Ballina Blog Faqe 47

Berisha për Salianjin: Do ketë fatin e Lul Bravës!

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim online me qytetarët ku u pyet për ish-deputetin Ervin Salianji dhe përplasjet e brendshme në parti.

Berisha u shpreh se Salianji do të ketë të njëjtin fat si Lulzim Basha.

Berisha u ndal edhe te marrëdhëniet e Salianjit, duke përmendur takimet e tij me persona të dënuar dhe eksponentë të njohur, si dhe organizimin e mbledhjeve me figura që sipas tij kishin tradhtuar PD-në.

“Nëse unë vendosa të lë mënjanë dorëheqjen time pa revokim, e bëra në mënyrë absolute vetëm për një gjë, dhe asnjë motiv tjetër, kjo ishte sepse pashë dhe kuptova se ish kreu I kësaj partie kontrollohej totalisht ng Edi Rama.

Me 2 mënyra: Me dosje, 2 të tilla. Ndaj vendosa të rikthehem. Misionarët e krimit dhe Ramës nuk do e marrin kurrë këtë parti.

Salianji, nuk po ndalem në drekat dhe darkat në burg me Olsion Bistrin dhe Pëllumb Gjokën, sepse në burg ishin dhe për mua ai ishte i burgosur politik.

E kuotuam në Kryesinë e partisë vetëm për ta nderuar, por në të gjithë mbledhjet nuk ka shtruar asnjë problem. Pasi u publikua raporti mblodha Kryesinë dhe u thash se duhet të kalojmë në aksion, gjë që u mbështet prej tij.

Një ditë më pas e thirra dhe i kërkova mendimin që kishte, më tha jam dakord, pas kësaj pa thënë asnjë fjalë doli veçmas. Mashtroi një grup njerëzish që i shkuan në kafe për akt miqësor por qëllimi ishte tjetër.

Drekat e darkat me Ergys Agasin gjithashtu. Shkoi në Durrës dhe mblodhi eksponentë të PD që tradhtuan PD dhe nuk punuan asnjë ditë në fushatë.

Në Elbasan sallën ia mbushi Suel Çela. Në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëri fatin e Lul Bravës do të ketë”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Ke marrë gjobë!”/ Skemë mashtrimi online në emër të policisë

0

Policia e Shtetit njofton për një skemë mashtrimi online që përdor emrin dhe identitetin vizual të institucionit për të përfituar para në mënyrë të paligjshme.

Autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme që imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Ata i shpërndajnë këto faqe përmes mesazheve SMS dhe adresave email të maskuara, duke i paraqitur si njoftime zyrtare për pagesa gjobash të trafikut rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Policia deklaron se këto mesazhe nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore. Autorët përdorin teknika mashtrimi për të orientuar qytetarët drejt faqeve të rreme, ku u kërkojnë të fusin të dhëna bankare. Pas marrjes së këtyre të dhënave, ata synojnë të tërheqin fonde nga llogaritë e viktimave.

Institucioni u kërkon qytetarëve të shmangin çdo klikim në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS ose platformave të tjera dhe të mos vendosin të dhëna bankare në faqe të paverifikuara. Verifikimi i gjobave duhet të bëhet vetëm përmes kanaleve zyrtare, konkretisht në portalin e-Albania.

Policia jep edhe udhëzime për rastet kur qytetarët kanë rënë pre e mashtrimit. Ata duhet të kontaktojnë menjëherë bankën për të bllokuar kartën ose llogarinë dhe të denoncojnë rastin pranë strukturave ligjzbatuese.

Policia e Shtetit njofton se ka nisur punën për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj skeme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bordi i Transparencës rrit përsëri çmimin e naftës dhe të benzinës

0

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e radhës të mbajtur këtë të shtunë, më 25 prill, ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Kështu, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, nga sa ishte vendosur në mbledhjen e kaluar, kurse i benzinës me 5 lekë.

Çmimet e reja:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku mund të rishikohen sipas lëvizjeve të tregut.

Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në sqarimin e dhënë, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, parashikohet që në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër, zbatohet akciza në nivelin 80%. Megjithatë, duke qenë se çmimet aktuale janë nën këtë kufi, do të vijojë zbatimi i plotë i akcizës në masën 100%.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Artan Hoxha: Ergys Agasi përdori AKSHI-n dhe Hipotekën për të grabitur pronën në Petrelë

0

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet që po kryen SPAK në lidhje me dosjen e abuzimeve të AKSHI-t.

Hoxha tha se përdorur AKSHI dhe Hipotekën, biznesmeni Ergys Agasi ka arritur të marrë kontrollin e një prone në Petrelë

Më tej gazetari shtoi se kjo pronë është përdorur si një “qendër aktiviteti”, ku, sipas pretendimeve të tij, janë zhvilluar takime dhe kanë hyrë zyrtarë të niveleve të ndryshme.

Artan Hoxha: Ajo që ndodhi gjatë kësaj kohe, është se brenda investitorit të ri, u fut Ergys Agasi dhe e ktheu pronën në shtabin e grupi, u bënë takim e u morën vendime, hynë zyrtarë, aty u gjet edhe koleksioni i verërave. Ne deri tani kemi parë foto të nxjerra nga video të zyrës në Bllok, në këtë nuk e dimë, nëse është kapur këtu është edhe më e madhe gama. Aty shihen zyrtarë të të gjithë niveleve, edhe kolegë tanë, nëse kapet është spektakël më vete. Edhe pse u ble objekti, brenda janë ndërtuar objekte të reja pa leje. Duke përdorur AKSHI dhe Hipotekën, ku çuan njeriun e tyre atje dhe kjo është në hetim e sipër, bënë tjetërsimin e pronës, pronar i ri figuron Agasi.

Ndaj aty ka aq shumë sipërfaqe. Kanë privatizuar edhe çakallin që gjendej në pyll. Aty anë qenë, vendi ku priteshin biletat, i kanë paraqitur edhe 5 mijë metra rreth e qark,. Në dhomat e zhveshjes dhe ËC i kanë futur sërish 6 mijë metra. Kanë legalizuar në kohë rekord, e kanë rregulluar edhe në hipotekë. Plani ishte që të merrej e gjithë zona dhe biznesmenin e kanë parë të lehtë që mund t’i merrnin të gjithë pronën. Kur ai i ka kërkuar pronën pasi nuk është paguar sasia e parave, sheh se llokma të mëdha të pronës ishin marrë. I kishin lënë vetëm stallën e kuajve, hotelin dhe restorantin. Brenda pronës së tij ishin ndërtuar dhe atij i kishin ngelur vetëm disa pjesë të vogla. Problemi është që ata i kanë legalizuar dhe i kanë me dokumente të rregullta, duke kontrolluar, INUK, Policinë, AKSHI dhe Hipotekën. Aty del sa fuqi kanë pasur. Kanë çuar drejtorin e Hipotekës që të legalizojnë pasuritë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama paralajmërim për kryebashkiakët: Mos rikandidoni nëse nuk bëni 10 agroturizma!

0

Kryeministri Rama ka zhvilluar këtë të shtunë, më 25 prill, një takim me fermerët në Dibër.

Mes të tjerash, ai ka folur edhe për Paketën e Maleve ku iu drejtua kryetarit të bashkisë Rahim Spahiut duke i thënë se mos ta marrë mundimin të rikandidojë nëse nuk mundëson hapjen e 10 agroturizmave në Dibër.

“Nuk është më problemi tek paratë, problemi është tek aplikimi. Për pak muaj do të firmosim me bankat. Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkiave.

Ua kam thënë, e dua shumë Rahimin, është dibran i mirë, ka ardhur këtu për të shërbyer pasi ishte në bankë, por ia kam thënë se po nuk bëtë 10 agroturizma, mos hajde të kandidoni më sepse bashkitë nuk janë më vetëm për rrugë.”, tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arjan Ndoja rrëfen atentatin në GJKKO: Nuk i kam borxh askujt

0

Ish-prokurori i Durrësit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në procesin gjyqësor për atentatin ndaj tij të ndodhur në nëntor 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën vetë Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në këtë çështje po gjykohen Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina, të akuzuar si të përfshirë në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit. Shkëmbi nuk është paraqitur në seancë, por ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Gjatë dëshmisë së tij, Ndoja deklaroi se në atë periudhë nuk kishte konflikte të drejtpërdrejta, përveç sulmeve politike ndaj tij.

“Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës. Përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike, nuk kam pasur asnjë lloj problematike tjetër,” u shpreh ai në gjykatë.

Ai theksoi se nuk kishte informacion mbi autorët dhe as ndonjë paralajmërim për ngjarjen.

Nuk kam mësuar as më pas, idenë se kush na ka qëlluar. Për Andi Malokun kam dërgu njerëzit e mi që të interesoheshin për gjendjen e tij shëndetësore. Familjarët nuk dinë asgjë por as i ndjeri nuk ka parë gjë se ato nuk kanë qëlluar paralel kanë qëlluar nga mbrapa”, deklaroi Ndoja.

Në sallën e gjyqit, ai mohoi të njihte të pandehurit dhe tha se emrin e Plaurent Dervishit e njeh vetëm nga një procedim i mëparshëm.

Të pandehurit e këtij procesi unë nuk i njoh… Plaurent Dervishin e njoh si emër se ka pasur një procedim në Durrës,” – tha ai.

Ish-prokurori ngriti gjithashtu dyshime se në atë periudhë mund të ketë qenë nën vëzhgim nga struktura shtetërore.

Për shkak të sulmeve politike unë kam pasur dyshime mos më kanë vënë shërbime të posaçme të policisë, për shkak të vettingut,” – deklaroi Ndoja.

Duke rrëfyer momentet e atentatit, ai përshkroi se si ngjarja ndodhi në lëvizje, ndërsa automjeti u godit me armë zjarri pranë mbikalimit të Shkozetit.

Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtënat me armë zjarri.  Krismat nuk kanë qenë më breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy armë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuajtjes. Që kur kanë filluar krismat deri kur automjeti ka dalë nga rruga ka zgjatur rreth 20 sekonda. Kur u plagos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfunduar jashtë rruge.  Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte më i vetëdijshëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt,” – tha ai.

Sipas dëshmisë së tij, pas humbjes së kontrollit të automjetit dhe përplasjes, ai humbi ndjenjat.

Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtylle kurrizore.” – u shpreh Ndoja.

Ai shtoi se nuk ka marrë kurrë informacione konkrete për autorët dhe se askush nuk i është drejtuar për të shpjeguar ngjarjen.

“Përveçse nga organi i prokurorisë apo vendimet gjyqësore, nuk ka ardhur askush të na thotë pse ka ndodhur kjo gjë,” – deklaroi ai.

Në përfundim të dëshmisë, Ndoja tha se nuk ka pasur lidhje me persona të përmendur në hetim dhe se nuk ka pasur asnjë aktivitet të dyshimtë financiar apo biznesi me ta.

Unë edhe sot jam këtu sepse nuk i kam borxh askujt,” – përfundoi ai.

Atentati ndaj Arjan Ndojës, ish-prokuror në rrethin e Durrësit, ndodhi në 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit. Ish-prokurori, së bashku me “Rrumin” dhe shoferin Andi Maloku, ndodheshin në një fuoristradë që u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet në lëvizje.

Hetimet e SPAK zbuluan një rrjet të gjerë personash të lidhur me Plaurent Dervishajn, të cilët përmes komunikimeve të koduara në aplikacionin “Sky ECC” kishin organizuar ndjekjen dhe më pas ekzekutimin e atentatit. Motivimi mendohet të ketë qenë një konflikt për interesa pronësie dhe influencë në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Zyrtarisht për atentatin e 1 nëntorit 2019 Prokuroria e Posaçme ka akuzuar 11 persona. Plaurent Dervishajn, Julian Meçajn, Julian Pjetrin, Arjol Halilajn, Amar Shkëmbin, Bashkim Haxhijan, Bledar Polovinën, Endrit Sinanin, Genti Nderjakun, Ramazan Rrajën e Redjan Rrajën.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilajn dhe burgim të përjetshëm Redjan Rrajën ndërsa të tjerët presin të gjykohen./shteg.org

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata e Lartë rrëzon Ramën, Gledis Nano dëmshpërblehet me 100 milionë lekë

0

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund çështjes së shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit me firmën e Edi Ramës.

Pasi fitores në dy shkallët e para nga Nano, qeveria e çoi dosjen në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme.

Kjo do të thotë se Gledis Nano përfundimisht do të dëmshpërblehet nga shteti me 100 milionë Lekë për shkak se shkarkimi i tij nga detyra është cilësuar i paligjshëm.

Kujtojmë se Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.

Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”. Një vendim që Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm dhe ndërmori të gjithë hapat ligjorë për dëmshpërblim, duke i marrë shtetit 100 milionë lekë të vjetra, ose 60 pagash mujore, sa mandati 5 vjeçar që duhet të qëndronte në detyrë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bashkimi Europian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR

0

Në të njëjtën kohë kur qeveria e Malit të Zi hodhi në Bruksel një hap historik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria mbetet ende në pritje të dritës jeshile për këtë objektiv të largët. Një nyje e krijuar në negociata, që quhet IBAR, ka lënë pezull krejt procesin.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos e cilësoi përparimin e Malit të Zi si “një hap të madh në rrugën drejt anëtarësimit” dhe “një njohje të qartë të progresit” për qeverinë e vendit fqinj. Vendimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hartimin e traktatit të anëtarësimit për Malin e Zi shënon hyrjen në një fazë të pakthyeshme të procesit të zgjerimit. “Sot, shtetet anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi në BE,” deklaroi  Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili e përforcoi këtë mesazh politik, duke theksuar se “për herë të parë që nga viti 2013, Bashkimi Europian nis matjen e kohës për zgjerimin e radhës”.

Pesha e këtij vendimi bëhet më e qartë nëse shihet në kontekstin historik. Mali i Zi aplikoi për anëtarësim në vitin 2008, mori statusin kandidat në 2010 dhe hapi negociatat në 2012. Sot, ai ka mbyllur 14 nga 35 kapitujt negociues dhe, siç u shpreh ministrja për Çështjet Evropiane, Maida Gorçeviç, “ky është një tjetër konfirmim se jemi në rrugën e duhur për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028”.

Hartimi i traktatit për antarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian shihet si një akt besimi politik, që vjen vetëm kur një vend konsiderohet i parashikueshëm në kursin e tij reformues.

Po Shqipëria?

Në të kundërt, për qeverinë e Shqipërisë ende diskutohet nëse e meriton apo jo këtë besim. Procesi i negociatave është pezull në raportin e ndërmjetëm për “Themeloret”, IBAR, një instrument kyç që kushtëzon çdo hap të mëtejshëm. Pa një vlerësim pozitiv, që përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike, negociatat nuk mund të avancojnë.

Diskutimet e fundit në Grupin e Punës për Zgjerimin, COELA, të zhvilluara më 17 prill në Bruksel, tregojnë se drafti i Pozicionit të Përbashkët për Shqipërinë mbetet ende i hapur. Edhe pse disa vende, si Gjermania, Franca apo Holanda, kanë konstatuar se teksti “ka lëvizur në drejtimin e duhur”, të tjera e konsiderojnë atë “tepër kërkues dhe të detajuar”, sidomos në krahasim me rastin e Malit të Zi. Presidenca e BE-së u kërkoi shteteve anëtare të dorëzojnë komente të reja deri më 22 prill, ndërsa drafti pritet të rikthehet për diskutim më 28 prill, një datë që mund të përcaktojë nëse Shqipëria do të marrë një sinjal pozitiv apo do të mbetet në vendnumëro.

Në këtë pikë, ngërçi është politik. Vendimi i kryeministrit Rama për të mos lejuar arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku me votat e 82 deputetëve të Partisë Socialiste është lexuar në Bruksel si një test i dështuar për vullnetin politik në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta. Reagimet diplomatike që pasuan, përfshirë mesazhe të forta nga ambasadat e vendeve të BE-së, e bënë të qartë se çështja lidhej drejtpërdrejt me procesin e integrimit.

Por në pamundësi për t’u fokusuar në adresimin e këtyre shqetësimeve, politika e jashtme e Tiranës ka marrë një drejtim më të paqartë dhe në disa raste kontradiktore me linjën e Bashkimit Evropian.

Devijimet e Ramës nga linja e BE

Prej dekadash, Shqipëria ka punuar që të linjëzojë sa më shumë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian. Vetëm në një rast, Edi Rama ka pohuar të kundërtën, për sulmet në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Atëherë, kryeministri Rama doli kundër deklaratës së Brukselit duke thënë se: “Moslinjëzimi me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, nuk është fjalë goje për një vend kandidat që synon anëtarësimin në BE”.

Por sapo SPAK goditi disa nga njerëzit e tij më të afërt, Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin, kryeministri Rama ka devijuar në mënyrë të ndërgjegjshme nga linja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian me disa shembuj të hapur.

Editoriali i përbashkët i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me titull “Një rrugë realiste drejt BE-së”, ishte një propozim për integrimin e Shqipërisë dhe të Serbisë në Tregun Unik dhe zonën Schengen pa anëtarësim të plotë. Në tekstin që botuan, dy politikanët propozuan një integrim të pjesshëm të vendeve të tyre, që në praktikë zhvendos fokusin nga përmbushja e kritereve te kërkimi i rrugëve alternative.

Vetë njehsimi i qëndrimit të Shqipërisë me atë të Serbisë, e cila ka ruajtur me fanatizëm marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, dukej si një hap fals i Ramës në një moment tepër delikat, kur në Bashkimin Europian kishte pakënaqësi për “djemtë e këqinj” të unionit që flirtonin me Rusinë. Ky devijim nga Bashkimi Europian vazhdoi edhe më qartë në pozicionimet e tjera ndërkombëtare.

Vizita e Edi Ramës në Izrael, fjalimi i tij në Kneset dhe shtrëngimi i duarve me Netanjahun, ishte një tjetër lëvizje që ndodhte nën vështrimin e pakënaqur të europianëve. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu është nën akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për genocid në masakrat në Palestinë, madje disa vende europiane kishin vendosur ta njohin këtë shtet, kur Edi Rama udhëtoi drejt Jeruzalemit për t’i shprehur gjithë mbështetjen e tij kryeministrit Benjamin Netanjahu. Duke shkuar akoma më tej, Edi Rama u bë pjesë e një konference të organizuar në Izrael ku ishin të pranishëm të gjithë faktorët e së djathtës ekstreme europiane.

Në të njëjtin kontekst regjistrohen edhe flirti ekonomik me vendet e Lindjes së Mesme, hapja e dyerve për investimet e kompanive arabe në Shqipëri, përjashtimi nga gara të kompanive europiane në projekte strategjike si ai i portit të Durrësit, apo edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në iniciativa si “Bordi i Paqes”, në një moment kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ishin theksuar dhe shumica e vendeve të BE-së kishin zgjedhur të mos përfshihen.

Brenda pak muajsh, Shqipëria jo vetëm që nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me atë të Unionit, por e përforcoi perceptimin për ndjekjen e një kursi tjetër, që bie ndesh me objektivin për integrimin në Bashkimin Europian.

Por më shumë se një aventurë drejt të panjohurës, flirtet e Ramës herë me Beogradin e herë me Jeruzalemin ngjajnë me një lëvizje bllofi gjatë lojës, për të kompensuar mungesën e progresit në reforma. Problemi është se në strategjinë e bllofit nuk ka një të mesme. Rezultatet janë thuajse përherë ekstreme; ose humbje me kosto të rënda, ose fitore e pandalshme. Vetëm se për këtë duhet të bindësh kundërshtarin se je gati të shkosh deri në fund, pa pasur asgjë në dorë./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Nuk është më kryetar i PD-së prej shtatorit 2025”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë

0

“Sali Berisha nuk është më kryetar i PD-së prej datës 04.09.2025. Bazuar në statutin e PD-së, që konsiderohet si “kushtetuta” e Partisë Demokratike, Berisha nuk mund të vazhdojë të ushtrojë këtë detyrë, pasi mandati i tij pengohet nga vetë rregullat statutore. “Kryetari që humbet zgjedhjet, humbet edhe mandatin për të drejtuar partinë”, deklaron kandidatja për kryetare të PD-së, Alesia Balliu.

Balliu ka nisur procedurën ligjore për të ndaluar mandatin e Sali Berishës në krye të partisë. Ajo ka paraqitur një kërkesë-padi në strukturat e PD-së, përmes së cilës u kërkon organeve drejtuese dhe institucioneve përgjegjëse për respektimin e statutit që ta largojnë Berishën nga posti i kryetarit, duke argumentuar se qëndrimi i tij është në kundërshtim me statutin.

Pas këtij hapi, Balliu pritet ta çojë çështjen në gjykatë, me kërkesën për të ndalur mandatin e Berishës. Në një intervistë për Tema, ajo shprehet se e ka ndërmarrë këtë hap e bindur se organet e drejtësisë do ta trajtojnë padinë jo thjesht si një përplasje mes kandidatëve në PD, por si një çështje ligjore që lidhet me respektimin e statutit të njërës prej partive kryesore në vend, e cila ka efekte në nivelin e demokracisë në Shqipëri. Balliu thotë se padia është gati dhe do të depozitohet në gjykatë brenda afateve ligjore.

Megjithatë, Balliu shpreh dyshime për ndikim në drejtësi, jo vetëm nga Berisha, por edhe nga kryeministri Edi Rama, për të cilin ajo thotë se është po aq i interesuar sa Berisha që ky i fundit të mbetet në krye të PD-së. Sipas saj, qëndrimi i Berishës në kundërshtim me statutin i shërben zgjatjes së pushtetit të Ramës, pavarësisht skandaleve të shumta të korrupsionit që, sipas saj, janë bërë publike.

Balliu rikthen gjithashtu akuzat për korrupsion ndaj Berishës dhe familjes së tij. Ajo pretendon se PD është kthyer në një “dyqan tregu” në funksion të familjes Berisha, ndërsa demokratët janë lënë pas dore, njësoj si qytetarët e thjeshtë të vendit. Sipas saj, pasuria e Shkëlzen Berishës rritet vazhdimisht përmes favoreve që i bëhen nga qeveria përmes oligarkëve, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm nuk arrijnë të ndërtojnë as një shtëpi.

Ajo flet edhe për përjashtimin e saj dhe vetëpërjashtimin e Ervin Salianjit, duke theksuar se Berisha nuk e pranon garën edhe kur nuk rrezikohet realisht. Balliu nënvizon se çdo vendim i marrë prej tij për përjashtime është nul, pasi, sipas saj, ai nuk është më kryetar i PD-së që prej 4 shtatorit 2025./alfapress.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja ‘Partizani, ja kur mund të përballen në gjyq Edi Rama dhe Sali Berisha

0

Kryeministri Edi Rama pritet të thirret si dëshmitar në seancat e radhës që do të mbahet për dosjen “Partizani”, pasi është kërkuar si dëshmitar për kohën kur ka qenë ish-kreu i Bashkisë së Tiranës. Kërkesa e Sali Berishës është pranuar nga Gjykata e Posaçme.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ballafaqim Rama-Berisha, të cilët siç e ka cilësuar kryedemokrati do të jetë “përballja e shekullit”. Megjithatë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan u diskutua se kur mund të jetë data më e përafërt e këtij ballafaqimi, nëse do të ndodhë…

Blendi Fevziu: A ka një datë të përafërt se kur duhet të zhvillohet kjo seancë?

Eugen Beci: Duke iu referuar faktit që është provë e mbrojtjes, e kërkuar nga mbrojtja. Duke iu referuar faktit që ka shumë dëshmitarë të tjerë, që do mblidhen dhe do thirren për shqyrtim nga prokuroria, do të kemi një kohë të gjatë për të diskutuar nëse do të shkojë, apo jo kryeministri.

Klodiana Lala: Ndoshta nga fundi i dhjetorit, ose fillimi i janarit të vitit të ardhshëm.

Eni Ferhati: Ndoshta e “karikuam” në publik që do të kemi një përballje nesër. Mbas verës mendohet, sepse vetëm lista e SPAK, që ka kërkuar si dëshmitarë, duke nisur nga 30 prilli, që janë 7 dëshmitarët e parë në mos gaboj, por ndërkohë që janë më shumë se 30 dëshmitarë që do të pyeten, duhen disa seanca. Muaji gusht është pushim, mendoj që ndoshta nga tetori do të jemi në këto ujëra.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx