Ballina Blog Faqe 28

Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

0

Nga Basir Çollaku

Nga Amerika Latine, tonelata kokainë e miliarda dollarë drejt SHBA-së dhe Evropës. “Eksport”, ndërmjetësim, pastrim, investime, blerje, kompromentime e rekrutime zyrtarësh, rritje kontrolli në porte dhe aeroporte globale. Me Sinaloa në Meksikë, Gambino në USA, Ndranghetta në Itali, janë tregues të lidhjeve mafioze të një tjetër niveli, të bandave shqip të drogës nëpër botë. Nga Kili drejt Amerikës një ngarkesë 18 tonë e sekuestruar. Po nga ky vend, një prokuror do të pohonte pak ditë më parë, se krimi i organizuar shqiptar, në një vit kishte qarkulluar afro 18 miliardë euro. Në Ekuador zyrtarët e drejtësisë kanë përsëritur rrezikshmërinë e mafies shqiptare deri te blerja apo kanosja politike. Në Brazil Ervin Mata një arrestim i kërkuar si një ndër grosistët e “bananeve të bardha”, pasi në Shqipëri ka lënë në gjendje pune industrinë e ndërtim-pastrimit. Ai u u arrestua më 26 prill pranë São Paulos. Akuza dyshon se shërbente si ndërmjetës mes furnitorëve të Amerikës së Jugut dhe blerësve europianë për një organizatë kriminale ballkanike.

Në nëntor 2025, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 27 individëve dhe subjekteve të lidhura me një skemë pastrimi parash me bazë në Meksikë, e drejtuar nga familja kriminale shqiptare Hysa. Autoritetet amerikane të hetimit, pretendojnë se rrjeti operues në bashkëpunim me kartelin meksikan, pastronte para të drogës përmes kazinove dhe restoranteve luksoze në Sinaloa, Sonora, por edhe në shtete të tjera meksikane, amerikane evropiane. Në Tiranë takimet e kreut të familjes së sanksionuar nga amerikanët, kanë qenë publike me kryeministrin Edi Rama.

Ditë më parë në një raport për Kongresin amerikan rreth rajonit tonë, mes të tjerash thuhej se “Grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Rrjetet kriminale të rajonit kanë krijuar lidhje me kartele droge të hemisferës perëndimore dhe kanë lehtësuar trafikun e narkotikëve dhe emigracionin ilegal drejt SHBA-së…”

Në Belgjikë, pas ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara, është në një proces gjyqsor klani “Çopja” nga Elbasani, me dhjetëra tonelata kokainë të trafikuar nëpër botë dhe me lidhje të forta me Tiranën ekonomike e politike. Po aty nuk mungon grupi tjetër i trafikut të kokainës me shqiptarë dhe kolumbianë “Shqiponja e zezë” me Artur Shehun si një nga drejtuesit. Në këtë dosje gjendet dhe episodi “Aruba”, samitit të kokainës me trafikantë e pushtetarë të lartë të qeverisë aktuale shqiptare.

Në Shqipëri shumë grupe trafiku në Evropë, Amerikën Latine, SHBA, janë fuqizuar pasi kanë një mbështetje të dukshme të pushtetit, qeverisë qendrore, lokale, politikës. Janë të konsiderueshme bandat, të cilat marrin tendera e punë publike në Shqipqëri duke pastruar qindra milionë euro. Investimet strategjike, bregdeti, kullat në kryeqytet, paketa e maleve e fushave, parqet voltaike, janë destinacionet e pastrimeve. Sigurisht ka një lejedhënës. Kryeministri i vendit. Kjo ka prodhuar organizata kriminale Brenda sistemit, Brenda qeverisjes. Dosja “Balluku” dhe “AKSHI” janë kënetat e frikshme të shkrirjes së krimit dhe zyrave publike në një. Kjo është Lufta e Re. Si të ndahen dhe të ndalen. Ndaj agjenda “Trump” në Tiranë ka prioritet të parë sipas edhe deklarimeve të javës së shkuar në senatin amerikan, të gjeneralit të nominuar për ambassador, Eric Ëendet. Lufta ndaj krimit të organizuar, narko-karteleve terroriste dhe pastrimit të parave, për të mbrojtur sigurinë kombëtare të dy vendeve…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pse historia e Shqipërisë i transformon liderët nga premtues të lirisë në autoritarë?

0

Nga Artan Fuga

Pse historia e Shqipërisë i transformon liderat nga premtues të lirisë në autokratë, në rastin më të mirë autoritarë, në rastin më të keq, në diktatorë?

Cfarë çështjeje është kjo? E historisë apo e filozofisë, e sociologjisë, e shkencave politike? Apo e të gjithave bashkë? Nëse nuk mendojmë për këto pyetje, dhe s’kemi përgjigje si mund të analizojmë të përditshmen, ku ta gjejmë atë që quhet “framing” i lajmit? Ku ta gjejmë kuadrin logjik të një eseje apo të një tregimi, po të një romani?

Pse i nxjerr jashtë liderat demokratë historia e Shqipërisë? Si nxjerr pilotin një avion që merr flakë? Pse diktatorët në Shqipëri psikologjikisht shpjegohen? Sepse janë të çmendur? Psikopatë? Kush në botë diktatorët i ka quajtur kështu veç naivëve!

Shkruajti Sami Frashëri për një Shqipëri me modelin politik të Zvicrës, kush ja vërshëlleu ? Askush!
Erdhi Ismail Beu me idenë e një republike si model qeverisjeje, brenda një viti e gjysmë u detyrua të japë dorëheqjen! Ik o lipsu i thanë! Nuk je për gjë ti!

Erdhi Ahmeti si President, brenda disa viteve e shpalli veten mbret, pa gëk e mëk, mori kurorën drejt e në kokë! Jam Skënderbeu ! – tha! Mua më takon!

I thanë, o bëhu Mbret dhe na mblidh rrypat, o ik me të tjerët!

Erdhi Enveri – me këshilla nacionalçlirimtare e me sekretarë, sekretar e quante veten, por vet Zot vetë Shkop, gëk mëk të tjerët.

Si sekretar do e kishin hedhur në kosh disa herë, dikush në vesh i pëshpëriti, o Stalin, o ik në dreq!
Më në fund erdhi Demokracia! Lëre mos e nga! Çdo parti, e madhe apo e vogël ka në krye një që iu hipën të tjerëve dhe nuk zbret më nga froni!

Kush merr pushtetin nuk zbret më që andej veçse nëse e flakin si në avionin në flakë pilotin! Rrotacion as bëhet fjalë!

Ja pra si historia jonë flak dhe dështon demokratët, dhe mban autoritarizmin personal, në të gjitha nivelet, kurdo.

Ka naivë që e shpjegojnë me kulturën e kombit. Thonë edhe shprehjen idiote që një e dreq e di se ku e kanë gjetur, sikur një komb ka qeverisjen që meriton. T’i pyesësh ku e keni lexuar, s’ta thotë njeri!
E shkruante bukur Emil Dyrkheimi, kjo shprehje e barazon popullin me shtetin? Atëhere pse ekziston shteti?

Nisin prijësa dhe bëhen lavdosha!

Nëse nuk mendojmë këtë, atëhere çfarë mendojmë?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksidenti me vdekje i 7-vjeçarit afër shkollës, ja çfarë tha Petrit Bozo në vendngjarje: Isha me 10km/h

0

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku 61-vjeçari i identifikuar si producenti Petrit Bozo, ka përplasur për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.

Një nga dëshmitarët e ngjarje deklaroi se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.

“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.

Por banorët pranë vendngjarjes në fshatin Mengël thonë se automjeti që shkaktoi aksidentin ishte me shpejtësi maksimale.

Sakaq, një grua thotë se ambulanca nuk erdhi dhe ishin burrat në një lokal aty pranë që e morën fëmijën dhe e dërguan në spital, teksa ambulanca erdhi 15 minuta me vonesë.

“Thirrëm ambulancën, nuk erdhi ambulanca e morën me makinë të rastit e çuan në spital. Ka ardhur ambulanca pas çerek ore, pasi e morën fëmijën nga vendi i ngjarjes. Ishte me shpejtësi maksimale, shumë shpejt”- tha dëshmitarja.

I mituri u përplas për vdekje nga automjeti që drejohej nga 61-vjeçari Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkollem, që është pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd.

Fëmija ka qenë me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal.

Sakaq, regjisori Petri Bozo është shoqëruar në Komisariat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo

0

Policia ka shoqëruar regjisorin e njohur Petri Bozo në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan, mëson A2CNN. 

Bozo ka qenë në drejtimin e automjetit që përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar. I ndjeri ishte duke kaluar rrugën bashkë me të ëmën.

Për një moment ai i është shkëputur nga duart nënës dhe është goditur nga makina. Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur. 

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njoftoi sot policia./A2CNN

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd/ Ishte duke kaluar rrugën për në shkollë, makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit.

Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd.

Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë, i ka shpëtuar nga dora nënës dhe është përplasur nga makina.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ku automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur fëmijën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias viziton sot Tiranën! Takime me Ramën e Nufin

0

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Ai do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama si dhe me homologun, Ermal Nufin.

Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet në PD/ Fatos Mihali: Pa Sali Berishën, Partia Demokratike nuk do të ekzistonte sot (VIDEO)

0

Lidhur me procesin zgjedhor në Partinë Demokratike ka reaguar edhe Fatos Mihali, një nga themeluesit e PD-së dega Fier, i cili vlerësoi pjesëmarrjen e demokratëve si një tregues të mbështetjes për opozitën dhe për lidershipin aktual të partisë.

Mihali u shpreh se Partia Demokratike, pa Sali Berishën, nuk do të ekzistonte më si forcë politike dhe se ishte pikërisht Berisha ai që e ringriti partinë në momentet më të vështira.

“Unë jam një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Fier. Shumë nga ata që e themeluan këtë parti sot nuk jetojnë më, disa janë larguar, ndërsa të tjerë nuk janë më aktivë. Më vjen keq që shumë prej tyre nuk ishin sot për të votuar për Sali Berishën. E them me bindje se, nëse Partia Demokratike nuk do të kishte qenë me Berishën, sot nuk do të ekzistonte. Do të ishte një parti e shpërbërë dhe pa frymë demokratike,” – u shpreh Mihali.

Ai shtoi se Berisha meriton të jetë sërish kryetar i PD-së, duke theksuar se askush tjetër nuk ka dhënë për partinë atë që ka dhënë ai ndër vite.

“Sot Partia Demokratike nuk është aty ku duhet të ishte pas 35 vitesh, por veprat e qeverisjes së saj mbeten dhe do të kujtohen gjatë. Problemet dhe përçarjet e viteve të fundit e dëmtuan rëndë partinë, sidomos pas drejtimit të Lulzim Bashës. Megjithatë, ende ka kohë për riorganizim dhe rikthim të saj në pushtet,” – deklaroi ai.

Mihali foli edhe për nevojën e bashkimit dhe organizimit të strukturave të PD-së, duke theksuar se partia duhet të ruajë identitetin dhe frymën që kishte në fillesat e saj.

“Partia Demokratike do të rikthehet në pushtet, por kjo kërkon kontributin e të gjithëve. Unë nuk do ta lë kurrë gurin tim të themelit. Kam qenë dhe do të mbetem pjesë e kësaj force politike deri në fund,” – përfundoi Fatos Mihali.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

IBAR kalon. Tani nis zbori…

0

Nga Lutfi Dervishi 

IBAR do të kalojë. Qeveria do ta shesë si një sukses historik, ndërsa opozita si një proces të vonuar që konfirmon dështimet e pushtetit. Ndërkohë, raportin teknik prej 31 faqesh ka shumë gjasë ta lexojnë po aq njerëz gjithsej: një tufë ekspertësh dhe ndonjë diplomat karriere.

Por përtej propagandës së ditës, pyetja është: çfarë ndryshon konkretisht për vendin?

Para se të rrahim gjoksin e të kumtojmë “fitore”, duhet të sqarojmë çfarë nuk kemi marrë ende. Ky nuk është anëtarësim në BE dhe as hyrje automatike në tregun e përbashkët. IBAR-i nuk sjell nesër paga gjermane, spitale daneze apo administratë holandeze.

Deri më tani, procesi ka qenë kryesisht teorik: screening/skanimi, raporte, tabela, strategji dhe vlerësime në distancë. Shqipëria sapo ka kaluar provimin teorik për patentën europiane. Tani duhet të futet në trafikun real. E aty, nuk mjafton më të njohësh tabelat; duhet të dëshmosh se di t’i japësh makinës.

Kjo kuptohet qartë kur krahason dokumentet. Dallimet mes IBAR 1 që nuk kaloi (shkurt 2026) dhe IBAR 2 (maj 2026) ndahen nga vetëm tre muaj kohë, por janë tre muaj zbor. Ata që bënë papagallin duke përsëritur se “asgjë nuk është bllokuar e çdo gjë ecën vaj”, është koha të skuqen pak, nëse nuk u ka plasur krejt cipa.

Të dy dokumentet trajtojnë të njëjtat kapituj: drejtësinë, korrupsionin, median, administratën dhe zgjedhjet. Por në thelb, ndryshimi i tonit është radikal.

Nëse IBAR 1 ishte dylbi,  IBAR 2 është lupë. Toni është haptazi më politik, më skeptik dhe tejet konkret. Rasti i SPAK-ut është ilustrimi më i mirë: për herë të parë dokumenti flet pa doreza për presione politike, deklarata publike zyrtarësh dhe nevojën jetike që prokurorët të punojnë pa ndërhyrje.

E njëjta logjikë e zhveshur dominon edhe te zgjedhjet. Aty ku IBAR 1 mjaftohej me thirrjet e përgjithshme për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, IBAR 2 shkon direkt te plaga: keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe makineria e patronazhistëve.

Edhe çështja e pronave futet në një fokus më agresiv, duke treguar gishtin mbi zonat bregdetare, pronat e minoriteteve, shpronësimet, dokumentet false dhe mungesën e kompensimit real. Po ashtu, policia hyn më fort në radar, ku evidentohet korrupsioni, rotacionet e dyshimta dhe dobësia strukturore e mekanizmave të kontrollit.

Mesazhi është i qartë: Brukseli nuk impresionohet më nga strategjitë, planet e veprimit, konferencat apo ligjet që miratohen.

Ndaj, ky proces nuk duhet shitur si triumf, sepse nuk është i tillë. Është thjesht hyrje në fazën më të vështirë  të negociatave. Nga ana tjetër, edhe opozita do të bënte gabim ta trajtonte këtë vetëm si propagandë të radhës; për herë të parë, mbi shtetin shqiptar po vendoset një mekanizëm monitorimi dhe presioni ndërkombëtar që nuk të fal. Lupa është afruar shumë afër.

Ky është një shans real për një lojë më serioze,  një mundësi për të krijuar një klimë politike më të qetë, ku fokusi zhvendoset te qytetari dhe te interesi vendit. Është një mundësi për institucione më funksionale, ekonomi më konkurruese, zgjedhje më të besueshme, administratë më pak partiake dhe media më të mira. Por kjo vlen vetëm nëse raporti përdoret si manual pune, dhe jo si material për statuset e radhës në Facebook.

IBAR-i kalon, por mes rreshtave kuptohet se koha e fjalëve të bukura ka perënduar. Ka ardhur koha e veprave.

Më 27 maj në mëngjes, qytetarët nuk do të zgjohen në një vend pa trafik, me ujë 24 orë apo me spitale perfekte. Ky proces nuk ul çmimin e naftës me vendimin e bordit të “transparencës”, nuk e zhduk korrupsionin me magji dhe nuk rregullon me telekomandë problemet e kadastrës, tenderat apo PPP-të.

Ajo që ky hap krijon është diçka më pak spektakolare, por jetike: një presion konstant, kirurgjikal, që institucionet të funksionojnë sipas ligjeve e rregullave e jo sipas trilleve e dëshirave.

BE-ja po ndez dritën jeshile për të kaluar nga teoria në praktikë. Kemi hyrë, si të thuash, në autostradë, por shpejtësia e lëvizjes dhe rreziku për t’u përplasur varen tashmë tërësisht nga ne. BE nuk ka ndërmend të na marrë zvarrë e të na anëtarësojë me zor.

Për herë të parë pas shumë vitesh, problemet tona jo vetëm që janë nxjerrë sheshit, por kemi humbur zyrtarisht edhe luksin për t’i injoruar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ilir Vrenozi refuzon të marrë pjesë në referendumin e Sali Berishës

0

Ilir Vrenozi, një nga demokratët më të njohur në Korçë dhe mbështetës i hershëm i Partisë Demokratike, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e organizuar sot nga Sali Berisha.

Në një reagim të fortë publik, Vrenozi është shprehur kritik ndaj procesit, duke e cilësuar atë si një votim pa garë dhe me “parime komuniste”.

“Saliu duhet ta hapte partinë, duhet një kryetar tjetër. Këto nuk janë votime”, është shprehur ai.

Më tej, Vrenozi deklaron se pjesëmarrja në këtë proces do të ishte një gabim nga ana e tij.

“Do bëj faj po vajta të votoj. Nuk shpërdoroj votën duke votuar Sali Berishën”, tha demokrati korçar.

Qëndrimi i Ilir Vrenozit vjen në një moment kur procesi i votimit brenda PD-së po shoqërohet me debate dhe përçarje të forta mes demokratëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet në PD, Jozefina Topalli: Berisha është simbol

0
Deputetet e PD, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte diskutuar miratimi nga qeveria i projektligjit “Per ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit”./r/n/r/nLawmakers, Sali Berisha and Jozefina Topalli, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka votuar në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat ajo u shpreh se lideri aktual i PD, Sali Berisha, është i vetmi që ka pasur mbështetje të gjerë edhe pse ka qenë i sulmuar dhe është detyruar të bëjë një fushatë elektorale ndërsa ishte i arrestuar.

“Politika është provë karakteri, ka lider në pushtet që janë të fuqishëm për shkak të pushtetit. Në rastin e Berishës ka ndodhur një rast unikal. Është lobuar për ta shpallur non grata, ka pasur një izolin dhe ia ka dalë të rikthehet falë besimit të njerëzve. I hoqën vulën e arrestuan dhe nisi fushatën nga arresti. Kur liderit i heq instrumentet më normale politike, kë kapërcyer kufijtë e politikës. Kur në këto kushte ai merr besimin e mbi 500 mijë shqiptarëve ai hyn në një territor tjetër, në atë të simbolikës, që nuk funksionon më me logjikën e establishmentit”, tha ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx