Ballina Blog Faqe 29

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës

0

Bordi i Transparencës në mbledhjen e datës 23 maj 2026 ka vendosur ndryshimin e çmimeve tavan të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është vendosur jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 23 maj, në orën 13:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku mund të pasqyrohen ndryshime të mëtejshme. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, aktori i madh Birçe Hasko

0

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit shqiptar.

Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”.  Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965.

Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965-1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 e në vijim, ai u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, ku më vonë shërbeu edhe si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989-1994.

Në skenë dhe ekran, Hasko u dallua veçanërisht në role të karakterit komik dhe popullor.

Në teatër interpretoi figura si Milo Tafani në komedinë “Shi në plazh” (1983) nga Teodor Laço, Abaz Kola në “Shtëpia me dy porta” (1984) nga Ruzhdi Pulaha, si dhe Shazo në “Familja e peshkatarit” (1984) nga Sulejman Pitarka.

Gjatë karrierës së tij, ka realizuar dhjetëra role filmike, si:

Kronikë provinciale – (2009), Taqo

I dashur armik – (2004), Cifuti ore ndreqes

Tirana viti 0 – (2001), Babai

Parullat – (2001), Shoku Sabaf

Nata – (1998), Sheti

Fletë të bardha – (1990), (TV) Xhafa

Vetmi – (1990), Teki Maliqi

Vitet e pritjes (1989), – Xha Rufeti

Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989), – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur

Historiani dhe kameleonët (1989), – Nën Toger Muharremi

Shkëlqimi i përkohëshëm (1988), – Babai i Danes

Përrallë nga e kaluara – (1987), – Dasmori i urte

Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini

Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi

Dhe vjen një ditë – (1986), Daja i Llano Bletës.

Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea

Gurët e shtëpisë sime – (1985), Mesuesi i fshatit

Shi në plazh – (1984), Milo, teater-komediKoha nuk pret – (1984), Xhezo, Partizani

Kush vdes në këmbë – (1984), Kryetari i gjyqit

Dita e parë e emërimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit

Në kufi të dy legjendave – (1981), Xhelua

Skëterrë 43 – (1980), Syrjai

Njeriu me top – (1979), Tosun Baçi

Liri a vdekje (film) – (1979), Sotiri

Radiostacioni (film) – (1979), Mete Aliu Partizani

Koncert në vitin 1936 – (1978), Tellalli

Shtigje të luftës – (1974), Dulla Partizani

Malet me blerim mbuluar – (1971), Osmani

Kur zbardhi një ditë – (1971), Sulo Ballisti

Më 13 nëntor 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1995 mori titullin universitar “Profesor”, ndërsa më vonë u nderua edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet në PD/ Salianji nxjerr fletët e votimit me emrin e tij: Kur gara vritet, demokratët reagojnë me dinjitet!

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi të fletëve të votimit, ku disa anëtarë të PD-së kanë shënuar emrin e tij krahas emrit të Sali Berishës, i cili është i vetmi kandidat në garën për drejtimin e selisë blu.

Salianji shkruan se përmes votës apo shënimit të emrit të tij në fletën e votimit, po shprehin qëndrimin e tyre dhe po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Ish-deputeti i cili u përjashtua nga kandidimi për kreun e partisë, thekson se “kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet”.

Reagimi i Salianjit:

Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij.

Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!

Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.

Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.

Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!

Ne nuk dorëzohemi.

Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot zgjedhjet e brendshme në PD, demokratët votojnë për kryetarin e partisë

0

Demokratët po u drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë forcën politike në katër vitet e ardhshme.

Në garë do të jetë vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e demokratëve në rrethe. 

Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së, ndërsa rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës.

Kreu aktual i PD-së, Sali Berisha, pritet të votojë në selinë qendrore të Partisë Demokratike në orën 11:00.

Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm emrin e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi paraqitet në GJKKO

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është paraqitur sot në GJKKO.

Blushi ka shkuar në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, i vetëm.

Mësohet se Blushi është paraqitur në GJKKO për të marrë disa kopje të vendimeve të dhëna për presidentin e PL-së, Ilir Meta, që ndodhet pas hekurave.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Karakaçi: Do të shembim mbikalimin e Rinasit

0

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se për të zgjidhur trafikun në aksin Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit për të krijuar një të ri me 4 korsi.

“Kemi hapur korsitë në drejtim të Rinasit dhe Tiranës, që ishin 6 km e para. Unë e di që hinka krijohet përsëri, por trafiku ka ndryshuar. Kishim problematikë te një mbikalim dhe u rregullua nga ARRSH-ja. Te mbikalimi i Rinasit krijohet hinka, por po vijojnë punimet pas mbikalimit të Rinasit. Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, tha ministri.

Kur u pyet nëse rruga Tiranë-Durrës do të vijojë të jetë pa pagesë, Karakaçi u përgjigj shkurt: “Për momentin, patjetër do të vazhdojë të jetë pa pagesë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U ndalua nga Izraeli, aktivisti Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri

0

Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar që ishte ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë një udhëtimi drejt Gaza Strip, ka mbërritur në Shqipëri dhe është pritur në aeroportin e Rinasit, ku është takuar mes emocioneve dhe lotëve me familjarët dhe fëmijët e tij.

Pas mbërritjes, ai ka qëndruar për rreth dy orë në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare.

Goxhaj ka deklaruar se ishte pjesë e një flotiljeje aktivistësh që synonte të shkonte drejt Gazës si pjesë e një nisme online për mbështetjen e çështjes palestineze.

Sipas rrëfimit të tij, grupi është ndaluar në det ndërkombëtar nga mjete ushtarake izraelite dhe është marrë me forcë në një anije më të madhe, ku ai pretendon se janë mbajtur të ndaluar për disa ditë me kushte të vështira.

“Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, koka përfundonte në tokë. 

Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup. 

Në Turqi u nisëm dje nga dreka dhe pjesë tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë, ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll, bashkë me stafin e vet”, tha Goxhaj për Ora News.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Operatorët turistikë protestë para Bashkisë Sarandë: Paguajmë taksat, por s’kemi ku parkojmë mjetet lundruese!

0

Rreth 30 operatorë turistikë në Ksamil kanë protestuar mëngjesin e sotëm (22 maj) përpara Bashkisë së Sarandës.

Qëllimi i protestës përcaktimi në kohë i vendbazimit të skafeve, pasi sipas tyre ende nuk u është përcaktuar, teksa sezoni veror ka nisur dhe hyn në fazën kulminante të tij.

“Jemi taksapagues, jemi me licencë, jemi në rregull me kërkesat sipas ligjit po nga bashkia ende nuk na kanë përcaktuar vendin se ku duhet t’i parkojmë skafet. Kjo është puna jonë, me këtë punë mbajmë familjet”, thotë një prej protestuesve.

Kurse një tjetër shprehet se masat duhet të ishin marrë që më herët nga Bashkia.

Kjo, pasi sezoni turistik ka nisur dhe ata kapen të papërgatitur dhe dëmtohen në aktivitet.

“Kjo që kërkojmë ne sot duhej të ishte bërë më përpara, kjo pasi jemi në prag të nisjes së sezonit turistik edhe pse turistët kanë filluar në Ksamil”, shpjegon ai.

Ata shprehin mosdakordësi për parkimin e skafeve larg qendrës ku i kanë pasur deri tani.

“Nuk jemi dakord të parkojmë skafet tona larg qendrës ku i kemi pasur deri tani”, u shprehën ata.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Salianji: Kur Rama futet në hall, Berisha bëhet votë shpëtimi

0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj lidershipit të opozitës, duke ngritur dyshime për një “pakt të heshtur” mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Përmes një reagimi në Facebook, Salianji thotë se opozita ka hequr dorë nga roli i saj përballë qeverisë dhe është kthyer në “oksigjen politik” për Ramën në momentet më të vështira.

Sipas tij, shqiptarët po mbahen peng nga një marrëveshje mbijetese politike, ku “Rama mban pushtetin dhe Berisha mban partinë”, ndërsa qytetarëve po u mohohet e drejta për të zgjedhur alternativa reale.

Reagimi i Salianjit: 

“Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.

Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.

Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.

Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë:çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?”, shkruan Salianji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bushati flet për zgjedhjet pa kandidat përballë Berishës: Saliu i bëri gropën partisë…

0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit në MCN TV”, deklaroi se Sali Berisha, duke mos pranuar kandidat përballë vetes në zgjedhjet për kryetar në PD, i bëri gropën partisë, por ndihmoi edhe shoqërinë, pasi ekspozoi shumë persona që këto ditë flisnin për mungesën e demokracisë në PD, por jo për mungesën e demokracisë në Shqipëri. 

“Kjo qe ka bërë Berisha, i ka bërë të keqe PD-së, por i ka bërë një të mirë shoqërisë. Ky ka qenë një muaj e gjysmë, që ka nxjerrë përballë publikut të gjithë ata njerëz që në mënyrë paradoksale shqetësohen më shumë për demokracinë në PD , sesa për demokracinë në Shqipëri.

Kanë derdhur lot për demokracinë në PD, por nuk kanë bërë as 10% për zhdukjen e demokracisë në Shqipëri. Duke bërë këtë hara-kiri për partinë e vet, Berisha ka marrë në gropën e vet, ata që janë shfaqur në studio duke thënë çfarë fatkeqësie po e gjen PD. Kur vjen fjala çfarë fatkeqësie e ka gjetur Shqipërinë, nuk ulërasin me të njëjtën timbër zëri”, deklaroi Bushati.  

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx