Ballina Blog Faqe 9834

Ngrënia e detyruar e ushqimit nuk iu bën mirë fëmijëve

0
Prindërit të cilët i detyrojnë fëmijët e tyre të përfundojnë ushqimin në pjatat e tyre janë duke bërë më shumë dëm se sa dobi.

T’i detyroni fëmijët që të përfundojnë ushqimin e tyre do të bëni që ata të fitojnë peshë të pashëndetshme, thonë hulumtuesit.

Për të promovuar zhvillimin e sjelljes normale të ngrënies, është e rëndësishme që fëmijët vetë të vendosin se sa duan të hanë.

“Nëse fëmijët detyrohen çdo herë për të ngrënë ushqimet e tyre, ata mund të mos i ndjejnë më sinjalet e trupit të tyre dhe të hanë derisa prindërit e tyre të jenë të lumtur,” thotë studimi.

“Ne kemi shikuar nëse aktiviteti fizik, koha e shpenzuar duke parë TV dhe tiparet e apetitit mund të shpjegojnë pse indeksi i masës trupore të disa fëmijëve rritet më shumë se i disa të tjerëve,” thotë Silje Steinsbekk, një profesor në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet e studimit, të publikuara në revistën ‘Journal of Paediatric Psychology’, treguan se mënyra se si fëmijët ishin të lidhur me ushqimin ishte vendimtare.

“Studimi ynë tregon se BMI rritet më shumë në fëmijët të cilët ushqimi të cilin e hanë, ndikon në sjelljet e ngrënies. Marrja e tyre e ushqimit kontrollohet më shumë nga sytë dhe era e ushqimit, dhe më pak nga përvoja e brendshme e urisë,” thotë Steinsbekk.

Hulumtimi është pjesë e një studimi afatgjatë që monitoronte zhvillimin psikologjik dhe psikosocial të fëmijëve gjatë disa viteve.

Të njëjtit fëmijë ekzaminohen çdo vjet, dhe në këtë studim të veçantë, hulumtuesit thonë se prindërit nuk duhet t’i detyrojnë fëmijët të hanë ndonjë ushqim të caktuar, por duhet t’i lejojnë ata vetë të zgjedhin se cilin ushqim dëshirojnë, pasi është më e shëndetshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bananet e pjekura shumë luftojnë kancerin

0

Bananet janë fruta të cilat janë të pasura me vlera të shumta ushqyese dhe plot kalium.
Sipas një studimi të realizuar nga ekspertët japonezë, bananet tepër të pjekura prodhojnë substancën “TNF” (Tumor Necrosis Factor) ose Faktori i Tumorit Nekroze, që ka aftësinë të luftojë kundër qelizave të cilat nuk sillen në mënyrë normale.
Me pjekjen e saj, brenda bananes formohen disa pika të errëta. Sa më shumë pika të ketë, do të ketë më shumë qeliza të cilat forcojnë sistemin imun.
Po ashtu, bananet janë shumë të shëndetshme edhe për tretjen e ushqimit, sepse sheqeri absorbohet shumë lehtë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shenja interesante që tregojnë se do të jetoni një jetë të gjatë

0

Prej asaj se çfarë hani e deri tek ajo se si jetoni, të gjitha gjërat e vogla që i bëni në jetë kanë ndikim në jetëgjatësinë tuaj.

Ajo çfarë ndoshta nuk e keni ditur deri më tani është se gjërat që i bëni çdo ditë në jetë mund të ndikojnë në atë se sa gjatë dhe sa mirë do të jetosh.

Më poshtë do të mund t’i gjeni disa prej shenjave të dëshmuara shkencore që tregojnë se jeni drejt një jetëgjatësie të gjatë.

1. Nëse ke një stomak të rrafshët pas menopauzës.
Gratë të cilat kanë stomak më të rrafshët në moshën e mesme të tyre janë 20% me më shumë gjasa që të jetojnë më gjatë, sipas një studimi të plakjes nga Instituti Kombëtar i Plakjes në SHBA. Nëse stomaku juaj është 35 inç ose më shumë, ushtroni gjatë kësaj moshe më shumë.

2. Nëse ke qenë një i ri i shëndetshëm.
Një studim në Journal of Pediatrics që ndoqi 137 amerikanë nga lindja deri në moshën 28-vjeçare gjeti se të jesh me mbipeshë gjatë moshës 14-vjeçare rritë shanset për të zhvilluar diabetin e llojit 2 gjatë moshës së rritur. Të rriturit me diabet janë dy deri në katër herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se sa të tjerët, transmeton Lajmi.net.

3. Nëse konsumoni mjedra.
Shumica e amerikanëve hanë 14 deri në 17g mjedra fibra në ditë; shtoni vetëm 10g dhe ju zvogëloni rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për 17%, sipas një studimi në Holandë. Fibrat që gjenden në mjedra ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit, duke përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës dhe duke ndihmuar në humbjen e peshës.

4. I llogaritni të gjitha kaloritë.
Hulumtues të ndryshëm raportojnë se meshkujt dhe femrat të cilat i kufizojnë kaloritë e tyre ditor në 1,400 dhe 2,000, janë më pak të prirë për t’u prekur nga ndonjë sëmundje e zemrës gjatë moshës së re dhe zemrat e tyre funksionojnë si të një 15-vjeçari.

5. Nëse jeni përdorues i çajit.
Edhe çaji i gjelbër dhe ai i zi përmbajnë doza të koncentruara të katekineve, substancave të cilat ndihmojnë enët e gjakut të relaksohen dhe mbrojnë zemrën tuaj. Në një studim të më shumë se 49,000 japonezëve, ata të cilët kishin pirë 5 ose më shumë filxhanë çaj të gjelbër në ditë kishin shanset më të vogla për t’u prekur nga sëmundje të zemrës apo për të vdekur nga to. Studimet e tjera duke përfshirë edhe çajin e zi treguan rezultate të ngjashme, transmeton Lajmi.net.

6. Nëse nuk hani hamburgerë.
Të hash ndonjëherë nuk është asgjë keq, por të hash 5 deri në 15 hamburgerë në javë është me të vërtetë e rrezikshme, pasi rritë mundësinë e prekjes nga kanceri i zorrëve – lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit në botë. Rreziku nga kanceri i zorrëve rritet gjithashtu për 42% kur ju hani 2 ose 3 hamburgerë në ditë.

7. Nëse vraponi 40 minuta në ditë.
Shkencëtarët në Kaliforni kanë gjetur se njerëzit e moshave të mesme të cilët vrapojnë rreth 5 orë në javë, jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë më të shëndetshme kur janë më të moshuar. Sipas studiuesve, ata të cilët vrapojnë 40 minuta në ditë për çdo ditë, kanë më pak mundësi të preken nga kanceri, sëmundje neurologjike dhe infeksione.

8. Nëse në vend të vozitjes preferoni ecjen.
Njerëzit e shëndetshëm – të definuar sipas asaj që ecin 30 minuta në ditë – kanë më shumë gjasa që të jetojnë më gjatë se ata të cilët ecin më pak, pa marrë parasysh se peshë kanë, sipas një studimi. Njerëzit me peshë mesatare të cilët ecin rreth 10 minuta në ditë, përmirësojnë dukshëm shëndetin e zemrës. Kështu, ecni sa më shumë dhe para se ta kapni veturën për të shkuar diku ku mund të shkoni edhe në këmbë, ecni.

9. Kur pulsi juaj rrahë 15 herë në 15 sekonda.
Kjo do të thotë 60 rrahje për minutë. Shumica e njerëzve të cilat kanë norma në mes të 60 dhe 100bpm, janë më të shëndetshëm dhe kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë. Një puls i ngadaltë do të thotë se zemra nuk po punon siç duhet.

10. Keni filluar menopauzën pas moshës 52-vjeçare.
Studimet tregojnë se menopauza e vonshme mund të thotë edhe jetë më të gjatë. Gratë të cilat hynë në menopauzë vonë kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, transmeton Lajmi.net.

11. Nëse keni lindur fëmijë pas moshës 44-vjeçare.
Nëse keni mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale pas moshës 44-vjeçare, ju keni rreth 15% më pak gjasa të vdisni gjatë çdo viti pas moshës 50-vjeçare se sa miqtë tuaj të cilët i kanë lindur fëmijët e tyre para moshës 40.

12. Nëse nëna ju ka lindur kur ishte shumë e re.
Nëse ajo ishte nën 25-vjeçe kur ju lindi juve, atëherë ju jeni dy herë me më shumë gjasa që të jetoni deri në 100 vjet se sa të tjerët që kanë lindur nga një nënë më e vjetër, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Çikagos. Ata dyshojnë se sa më të reja të jenë vezët e nënës që shkojnë në fekondim, aq më i shëndetshëm do të jetë fëmija që do ta lindë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

3 mënyra si t’i hiqni qimet e parritura në lëkurë – [FOTO]

0

Qimet e parritura në lëkurë shkaktojnë puçrra të mëdha, të kuqe dhe të dhimbshme – një gjë të cilën nuk do ta dëshironi sidomos gjatë kësaj stine.
Por, për t’i eliminuar ato pa dhimbje dhe pa infeksion ju duhet pak punë. Dermatologia Monika Kiripolsky e përshkruan këtë në tre hapa:
Përshkrimi: Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës me një pastrues duke e shtrirë mbi lëkurën ku është shfaqur puçrra me qimen e parritur.
Aplikoni nxehtësi
Duke përdorur një leckë të ngrohtë, vendosni presion të butë në çdo anë të puçrrës për 2 deri në 3 minuta dy herë në ditë derisa floku të dalë jashtë, transmeton Lajmi.net.


Tërhiqeni
Kur qimja të shfaqet në sipërfaqen e lëkurës, tërhiqeni atë me një piskatore të sterilizuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mosha më e mirë për t’u martuar, që të shmangni divorcin

0
Sipas një studimi, sa më të vjetër që martoheni, aq më të vogla janë shanset për t’u divorcuar.

Një analizë interesante nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një pike të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’ave, rreziku nga divorci fillon të rritet përderisa ju bëheni më të moshuar.

Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20’ave, por diku në të 30’at e hershme ai fillon të bie.

Siç edhe thotë Wolfinger:
“Ata të cilët martohen në të 20’at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen se sa ata të cilët martohet në të 30’at e tyre.”

Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv – në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19 duket më pak i mirë kur je 30.

Është e rëndësishme ta dini që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30’ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.

Duke parë normat e divorceve, Wolfinger gjeti se njerëzit të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20’at e tyre.

– See more at: http://lajmi.net/mosha-me-e-mire-per-tu-martuar-qe-te-shmangni-divorcin/#sthash.K3D3lzdE.dpuf

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arra pastron gjakun, zbut reumatizmin

0
Përveç përdorimeve më të shpeshta që ne jemi mësuar të shohim në ëmbëlsira, sallata, makarona, dihet shumë pak informacion për vetitë shëruese të gjetheve të reja, lëvores së re dhe frutave të papjekura, të cilat ndihmojnë tek shumë sëmundje, ndërsa ato janë më efektive në qoftë se mblidhen në fillim të sezonit.

Arra njihet si pastruese e gjakut dhe është e mirë edhe për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, pezmatimit të zorrëve, forcimit të muskujve dhe të shikimit. Në banja dhe si shtresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve.

Si vaj është e mirë për flokët, ndërsa ato i mbron nga djegiet e shkaktuara nga rrezitja. Bërthama përmban 65 për qind vaj, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B dhe C, hekur. Prandaj është një detoksifikuese, sekretolitike, laksative dhe antidiabetike e shkëlqyeshme.

Veçanërisht është efektiv çaji nga gjethet e reja, të cilit kur i shtohet mjalti, e forcon dhe pastron organizmin si dhe e përmirëson shëndetin. Ai përdoret për problemet me tretje, dhimbje të eshtrave, gjakrrjedhje të dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve, skuqjet purulente, djersitje të tepruar të këmbëve dhe larje të rrobave të bardha.

Arrat e reja dhe të gjelbra janë të pasura me vitaminë C, prandaj vendosen në mjaltë dhe u jepen të sëmurëve, fëmijëve të dobët dhe anemikëve. Frutat e pjekur kanë shumë vaj dhe hahen të papërpunuara ose të ziera. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, që është arsyeja se pse me sukses ulin kolesterolin në gjak. Tek ënjtjet merret pluhuri i bluar imët i bërthamës me pak verë.

Djersitja e këmbëve
Në dy litra ujë vendosni nga pesë lugë të vogla të gjethes së bluar të arrës dhe lëvozhgës së lisit të ri. Vendosni në ujë të valë dhe zieni rreth dhjetë minuta. Kur përmbajtja të jetë e vakët, pastroni këmbët në të. Pas pastrimit, mos i fshini, por thani ato në ajër.

Për forcim të flokëve
Në makinën për bluarje të arrave bluani dhjetë lugë të bërthamës së arrës, dhe pastaj vendosni në një litër të alkoolit 96%. Shishen mbylleni mirë dhe mbajeni dy javë në një vend të ngrohtë. Me këtë përzierje masazhoni kokën çdo natë dhe më pas thani flokët.

Kundër dhimbjeve
Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë të mëdha të gjethes së imtësuar të arrës. Përzierjen lëreni të qëndrojë një muaj në një vend të ngrohtë, me përzierje të përditshme disa herë në ditë, dhe më pas me të masazhoni zonën e dhimbjes.

Me mjaltë
Në kombinim me mjaltin, arrat janë një ilaç i mrekullueshëm natyral, sepse ia sigurojnë organizmit të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme. Ajo është veçanërisht e efektshme tek lodhjet dhe anemia. Ajo përgatitet duke e përzier 500 gramë mjaltë të livadheve me 500 gramë arra të bluara dhe një limon. Ilaçi i përgatitur në këtë mënyrë merret çdo 3-4 orë nga një lugë e madhe, deri në shërim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

4 ushqimet që balancojnë hormonet dhe përmirësojnë lëkurën

0

Kur hani ushqim, ju mbeteni në mesin e shumë zgjidhjeve duke pyetur: Cili ushqim është më i mirë? Cili ju bën të ndjeheni më të kënaqur dhe nuk ju shkakton probleme shëndetësore? A duhet ta ha këtë ushqim me yndyrë apo atë me proteina?
Dhe ende, përkundër përllogaritjeve tuaja dhe kujdesit tuaj, ju ndoshta nuk po e merrni faktorin kryesor të ushqimit: vetitë e balancimit të hormoneve.
Hormoni kryesor i cili ka ndikim në lëkurë është testosteroni, dhe të hash një dietë të pasur me ushqyes esencial të cilët i mbajnë hormonet të balancuara është zgjidhja më e mirë.
Kështu, më poshtë mund t’i gjeni 4 ushqimet më të mira për lëkurën dhe që balancojnë hormonet.
Avokado
Avokadot dhe yndyrat tjera të mira si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e niveleve të shëndetshme të kolesterolit, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Kjo do të bëj që lëkura të lëshojë dhe rregullojë hormonet që i duhen për të qëndruar e shëndetshme. Avokado është një frut me shumë përfitime shëndetësore. Yndyrnat e shëndetshme rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër, transmeton Lajmi.net.

Salmoni
Ky peshk i jashtëzakonshëm është i mirë për trurin, zemrën dhe për hormonet. Sikur ushqyesit e shëndetshëm në avokado, acidet yndyrore të omega-3 janë ndihmues të mëdhenj të hormoneve dhe kolesterolit. Veç tjerash, salmoni mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema, gjithashtu. Hani 2 herë në javë peshk, thonë doktorët.
Vezët
Nëse nuk e keni ditur, ushqyesit që gjenden në vezë janë aktualisht lloji i ushqyesve për të cilët trupi ka nevojë për të krijuar hormone, duke çuar në një lëkurë më të butë dhe më të pastër. Doktorët rekomandojnë që të hani vetëm një vezë në ditë për t’i marrë përfitimet e nevojshme shëndetësore.
Brokoli
Mos harroni të hani brokoli dhe spinaq. Këto dy bimë të gjelbra përmbajnë komponimet natyrale sulfurofan dhe indole-3 karbinol, që përmirësojnë aftësinë e mëlçisë për të krijuar estrogjenin. Dh besoni, estrogjeni është ai që ju duhet më shumë, për shkak që e mbanë lëkurën më të pastër dhe më të shëndetshme, dhe dërgon mjaftueshëm gjak në lëkurë sa për ta riparuar atë shpejtë nga ndonjë infeksion apo dëmtim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fotografi të mahnitshme tregojnë çfarë bëjnë balerinat kur janë në shtëpi – [FOTO]

0
Zakonisht fotografohen me kostume dhe në skenë, por balerinat performancat e tyre që i bëjnë në skenë i bëjnë edhe gjatë kohës kur bëjnë gjëra të ndryshme në shtëpi.

Fotografi David Perkins vendosi që t’i tregojë botës se si është të jesh një balerinë në të vërtetë, duke kapur fotografi të mahnitshme për të treguar anën tjetër të jetës së këtyre valltareve.

I titulluar ‘Home Stage’, albumi me fotografi shfaqë balerinat duke qenë ‘vetvetja’ në shtëpi, transmeton Lajmi.net.

Dhe, për të krijuar albumin e tij, Perkins ka fotografuar balerina të ndryshme për më shumë se 10 vite.

Shikoni disa nga fotografitë që i ka bërë ai:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Si ta mbroni veten nga rrezatimi i celularit?

0
Ju ndoshta tashmë i dini efektet anësore të përdorimit të celularit. Ju ndoshta jeni duke u ekspozuar shumë këtyre rrezeve, dhe me kalimin e kohës këto rreze do të mund të ju shkaktojnë probleme shëndetësore.
 Por, a e dini se ekziston një metodë e cila mund të ju mbrojë nga këto rreze? Lexojeni më poshtë!

Rozmarina njihet si ushqimi më i mirë që mund të ju mbrojë nga rrezatimi. Një hulumtim i publikuar në revistën britanike Radiologjia shpjegon përfitimet nga përdorimi i rozmarinës, transmeton Lajmi.net.

Ajo ka acid karnozik i cili mund të ju mbrojë nga radikalët pastrues duke vepruar si një foto-mbrojtës. Ajo manovron me mekanizmin e trupit për t’ju mbrojtur nga rrezatimet. Ka gjithashtu kompozime që vonojnë efektet toksike të shkaktuara nga dieta e keqe.

Si duhet ta përgatitni rozmarinën? Këtu është një metodë të cilën duhet ta përdorni për ta përgatitur një pije që lufton rrezatimin.

Përbërësit:
1 filxhan ujë të vluar,
2 lugë rozmarinë të copëtuar.

Udhëzimet:
Shtoni rozmarinën në filxhanin me ujë dhe përzieni për 5 minuta. Receta juaj e shëndetshme e bërë nga rozmarina është gati.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mos e lani pulën! Bakteret shpërndahen më shpejtë dhe rrezikojnë fëmijë

0

Ekspertët e mjekësisë këshillojnë që mos ta lani pulën e pagatuar, pasi që ajo dyfishon rrezikun e infeksionit bakterial dhe kontaminimit. Qëllimi i këtij rekomandimi të fundit është për të parandaluar përhapjen e baktereve që ekzistojnë në mish.
Në fakt, larja e pulës nuk është problemi kryesor; problemi është se ne po e bëjmë larjen gabim. Shumë përdorues nuk kanë njohuri rreth këtij lloji të helmimit. Një agjenci britanike për standardet e ushqimit kreu një sondazh në internet, sipas të cilit rreth 44% e 4500 njerëzve të anketuar, lanin pulën para gatimit.
Sipas ekspertëve, ambienti krijohet nga pikat e ujit që përhapin camplybacter. Kjo është një baktere e cila përhapet në duar, rroba, enë kuzhine, sipërfaqe dhe pajisje të tjera, transmeton Lajmi.net.
Në një anketë tjetër u gjet se, rreth 280,000 njerëz vuajnë nga kjo baktere në Britani. Shumica e njerëzve të tjerë nuk ishin në dijeni për këtë baktere. Ne kryesisht e marrim këtë baktere nga shpendët dhe kjo është edhe lloji më i zakonshëm i helmimit me ushqim.
Edhe pse simptomat e helmimit zgjasin për rreth një javë, bakteret mund të jenë fatale, veçanërisht për fëmijët më të vogël se 5 vjeç. Simptomat janë diarre, dhimbje barku, lodhje të përgjithshme dhe ethe.
Infeksioni mund të çojë në probleme më afatgjata shëndetësore, të cilat përfshijnë sindromën e zorrëve dhe Guillain Barre.
Çfarë të bëni?
Shmangni larjen e pulës së pagatuar, është mirë ta futni atë menjëherë në ujë për t’u zier dhe sapo të marri valë, t’ia derdhni ujin dhe ta futni në një ujë tjetër. Mbajeni mishin e mbuluar në frigorifer. Vendoseni atë në raftin më të ulët të frigoriferit tuaj, në mënyrë që mishi të mos bie në sendet tjera ushqimore. Kur ta gatuani atë, sigurohuni që e keni gatuar mirë derisa të jetë pjekur mjaftueshëm. Gjatë përgatitjes së mishit, lani të gjitha enët, thikat dhe veglat e tjera së bashku me sipërfaqen ku ishte vendosur pula.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx