http://youtu.be/2MiRlxOFOlg Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
instagram: http://ift.tt/1KYE3Lm
Meksikanët “hakmerren” ndaj Donald Trump
Pasi miliarderi Donald Trump akuzoi Meksikën se po dërgon kriminelë që të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, një artizan meksikan i ka dhënë vendasve të zemëruar diçka interesante në dorë; një maskë Hallouini me imazhin e Trumpit, që sigurisht përbën një përpjekje për të vënë në lojë manjatin e shumëpërfolur të pasurive të paluajtshme.
Maskat Trump në fakt kanë filluar të prodhohen në masë dhe grupi “Rev”, në qytetin meksikan të Kuernavakës, thotë se po i eksporton në 30 vende të ndryshme të botës dhe se ato po shiten shumë.
“Ne kemi bërë edhe më herët maska me fytyra politikanësh, Donald Trump nuk ka përse të bëjë përjashtim. Ne kemi një maskë të Obamës që shitet shumë, ndërkohë që edhe ajo e Donald Trumpit po bëhet shumë e kërkuar. Ne nuk na pëlqen çfarë ka thënë ai, ndaj edhe po kënaqemi me vënien në lojë të këtij personi aspak të pëlqyer”, tha kreu i kompanisë.
Maska Trump e Hallouinit është në shitje për 600 pesos meksikanë ose 36 dollarë amerikanë.
Në një fjalim në qershor, kur edhe Trump bëri publik lajmin për kandidimin e tij, miliarderi tha se meksika nuk ishte një vend mik i Shteteve të Bashkuara dhe se ajo dërgonte kriminelë, drogaxhinj dhe përdhunues në SHBA./tch
“Ti ngjan me… mua”
Neil Douglas po bëhej gati të fluturonte nga Londra në Galway, por në momentin kur shkon në avion për t’u ulur në vendin e tij, zbulon diçka të jashtëzakonshme.
Ai me kokën poshtë i kërkon udhëtarit pranë tij që të lirojë pak rrugën, por kur ngre kokën thotë vetëm një fjalë. “Oh dreq…”, në atë moment Douglas zbulon se njeriu që ishte pranë vendit tij ishte identik si ai.
“Pastaj filluan të qeshurat, në të vërtetë të gjithë udhëtarët po qeshnin me të madhe. Ne bëmë një selfie dhe kaq. Por, ku shkova në hotel, shoh që edhe ai ishte në të njëjtin hotel në Galway. E pabesueshme.”, rrëfen Douglas.
Njeriu që ngjante me të ishte Robert Stirling nga Londra, ndërs Douglas, që punon si fotograf dasmash, është nga Glasgou.
Fotoja bëri xhiron e botës, me reagime shumë të bukura nëpër rrjete sociale. Sidoqoftë, Douglas dhe Stirling shkuan edhe në një lokal irlandez për të pirë nga një birrë, ndërsa thonë se tash e tutje do të jenë miq. /tch
Striptizëm në restorant, arrestohet 23-vjeçarja
Një 23-vjeçare, e cila u zhvesh nudo në një restorant dhe u mbulua me keçap nga klientët e habitur, është arrestuar nga policia amerikane. Ndalimi i saj u bë pasi videoja e striptizmit u postua “online”.
Isabella Valle, nga Florida, shihet në video duke kërcyer nudo mes një turme meshkujsh, të cilët e preknin gjatë gjithë kohës në organet gjenitale.
Babai i saj ka thënë se vajza ka probleme mendore./ tch



