Ballina Blog Faqe 75

Pas 11 ditësh bllokim, hapet aksi Librazhd-Përrenjas, nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

0

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte.

Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do kenë mundësi të qarkullojnë edhe mjetet e tonazhit të rëndë, por duke respektuar ngarkesën.

Njoftimi:

Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Ja pse u la në fuqi pezullimi i Ballukut!

0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga SPAK.

Vendimi, u mor pas shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje kompetence midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Konflikti nisi kur Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Ballukun.

Kryeministri i kërkoi Kushtetueses shfuqizimin e pezullimit, duke argumentuar se:

  1. Pezullimi cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat ekskluzive të Kryeministrit dhe Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
  2. Pezullimi shkel imunitetin e garantuar për anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ngjashëm me imunitetin e deputetit, i cili nuk mund të pezullohet pa autorizimin e Kuvendit.

Qëndrimet e institucioneve të tjera

  1. Kuvendi mbështeti kërkesën e Kryeministrit, duke argumentuar se pezullimi krijon vakum institucional.
  2. SPAK kundërshtoi, duke theksuar se masa është procedurale dhe nuk prek funksionimin e ministrisë.
  3. Presidenti la vendimin në dorë të Kushtetueses për interpretimin e masës në raport me ndarjen e pushteteve.

Gjykata Kushtetuese u nda në dy qëndrime të barabarta (4 me 4):

  1. Një grup gjyqtarësh kërkonte që pezullimi të kushtëzohej me autorizim paraprak të Kuvendit, për të balancuar ndjekjen penale dhe funksionimin e ekzekutivit.
  2. Tjetri argumentonte se imuniteti nuk përfshin pezullimin, që prek individin dhe jo institucionin, ndaj nuk kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Në mungesë të shumicës prej 5 votash, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Kryeministrit dhe hoqi masën e pezullimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që kishin qenë të përkohshme gjatë shqyrtimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrëfehet Gledis Nano: Sa kohë isha drejtues policie, Rama nuk i ra telefonit tim për të ndërhyrë

0

Ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka deklaruar gjatë emisionit “Studio 24” se gjatë kohës që ai ka qenë në këtë detyrë, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndërhyrë për asnjë problem të ligjshëm apo të paligjshëm.

Nano tha se koha e largimit të tij përkon me 2 ngjarje, ku një prej tyre i ka mbetur akoma në kujtesë, aksidenti i Himarës në Potam, ku një punonjës policie drejtues i një mjeti lundrues goditi për vdekje një të mitur.

Po ashtu, në këtë periudhë ka ndodhur dhe rrëmbimi apo zhdukja e një prej eksponentëve të botës së krimit, Ervis Martinaj.

“Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe cuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie.

Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit.

Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë”, tha Gledis Nano.

Gledis Nano: Nuk më vjen mirë kur dëgjoj kritika për policinë se jam rritur. Unë jam i mendimit se nëse politika do, policia bëhet. Qeveria duhet t’i garantojë jo vetëm pagën por dhe qëndrueshmërinë, vazhdimësinë, që ai nuk do të shitet nesër, për ti garantuar karrierën dhe ecurinë për shkak të aftësisë që ka secili.

Nuk mund ti fusim të gjithë me një vend.

Ka patur raste madje dhe i është bërë jehonë në media sikur cfarë ndodhi. Ka patur raste që një punonjës shoqëronte një eksponent krimi dhe vetë policia e identifikoi dhe mori masa.

Nëse ne vetëm flasim dhe situata nuk ndryshon.

Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe cuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie.

Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit.

Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Mos ka mbaruar kjo parti dhe ti mastur*** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

0

Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se PD ka mungesë të vizionit në lidership dhe se duhet ti shohë problemet edhe nga vetja. 

Ylli Rakipi e pyeti Salianjin, nëse kjo parti ka ndonjë shpresë, pasi aty kanë mbetur ose besnikët e Berishës, ose njerëz që presin pafundësisht largimin e Berishës nga partia ose nga jeta, që t’i zënë vendin. 

Ylli Rakipi: Aty është doktori që flet ditë natë, kot nuk ngrihet edhe në orën 02:00 të natës të bëjë konferencë. Pastaj janë ata afër doktorit, si Flamuri, që edhe imiton doktorin kur vjen flet këtu. Pastaj janë pjesa tjetër, që presin, presin, presin armikun, Gazi, Gjekmarku, presin ata, por doktori nuk ikën se do fitojë zgjidhjet në prill, pastaj në prillin e pas katër viteve. Ose ndoshta presin që doktori të mos jetë më… Mos është mbyllur fare kjo parti mor Salianji dhe ti mos mastur*** në këtë rast? 

Salianji: Po të ishte për post, bëhesha edhe unë, dhe rrinim në opozitë.  PD ka një problem, në mos ka njerëz që ka interes tjetër, është sëmundja e opozitarizmit, mësohesh me privilegjet. Meqë ke humbur disa herë, thua po ruaj këto që kam të paktën. PD duhet të bëjë një analizë.  PD në njësitë që ka fituar, kanë qenë njerëz jo të konsumuar, të rinj, që kanë bërë beteja, në zona që PD nuk i ka fituar prej ditësh.

Baton Haxhiu: Më thuaj kush voton në këto zona, një shqiptar, pse ta votojë Berishën?

Ervin Salianji: Ti nuk e voton.

Baton Haxhiu: Më thuaj pse ta votoj Sali Berishën? 

Ervin Salianji: Ata i kanë thënë arsyet gjatë fushatës, për të larguar Ramën kryesisht…

Baton Haxhiu: Pse ta votoj unë Berishën? Ky është konsensusi i parë për ndryshimin radikal.

Ervin Salianji: Ë para ka një million arsye pse nuk duhet votuar Rama. PD ka nevojë për ripërtëritje. Arsyet për të mos votuar Ramën janë të pafundme. Ne duhet të bëjmë një PD ndryshe. Ka humbur mbi 200 mijë votues në zgjedhjet e fundit. Lëre pjesën e vjedhjes, po partitë e vogla, që kanë marrë gati 200 mijë vota?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pikëpyetjet që la pas shkarkimi i Ilir Prodës nga drejtimi i policisë

0

Shkarkimi i Ilir Prodës, i shpjeguar publikisht me hedhjen e disa fishekzjarreve drejt ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha nga protestuesit demokratë e kalon rrjedhën e logjikës në shina të çuditshme. Nëse vërtet mjaftonte një incident si ky për ta rrëzuar nga karrigia Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, atëherë Proda, logjikisht, nuk i paska merituar akuzat e rënda që i janë hedhur mbi shpinë për një marrëdhënie të privilegjuar me Ramën, për shërbimin ndaj krimit, apo për mburojën që i ofronte njerëzve të shpallur në kërkim nga SPAK.

Me pak fjalë, ose je nyje e pazëvendësueshme e krimit, ose je thjesht një polic që ikën nga puna me një njoftim, në gabimin e parë që bën.

Pikërisht për këtë, episodi me artistët tek Art Explora ngjan më shumë si një pretekst i gatshëm, i cili i dha Ramës justifikimin perfekt për të bërë atë që, me shumë gjasë, ishte vendosur më herët, larg kamerave.

Të nesërmen, pasi e shpërndau lajmin e shkarkimit, Rama shkoi vetë te vila e ish diktatorit për t’u kërkuar falje artistëve dhe për të lënë të kuptohet se ngjarja e zonës së ish-bllokut paska qenë shqetësimi i tij personal gjatë natës. Një lëvizje simbolike, e shitur si ndjeshmëri për artistët, por që jepte dy mesazhe, së pari për të njollosur opozitën dhe së dyti për të justifikuar vendimin e marrë tashmë, atë të sakrifikimit të kryepolicit Ilir Proda nga detyra.

“Nuk është padija, është marrëzia, është ligësia, është verbëria, ështënjë kompleks gjërash dhe mbi të gjitha është urrejtja, një turp i pashoq që nxin Shqipërinë, që nanxin të gjithëve pavarësisht se ata që e bënë janë katran i Shqipërisë dhe janë fatmirisht njëgrusht njerëzish” u shpreh Rama duke fajësuar opozitën për atë që ndodhi.

Opozita me 2 qëndrime për largimin e Ilir Prodës

Edhe brenda opozitës, rënia e Prodës nuk u prit me një ndjesi të vetme. Hutimi në këtë rast është i kuptueshëm, sepse pyetja opozitarëve u vjen natyrshëm: Si iku kaq shpejt një polic që deri dje e kishim akuzuar për shërbimet e pazëvendësueshme që i bënte kryeministrit në lidhje me bandat? Vërtet mjaftonte një xhiro protestuesish te Drejtoria e Policisë për t’i prerë fijen një prej posteve më të forta të shtetit?

Disa thonë po. Flamur Noka, Bardh Spahia, Gazment Bardhi, Klevis Balliu e të tjerë duken të bindur se Proda u largua nga presioni i protestës, se Edi Rama u detyrua ta shkarkojë për hir të revoltës, duke e paraqitur atë si një trofe të fitores opozitare.

Por Sali Berisha ruajti një variant tjetër të ngjarjes më pak entuziast, që e artikuloi të shtunën, madje duke u distancuar nga sulmi me fishekzjarre ndaj vilës ku ishin artistët. Ai u shpreh se “agjentë të infiltruar u thanë protestuesve se aty ishte Edi Rama, dhe ndaj ata “ju kthyen””.

“Ca njerëz me kostume të murrme, agjentë të infiltruar të policisë, u thonë protestuesve se këtu banon Rama, dhe ata ju kthyen. Ato fishekzjarrë që u hodhën aty ishin kundër Ramës, në fakt Rama nuk banonte aty se e sqarove, banonte te vila e Mehmet Shehut”, tha ai.

Ky distancim, bashkë me faktin që Berisha nuk e trajtoi shkarkimin si fitore të protestës, i shton dyshimet se sulmi ndaj ish-vilës së diktatorit i duhej Ramës për largimin e Prodës, sepse në realitet, ky lidhet me zhvillime të tjera, më pak spektakolare, por shumë më të rënda në peshë.

Disa nga dështimet e Ilir Prodës në detyrë

Ilir Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në tetor 2024, duke zëvendësuar Muhamet Rrumbullakun. Paraardhësi i tij shkarkua menjëherë dhe pa shpjegime të plota me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Pas largimit të Rrumbullakut, u përfol se arsyeja ishte kapja e 3 milion eurove para “cash” në një operacion në Shkozet, kur forcat speciale shkuan të arrestojnë Fatmir Troplinin, i njohur si Miri i Pojës.

Shuma e parave i përkiste grupit që disa muaj më pas do të ndihmonte Partinë Socialiste në fushatën e zgjedhjeve, ndaj nuk kaluan as gjashtë muaj dhe Rrumbullaku u zëvendësua me Ilir Prodën.

Por çfarë ndodhi nën drejtimin e Prodës? Grupi i Pojës në Shkozet vërtet ndihmoi Partinë Socialiste në fushatën zgjedhore. Përgjatë gjithë kohës opozita akuzonte eksponentë të krimit se po ndihmonin PS për rezultatin e 11 Majit.

Por në 23 Maj 2025, sapo zgjedhjet kishin mbaruar policia dështoi në arrestimin e Elvis Doçit, të njohur si Visi i Pojës, kur autoritetet italiane sollën dosjen për trafik droge të këtij grupi në Itali.

Gjatë operacionit pati disa të arrestuar, por Elvis Doçi, emri kryesor që lakohej për trafikun e drogës arriti t’i shpëtojë policisë.

Para se të ngjitej në krye të policisë, Proda kishte punuar në Elbasan si Drejtor i Policisë së këtij qytetit.

Në nëntor 2024, një muaj pas emërimit të tij në detyrë, SPAK nxori urdhër arrestet për organizatën kriminale të Suel Çelës, i cili po ashtu arriti t’i shpëtojë arrestimit, ndërsa një pjesë e bashkëpunëtorëve ranë në pranga.

Banda, sipas SPAK, synonte kontroll territori në Shqipërinë e Mesme dhe kishte depërtuar në drejtësi, polici dhe media për të favorizuar anëtarët e saj, për të rënduar kundërshtarët dhe për të goditur deri në vrasje grupet rivale të fisit Çopja.

Suel Çela mbetet në kërkim, ndërkohë opozita akuzon Ilir Prodën se ruan komunikim të vazhdueshëm me të.

Në dhjetor 2025, pasi SPAK siguroi në gjykatë disa urdhër-arreste, u arratis edhe Ergys Agasi, biznesmen i afërt me kryeministrin dhe një ndër përfituesit kryesorë të tenderave të AKSHI t.

Agasi u arratis bashkë me Ermal Beqirin, ortakun e tij në biznes. SPAK i akuzon biznesmenët jo vetëm për abuzime me tenderat, por edhe si persona që kishin organizuar pengmarrjen e Gerond Meçes, biznesmen tjetër rival në tenderat e AKSHI t. Një tjetër episod ku pyetja nuk është vetëm kush iku, por si iku, dhe çfarë garancish duhen që të ikësh.

Në dosjen e AKSHI-t është akuzuar edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës Erjon Ismaili për presione që i bënte biznesmenit Gerond Meçe para se ky të merrej peng nga bandat.

Thyerja e besimit të SPAK tek policia

Për aksionet e dekonspiruara nga kupola e policisë, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH kanë shfaqur dyshime të vazhdueshme dhe nuk i kanë fshehur rezervat. Goditja më e rëndë që SPAK i ka dhënë kupolës së policisë ishte ajo e ish shefit të operacionales Oltion Bistri, i akuzuar për lidhje me bandat e Shkodrës.

Në prill 2022, Altin Dumani shprehej, “Një pakicë e efektivëve të policisë është e inkriminuar. Kemi evidentuar lidhje të drejtuesve të policisë me krimin, është ulëritëse kur drejtues të policisë janë pjesë e veprimtarisë së grupeve kriminale”.

Edhe Klodian Braho para se të merrte detyrën në krye të SPAK propozoi krijimin e një njësie të veçantë përgjimesh në ambiente publike dhe private, si edhe një njësi taktike për ekzekutimin e masave të sigurisë, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe garantimin e pavarësisë institucionale.

“Në bashkëpunim me kreun e BKH së duhet të krijohet një njësi e veçantë, që të jetë në gjendje të realizojë veprime operacionale të përgjimit në ambiente publike dhe private”, tha Braho, në përpjekje për ta mënjanuar policinë nga puna e SPAK.

Të gjitha këto e bëjnë Ilir Prodën një nyje të rëndësishme, që prek interesat politike dhe garanton një ekuilibër më të gjerë ku shteti, krimi dhe pushteti shpesh i duhen njëri tjetrit. Qëndrimi i tij në detyrë deri dje ka bashkërenduar interesa delikatë, që nisin në selitë e partive dhe mbarojnë në ato zona, ku policisë së shtetit nuk i lejohet të depërtojë.

Prandaj disa fishekzjarre, të hedhura drejt një fondacioni artistik, më shumë se arsye për shkarkimin e Ilir Prodës, duken si një shkop i vogël që përdoret për të lëvizur një gur të madh. Prandaj, pikëpyetjet për largimin e tij nga detyra në këtë moment janë krejt normale, por ashtu si shumë ngjarje të tjera ku përzihen politika dhe krimi, përgjigjet vonojnë, por nuk harrojnë./Lapsi.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja porosia që u la deputetëve

0

Sot është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama si dhe Belinda Balluku. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta. Rama u largua duke diskutuar me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.

Në mbledhje është diskutuar për komunikimin me strukturat e partisë. Rama ka kërkuar që të nisë puna në terren me takimet me qytetarët. Edhe më herët ishte bërë e ditur se kjo mbledhje do të kishte karakter organizativ.

Pritet gjithashtu që këtë vit të ketë zgjedhje brenda strukturave të Partisë Socialiste. Rama ka lajmëruar që pritet të nisë një dialog me anëtarët dhe simpatizantët e PS.

Lidhur me Asamblenë e PS, ku në këtë mbledhje pritej të caktohej data, kjo nuk është kryer ende.

Disa prej anëtarëve kanë ngritur si shqetësim edhe pasojat ekonomike me të cilat mund të përballet vendi për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në qeveri.

Me ndryshimet e fundit, kryeministri shkarkoi Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës.

Balluku është nën hetim për korrupsion dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërkohë që Këshilli i Mandateve ende nuk ka marrë një vendim për imunitetin e saj. 

Opozita ka kërkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit të Ballukut dhe të hënën dorëzoi edhe raportin në Kuvend të anëtarëve të Këshillit të Mandateve, në mënyrë që ish-zv/kryeministrja të përballet si qytetare e thjeshtë me drejtësinë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kush e tradhtoi Khamenein?/ Mossad dinte edhe karrigen ku ishte ulur

0

Nëse ka një gjë për të cilën Izraeli mund të mburret në konfliktin me Iranin, është se veproi mbi bazën e informacionit “të brendshëm”. Më shumë se 30 bomba anti-bunker ranë mbi ndërtesën ku udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, po takohej me zyrtarë të lartë, por asnjëra prej tyre nuk ishte… aksidentale.

Izraelitët kishin informacion të saktë se kur po fillonte takimi, për çfarë bëhej fjalë, kush ishte i pranishëm, ku ishin ulur të gjithë dhe ku në cilën dhomë ishte ulur Khamenei. Tregues i asaj se sa thellë shërbimi sekret izraelit Mossad e ka gërryer shtetin iranian, ishte se informacioni vinte nga një person me besim absolut tek Khamenei, i cili ishte, fjalë për fjalë, në krah të tij.

Informacioni ishte aq “i brendshëm” saqë agjenti i rekrutuar nga Mossad e informoi fillimisht vetë Benjamin Netanyahun, duke dërguar një video në celularin e tij për zbulimin e trupit të Khameneit (duke treguar unazën karakteristike në dorën e tij) dhe më pas një foto të qartë të fytyrës së udhëheqësit suprem të vdekur të Iranit.

Kjo shpjegon faktin se Izraeli “raportoi” se Khamenei ishte i vdekur, ndërsa autoritetet iraniane e mohuan atë. Në fakt, Netanyahu e dinte që Khamenei kishte vdekur para bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve më të ngushtë të udhëheqësit iranian! Ishte Netanyahu ai që i dërgoi Trumpit, disa orë më vonë dhe pasi Mossadi kishte verifikuar dhe konfirmuar nga burime të tjera vërtetësinë e asaj që dërgoi agjenti i tij, foton e Khameneit të vdekur, në mënyrë që presidenti amerikan të mund të bënte deklaratën përkatëse nëpërmjet Truth Social.

Sipas disave, agjenti i Mossadit që i dha shenjën Khameneit, dha një listë të plotë të detajeve të të pranishmëve, por gjithashtu mori një mostër ADN-je nga trupi i tij.
E vërteta është se në secilin prej operacioneve të tij, Mossadi duket se i arrin qëllimet e tij në mënyra që i bëjnë edhe skenaristët me më imagjinatë të librave dhe filmave me spiunë të duken “sterilë në mendime”.

Kjo është ajo që bëri ai, për shembull, duke ngritur një rrjet të tërë në Evropë që arriti të depërtonte në zinxhirin e furnizimit të pager-ave të përdorur nga Hezbollahu për të shmangur spiunazhin nëpërmjet telefonave celularë, duke “mbjellë” eksplozivë në bateritë e tyre. Në një moment të papritur, ai i shpërtheu ato, duke ekzekutuar, verbuar, ose gjymtuar ose edhe kastruar mijëra operativë të Hezbollahut, pasi mesazhi që ai dërgoi për shpërthimin kishte një kohë pritjeje prej 7 sekondash, në mënyrë që viktima të nxirrte pajisjen nga xhepi dhe ta çonte para syve për ta lexuar.

Autoritetet izraelite zbuluan se para sulmeve me raketa dhe bombardimeve, Mossadi kishte paraprirë, duke kryer një sërë operacionesh sekrete, përgatitore. Në disa raste, sipas burimeve, objektivat ishin “shënuar”, siç ishin instalimet e raketave, në të tjera u zhvillua teknologji e përparuar që “verboi” sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, ndërsa në disa raste bazat për dronët sulmues u ngritën pranë Teheranit (në mënyrë që të mos duhej të pushtonin hapësirën ajrore iraniane) dhe pranë vendeve të zhvillimit të raketave iraniane, në mënyrë që të mund të interceptoheshin nga territori iranian!

Me shumë mundësi, në këtë rast u ndoq metoda e njohur nga Ukraina dhe Rusia e dërgimit të kamionëve dhe anijeve që supozohej se transportonin mallra, por në fakt transportonin dronë sulmues.

A është agjenti një gjeneral?

Konsiderohet e sigurt se imazhi i Khameneit të vdekur nuk iu dërgua Netanyahut nga një dron izraelit, por nga një agjent i rekrutuar nga Mossadi. Kush ishte? Thashethemet janë të shumta, të bazuara jo në informacion, por në rastësi të përsëritura, të cilat tregojnë se mund të jetë gjenerali i Gardës Revolucionare dhe komandanti i “Forcës Quds”, Ismail Qaani.

Ai është ai që pasoi Soleimanin pas vdekjes së tij dhe gëzonte besimin absolut të Khameneit. Sigurisht, që kur gjenerali iranian u emërua, ai është kursyer aksidentalisht nga operacionet e Mossadit.

Ai e bëri këtë edhe ditën kur, si një i dërguar iranian, po i jepte Hezbollahut njohuritë për t’u përballur me IDF-në. Sigurisht, atë ditë kur dikush bëri një shtrëngim duarsh që leu me një substancë në dorën e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe e shndërroi atë në një “transmetues”, ai u kursye. Në vend të kësaj, Nasrallah u vra, ashtu si edhe pasardhësi i tij në krye të Hezbollahut, Safieddine, në një sulm me precizion djallëzor nga izraelitët. Qaani u konsiderua i vdekur për ditë të tëra, pasi thuhet se shpëtoi “me një diferencë të ngushtë”.

Qaani thuhet se u konsiderua si i dyshuar në Teheran dhe u mor në pyetje, që përfundoi kur gjenerali u rrëzua dhe u dërgua në spital me simptoma të një ataku në zemër.
Pasi Qaani bëri një spastrim të kundërshtarëve të tij në radhët e Gardës Revolucionare, ai u bë përsëri temë diskutimi. Thuhet se në korrik 2024 ai vizitoi Ismail Haniyeh, në një vend shumë sekret në Teheranin qendror. Pak më pas, izraelitët e hodhën në erë vendin e fshehjes së Haniyeh. Qaani shpëtoi “për një kohë të shkurtër”.

Përsëri “rastësisht” ai thuhet se u mbijetoi sulmeve izraelite gjatë luftës 12-ditore, gjatë së cilës u vra një pjesë e madhe e udhëheqjes ushtarake të Iranit. Dhe tani, ai mungonte, ose sapo kishte dalë nga zyra e Khameneit, kur izraelitët goditën me 30 bomba precize, duke i vrarë të gjithë. Logjikisht, personi që do të guxonte të merrte telefonin e tij celular dhe të bënte një foto të trupit të udhëheqësit suprem, mes rrënojave, mund të ishte vetëm një zyrtar i lartë ushtarak iranian.

“Qaani ishte ai që u ngrit për të ikur, duke u shtirur sikur e kishte lënë furrën ndezur në shtëpi”, – komentojnë me shaka përdoruesit e X, duke ritreguar shakanë ironike që po dëgjohet këto ditë nga iranianët anti-regjim. “Në qeverinë e ardhshme, do të jetë qesharake që udhëheqësi suprem do të pretendojë se nuk është agjent i Mossadit, sepse nuk do ta imagjinojë se ministrat dhe gjeneralët e tij do të luajnë gjithashtu të njëjtat role, pasi edhe ata janë agjentë të Mossadit, por nuk dyshojnë tek ai.”

Një llogari në X që është e lidhur me Mossadin ka postuar një koment me 6 fjalë iraniane ku thuhej se “Qaani nuk është agjenti ynë”.

“Mossad mohon se është Mossadi”, – tallen përdorues të tjerë.

Kështu justifikohen anëtarët e shërbimeve sekrete të Izraelit, pasi kanë folur me gazetarë amerikanë, të cilët i dërguan një mesazh të gjithë “boshtit të së keqes”: “Ne jemi skenaristët, regjisorët, producentët, protagonistët dhe skena jonë është i gjithë planeti”. /Përgatiti LAPSI.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protestat e PD-së, Ermal Hasimja: Jam kundër molotovëve!

0

Politologu Ermal Hasimja, i cili ka marrë pjesë në protestat e opozitës, ka deklaruar se është kundër përdorimit të molotovëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja shprehet se molotovët në protesta garantojnë tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak.

“Unë jam kundër molotovëve në protesta: ndoshta garantojnë foto dhe tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Por gjërat duhen vendosur në kontekst dhe duhen thënë të plota.

Së pari, nuk shoh asnjë qëllimshmëri të dëmtimit të njerëzve apo pronës nga protestuesit.

Së dyti, kur i mohon opozitës mundësinë të flasë në Kuvend, ose mundësinë për komisione hetimore parlamentare, kur përdor adminstratën dhe krimin në zgjedhje, kur pengon drejtësinë dhe synon të ndryshosh ligjet përkatëse … çfarë pret që të ndodhë? Që opozita të organizojë sesion lutjesh në shesh?

Natyrisht edhe opozita ka plot për të bërë. Disa hapa të mirë u bënë me tryezën e parë ku morën pjesë 10 parti opozitare dhe në 6-12 muajt e ardhshëm ne jemi të bindur se do të kemi bashkëpunimin e plotë të të gjithë partive në tryezën e organizuar nga Forumi i Dialogut Politik. Në zgjedhjet e brendshme të prillit 2026 PD-ja, si partia më e madhe, ka rastin të japë prova të ndryshimit të saj pozitiv në përputhje me nevojat e situatës“, shkruan Hasimja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sulmet e Iranit/ Ambasadorja shqiptare në Izrael: 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

0

Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, deklaroi se situata në 48 orët e fundit në Izrael ka qenë e tensionuar për shkak të sulmeve të shpeshta ajrore që Irani ka kryer si kundërpërgjigje.

Nga sulmet ka pasur viktima,  por ambasadorja Kumbe tha se asnjë shqiptar nuk është i prekur dhe se ato ndodhen të sigurt të strehuar në vendstrehime.

Në një intervistë për RTSH 24, Kumbe bëri me dije se deri më tani 12 shqiptarë në Izrael kanë kërkuar asistencën e ambasadës, ndërsa shtoi se në vend jetojnë shumë më tepër shtetas shqiptarë, të cilët janë në gjendje të mirë.

“Situata në 48 orët e fundit ka qenë e tensionuar në Izrael, ku ka pasur sulme të shpeshta ajrore kundrejt Izraelit. Sot ka më pak sulme, por ato kanë qenë më të fuqishme. Deri tani ka pasur viktima, por nuk ka qytetarë shqiptarë të prekur, të cilët ndodhen të sigurt dhe të strehuar në dhomat e sigurisë, sipas rregullave të raportuara. Shqiptarët në Izrael që kanë kërkuar asistencën tonë janë 12 deri tani. Ndërkohë, në Izrael jetojnë shumë më shumë shqiptarë dhe të gjithë janë shumë mirë”, tha ambasadorja.

Ajo sqaroi se objektiv i sulmeve ka qenë i gjithë territori i Izraelit, përfshirë edhe zonat civile.

“Target ka qenë i gjithë Izraeli, përfshirë edhe vetë civilët. Banorët janë të organizuar pranë banesave, ku çdo godinë ka vendstrehime nën tokë, dhe bashkia ka gjithashtu vendstrehime të mëdha, struktura më të organizuara, ku të gjithë qytetarët që nuk kanë një vendstrehim i drejtohen pikërisht këtyre strukturave të bashkisë. Ato janë të shumta. Qytetarët tanë kanë akses të menjëhershëm në dhomat e sigurisë private në banesat ku janë akomoduar”, tha ajo.

Ambasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe është e gatshme të ofrojë asistencë për çdo rast emergjent.

“Kemi kontaktet e secilit prej qytetarëve shqiptarë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta për çdo rast dhe njoftim që duhet bërë”, tha ambasadorja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opozita prezanton Raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut, Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e saj

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot, së bashku me deputetët e grupit parlamentar të PD-së, do të depozitohet në Kuvend raporti i anëtarëve të opozitë në Këshillin e Mandateve për dhënien e autorizimit ndaj Belinda Balluku, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK.

Sipas Bardhit, Grupi Parlamentar i PD-së shprehet pro kërkesës së SPAK-ut dhe në mbështetje të parimit të barazisë përpara ligjit.

NJOFTIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish Zëvendëskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro.

Sipas prokurorisë ajo i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg.

Po sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët, përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj.

Mirëpo, Edi Rama ka vendosur të mbrojë Belinda Ballukun, të pengojë drejtësinë dhe të mbrojë korrupsionin e saj. Arsye e thjeshtë: Është vetë i përfshirë. Është peng i Belinda Ballukut, sepse është ai autori i ngritjes së sistemit korruptiv, që po vret ekonominë, tregun e lirë, që po varfëron shqiptarët dhe po i detyron të largohen nga Shqipëria.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx