Ballina Blog Faqe 45

“Investimet Strategjike” dhe “Paketa e Maleve”, Lapaj dorëzon kërkesën për referendum në KQZ

0

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën për marrjen e formularit tip për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave për secilin ligj, me qëllim zhvillimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e Ligjit “Për investimet strategjike dhe “Për paketën e maleve”.

Në një komunikim për gazetarët, Lapaj u shpreh se nëse gjithçka shkon normalisht, referendumi mund të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

“Referuar kuadrit ligjor procesi referendar për shkak të përcaktimeve që X muaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve nuk mund të mbahet referendum, parë edhe zgjedhjet që po vijnë i bie që nëse shkon në rregull do të mbahet në vjeshtën e vitit tjetër.

Procesi i mbledhjes së firmave do jetë një proces gradual. Në total janë 100 mijë firma dhe qytetarët duhet të angazhohen nga çdo cep i vendit”, tha Lapaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Automjet i dyshimtë pranë shkollave? Kumbaro: Kemi çdo gjë nën kontroll!

0

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u komunikuan vendimet e marra këtë të mëkurë, 29 prill.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vuri sërish theksin te procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, ajo deklaroi se qeveria ka trefishuar buxhetin për kërkimin shkencor.

“Dua të ndaj me ju sot një lajm që sidomos është i mirë për botën e kërkimit shkencor, për universitetet, publike dhe jo publike por edhe për çdo institucion tjetër apo kompani private që është e interesuar në produkte të kërkimit shkencor sepse mbyllëm sot me vendim të Këshillit të Ministrave aktin e 12-të nënligjor, në zbatim të ligjit për Shkencën të vitit 2024 që është një paketë shumë e rëndësishme për organizimin e institucioneve dhe të kërkimit shkencor në përgjithësi në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Komisionit Europian dhe të Bashkimit Europian, me mbylljen e këtij akti në bëjmë edhe veprimin e fundit ligjor në detyrimet që kemi për Kapitullin 25, është kapitulli për kërkimin shkencor, për të cilin po punohet prej disa vitesh, një ndër dy kapitujt e parë që do të mbyll negociatat brenda këtij viti”, u shpreh Kumbaro.

U ndal edhe te projektet pas shkolle dhe gjithë programet e tjera për nxënësit.

“Janë projekte kanë 10 vjet që zhvillohen në formate të ndryshme. Në shkolla ku janë bërë investime të rëndësishme, të jenë të hapura edhe aktivitetet pas mbarimit të mësimit. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve. Do të shtojmë edhe Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja”, tha Kumbaro.

“Shkollat do të pajisen me hapësira për të konsumuar ushqim”, shtoi ministrja.

Ministrja qetësoi të gjithë prindërit sa i takon shqetësimeve që kanë lindur ditët e fundit për disa gra të mbuluara apo një furgon pranë shkollave në zona periferike të Tiranës.

Pyetja e gazetarit: Një automjet që po qarkullon pranë shkollave, i përket iranianëve që janë strehuar në Manzë? A ka një plan për të sqaruar prindërit?

“Dua t’ju siguroj që masat e sigurisë janë të garantuara 100%”, u përgjigj Kumbaro, duke vënë theksin te bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

“Patrullat janë aty çdo ditë, për të garantuar të gjithë perimetrin e shkollës. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, janë persona kontakti në komunikim të rregullt me Policinë për çdo sinjalizim”, përfundoi ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplasjet brenda PS, Braçe: Disa nga ato që thotë Spiropali qëndrojnë

0

Socialisti Erion Braçe, i ftuar në “Shqipëria Live” ka folur edhe për përplasjet brenda PS-së me Elisa Spiropalin.

Braçe u shpreh se brenda Partisë Socialiste ka persona që kanë marrë pozicione që nuk i meritojnë.

Sidorela Gjoni: Dje ka pasur diskutime brenda PS-së. Përplasja në distancë apo edhe ballë për ballë e asaj ajo që ndodh në PS. Keni ju një mendim për zërat e ndryshëm në PS-së, një koment që u diskutua dje ishte ai që mund të ketë bërë Rama drejtuar Elisa Spiropalit: “PS-ja dhe unë jemi investuar tek ti, ti nuk do të flasësh më”.

Erion Braçe: PS ja ka investuar tek ne jo ne tek PS-ja.

Sidorela Gjoni: Te Spiropali në këtë rast

Erion Braçe: Unë flas për veten, nuk preferoj të flas për emra. Unë mendova që gjëja nuk po i thuhej vetëm zonjës Spiropali, por edhe mua ose të tjerëve në sallë. Unë vazhdoj të jem deficitar në PS. Në PS ka shumë njerëz që nuk e kanë pasur mundësinë që unë kam pasur. Janë socialistë të thjeshtë, në etapa të ndryshme, por edhe ata kanë pritur nga PS dhe nuk kanë marrë atë që meritonin.

Sidorela Gjoni: Ka të tjerë që kanë marrë më shumë se çfarë kanë merituar?

Erion Braçe: Patjetër që ka plot.

Sidorela Gjoni: A është Spiropali rast i tillë?

Erion Braçe: Nuk jam unë të bëj gjykatësin e kontributeve në PS. Mendoj që është partia që përmes proceseve demokratike t’i japi atë që meritojnë.

Sidorela Gjoni: A ka përplasje brenda PS mes Spiropalit dhe Ramës?

Erion Braçe: Për çfarë? Nuk preferoj të flas për gjërat e shtëpisë. E ka parim timin që gjërat e shtëpisë mbeten në shtëpi, nuk dalin jashtë.  Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë. Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bordi i Transparencës ul me 3 lekë çmimin e naftës dhe me 1 lekë të benzinës

0

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja për naftën dhe benzinën. Sipas këtij vendimi çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/liter.

Ndërkaq, çmimi i shitjes me pakicë të benzinës do të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

VENDIMI

Bordi i Transparencës në datë 29 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora  11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nuk u arrit marrëveshje mes partive politike për zgjedhjen e Presidentit të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

“Sipas aktgjykimit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, në fund të seancës, fiks në orën 00:00.

Në seancën e 28 prillit nuk morën pjesë deputetët e opozitës, duke pamundësuar kuorumin për dy kandidatet e LVV-së për presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në fjalimin e mbajtur në Kuvend, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare në Kosovë janë në rënie të lirë dhe me çdo proces zgjedhor vetëm sa po bien më tepër.

Ai ka shtoi se Kosovës i duhet një opozitë e re për të pasur presidente të re. “Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mundet me sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin e karakterin e ka të vjetër. Prandaj janë në rënie të lirë. Po bien vazhdimisht nëpër cikle elektorale. Sa më shumë po mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë. Asnjë mësim s’po nxjerrin. Do të ishin qesharakë sikur të mos ishin të gjorë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se opozita po thotë “ose populli le të na heqë nga Kuvendi ose duhet të na dojë me zor”.  “Veç këto dy mundësi janë. Ata janë thellësisht të pakënaqur me numri ne deputetëve që kanë. Praktikisht LDK-ja po thotë që i kemi 15 deputetë por nuk më duhen asgjë. PDK-ja po thotë që i kam 22 deputetë por nuk po më duhen asgjë, sepse ju e dini 22 + 15 bëjnë 37 e në 57 e ne 66. Këtë s’po munden ta kapërdijnë mendërisht dhe çka po u thonë qytetarëve, po shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

Pas mbylljes së seancës, në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se, me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, është mbrojtur rendi kushtetues dhe është shmangur, sipas saj, një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Sipas PDK-së, përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese kanë dështuar, ndërsa institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues janë ruajtur. Kjo parti konsideron se përgjegjësia kryesore për krizën politike bie mbi pushtetin aktual, të cilin e akuzon për krijimin e krizave të njëpasnjëshme politike, keqqeverisje dhe probleme ekonomike.

PDK-ja vlerëson se, në përputhje me Kushtetutën, vendi hyn tani në një proces të ri zgjedhor. Në këtë drejtim, ajo i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të caktojë datën e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese, duke siguruar një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Po ashtu, kjo parti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për zgjedhje dhe, përmes votës së tyre, të refuzojnë, siç thuhet, përçarjen dhe bllokadat institucionale. Në reagimin e saj, PDK-ja thekson se “vendi ka nevojë për një drejtim të ri, stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke kërkuar një qeverisje që respekton Kushtetutën“. Sipas saj, pas zhvillimeve të fundit, vendimmarrja kalon tek qytetarët përmes procesit zgjedhor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Debati i fortë me Ramën, reagon ashpër Elisa Spiropali: Më përjashto!

0

Ish ministrja e Jashtme, njëherësh deputete e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas përplasjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe debatit të shkaktuar nga qëndrimet e saj publike, si edhe mungesa në seancën për imunitetin e Belinda Ballukut.

Në një reagim të gjatë, ajo thekson se kritikat e brendshme nuk duhet të kthehen në ndëshkim publik dhe se paralajmërimet politike nuk duhet të shërbejnë si presion ndaj mendimit ndryshe.

Ajo adreson paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar, ndërsa thotë se nëse qëndrimet e saj për mënyrën se si funksionin partia dhe qeveria konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë le ta bëjë dhe ta largojë nga grupi socialist.

REAGIMI I PLOTE:

Më përjashto

Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.

Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.

Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.

Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.

Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.

Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.

Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.

Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.

Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.

Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.

Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.

Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.

Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.

Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.

Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.

Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.

Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.

Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.

Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.

Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.

Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.

Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj.

Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?

Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.

Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.

Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.

Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.

Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.

Tremb jehona që i bëhet frikës.

Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.

Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama pret me përqafime ambasadoren amerikane në Greqi

0

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle.

Diplomatja amerikane do të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.

Kimberly Guilfoyle e ka vizituar Edi Ramën dhe në mars në kryeministri. Një tjetër takim me tyre ka ndodhur në Greqi teksa Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.

Për këtë marrëveshje kanë shkruar më parë dhe mediat greke. Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Shqipëri. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.

Çfarë është terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror?

Një FSRU (Floating Storage and Regasification Unit) është një terminal lundrues që përdoret për të importuar dhe përpunuar gazin e lëngshëm natyror (LNG). Ai zakonisht është një anije e pajisur me rezervuarë të mëdhenj ku ruhet gazi i lëngshëm që mbërrin me cisterna nga vendet prodhuese. Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz.

Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit. Terminalet e tilla konsiderohen zgjidhje më të shpejta dhe më fleksibël se ndërtimi i terminaleve të përhershme në tokë dhe përdoren shpesh për të rritur sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Transformimi i Ilir Metës në paraburgim, psikologia shpjegon ndikimin psikologjik

0

Psikologia Manolita Hida, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ka komentuar ndryshimet fizike të ish-Presidentit Ilir Meta gjatë qëndrimit në paraburgim, duke i lidhur ato me efektet psikologjike që sjell izolimi dhe privimi nga liria.

Sipas saj, të paraburgosurit kanë mundësi të mbajnë veshje të sjella nga familjarët, çka krijon një lidhje të vazhdueshme me jetën jashtë. “Duket sikur burgu mbetet një farë zgjatimi i familjes që është jashtë”, u shpreh Hida, duke theksuar rëndësinë e këtij kontakti për ruajtjen e identitetit personal.

Megjithatë, ajo nënvizoi se qëndrimi në burg shoqërohet me një përballje të fortë të individit me veten, në një hapësirë të kufizuar ku çdo aspekt i jetës kontrollohet. Kjo situatë, sipas saj, mund të çojë në fenomene si depersonalizimi dhe humbja e autonomisë.

Të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë mundësi të përdorin veshje që familja ua sjell. Bëhet një lloj lidhje me familjen. Duket sikur burgu mbetet një farë zgjatimi i asaj familjes që është jashtë. Por vjen me një pyetje që kush jam unë në këtë hapësirë të kufizuar, ku çdo gjë kontrollohet nga disa orare dhe disa njerëz. Mund të jetë izolimi një faktor, por s’është faktori i vetëm. Në burg ndodh depersonalizimi dhe humbja e autonomisë. Duke marrë parasysh një element shumë të rëndësishëm, infantilizmi, një individ që ndodhet në kushtet e privimit të lirisë, çdo kujdes e merr nga bota e jashtme, kemi humbje totale të autonomisë. Varet shumë edhe pjesa e mbështetjes sociale dhe familjare që ti ke nga jashtë. Përkujdesja nga familja bëhet thelbësore për individët e privuar nga liria, krijon imazhin e ruajtjes së autoritetit dhe rolit që individi ka pasur jashtë. Burgimi është edhe çështje mendore, çfarë ndodh me mendjen tënde kur je brenda burgut. Të qenurit brenda një mjedisi të mbyllur nxit elemente që kanë të bëjnë me përjetimin e stresit, që mund të krijojë situata që lidhen me shëndetin mendor, dhe mund të çojë në përkeqësimin e kësaj situate. Kemi edhe vdekje sociale, kemi humbje të atyre roleve që janë mbajtur në jetën e lirë. Elementët që kanë të bëjnë me gjuhën verbale dhe jo verbale, i drejtohen publikut, për të treguar që unë jam këtu dhe po vazhdoj të luftoj”, tha psikologia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mungoi në seancë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale? Avokati zbulon gjendjen shëndetësore të Veliajt

0

Avokati Plarent Ndreca ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mos qëndrojë në kafaz gjatë seancave gjyqësore.

Teksa foli në News24 për mungesën e tij në seancë, Ndreca theksoi se ai nuk ishte i pranishëm për shkak se nuk i lejohet të jetë krah avokatit dhe se kjo nuk ka lidhje me ndërhyrjen mjekësore që Veliaj ka kryer pak ditë më parë.

I pyetur mbi ndërhyrjen kirurgjikale të Erion Veliajt, Ndreca sqaroi se bëhet fjalë për një ndërhyrje dermatologjike.

Ndreca: Mungesa e tij nuk ka lidhje me ndërhyrjen, por prezenca e tij duhet të jetë krah avokatit të tij për të realizuar një mbrojtje efektive, dinamike, siç parashikohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nuk mund të trajtohet me një kufizim që i kufizon të bëjë një mbrojtje efektive.

Është bërë e qartë edhe nga vendimmarrje të tjera se kafazi prej xhami nuk është rregull, është përjashtim, kur masat e sigurisë e imponojnë prezencën brenda kafazit prej xhami, por mesa duket, kafazi prej xhami përdoret për të diskriminuar pozicionin e barabartë referuar Kushtetutës që duhet të ketë personi nën akuzë që është i pafajshëm dhe prezumohet si i tillë.

Pyetje: Pse u operua Veliaj?

Ndreca: Ishte një ndërhyrje që lidhet me lëkurën e tij, pra një ndërhyrje që ka të bëjë me lëkurën, puçrra siç i themi ne, se nuk e di në terma mjekësorë. Nuk është e rrezikshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

0

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Ervin Mata. Policia e Shtetit bën të ditur se 39-vjeçari Mata u kap nga autoritetet braziliane në qytetin e IlhaBela të Sao Paolos. Ai kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Mediat braziliane raportojnë se arrestimi i tij u krye te shtunën në një lokal nga policia federale dhe ajo ushtarake, sipas një urdhëri të lëshuar qe nga shtatori i vitit të kaluar. Ndonëse nuk bëri ndonjë rezistencë, ai tentoi të paraqitej si shtetas paraguajan.

Mata, sipas policisë, akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë në shtator të vitit 2020 nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas hetimeve, grupi akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve.

Emri i Ervin Matës doli dhe në ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 në ish Bllok, ku pas një sherri mes disa personave, në mesin e te cilëve ishte dhe Ervis Martinaj, mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Policia shqiptare bën ditur se po bashkëpunon me Interpolin në Brazil, me qëllim ekstradimin e Matajt në vendin tonë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx