi nuk mund të shërbejë për të legjitimuar ex post një zgjidhje territoriale të paracaktuar; ai duhet të zhvillohet në një fazë kur mendimi i komunitetit dhe i institucioneve vendore mund të ndikojë realisht në përmbajtjen e reformës.

NDRYSHIMI I KUFIJVE NUK ËSHTË REFORMË E VETËQEVERISJES

Projektligji propozon kalimin nga 61 në 46 bashki. Ai parashikon se bashkia, si njësi bazë e qeverisjes vendore, përbëhet nga “qytetet”, se qytetet kanë një status të veçantë ligjor dhe se organizimi e përfaqësimi i bashkisë do të mbështeten në përfaqësimin proporcional të qyteteve përbërëse sipas popullsisë. Pra, nuk kemi vetëm një hartë të re, por një arkitekturë të re institucionale: bashki, qytet dhe njësi administrative ose fshatra.

Këtu nuk kemi vetëm një model të ri që mbetet për t’u plotësuar në të ardhmen, por një mospërputhje të drejtpërdrejtë me ligjin në fuqi për vetëqeverisjen vendore. Neni 6 i ligjit nr. 139/2015 përcakton se bashkia përbëhet nga njësitë administrative dhe se këto të fundit përbëhen nga qytetet dhe/ose fshatrat. Neni 1 pika 2 i projektligjit përmbys këtë hierarki: bashkia përbëhet nga qytetet, ndërsa qytetet përbëhen nga njësitë administrative dhe/ose fshatrat. Pra, ndërsa ligji në fuqi ndërton strukturën Bashki–Njësi Administrative–Qytet/Fshat, projektligji ndërton strukturën Bashki–Qytet–Njësi Administrative/Fshat.

Kjo mospërputhje nuk mund të lihet për t’u zgjidhur pas miratimit të hartës. Aq më tepër kur vetë projektligji deklaron se statusi i posaçëm juridik i qytetit do të rregullohet nga ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, ndërkohë që ligji që sot rregullon pikërisht këtë fushë e vendos qytetin në një pozicion juridik të kundërt. Për këtë arsye, ndryshimi i ligjit nr. 139/2015 nuk paraqitet si një përshtatje eventuale pas reformës, por si kusht i koherencës normative të vetë modelit që propozohet.

Nuk mund të vendosim sot kufijtë dhe nesër të vendosim se si do të qeveriset territori që krijuam sot. Është funksioni publik, demokracia vendore dhe interesi i komunitetit që duhet të përcaktojnë territorin optimal dhe jo territori i paracaktuar ai që më pas i imponon ligjvënësit funksionet, institucionet dhe përfaqësimin.

Kjo nuk është vetëm një zgjedhje e politikës së mirë administrative, por logjika mbi të cilën është ndërtuar vetë ligji nr. 139/2015. Neni 86 i tij e lidh riorganizimin administrativo-territorial me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, por mbi të gjitha me qëllimin e realizimit në një nivel më të lartë të funksioneve në përfitim të bashkësisë vendore. Pra, edhe ligji në fuqi e koncepton territorin si instrument për ushtrimin më të mirë të funksioneve dhe jo funksionet si pasojë që duhet t’i përshtaten më vonë një territori të paracaktuar.

Relacioni dhe raporti shpjegues përmendin zëvendëskryetarë për qytetet, sportele të integruara, shërbime të lëvizshme, transport publik, buxhetim me pjesëmarrje, raportim performance, si dhe masa për transferimin e pasurive, detyrimeve, buxheteve dhe punonjësve. Megjithatë, këto garanci nuk janë përfshirë në dispozitat e projektligjit. Relacioni shpjegues nuk mund të zëvendësojë normën juridike. Elementet që kushtëzojnë funksionimin e hartës së re duhet të përkthehen në dispozita të qarta, të detyrueshme dhe të zbatueshme.

LIGJI PËR VETËQEVERISJEN VENDORE DHE HARTA E RE DUHET TË TRAJTOHEN SË BASHKU

Ligji nr. 139/2015 nuk është një ligj teknik për administratën bashkiake. Ai përcakton autonominë, subsidiaritetin, organet, funksionet, kompetencat, financimin dhe marrëdhënien qendër–vendor. Vetë ligji e përkufizon subsidiaritetin si ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave në nivelin e qeverisjes sa më pranë komunitetit, duke marrë parasysh natyrën e detyrës, eficiencën dhe ekonominë. Po ashtu përcakton se misioni i vetëqeverisjes përfshin qeverisjen sa më pranë qytetarëve, njohjen e identiteteve të ndryshme të bashkësive, realizimin e shërbimeve sipas nevojave të tyre dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të komunitetit.

Prandaj pyetja që kërkon një përgjigje nga Ju është: A mund të përcaktojmë fillimisht territorin dhe vetëm më pas të vendosim modelin e vetëqeverisjes që do të funksionojë mbi të?

Vlerësimi im është se këto dy procese duhet të jenë së paku të njëkohshme. Përpara miratimit përfundimtar të hartës duhet të jenë të qarta pasojat e saj mbi kompetencat, funksionet, financimin, përfaqësimin, organizimin administrativ dhe ofrimin e shërbimeve. Përndryshe, harta nuk do të jetë produkt i modelit të vetëqeverisjes, por modeli i vetëqeverisjes do të detyrohet të bëhet produkt i hartës.

Kjo çështje bëhet edhe më konkrete në dritën e nenit 92 të ligjit nr. 139/2015, i cili kërkon që njësitë e krijuara ose të prekura nga riorganizimi të funksionojnë normalisht “sipas këtij ligji”, duke garantuar vazhdimësinë e funksioneve dhe shërbimeve bazë. Nëse projektligji i ri ndryshon strukturën territoriale, krijon një status të ri juridik për “qytetin” dhe parashikon një logjikë të re përfaqësimi, atëherë duhet të jetë e qartë, përpara hyrjes në fuqi të hartës së re, se si këto ndryshime do të funksionojnë brenda ose nëpërmjet ndryshimit të ligjit bazë të vetëqeverisjes vendore. Përndryshe krijohet një boshllëk ndërmjet hartës së re dhe regjimit juridik që duhet ta bëjë atë funksionale.

Kërkon sqarim të posaçëm edhe marrëdhënia ndërmjet nenit 3 të projektligjit dhe nenit 92, pika 1, të ligjit nr. 139/2015. Projektligji parashikon vazhdimin e funksionimit të organeve të zgjedhura në vitin 2023 deri në konstituimin e organeve të reja në vitin 2027, ndërsa ligji në fuqi parashikon zgjedhje të pjesshme kur riorganizimi me ndryshim kufijsh krijon njësi të reja ose sjell papajtueshmëri me vazhdimin e mandatit të shumicës së këshilltarëve. Duhet të përcaktohet shprehimisht regjimi që do të zbatohet dhe mënyra se si, gjatë periudhës kalimtare, do të ushtrohen kompetencat, do të administrohen të ardhurat dhe do të financohen shërbimet në territoret e prekura.

ÇDO NDRYSHIM TERRITORIAL DUHET TË KALOJË TESTIN E NENIT 108 TË KUSHTETUTËS

Neni 108 pika 2 vendos si kritere materiale, nevojat, interesat e përbashkëta ekonomikë dhe traditën historike. Për këtë arsye, për secilin bashkim apo ndryshim kufiri duhet të jetë e demonstrueshme: nevoja konkrete që e justifikon; interesi ekonomik i përbashkët; lidhja historike, gjeografike dhe sociale; ndikimi mbi aksesin në shërbime; ndikimi financiar dhe administrativ; ndikimi mbi përfaqësimin; ruajtja e identitetit të komunitetit; si dhe proporcionaliteti ndërmjet eficiencës administrative dhe afërsisë së qeverisjes me qytetarin.

Vetë propozuesit kanë identifikuar si objektiva të reformës ruajtjen e identitetit vendor dhe ekuilibrin ndërmjet eficiencës dhe afërsisë me qytetarin. Këto nuk mund të mbeten vetëm objektiva politike të relacionit. Ato duhet të bëhen kritere të demonstrueshme për çdo ndryshim konkret territorial dhe standard i njëjtë vlerësimi për çdo territor të propozuar.

Për Bashkinë Tiranë, projektligji ka pasoja të drejtpërdrejta, sepse parashikon përfshirjen e njësisë administrative “Rinas” në territorin e saj. Përpara se Bashkia Tiranë të japë një mendim të plotë dhe të argumentuar, duhet t’i vihet në dispozicion një vlerësim i posaçëm mbi popullsinë dhe territorin e prekur, kompetencat dhe shërbimet që do të transferohen, pasuritë dhe detyrimet, ndikimin mbi të ardhurat dhe shpenzimet vendore, personelin, planifikimin e territorit dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike.

Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se nisma legjislative i përket grupit të deputetëve propozues dhe se administrata e Kuvendit ka kryer përcjelljen e saj për marrjen e mendimeve. Ky dallim institucional duhet të ruhet, por çështja kryesore është rendi në të cilin po zhvillohet procedura e posaçme e riorganizimit territorial.

Neni 89 i ligjit nr. 139/2015 parashikon se propozimi për riorganizimin, për çdo rast të veçantë, i paraqitet Kuvendit së bashku me arsyet ekonomike, sociale, kulturore, demografike dhe administrative, mendimin e popullsisë së njësive që riorganizohen, hartat përkatëse dhe mënyrën e rregullimit të çështjeve financiare dhe të detyrimeve. Në rastin konkret, projektligji është hartuar dhe depozituar me ndarjen e re, tabelat, hartat dhe zgjidhjet përkatëse, ndërsa mendimi i popullsisë kërkohet pasi kjo zgjidhje është formuluar.

Edhe raporti që shoqëron projektligjin e paraqet marrjen e mendimit të popullsisë si një proces që do të plotësohet përpara shqyrtimit përfundimtar në seancë plenare. Kjo tregon se mendimi i popullsisë nuk ka qenë pjesë e materialit mbi të cilin është ndërtuar fillimisht zgjidhja territoriale, por synohet t’i bashkëngjitet asaj në një fazë të mëvonshme.

Një sekuencë e tillë krijon rrezikun që konsultimi të reduktohet në një procedurë formale për të plotësuar dokumentacionin e një projekti tashmë të përfunduar, në vend që të shërbejë si proces real për formimin ose ndryshimin e zgjidhjes territoriale. Për të shmangur këtë pasojë, duhet të provohet se konsultimi zhvillohet mbi alternativa ende të hapura, se qytetarëve u jepet informacion i plotë për pasojat e ndryshimit dhe se rezultatet e konsultimit mund të sjellin rishikimin e hartës, të tabelave dhe të përmbajtjes së projektligjit.

Neni 90, pika 3, i ligjit nr. 139/2015 u njeh organeve vendore një afat prej 60 ditësh nga marrja e kërkesës së propozuesit për shprehjen e mendimit. Edhe dokumentacioni i përcjellë Bashkisë parashikon afatin 60-ditor. Respektimi i këtij afati është i domosdoshëm, por afati, i vetëm, nuk e zgjidh problemin e sekuencës: konsultimi duhet të ketë mundësi reale të ndikojë mbi një zgjidhje që nuk është trajtuar si e pakthyeshme.

MENDIMI I POPULLSISË ËSHTË KUSHT KUSHTETUES PARAPRAK

Kushtetuta nuk kërkon vetëm informimin e qytetarëve. Neni 108, pika 2, kërkon që kufijtë të mos ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë. Fjala “më parë” përcakton një kusht paraprak dhe jo një formalitet që mund të përmbushet pasi zgjidhja territoriale është përfunduar. E njëjta sekuencë reflektohet në nenin 89 të ligjit nr. 139/2015, i cili e përfshin mendimin e popullsisë ndër elementet që shoqërojnë propozimin kur ai i paraqitet Kuvendit.

Për rrjedhojë, konsultimi duhet të jetë i informuar, gjithëpërfshirës, i dokumentuar dhe i zhvilluar në një fazë kur alternativa territoriale është ende realisht e hapur. Duhet të bëhen të njohura territori dhe popullsia e prekur, arsyet e ndryshimit, pasojat mbi përfaqësimin, shërbimet, financat dhe pronat, mënyra e konsultimit, pjesëmarrja, qëndrimet e shprehura dhe mënyra se si ato janë marrë në konsideratë. Pa këto elemente, marrja e mendimit rrezikon të mbetet vetëm një konfirmim formal i një vendimmarrjeje të kryer më parë.

Dokumentacioni i përcjellë kërkon mendimin e argumentuar të Kryetarit të Bashkisë, shqyrtimin dhe qëndrimin institucional të Këshillit Bashkiak, përfshirë qëndrimet alternative, si dhe organizimin e konsultimit të popullsisë nga Bashkia. Kryetari dhe Këshilli janë organe të ndryshme, me legjitimitet dhe kompetenca të dallueshme. Këshilli duhet të ketë mundësinë të njihet me mendimin institucional të Kryetarit dhe ta marrë atë në konsideratë, pa qenë i detyruar prej tij, përpara se të formojë përfundimisht qëndrimin e vet.

Në rastin e Bashkisë Tiranë ekziston një rrethanë institucionale që Kuvendi nuk mund ta anashkalojë. Në procedurën e iniciuar nga propozuesit dhe të përcjellë nëpërmjet Kuvendit, Bashkisë Tiranë i është kërkuar, si pjesë e të njëjtit proces, të paraqesë mendimin e argumentuar të Kryetarit dhe qëndrimin e Këshillit Bashkiak, si dhe të organizojë konsultimin e popullsisë. Këto nuk janë tri formalitete të shkëputura, por elemente plotësuese të formimit të qëndrimit institucional dhe të marrjes së mendimit të komunitetit.

Kryetari duhet të kishte mundësinë të paraqiste mendimin e tij përpara Këshillit, ndërsa Këshilli, pa qenë në asnjë mënyrë i detyruar prej tij, duhet të kishte mundësinë ta merrte atë në konsideratë gjatë formimit të qëndrimit të vet. Kjo është bërë objektivisht e pamundur. Kryetari ndodhet nën një masë që pengon ushtrimin normal të mandatit dhe kërkesa për t’i mundësuar pjesëmarrjen në këtë proces është refuzuar nga SPAK.

Kështu krijohet një kontradiktë institucionale. Kuvendi kërkon ushtrimin e një funksioni nga organi i zgjedhur vendor, ndërsa efekti i një mase të marrë në kuadër të kompetencave të një organi tjetër shtetëror e bën të pamundur ushtrimin efektiv të këtij funksioni. Pasoja nuk prek vetëm Kryetarin; ajo cenon plotësinë e qëndrimit të Këshillit dhe të procesit përmes të cilit Bashkia duhet të organizojë e të përcjellë mendimin e qytetarëve, të cilin neni 108, pika 2, i Kushtetutës e kërkon përpara ndryshimit të kufijve.

PËRFAQËSIMI PROPORCIONAL I “QYTETEVE” KËRKON SQARIM KUSHTETUES PËRPARA MIRATIMIT

Projektligji parashikon gjithashtu që organizimi dhe përfaqësimi i bashkisë të mbështeten në parimin e përfaqësimit proporcional të qyteteve përbërëse sipas popullsisë. Nëse “qyteti” bëhet njësi referimi për përbërjen e organit përfaqësues të bashkisë, atëherë ndërhyhet drejtpërdrejt në mënyrën se si përkthehet vota e qytetarëve në përfaqësim politik.

Kushtetuta përcakton se këshillat e njësive bazë zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe votim të fshehtë dhe se e drejta për të zgjedhur organet vendore lidhet me banimin e përhershëm në territorin e njësisë përkatëse. Prandaj përpara se të miratohet parimi i ri duhet të sqarohet:

Çfarë është “qyteti” për qëllime zgjedhore? A krijohen zona territoriale përfaqësimi brenda bashkisë? Si ruhet barazia e votës ndërmjet qytetarëve që banojnë në qytete të ndryshme? Si përfaqësohen banorët e fshatrave dhe njësive administrative? Dhe mbi të gjitha, a mund të përcaktohet sot parimi i përfaqësimit, ndërkohë që mekanizmi juridik dhe zgjedhor për realizimin e tij lihet për një ndërhyrje të ardhshme legjislative?

Këto çështje nuk mund t’i lihen vetëm legjislacionit të ardhshëm zgjedhor, sepse vetë projektligji territorial po përcakton që sot parimin mbi të cilin do të ndërtohet përfaqësimi. Kur ligji që përcakton territorin përcakton njëkohësisht edhe njësinë territoriale të referimit për përfaqësimin politik, ai duhet të jetë i parashikueshëm në pasojat e tij mbi barazinë e votës dhe përfaqësimin e komuniteteve përbërëse.

KOMPETENCA PËR RIORGANIZIMIN E BRENDSHËM DUHET TË KUFIZOHET QARTË

Projektligji parashikon që Këshilli Bashkiak mund të ndryshojë emërtimin, shtrirjen territoriale dhe kufijtë e njësive administrative përbërëse dhe të nënndarjeve të tyre, me miratim përfundimtar nga Këshilli i Ministrave. Formulimi duhet të përcaktojë shprehimisht se kjo kompetencë ushtrohet vetëm për riorganizime të brendshme që nuk ndryshojnë kufirin e jashtëm të bashkisë dhe nuk transferojnë territor nga një bashki te një tjetër.

Ligji nr. 139/2015 njeh kompetenca për përditësimin e hartave administrativo-territoriale mbi bazën e ligjit në fuqi për ndarjen territoriale. Përditësimi teknik ose hartografik i një kufiri të përcaktuar me ligj nuk është i njëjtë me ndryshimin juridik të shtrirjes territoriale. Projektligji duhet t’i ndajë qartë këto dy raste dhe të mos lejojë që një kompetencë për organizimin e brendshëm të interpretohet si kompetencë për ndryshimin e kufijve ndërmjet bashkive.

Nëse synohet kalimi i territorit nga një bashki në një tjetër, një ndryshim i tillë duhet të realizohet me ligj të veçantë dhe në respektim të plotë të nenit 108 të Kushtetutës dhe të procedurës së parashikuar në ligjin nr. 139/2015. Vendimi i Këshillit Bashkiak dhe miratimi i Këshillit të Ministrave nuk mund ta zëvendësojnë këtë procedurë.

Të gjitha këto çështje lidhen, në fund, me një kërkesë themelore të shtetit të së drejtës: parashikueshmërinë dhe sigurinë juridike. Një reformë që ndryshon njëkohësisht territorin, strukturën e brendshme të bashkive dhe parimin e përfaqësimit të komuniteteve të tyre duhet të jetë e plotë dhe e zbatueshme që në momentin e miratimit. Nuk duhet t’i lihet legjislacionit të ardhshëm përcaktimi i elementeve pa të cilat sot nuk mund të vlerësohen plotësisht pasojat juridike, institucionale, financiare dhe demokratike të hartës që propozohet. Sa më themelore të jetë reforma, aq më i lartë duhet të jetë standardi i qartësisë dhe koherencës së saj normative.

PËRFUNDIME DHE KËRKESA

Për të gjitha këto arsye, vlerësoj se projektligji, në formën dhe në fazën procedurale në të cilën më është përcjellë, nuk ofron ende të gjitha garancitë dhe elementet normative të nevojshme për miratimin e një reforme me këtë rëndësi kushtetuese. Në veçanti, hartimi dhe depozitimi i zgjidhjes territoriale përpara marrjes së mendimit të popullsisë krijon rrezikun që konsultimi të zhvillohet si formalitet pasues dhe jo si proces që ndikon realisht në përmbajtjen e reformës. Ky qëndrim nuk përbën kundërshtim ndaj nevojës për të rishikuar organizimin territorial, por kërkesë që reforma të jetë e plotë, koherente, realisht e konsultuar dhe kushtetutshmërisht e qëndrueshme.

Përpara vijimit të procesit dhe miratimit përfundimtar të hartës së re, konsideroj të nevojshme që:

  1. Të pezullohet vijimi i shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e konsultimit real, paraprak dhe efektiv të popullsive të prekura, në një fazë kur rezultatet e tij mund të sjellin rishikimin e zgjidhjes territoriale;
  2. Të bëhen publike metodologjia e konsultimit, informacioni i vënë në dispozicion të qytetarëve, pjesëmarrja, qëndrimet e shprehura dhe mënyra se si ato janë reflektuar ose arsyet e mosreflektimit të tyre;
  3. Në rastin e Bashkisë Tiranë, të krijohen kushtet që procesi institucional të zhvillohet plotësisht, duke përfshirë mendimin e Kryetarit, shqyrtimin e informuar nga Këshilli Bashkiak dhe konsultimin real të qytetarëve;
  4. Për përfshirjen e njësisë administrative “Rinas” në Bashkinë Tiranë, të paraqitet vlerësimi i plotë territorial, demografik, administrativ dhe financiar, përfshirë pasuritë, detyrimet, personelin, të ardhurat, shpenzimet dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike;
  5. Të harmonizohet projektligji territorial me ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 dhe të përfshihen në dispozita detyruese statusi juridik i “qytetit”, funksionet, organizimi, financimi dhe garancitë e shërbimeve;
  6. Të përcaktohet mekanizmi juridik dhe zgjedhor i përfaqësimit proporcional të qyteteve, duke garantuar barazinë e votës dhe përfaqësimin e banorëve të fshatrave dhe njësive administrative;
  7. Të harmonizohet neni 3 i projektligjit me nenin 92 të ligjit nr. 139/2015 dhe të rregullohet qartë administrimi i periudhës kalimtare, përfshirë organet kompetente, pasuritë, detyrimet, buxhetet, personelin dhe ofrimin e shërbimeve;
  8. Të dokumentohet, për çdo ndryshim konkret territorial, përmbushja e kritereve materiale të nenit 108, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 86 të ligjit nr. 139/2015;
  9. Të përcaktohet shprehimisht se kompetenca e këshillave bashkiakë për riorganizimin e njësive administrative kufizohet brenda territorit të bashkisë dhe nuk përfshin ndryshimin e kufijve të jashtëm ose transferimin e territorit ndërmjet bashkive.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputet,

Nuk mund të them sot, në emër të qytetarëve të Tiranës, se ata janë pro apo kundër hartës së propozuar. Pikërisht këtë duhet të përcaktojë procedura kushtetuese, përmes një konsultimi që nuk zhvillohet për të konfirmuar formalisht një zgjidhje të gatshme, por për t’i dhënë popullsisë së prekur mundësinë reale që të ndikojë në të. Kryetari mund të japë mendimin e tij, Këshilli Bashkiak mund të japë të vetin, propozuesit mund të argumentojnë reformën dhe Kuvendi ushtron kompetencën ligjvënëse; por asnjëri prej këtyre institucioneve nuk mund ta zëvendësojë mendimin që Kushtetuta ia rezervon vetë popullsisë së prekur.

Jam zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve të Tiranës deri në përfundimin e mandatit tim. Kjo përgjegjësi nuk bëhet më e vogël kur ushtrimi i saj bëhet më i vështirë. Përkundrazi, pikërisht në këto momente provohet nëse mandati publik kuptohet si një pozicion që i përket përkohësisht titullarit të tij, apo si një përgjegjësi që buron nga qytetarët dhe duhet ushtruar në shërbim të tyre.

Ndaj, institucioni “Bashkia Tiranë” duhet të ushtrojë kompetencën që i ka dhënë Kushtetuta dhe asnjë kompetencë tjetër shtetërore nuk duhet të ushtrohet në mënyrë të tillë që ta bëjë këtë kompetencë praktikisht të pavlefshme.

Ndarja dhe pavarësia e pushteteve nuk nënkuptojnë izolimin e tyre nga rendi i përbashkët kushtetues. Çdo organ është i pavarur në ushtrimin e kompetencave që Kushtetuta dhe ligji i kanë dhënë, por asnjë kompetencë nuk duhet të ushtrohet në një mënyrë që e zhvesh një kompetencë tjetër kushtetuese nga përmbajtja e saj reale. Respektimi i sferës së kompetencave, funksionit dhe legjitimitetit demokratik të institucioneve të tjera është pjesë e vetë parimit të shtetit të së drejtës.

Besoj se shumica politike së cilës i përkas nuk duhet t’i druhet këtij standardi. Përkundrazi, një shumicë që ka marrë përsipër reforma të thella institucionale duhet të ketë ambicien që reformat e saj të jenë të qëndrueshme jo vetëm për sa kohë ajo disponon votat për t’i miratuar, por edhe kur ato t’i nënshtrohen provës së kohës, kontrollit kushtetues dhe zbatimit nga shumica të tjera politike.

Kur Kushtetuta kërkon që qytetarët të dëgjohen, detyra jonë është të krijojmë kushtet që ata të flasin vetë dhe pastaj t’i dëgjojmë.

Me respekt,

Erion VELIAJ

Policia kërkon të marrë në pyetje Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet, reagon kompozitori: Jam i tronditur…

0

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.

Sipas gazetares së Top News, Kleida Muka, policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se ‘është shumë i shokuar, i tronditur’ dhe se e kanë ‘hakeruar’. Ai shtoi se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Marrja në pyetje e Hilës lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Një ditë më parë, Krimi Kibernetik kreu verifikime në lidhje me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjet.

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon debat për skandalin e SHISH, PS kundër

0

Opozita e mazhoranca nuk arritën një dakordësi për mocioni me debat në Kuvend të kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me skandalin që ka prekur Shërbimin Informativ Shtetëror, konkretisht ish-drejtuesen Vlora Hyseni. Tashmë kërkesa do të votohet në seancën e radhës parlamentare.

PD kërkoi zhvillimin e debatit për shqyrtimin e përgjegjësive institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të PS, e ka refuzuar me argumentin se çështja është në duart e SPAK, dhe se llogaria që Vlora Hyseni ka për t’i dhënë drejtësisë, nuk ka lidhje me shtetin apo qeverinë.

Përgjigja e Taulant Ballës

Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnjë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Sipas jurisprudencës së konsoliduar tanimë të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.

Falë kësaj shumice qeverisëse, me kurajo e me vendosmëri i është hapur rruga drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.

Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK. Dua të ripërsëris këtu se çdo sulm personal ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët meritojnë respekt për punën e tyre, duhet të ndalet. Rituali i turpit në dy të hëna të muajit nga një i pandehur para dyerve të SPAK, duhet të ndalet. Forca politike, brenda së cilës militon ky person, duhet ta bëjë debatin e parë brenda vetes për këtë çështje.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Qëndrimi ynë mbetet ai që kemi thënë ditën e parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një zyrtari, edhe pse i propozuar, mbështetur apo votuar prej nesh, i vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.

Shkarkimi i menjëhershëm dje nga detyra i drejtores së shërbimit ishte pikërisht shembulli i kësaj qasje nga ana jonë. Ndërkohë që të gjitha institucionet që ngarkon ligji:

Kryeministri → varësia institucionale

Komisioni i Kuvendit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes → mbikëqyrja parlamentare

Presidenti → raportim + kompetenca mbi drejtimin

Inspektori i Përgjithshëm → inspektim i veprimtarisë

KLSH/Auditimi → kontroll financiar

Prokuroria/Gjykata → kontroll ligjor/judicial në fushat përkatëse

Kjo është një çështje që unë i duhet lënë prokurorisë dhe gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo në lidhje me partnerët tanë.

‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

0

‘Trokitja’ e ditës së parë të tetorit shënon një mesazh të rëndësishëm që shtrihet përgjatë gjithë muajit: ndërgjegjësim për kancerin e gjirit. 

Me nisjen tashmë të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat kanë një kujtesë të përditshme të mos lënë pas dore kontrollet e nevojshme mjekësore që i shërbejnë zbulimit të hershëm dhe trajtimit. Identifikimi i sëmundjes në kohë përmirëson prognozën e shërimit prej saj.

Edhe pse vetëm 5–10% e rasteve të kancerit të gjirit janë të trashëguara, historia familjare e kancerit të gjirit duhet t’i nxisë gratë të ndërmarrin hapa proaktivë për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë moshën e avancuar, obezitetin, aktivitetin e kufizuar fizik, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e disa trajtimeve hormonale pas menopauzës.

Është shumë e rëndësishme që gratë e të gjitha moshave të jenë të vetëdijshme për ndryshimet në gjoks përmes vetëkontrollit të rregullt të gjirit dhe ekografive, duke nisur që nga mosha 20 vjeç. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin në konsideratë kryerjen e rregullt të mamografisë në qendrat që ofrojnë shërbime depistuese.

Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit te gratë dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes rrit ndjeshëm mundësitë për shërim. Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, megjithëse kjo ndodh më rrallë.

Ndërgjegjësimi dhe parandalimi i kancerit të gjirit janë të një rëndësie të madhe për të gjithë ne. Fjongoja rozë, simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit, na kujton historinë e çdo beteje të grave që kanë fituar mbi sëmundjen, ato që ende luftojnë dhe kujtimin e atyre që nuk janë më mes nesh.

Drafti i qeverisë për Kodin e Procedurës Penale “rrezikon sterilizimin e SPAK”

0

Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit të Procedurës Penale, një lëvizje që zuri në befasi sistemin e drejtësisë dhe ndezi një debat të ri mbi fatin e luftës kundër korrupsionit.

Duke folur në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, lryeministri Edi Rama e promovoi draftin si “Paketa e Garancive Procedurale”. Rama tha se dhjetë vjet pasi politika i dorëzoi gjyqësorit “shpatën e ndëshkimit”, nevojitet të korrigjohen “edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve”.

“Nëse deri tani, e kemi forcuar kryesisht krahun e peshores ku rëndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën që meriton, krahut ku qëndron fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit,” deklaroi Rama, duke shtuar se në Shqipëri “peshorja e drejtësisë anon shumë dukshëm nga pesha represive e shtetit”.

Qeveria e paraqiti nismën si një produkt të hartuar nga 19 akademikë dhe magjistratë nga Italia, Franca dhe Holanda, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës. Por drafti i kapi në befasi prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë.

“Gjithçka është bërë sekrete, ndaj dhe sot nuk isha në atë takim. Sepse u kërkova një kopje dhe nuk ma nisën,” tha për BIRN Engert Pëllumbi, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Një prokuror i Prokurorisë së Posaçme i tha gjithashtu BIRN në kushtet e anonimatit se magjistratët e SPAK nuk kishin pasur akses në draft përpara se mërkurës. Duke theksuar se i duhej ende kohë për t’u njohur me të gjitha propozimet, ai e cilësoi paketën si “një përpjekje për të sterilizuar institucionin”.

Edhe më i ashpër ishte një ish-prokuror me përvojë të gjatë, i cili e quajti draftin “masakër” me gabime të rënda, detajet e të cilit mbeteshin të paqarta.

“Duket ose si porosi nga avokatë, ose si porosi e hallexhinjve që presin të përballen me dyert e drejtësisë,” tha ai për BIRN, duke shtuar se ndryshimet “nuk kanë shqetësimin e shumicës dërrmuese dhe nuk zgjidhin problemet e njerëzve normalë”.

Një analizë e projektligjit dhe e relacionit tregon se nisma kodifikon disa garanci të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, direktivave të BE-së dhe Gjykatës Kushtetuese për paraburgimin dhe barazinë e armëve. Megjithatë, drafti fut filtra që vështirësojnë këqyrjen e celularëve, shkurtojnë përgjimet, detyrojnë njoftimin e funksionarëve publikë pesë ditë para masave të sigurimit, kufizojnë gjyqtarët paraprakë dhe vendosin autorizim paraprak gjyqësor mbi raportimin mediatik.

Përfaqësues të opozitës e kundërshtuan draftin dhe akuzuan Ramën se po përdorte Këshillin e Evropës si mburojë për të bllokuar hetimet e SPAK-ut.

“Deri tani Edi Rama ka bërë ligje me porosi për të tjerët. Sot, po qep një ligj sipas masës së vet,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

Ndryshimet për paraburgimin

Gjatë prezantimit të projektligjit, kryeministri Edi Rama iu referua raportit SPACE të Këshillit të Evropës, sipas të cilit 62% e të burgosurve në Shqipëri janë të paraburgosur, kundrejt mesatares evropiane prej 26% dhe Rusisë me 30%.

“Në vitin 2026 duhet të nisim t’i japim fund edhe kulturës së paraburgimit si përgjigje automatike; të hetimit pa afat, si ushtrim force arbitrare mbi individin,” deklaroi kryeministri, sipas së cilit “një drejtësi që thotë: ‘më mirë një fajtor jashtë sesa një i pafajshëm brenda’, nuk është më e dobët, po më e fortë”.

Mbështetur në raportet e Këshillit të Evropës dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, projektligji vendos detyrimin që masat shtrënguese jepen si rregull vetëm për vepra me dënim maksimal mbi 3 vjet burgim, ndërsa “arresti në burg” ndalohet kur maksimumi i dënimit është nën 5 vjet ose kur parashikohet dënim deri në 3 vjet.

Neni 228 kërkon “prova konkrete dhe të verifikueshme” dhe ndalon përdorimin e heshtjes si provë rrezikshmërie për caktimin e masës së sigurisë. Ndryshimet po ashtu parashikojnë pavlefshmëri dhe përgjegjësi disiplinore për gjyqtarin që nuk bën arsyetim të pavarur nga kërkesa e prokurorit. Paketa krijon gjithashtu “hetimet e mbrojtjes”, ku avokati mbledh prova me vlerë të barabartë me prokurorin, bën të detyrueshëm regjistrimin audioviziv të pyetjeve.

Opozita e quajti këtë shqetësim hipokrizi, duke kujtuar se qeveria që nga viti 2013 përdori burgun për çdo problem social, përfshirë aksionet për energjinë ku u arrestuan mbi një mijë vetë. “Edi Rama u kujtua se kishte shkaktuar këtë problem në shkurt 2025, pas arrestimit të Erion Veliajt,” u shpreh Bardhi.

Ndërkohë, neni 105 i dispozitave kalimtare detyron gjykatat të verifikojnë kryesisht brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit të gjitha masat e sigurimit aktive, dhe brenda 3 ditëve “arrestin në burg” kur kjo nuk lejohet më sipas ligjit të ri.

Zyrtarët e dyshuar për korrupsion

Hetimet e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, preken drejtpërdrejt nga kreu i parë i draftit, ku parashikohen veprimet që ndërmerren pas sekuestrimit të pajisjeve elektronike, i bazuar sipas referencave në vendimin e vitit 2025 të Kushtetueses mbi mbrojtjen e korrespondencës.

“Policia dhe prokuroria mund ta sekuestrojnë pajisjen, nuk diskutohet, por për ta hapur, kopjuar ose përpunuar përmbajtjen e telefonit duhet autorizim paraprak i gjykatës,” tha Rama.

Projektligji ndërton një procedurë të detajuar dhe komplekse që ngushton hetimin digjital. Sipas parashikimeve në draft, edhe në flagrancë apo urgjencë, policia dhe prokurori mundet vetëm ta sekuestrojnë celularin pa të drejtë ta aksesojnë pa vendim gjykate. Nga kjo mbrojtje e korrespondencës përjashtohen rastet e dyshimeve për terrorizëm, krimeve kundër jetës, krimeve seksuale, rrëmbimit dhe trafiqeve, por jo të akuzuarit për korrupsionin.

Sipas draftit, gjykata cakton paraprakisht kategoritë e të dhënave, aplikacionin elektronik ku do të kërkohet, periudhën kohore dhe fjalët kyçe që do të kërkohen. Nëse gjatë këqyrjes dalin të dhëna përtej këtyre fjalëve kyçe apo kufizimeve në urdhrin e gjykatës, prokurori detyrohet të kërkojë autorizim të ri, ndërsa në fund zhvillohet një kontroll i dytë gjyqësor me palët dhe çdo provë në tejkalim të autorizimit shpallet e papërdorshme.

Në fjalimin e tij, Rama garantoi se “për korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet, krimet me armë ose dhunë të rëndë dhe çështjet e Gjykatës së Posaçme, ruhen regjime të posaçme”. Por teksti i projektligjit tregon se në tri dispozita kyçe, nga lehtësimet përjashtohet vetëm krimi i organizuar, duke lënë jashtë përjashtimit korrupsionin.

Ndërkohë edhe masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë, përfshi ato të pezullimit nga detyra nuk mund të merren, pa e njoftuar personin të paktën 5 ditë përpara me akuzën dhe pa e marrë në pyetje.

Për hetime me afat të përcaktuar, nenet 65 dhe 66 të draftit i japin të drejtë të dyshuarit t’i kërkojë gjyqtarit “retrodatimin”, pra caktimin e një date të mëparshme kur duhej regjistruar si i dyshuar, çka sjell llogaritjen prapavepruese të afateve të hetimit dhe papërdorshmërinë e provave të marra para regjistrimit.

Gjithashtu drafti parashikon se nëse gjykata nuk vendos brenda 48 orëve mbi kërkesën e të dyshuarit për akses në akte, provat i jepen automatikisht atij duke caktuar përgjegjësi disiplinore për prokurorin.

Drafti po ashtu parashikon kufizime për median. Neni 10 ndalon publikimin e vendimeve për masat e sigurimit, të përgjimeve të pacituara në vendim, të pamjeve të personave në pranga dhe të akteve hetimore deri në fillimin e gjykimit të themelit, përjashton ankimin te Komisioneri për Informimin për këto akte. Në pikën 14 kërkon autorizim paraprak gjyqësor edhe për dokumentet që gazetarët i kanë tashmë në dorë. “Në rastin e të tretëve dhe veçanërisht gazetarëve, mediave, që zotërojnë tashmë të dhëna që bien në regjimin e këtij neni, ata mund t’i kërkojnë gjykatës kompetente të shkallës së parë autorizimin për publikimin e të dhënave… Në çdo rast, publikimi nuk mund të kryhet pa autorizimin gjyqësor”, thuhet në draft.

Një ish-prokuror i tha BIRN se parashikimet për masa disiplinore dhe kërkesat e rritura ndaj prokurorëve dukej qartë që synonin ndër të tjera të trembnin dhe pengonin përpjekjet për të hetuar korrupsionin. /BIRN