Ballina Blog Faqe 76

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi goditur zyrën e Netanyahut

0

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se sulmet e saj të fundit me raketa kanë pasur si objektiv zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars News Agency, Garda Revolucionare tha se “zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u vunë në shënjestër”.

Sipas të njëjtit burim, në sulm janë përdorur raketa të tipit Kheibar.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se nga goditjet nuk ka pasur të lënduar. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa deklaratat e ndërsjella mes palëve vazhdojnë të përshkallëzojnë klimën e konfliktit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bardhi: Në 1 muaj protestë, Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij

0

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në  rrjetet sociale, u shpreh se “vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës”.

Sipas Bardhit, Rama është “arkitekti i qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar”.

Postimi i Gazment Bardhit:

Kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt, shpresa edhe më e madhe për ndryshim.

Në vetëm 1 muaj protestë të pandalur, Edi Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij: (1) simbolin e korrupsionit Belinda Balluku dhe (2) simbolin e bashkëpunimit me krimin e organizuar Ilir Proda. Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës, arkitektit të qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Faleminderit me për rezistencën, reagimin dhe sakrificën. Vazhdojmë së bashku deri në largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin më pas të gjithë bashkë të një qeverisje në shërbim të qytetarëve, që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Elbasan, rrëshkitja e tokës çan asfaltin në Gjinar

0

Rruga pranë liqenit të Gjinarit në bashkinë e Elbasanit, një prej fshatrave turistikë më të njohur të vendit tonë, ka pësuar dëmtime të dukshme në infrastrukturë. Një rrëshqitje e tokës ka dëmtuar shtresën e asfaltit në këtë segment rrugor, duke krijuar rrezik real për qarkullimin e automjeteve dhe sigurinë e banorëve.

Ky aks rrugor është jetik, pasi lidh disa fshatra të zonës së Gjinarit dhe përshkohet çdo ditë nga mjete private dhe automjete transporti. Çdo dëmtim në këtë segment jo vetëm vështirëson lëvizjen, por rrezikon seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Gjinari, i shpallur si një nga fshatrat turistikë të Bashkisë Elbasan, vijon të përballet me problematika infrastrukturore pothuajse në të gjithë segmentet rrugore që të çojnë drejt tij. Pavarësisht investimeve të fundit të realizuara nga Bashkia Elbasan në qendër të fshatit turistik, situata në akset lidhëse mbetet shqetësuese.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e terrenit dhe rehabilitimin e plotë të rrugës, në mënyrë që të garantohet siguria dhe të mos cenohet zhvillimi turistik i zonës, sidomos në prag të sezonit pranveror dhe veror, kur fluksi i vizitorëve drejt Gjinarit rritet ndjeshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama takon sot Begajn, i dorëzon 7 ndryshimet në qeveri

0

Kryeministri Edi Rama do të takojë sot Presidentin Bajram Begaj, për t’i dorëzuar 7 ndryshimet në qeveri.

Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, më pas ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota). Pas votëbesimit ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj për të marrë detyrën.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama shkarkoi Belinda Ballukun, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Për zëvendësimin e Ballukut, kryeministrit ju desh të gjente dy emra. Albana Koçiun, si numër dy të qeverisë dhe Enea Karakaçin, vartës Ballukut, të cilit i besoi Energjinë dhe infrastrukturën, një nga dikasteret më të rëndësishëm,

Karakaçi, së fundmi drejtor i OSHEE-së ka mbajtur disa pozicione në ministrinë e energjisë dhe infrastrukturës.

Veç Karakacit të “infrastrukturës”, ndryshime pësoi dhe Mbrojtja. Pirro Vëngu u shkarkua pa bërë 2 vite në krye të kësaj ministrie për tja lënë vendin Ermal Nufit, deri disa muaj më parë në kabinetin e Belinda Ballukut.

Surprizë ishte shkarkimi i Elisa Spiropalit 5 muaj pasi e emëroi në krye të ministrisë së jashtme. Në vend të saj një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB e BE.

7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A ka patur inçest? Genard Hajdini flet për herë të parë pas daljes nga spitali psikiatrik

0

Para disa javësh, një histori që vjen nga fenomeni i rrjeteve sociale, tronditi opinionin publik, rasti i Genard dhe Sonida Hajdinit ngriti pikëpyetje mbi kufirin mes ekspozimit online dhe shëndetit mendor, por dhe se si shoqëria reagon përballë brishtësisë së dikujt tjetër.

“Dita Jonë” e ka ndjekur këtë histori që në momentin e parë të ndërhyrjes së institucioneve. Sot, pas daljes nga spitali, Genard Hajdini pranon të flasë për atë që ndodhi brenda mureve të institucionit, për presionin e rrjeteve sociale dhe për akuzat që, sipas tij, i kanë rënduar edhe më shumë situatën.

Pas daljes nga spitali, Genard Hajdini thotë se përveç situatës shëndetësore, ai dhe motra e tij janë përballur me një tjetër presion, atë të rrjeteve socialе. Sipas tij, komentet dhe sulmet online kanë qenë të vazhdueshme.

Ne jemi masakruar nga interneti sepse kemi pasur shumë ndjekës. Na kanë sharë, na kanë bërë bullizëm.”

Ai tregon edhe për ditët brenda institucionit, duke theksuar se momenti më i vështirë ka qenë ndarja nga motra.

Ishim bashkë në fillim fare, pastaj na ndanë veç e veç. Sonidën te gratë, mua te burrat. Nuk na lejonin të shikonim njëri-tjetrin. Pastaj, kur u bëra më mirë, jemi parë.”

Sa i përket videos që nxiti reagimet dhe ndërhyrjen e institucioneve, ai pranon se publikimi erdhi në një moment presioni.

Të përfundosh nga një student ekselent me katër punë është e frikshme. E hodha videon se pata presion nga jashtë.”

Genardi thotë se publikimi ishte edhe një mënyrë për të reaguar ndaj asaj që ai e quan gjykim të vazhdueshëm nga shoqëria.

Unë e lashë videon se provokoj shoqërinë shqiptare. Kam qejf të punoj. Sonida është bobe, nuk e vret mendjen, jam në shtëpinë time më thotë?

Mes aludimeve të shumta që qarkulluan në rrjet, ai mohon kategorikisht akuzat për një marrëdhënie incesti me motrën.

Dua ta sqaroj një herë e mirë, nuk ka pasur incest.” Në fund të bisedës, ai thotë se nuk kërkojnë mëshirë, por një mundësi për të vijuar jetën normalisht.

Dua të na ndihmojnë, po ne s’jemi për t’u ndihmuar, jemi për të punuar.” Aktualisht, Genard dhe Sonida Hajdini po përpiqen të rikthehen në normalitet.

Rasti i tyre rikthen në vëmendje jo vetëm rëndësinë e trajtimit profesional kur shëndeti mendor vihet në rrezik, por edhe përgjegjësinë që mbart hapësira publike dhe rrjetet sociale. Sepse mes reagimeve, komenteve dhe virales, shpesh harrohet se pas çdo historie ka njerëz që përballen me realitete shumë më komplekse sesa ato që shfaqen në ekran./A2CNN

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA-Izrael kundër Iranit, lufta hyn në ditën e tretë/Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme

0

Lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael dhe Iran ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa konflikti është përhapur gjatë natës edhe në Liban.

Izraeli dhe Hezbollah shkëmbyen zjarr, me shpërthime të raportuara në jug të Bejrutit. Ndërkohë, Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve të mbi 50 qyteteve dhe fshatrave në Liban përpara sulmeve të paralajmëruara.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në një video se “operacionet luftarake” kundër Iranit do të vazhdojnë “derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”, duke paralajmëruar se mund të ketë më shumë viktima amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm iranian.

Në Izrael, raketat iraniane goditën qytetin Beit Shemesh, duke vrarë të paktën nëntë persona, sipas shërbimit të ambulancës Magen David Adom. Ky konsiderohet sulmi më vdekjeprurës ndaj Izraelit që nga nisja e luftës.

Në orët e para të së hënës, Izraeli nisi sulme ndaj objektivave që i cilësoi si të Hezbollahut në Liban, pasi grupi militant qëlloi me raketa drejt territorit izraelit.

Zyrtarët iranianë raportuan se të paktën 153 persona u vranë pas një sulmi në një shkollë vajzash. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e cilësoi incidentin si një “akt barbar”.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se tre persona janë vrarë që nga e shtuna në sulmet hakmarrëse të Iranit. Shpërthime janë raportuar gjithashtu në Bahrein, në qytetin irakian Erbil dhe në Jordani.

Ndërkohë, çmimet globale të naftës u rritën ndjeshëm me hapjen e tregjeve aziatike të hënën në mëngjes, si reagim ndaj përshkallëzimit të konfliktit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkarkohet nga detyra kreu i policisë së shtetit Ilir Proda

0

Është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Po ashtu, bëhet me dije se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e fundit të opozitës që shkaktoi trazira.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shuhet në moshën 79-vjeçare një nga 4 parodistët e Vlorës

0

Ka ndërruar në moshën 79-vjeçare aktori vlonjat i njohur i humorit, Mane Lumani.

I njohur si një nga katër parodistët legjendarë të Vlorës, Lumani la gjurmë të pashlyeshme në botën e humorit dhe të skenës shqiptare.

Që prej vitit 2004, aktori i ndjerë nuk fliste më pasi shkak u bë një ndërhyrje kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën të gjitha kordat, pas një mase tumoriale të hequr prej aty.

Mane Lumani nisi karrierën e tij artistike si aktor amator në vitin 1974 në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati për talentin e tij të jashtëzakonshëm në humor dhe aftësinë për të imituar figura të ndryshme.

Aftësia e tij për të sjellë buzëqeshje dhe për të interpretuar role komike me një elegancë të rrallë, i dha atij një vend të veçantë në zemrat e publikut shqiptar

Formimi i grupit “4 parodistët e Vlorës” ishte një moment kthese për humorin shqiptar.

Mane Lumani, së bashku me Agron Hoxhën, Afrim Agallinë dhe kolegun tjetër Muhamet Lika që do të bashkohej më vonë, krijuan një stil të veçantë të humorit që u bë ikonë e artit shqiptar.

Ky grup njihet për paroditë e tyre të mprehta, të mbushura me satirë dhe ironi, që pasqyronin me mjeshtëri realitetin e kohës. Humori i tyre jo vetëm që argëtonte, por gjithashtu ofronte një kritikë të hollë të shoqërisë dhe politikës së kohës.

Mane Lumani mbetet një figurë e paharruar në kulturën shqiptare, një humorist që e solli gëzimin dhe të qeshurën në çdo skenë ku performonte.

Ai mbajti gjallë frymën e humorit të mençur dhe të ndjeshëm, duke i dhënë një kontribut të madh artit skenik shqiptar. Trashëgimia e tij vazhdon të jetojë përmes kujtimeve të artdashësve dhe përmes punës së artistëve që ndjekin gjurmët e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pirro Vengu pas shkarkimit nga detyra: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

0

Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua këtë të premte ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, e praninë e ministrit në largim Pirro Vengu dhe Nancy Van Horn, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë. Në fillim të fjalës së tij, Pirro Vengu, tha se ishte privilegj që të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post.

 “Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, në tërësinë e këtij komponenti të porositur prej vitesh dhe pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-të. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike. 

Shpesh herë më bëjnë pyetje pse vendet, sapo t’i jepet mundësia shpenzojnë kaq pak në mbrojtje. Kur përpiqem ta logjikoj përgjigjen, e vetmja gjë që më vjen ndërmend është të them që siguria është e padukshme kur funksionon. Paqja krijon iluzionin se është një gjendje natyrore dhe investimi në mbrojtje shpeshherë nuk prodhon duartrokitje të menjëhershme, por në fakt shmang kriza që askush nuk do t’i përjetojë”, tha Pirro Vengu.

Më tej gjatë fjalës së tij, Vengu u shpreh se vendi ynë nuk po armatoset për të sulmuar, por për t’u mbrojtur, duke theksuar se kjo nuk është luks.

“Shqipëria ka vendosur të investojë në ushtri në kohë paqeje. Dua të falënderoj partnerët amerikanë, që na japin një mbështetje domethënëse. Shqipëria ka vendosur që të investojë me plan buxhetor. Ne po rrisim besueshmërinë, duke shkurajuar rreziqet me kapacitete reale. Shqipëria nuk armatoset dhe nuk forcon kapacitetet e saj për të sulmuar askënd, por armatoset në mënyre që askush të mos e vërë në provë, sigurisht brenda suazës. Është një bindje e krijuar në gjithë këtë periudhë që kam pasur privilegjin të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes, sepse mbrojtja nuk është luks, ështe shtyllë e shtetit dhe një kusht ekzistence për një shtet serioz që dëshiron të jetë një hallkë e fortë në të gjitha proceset që na presin dhe veçanërisht përsa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe shtetet serioze padyshim investojnë në momentin e duhur dhe  jo kur është vonë”, përfundoi Vengu.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U shkarkua nga Rama, reagon për herë të parë Elisa Spiropali

0

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.

Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx